-
VIDEO
Komisioni Statutor kalon vetëm propozimet e Bashës, Bozdo: Të gjitha propozimet politike duhet të kalonin
Anëtari i Komisionit të Përhershëm Statutor, Enno Bozdo tha se ky komision vendosi të kalonte propozimet e Bashës që rregullojnë dhe harmonizojnë statutin aktual. Bozdo tha se propozimet e Kadillit ishin për rikonceptim të PD, por që ai mendon se duhet të kishin kaluar që partia të ishte në përmirësim të vazhdueshëm.
-
VIDEO
Nishani në Report Tv: S’iki nga PD! Propozimet e Bashës për statutin, dashakeqe, po kthen partinë në zyrë personale e Këshillin Kombëtar nga vendimmarrës në organ këshillues
Joserioze e dashakeqe I cilëson Bujar Nishani propozimet e Bashës për ndryshimet në statut, që sipas tij synojnë të kthejnë këshillin kombëtar në organ këshillues. Për Report Tv Nishani thotë se nuk largohet nga PD edhe nëse Basha e shkarkon dhe thotë se ai jo vetëm që s’ka vullnet për reformimin e partisë, por po e kthen atë në zyrë personale. Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani nuk e sheh fatin e tij në parti të lidhur me vendimet e Lulzim Bashës, pasi siç theksoi ai ka në parti shumë vite para dhe se në të ka hyrë pasi ka besuar në parimet dhe vlerat e saj dhe jo për të marrë poste. Në një intervistë për Report Tv me gazetaren Danjela Maloku, i pyetur nëse do të ikë nga partia, në qoftë se Basha e largon nga kreu i Këshillit Kombëtar me ndryshimet e reja që pritet të bëhen në Kuvendin Kombëtar të PD më 17 korrik, Nishani ishte i prerë se nuk largohet nga PD dhe se nuk do i bashkohet asnjëherë asnjë partie tjetër, pavarësisht se çfarë vendos Basha
-
VIDEO
Statuti i partisë, Komisioni Statutor në PD diskuton sot për ndryshimet! Basha, Kadilli dhe Harxhi sërish 'përballë'! Të përbashkëtat dhe ndasitë në propozime
Pas zgjedhjeve të 13 qershorit në PD, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit sot, ndërsa pritet grupi i ngritur në Partinë Demokratike të diskutojë dhe më pas të përzgjedhë mes propozimeve të tyre për ndryshimet statutore. Në tërësinë e tyre, të tre propozimet kanë në thelb demokratizimin e PD dhe hapjen e partisë, por ndryshe nga Basha, Kadilli dhe Harxhi propozojnë sanksionimin në statut të kufizim të mandatit të kryetarit të partisë në 4 vjet në rast të humbjes së zgjedhjeve, propozim ky që nuk preket aspak nga Basha.
-
VIDEO
SPAK godet korrupsionin majtas dhe djathtas, si kanë reaguar Rama dhe Basha?
Emisioni Repolitix trajtoi goditjet e fundit të SPAK për të luftuar korrupsionin tek zyrtarët dhe ish-zyrtarët si majtas dhe djathtas. Si kanë reaguar Rama dhe Basha ndaj goditjeve të SPAK? Pas takimit në kryeministri a i paralajmëroi Rama ministrat për tenderat ?Të ftuar në studio Arben Meçaj,Bledian Koka,Fatos Çoçoli dhe Leonard Karaj.
-
VIDEO
Kryeministri Edi Rama vizitë në Athinë, takohet me George Papandreou, Presidenti i Internacionales Socialiste
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të niset drejt Athinës. Ende nuk dihet motivi i vizitës së Ramës në Athinë, ndërsa kjo është dyta në pak kohë që kryeministri zhvillon në shtetin helen.
-
VIDEO
Analistët: Figurat e reja 'pro' Rama, pjesë e kabinetit të ri! Andoni: PS po shmang 'xhaketat' e vjetra, s’kontribuan! Çupi: Mandati i tretë, i jep fund 'vuajtjes' 30-vjeçare
Për Andonin, “xhaketat" e vjetra do të largohen për tu hapur rrugë të rinjve.
"Ramës nuk i duhen më xhaketat evjetra. E para sepse ato nuk ndjekin hapin e tij, dyta janë të papërshtatshme për reformat moderne, e treta, një pjesë e tyre kanë treguar se nuk e durojnë retorikën e lodhshme të z. Rama.Por edhe brezi i ri i studiuar mire duan gjera që janë më afer me realitetin.Ramës i intereson më shumë të mbaj pranë të rinjtë, pasi për shkak të idealizmit të tyre u premtohet më kollaj", shtoi Andoni.
"Kryeministria ka lën pas disa persona që kan pas një rrugë në Ps e jo kontribute.pasi kontributet janë tërralla. Ata janë thjeshte marrës dhe jo dhënës.Në politik kemi njerëz pa vepër...Ardhja e të rinjve ështe e domosdoshme dhe ekzistente", nënvizoi Çupi .
Analistët janë të bindur se mandati i tretë i Partisë Socialiste do të shërbejë për të përmyllur reformat historike dhe për ti dhën fund tranzicionit
"Mandati I tretë do të kurorëzoj përpjekjen e shqiptarëve për demokraci në këto 30-vite.Ndërtim i drejtësis, vijimësi jashtë krimit, korrupsionit veseve që ndërtojnë portret negativ para botes", tha më tej Çupi .
"Rama beson shumë tani te bujqësia moderne, reforma e sistemit arsimor, apo thirrja për brezin e arsimuar jashte ", deklaroi Andoni.
Legjislatura e re filon punë në muajin shtator, Kryeministri edi rama do të formojë brenda shtatorit qeverinë e 3 pas fitors së 25 prillit.
-
VIDEO
Statuti i partisë/ Basha e Kadilli sërish ‘përballë’, nesër komisioni statutor në PD zgjedh mes propozimeve
Komisioni për ndryshimet statutore në Partinë Demokratike do te shqyrtoje nesër propozimet e Bashës e Kadillit, të cilët vihen sërish përballë njëri tjetrit. Megjithëse që të dy synojnë që përmes ndryshimeve në statut të demokratizojnë më tej partinë, propozimet e tyre ndryshojnë shumë nga njëri tjetri
-
VIDEO
PD: Vendi i zhytur në korrupsion, faji i modelit me të cilin keqqeveris Rama! 1 në 3 tendera jepen pa garë
Partia Demokratike përmes një deklarate për shtyp të bërë ditën e sotme tha se vendi është i zhytur në korrupsion, ndërsa fajtor sipas saj është kryeministri Edi Rama.
Deputetja e zgjedhur e PD Jorida Tabaku tha se 1 në 3 tendera jepen pa garë dhe se të gjitha tenderat e rindërtimit që Rama sot i vëzhgon sipas saj janë dhënë pa garë.
Gjatë pandemisë sipas PD janë dhënë "tendera pa garë, tendera sekretë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë Tabaku akuzon se kanë qenë kampionë".
Deklarata e Jorida Tabakut:
Pas 8 vitesh në pushtet, sot Rama më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.
Por, si zakonisht ai fshihet pas përgjegjësive për kthimin e Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni dhe fajin e hedh diku tjetër.
Kjo është loja e tij e vjetër, kostot e të cilës po i paguajnë sot qytetarët, familjet dhe bizneset shqiptare.
Por sot nuk ka shqiptar që të besojë se vendi është zhytur në korrupsion pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës.
Sot nuk ka shqiptar që të besojë se shkallmimi dhe vjedhja e buxhetit të shtetit, e miliona eurove në buxhet, ndodh pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës.
Nuk është faji i 30 specialistëve në ministritë e linjës, që sistemi i korrupsionit është kapilar, nga nivelet më të larta, në ato më të ulëta, por është faji i modelit dhe i sistemit që ka keq qeverisur Edi Rama. Nuk është çështje ligji, nuk është çështje teknike, nuk është çështje kriteresh të ligjit, por është çështje e vullnetit politik.
- 1 në 3 tendera jepen pa garë dhe ky është fakt është denoncuar nga PD që nga viti 2015 dhe njëkohësisht është provuar edhe në vitin 2018 nga Gjykata Europiane e Auditit.
- Të gjitha tenderat e rindërtimit që Rama sot i vëzhgon duke u krenuar janë dhënë pa garë, janë dhënë në limitet e fondit, me 99% të vlerës.
- Gjatë pandemisë janë dhënë tendera pa garë, tendera sekretë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë kanë qenë kampionë. Me kompani që nuk kishin asnjë lidhje me fushën për të cilën ata jepnin shërbimin apo produktet.
- Ligjet speciale, janë kthyer në rregull tashmë. 7 të tilla të përmendura me emër nga opozita dhe vërtetuar nga “Transparency International”, janë votuar nga Rama dhe mazhoranca si dhe janë mbrojtur publikisht nga ai.
- Ligji Fusha për teatrin kombëtar që u shoqërua me kalimin antikushtetues dhe prishjen antikushtetuese të godinës së Teatrit është mbrojtur nga Rama dhe i ka dalë vetë për zot, Rama.
- Mbi 2 miliard euro koncesione të dhëna nga qeveria Rama me ofertë të pakërkuar, pa garë, kompanive të preferuara prej tij.
- Toka sot në bregdet jepen me 1 euro me VKM. Ndërkohë që pronarët sorollaten me vite për të marrë një vendim për kthim dhe kompensim të pronave.
- 7.2 miliard euro dëm ekonomik ka vërtetuar KLSH, që ka ndodhur në 8 vitet e fundit.
- Dhe afera më e fundit e inceneratorëve që akoma marrin para nga taksat e qytetarëve shqiptarë, janë mbrojtur publikisht dhe personalisht nga Rama. Miliona euro që shkojnë për një projekt mafioz, me procedura dhe afate që me dijeninë e tij dhe ministrave të tij janë shkelur me të dyja këmbët. Në të gjitha këto raste, Rama i ka dalë për zot. Rama e ka mbrojtur korrupsionin, i ka dalë për zot këtyre projekteve duke goditur drejtpërdrejt buxhetin e shtetit dhe xhepat e familjeve shqiptare.
Shqiptarët sot varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi i vetëm që e ka frymëzuar këtë sistem, përgjegjësi i vetëm për këtë korrupsion, në këtë nivel te kapjes së shtetit është Edi Rama.
-
VIDEO
Pas kryebashkiakëve, Rama-ministrave: 70% e tenderëve 2020-21 me probleme! Nëse nuk reagoni pas rekomandimit të Agjencisë së Prokurimit Publik do ju çoj në SPAK
Pas kryebashkiakëve, ishte radha e ministrave që të merrnin mesazhin e kryeministrit se nëse do kishin abuzime me tenderat, ai vetë do i çojë në SPAK. 70% e tenderave të dhënë përgjatë periudhës 2020-2021 janë me probleme, tha Rama, por ajo që për të është një shqetësim më madhor është mosreagimi i institucioneve pas rekomandimeve të Agjensisë së Prokurimeve Publike.
-
VIDEO
Rama: 30-50% e tenderave vetëm me një operator ekonomik, punonjësit e angazhuar nuk kuptojnë procesin
Kryeministri Edi Rama, para ministrave të kabinetit të tij, tha se 30-50% e tenderave janë vetëm me një operator ekonomik. Sipas Ramës, problem është 'qepja me dorë' e kritereve për kualifikimin që ndikojnë, sipas tij, në pjesëmarrjen dhe ngushtimin e konkurrencës së operatorëve. Po ashtu, një tjetër problematik, sipas kryeministrit, është edhe fakti se punonjësit e angazhuar në këto procese, kanë probleme në kuptimin e vetë procesit.
-
VIDEO
Rama-ministrave: Nëse nuk reagoni pas rekomandimit të Agjencisë së Prokurimit Publik do ju çoj në SPAK
Kryeministri Edi Rama u ka bërë të qartë ministrave se nëse nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre pas rekomandimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike për tendera me probleme, do i çojë në SPAK.
"Në një kohë të shkurtër, jo të gjatë, ky shtet të kalojë në një nivel tjetër të nivelit të Prokurimeve Publike, në radhë të parë duke garantuar që çdo institucion funksionon si hallkë, jo si bajrak, dhe duke funksionuar kështu, funksionon si pjesë e një zinxhiri ku komunikim duhet të jetë 100% i garantuar. Rekomandimet e APP nuk janë as në Bibël e as në Kuran, edhe pse këto përsëri hanë diskutimet e tyre mes besimtarëve, por ama sikur në një rast të vetëm rekomandimet të bien në një vesh aq të shurdhët sa të mos ketë fare përgjigje, a thua se kjo APP mbyll letra në shishe dhe i hedh në det, çdo rast i tillë do të shkojë në SPAK nga kryeministria, pastaj a është i qëllimshëm apo injorancë këtë çështje pastaj hane hetimet. Janë disa objektiva të realizueshëm, që afatet janë të padiskutueshme. Shmangia e kritereve të qepurave me dorë që kufizojnë konkurrencën me paketën ligjore është mundësuar që të adresohet me efikasitet, tërheqjet nga gara, rrotacionet në ofertim, ofertimet fiktive duhen marrë masa që të merren hetime administrative", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: 70% e tenderave me probleme për hartimin e kritereve!
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 70% e tenderëve të bërë kanë pasur probleme, ku pjesa më e madhe ka pasur probleme sa i takon hartimit të kritereve. Atë që sheh me problematikë, Rama tha se është mosreagimi i institucioneve pas rekomandimeve nga ana e Agjencia e Prokurimet
"Paketa e re adreson domosdoshmërinë për të rritur integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve në këtë proces, për të forcuar mekanizmat monitorues dhe ndëshkues për shkeljet e konstatuara, prandaj dua që të bëj me shumë pak fjalë në mënyrë të përmbledhur një bilanc të cilin do t'ju inkurajoja që ta shikoni në mënyrë të specifikuar sipas fushave sepse ka të dhëna të rëndësishme. Janë asistuar 936 procedura të publikuara nga këto institucione, ndër to 70% e procedurave kanë rezultuar problematike në hartimin e kritereve dhe për këtë arsye institucioneve përkatëse janë dërguar rekomandime nga Agjencia e Prokurimet. 20% e institucioneve nuk janë reaguar dhe ose nuk kanë reflektuar ndaj rekomandimeve. Rekomandimet nuk janë të shkruara në gur, nuk janë të padiskutueshme, por është e padiskutueshme që mos reagimi ndaj tyre me shkrim për të vënë në diskutim me argumente është cënim flagrant i etikës shtetërore", tha Rama.