• VIDEO

    ‘Zgjedhjet e 11 majit të lira’/ Bardhi përplaset me komisioneren Kos: Skandal, u kthye në zëdhënëse të qeverisë së krimit

    Partia Demokratike u përplas sot më Komisioneren e BE për Zgjerim, Marta Kos, pasi kjo e fundit tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira e të ndershme. Gazment Bardhi tha se kjo deklaratë e turpshme nuk përputhet me raportin e OSBE-ODIHR për këto zgjedhje.

    • VIDEO

      Pezullimi i Ballukut/ Bardhi: Pazaret në Turqi për Tunelin e Llogarasë i bëri Rama, Kos të më gjejë një tjetër rast si ky në BE

      Partia Demokratike përmes Gazment Bardhit tha se pazaret në Turqi për tunelin e Llogarasë, u bënë me praninë e Edi Ramës. Ai sfidoi komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, të gjejë një rast tjetër si ky në Evropë.

    • VIDEO

      Plani i Rritjes/ Kos kritika vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shpejtoni reformat, do humbisni 300 mln euro

      Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos kritikoi vendet e Ballkanit Perëndimor ndërsa iu kërkoi që të punojnë më shumë në sigurimin e fondeve nga Plani i Rritjes.

      Në samitin për Planin e Rritjes të mbajtur sot në Tiranë, Kos u kujtoi liderëve se në qershor 2026, bëhet vlerësimi i reformave të kërkuara dhe Ballkanit Perëndimor dhe mund të rrezikojnë 300 milionë euro fonde të destinuara për rajonin. 

      “Kemi një afat veçanërisht të rëndësishëm që po afron. Në qershor do të kemi nga rundi i dytë i raportimit, skadimin e periudhës njëvjeçare të pritjes së mëtejshme për reformat e papërmbushura dhe rrezikohen pothuajse 300 milionë euro të destinuara për vendet tuaja. Këto janë fonde prej të cilave duhet të përfitojnë qytetarët tuaj, me të cilat mund të ndërtohen linja tramvaji, rrugë, shkolla, spitale”, tha mes të tjerash Kos.

    • VIDEO

      GJKKO pezulloi Ballukun, Rama: Cenoi pavarësinë e ekzekutivit, por e zbatojmë! Do ta çojmë në Kushtetuese, deri atëherë vendi pa zv.kryeministër

      Edi Rama e quajti antidemokratike vendimin e gjykatës për ta pezulluar nga detyra zëvendësen e tij, Belinda Balluku. Kryeministri nuk do ta zëvendësojë atë. Qeveria do të kërkojë një interpretim final nga Gjykata Kushtetuese.

      • VIDEO

        Pezullimi i Ballukut/ Rama: Shfaqje e një sistemi krejt të ri! Një prokuror e një gjykatës ‘kokë më kokë’ për të pezulluar një anëtar qeverie, rast unikal

        Kryeministri Edi Rama komenton pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

        “Pavarësia e gjyqësorit nuk është as slogan, as manovër politike dhe as eksperiment i përkohshëm. është shkëputje nga e kaluara. e realizuar vetëm në vitet e fundit kjo pavarësi ka sjellë risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga varrosja 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmerisë. Ka shfaqur edhe dobësi të natyrshme të një pushteti krejt të ri, fëminor nga mosha dhe reflekse të vjetra antidemokratike, dua të theksoj se pavarësia dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte, janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë, sepse siç thotë një fjalë e mençur, kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë. Këtu vi tek e treta. pezullimi nga detyra i një ministri në këtë rast edhe zv.krueministrit, drejtpërdrejtë për drejtimin e  qeverisë është shfaqje e as këtyre dobësive, të një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike. Rast unikal në historinë e Europës dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit. S’ka ndodhur kurrë një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie, por nëse një prokuror special dhe një gjykatë special i shkallës së parë të speciales këtu në Shqipëri kanë vendosur të pezullojnë një ministër, duke marrë kompetencat e një kryeministri dhe parlamenti prej nga buron mandati i qeverisë, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësor edhe në këtë rast ekstrem. nuk i përgjigjemi këtij arbitrariteti me asnjë lloj arbitraritetit, as nuk angazhohemi në betejë politike, retorike me drejtësinë, por do vazhdojmë me durimin tonë strategjik, do ta ruajmë mbështesim, do ta respektojmë vendimin e pezullimit dhe ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionalitetit të cenuar të qeverisë tek drejtësia. Këta jemi ne, ky jam unë. Do e respektojmë deri në fund. Mbrojta e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme të sistemit të drejtësisë është prioriteti ynë absolut edhe përballë situatave kaq flagrante sa kjo situatë për të cilën po drejtësia duhet të gjejë përgjigjen në kushtetuese.”, tha Rama.

      • VIDEO

        Çështja Balluku/ Rama: Sa të jem unë, s’do ketë luftë me drejtësinë! Akuzat i sheh gjykata, por duhet kufi mes pushteteve! Aftësitë e prokurorëve dhe gjyqtarëve duhen rritur

        Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp, vijoi komentin për çështjen e Ballukut, teksa tha se nuk ka ndodhur asnjëherë në BE që të ndodhë një gjë e tillë dhe të cenohet pavarësia e ekzekutivit. Ai tha se PS do të vijojë të jetë garante e pavarësisë së drejtësisë edhe pse është prekur vetë padrejtësisht.

      • VIDEO

        Marta Kos pyetet për Ballukun: Nuk komentojmë çështje konkrete, e rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës

        Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos u pyet nga gazetarët edhe për vendimin e GJKKO që pezulloi nga detyra Belinda Ballukun si zëvendës kryeministre dhe ministre. Ajo tha se nuk komenton çështje konrekte, ndërsa citoi fjalën që tha më herët Rama, se e rëndësishme është që të ndiqet vendimi i gjykatës.

        “Nuk mund të komentoj çështje konkrete, por ajo që mund të them është që një sistem i pavarur gjyqësor është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë në vitet e fundit, ka pasur ecuri të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe e kemi pasur si pjesë të gjetjeve tona dhe pjesë të raportit të zgjerimit. Ajo që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe të sektorit të biznesit, është e paprecedentë. Nga çdo vend kandidat duam që të ketë një sistem, që me ndihmën e sistemit gjyqësor të ketë siguri ligjore që  nëse i dhunohen të drejtat, ka gjykata dhe gjykatës që kujdesen për këtë çështje. Sigurisht që raste të tilla ndodhin gjithandej por e rëndësishme është që të ndjekim vendimin e gjykatës.", tha ajo. 

      • VIDEO

        Kos: Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE, Shqipëria ‘pararojë’

        Komisionerja e BE, Marta Kos nga Tirana tha se mbështet rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE. Kos tha se duan që BE të bëhet realitet i prekshëm për të gjitha vendet e rajonit. Kos u shpreh se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE dhe duhet të bëhen shtete anëtarë me të drejta të plota

        “Kemi arritur në mes të periudhës 4-vjecare të planit të rritjes. Faleminderit që e keni bërë të mundur që të diskutojmë në këtë nivel për planin e rritjes. Kënaqësi të kthehem në Tiranë, për të mbështetur jo vetëm ecurinë e Shqipërisë drejt be, por edhe të gjithë vendeve. Kemi patur diskutime për mënyrat për të përshpejtuar zbatimin dhe për ta bërë planin e rritjes një histori suksesi. Për t’iu integruar në shumë fusha. Duam që BE të bëhet realitet i prekshëm. Në disa fusha po merr formë, shqiptarët dhe malazezët përfitojnë nga kosto më të ulëta të transaksioneve falë SEPA-s. Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE dhe duhet të bëhen shtete anëtarë me të drejta të plota si shpërblim i merituar për përafrimin me legjislacionin dhe vlerat e BE. Kemi afat që po afron, në qershor do kemi skadimin e periudhës tranzitore 1-vjecare për reformat e papërmbushura nga raundi i dytë.

        Diskutuam se si mund të tërheqin më shumë investues të huaj instrumentet tona. Sa më shumë i afrohen BE-së vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe mali i zi janë vende pararojë, aq më shumë kureshtarë bëhen qytetarët e vendeve të BE, por edhe më shumë investitorë janë gati të vijnë këtu. Na mbeten edhe 2 vite që plani i Rritjes të kthehet në sukses dhe të përgatisim terrenin për integrimin tuaj në BE”, tha Kos.

        SI.E./Shqiptarja.com

      • VIDEO

        Rama: Nuk do të emëroj një tjetër në vend të Ballukut! Nuk ka lëvizje në qeveri dhe pas një ndërhyrje me forcë në pavarësinë e ekzekutivit

        Kryeministri Edi Rama në përgjigje të pyetjes së gazetares së Report Tv, Raziela Myslimaj lidhur ‘zgjidhjen’ e ngërçit në qeveri duke emëruar një zëvendësuese të Ballukut, tha se momentalisht Shqipëria nuk ka zv.kryeministre dhe as një ministre në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe se nuk do të emërojë një tjetër në vend të saj.

        Kryeministri u shpreh se vendimi i GJKKO-së do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

        “Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje  në pavarësisë e pushtetit ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrim i asaj bazuar mbi Kushtetutë. Nuk jemi në kushtet që duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zv,kryeministër dhe nuk ka një ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë që funksionon”, tha Rama.

      • VIDEO

        Rama pas samitit: Takim i frytshëm me hapa konkretë! Marrëveshja e re e Roaming do të përfshijë edhe qytetarët tanë në BE

        “Sot mund të them që kemi mbyllur një takim edhe një herë tjetër të frytshëm me hapa konkretë të mëtejshëm, që e afrojmë më tej rajonin me BE, duke konfirmuar se plani i ri i rritjes është urë e shpejtë dhe e sigurtë drejt tregut të përbashkët evropian. Po sjell në vëmendje disa nga angazhimet, roaming që me marrëveshjen e re do të përfshihet edhe për qytetarët tanë në regjimin e BE, një hap i rëndësishëm dhe domethënës pas atij me pagesat, të cilat tanimë bëhen pa asnjë ngarkesë ekstra duke kursyer dhjetëra miliona euro nga xhepat e qytetarëve të secilit prej vendeve të BP. Ndërlidhja me korridoret evropiane vazhdon të mbetet prioritet dhe të financohet nga instrumentat e BE. Tregtia dhe lehtësimi i saj përmes një plani të detajuar lidhur me pikat kufitare, transformimi dixhital dhe identiteti dixhital, që ne e kemi gati dhe do e fusim në jetën reale në fillim 2026, duke i paraprirë i atij që do të jetë sistemi i identitetit dixhital të BE, dmth se s’do të ketë më nevojë për ID, pasaporta se identifikimi do të bëhet përmes celularit. Identiteti dixhital do të vlejë edhe për aktivitete të tjera si transaksione financiare, blerjet përmes telefonit. Folëm edhe për përafrimin në zinxhirin e vlerës të BE në aspektin industrial dhe turizmin si komponent që duhet fuqizuar në bashkëpunimin mes vendeve. Mendoj se kemi hapur shteg tjetër për të bashkëpunuar me KE në funksion të fuqizimit të arsimit të lartë, përmes ndërkombëtarizimit, gjë që e kemi filluar në Shëqipëri, por me ndihmën e KE, mund ta cojmë në nivel tjetër.”, tha Rama.

      • VIDEO

        Brunilda Mersini merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiake e Vlorës, qytetarët e presin me protesta përpara bashkisë: Kundër aksionit të IMT-së

        Në ditën e parë të punës, Mersini është pritur me protesta nga qytetarët e Vlorës, të cilët janë mbledhur përpara bashkisë për të protestuar kundër aksionit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, për lirimin e hapsirave publike.

      • VIDEO

        Berisha godet Salianjin, shpall ‘Babalen’ manipulim dhe një alibi e re për 21 Janarin

        I zënë ngushtë nga pyetja e gazetarëve për audion e 21 Janarit, ku dëgjohen urdhëra për të qëlluar mbi protestues, Berisha tha para SPAK-ut se zërat në këtë audio janë të manipuluar, ndërsa e krahasoi këtë audio në duart e SPAK-ut me audipërgjimin e Fredi Alizotit

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv