-
VIDEO
Projektbuxheti 2026/ Lamallari: I shërben një sistemi që mbron qytetarin
Për ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, projektbuxheti 2026 është motor shtyse për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Balluku fjalim në Kuvend pas marrjes e pandehur nga SPAK/ Çaça: Opozita t’ia plaste akuzat në sy! Balliu: S’kanë interes të diskutojnë
Për juristen Alesia Balliu, deputetët e opozitës duket që të kishin dhënë argumente të forta kundër Ballukut sot në Kuvend dhe jo të largoheshin nga salla.
-
VIDEO
Beqiri: Masakra e 21 janarit u realizua për 8 sekonda, u qëllua pasi Prendi doli nga zyra e Berishës! ‘Hëngri’ pistoletën në sy
Në vetëm 8 sekonda u realizuan 4 vrasjet e protestuesve në bulevard 21 janarin e 2011-ës, kur asokohe kryeministër ishte Sali Berisha. Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report Tv thotë se ndaj protestuesve u qëllua pasi komandanti i Gardës, Ndrea Prendi doli nga zyra e kryeministrit Berisha. Aty, Beqiri thotë se Prendi është qëlluar edhe me armë në sy, dhe nga kryeministria asokohe pati dalë me syrin e nxirë.
-
VIDEO
Beqiri në ‘Repolitix’: 21 janari i 2026-ës do i gjejë Berishën e Bashën me akuzë, rrezikojnë burgim të përjetshëm
Avokati Idajet Beqiri thotë se 15 vjetori i krimit shtetëror të 21 janarit do t’i gjejë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm me akuzë. Ai thotë se për këtë ngjarje rrezikojnë dënim të përjetshëm.
-
VIDEO
‘Fshiu serverët’, Beqiri për krimin shtetëror të 21 janarit: Saliu bënte dirigjentin, ngujoi gardistët 3 ditë në Kryeministri
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv thotë se është Sali Berisha ai që ka fshirë serverët e kryeministrisë pas vrasjeve të 4 protestuesve në bulevard. Idajet Beqiri tha se Berisha pengoi arrestimin e drejtuesve të gardës, madje i ngujoi për 3 brenda në Kryeministri ku i udhëzonte për deklaratat dhe qëndrimin që do mbanin për vrasjet në bulevard.
-
VIDEO
Projektbuxheti 2026, ministrja Sala: Garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha në Kuvend se projektbuxheti për vitin 2026 është një instrument që forcon reformën, modernizon sistemet tona, garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët.
-
VIDEO
Moti i keq/ Pirro Vengu: Rreziku nuk ka kaluar, jemi pranë banorëve në zonat me probleme
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka mbërritur pasditen e sotme në urën e Mifolit, ku po monitoron nga afër situatën e prurjeve të lumit Vjosa.
-
VIDEO
Jorida Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti, s’e ke të gjatë
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po paguan ende miliona lekë për inceneratorët, ndërsa ministrit i tha se do të ketë të njëjtin fat si Arben Ahmetaj.
-
VIDEO
Manja-deputetëve të PD-së: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e Partisë Demokratike në vitet që kjo forcë politike ka qenë në pushtet, pasi ndryshojnë për nga përmasa, detajimi dhe shpërndarja meritokratike.
-
VIDEO
Projektbuxheti 2026/ Ministrja Koçiu: Do të përqëndrohemi në teknologji, dixhitalizim dhe automatizim
Ministrja e Punëve të Brendshme, Alban Koçiu, tha se buxheti i parashikuar për institucionin që ajo drejton do të përdoret për teknologjinë, dixhitalizimin dhe automatizimin. Më tej, Koçiu tha se përgjatë vitit 2026 do të avancohet me projektin e vendosjes së kamerave inteligjente të sigurisë në 20 qytetet më të mëdha të vendit, si dhe pikat strategjike, akset rrugore kryesore dhe shkollat.
-
VIDEO
Tensione në parlament, Klevis Balliu përplasje me nënkryetaren e Kuvendit, ndërhyn Garda
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është përplasur gjatë seancës së sotme parlamentare më nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu.
-
VIDEO
E pandehur nga SPAK/ Balluku në Kuvend: S’do më dëgjoni kurrë fjalë kundër drejtësisë, opozitë me dy standarde! Deputetët e PD lënë sallën (VIDEO)
E pranishme për herë të parë në Kuvend, që nga marrja si e pandehur nga SPAK për tenderin me fond limit 190 mln euro për tunelin e Llogarasë, Balluku tha se s'do të thotë kurrë fjalë apo të bëjë kërcënime ndaj drejtësisë. Akuzoi opozitën se vepron me dy standarte për drejtësinë.