-
VIDEO
SPAK refuzoi Veliajn të marrë pjesë, Këshilli mblidhet për buxhetin 2026! Teliti: E nxorët nga dera e futët nga dritarja! A vendosëm ta shkarkonim bashkërisht?
Mbledhja ka nisur me tone të larta nga ana e anëtarëve demokratë, përkatësisht Dorjan Teliti, i cili kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie, referuar dhe vendimit të menjëhershëm për të shkarkuar Veliajn nga detyra.
-
VIDEO
‘Për dekada jemi trajtuar si luftë për t’u marrë’, Rama: Jemi quajtur si të paqëndrueshëm, rajoni ynë po ecën nga rreziku në mundësi
Kryeministri Edi Rama tha se Ballkani Perëndimor dikur është parë si një luftë për t’u marrë, ndërsa tanimë, shihet shumë ndryshe, si një treg, gjeografi dhe harmonizim politik me BE. Për këtë, tha kryeministri, e tregojnë më së miri reformat e bëra nga vendet e rajonit, të cilat prekin financat publike, klimën e biznesit etj.
-
VIDEO
U pezullua nga detyra, debat në komisione për Ballukun! Kaso: Të japë dorëheqjen! Xhafaj: Respektojmë drejtësinë, ju me dy standarde
Çështja “Balluku” përplasi palët edhe në komisionet parlamentare. Në atë për “Nismat Qytetare”, PD tha se Balluku është e korruptuar ndaj duhet të japë dorëheqjen, por drejtësia duhet të hetojë edhe Ramën. Replikën ia dha Fatmir Xhafaj që akuzoi PD për mbajtjen e dy standardeve ndaj SPAK.
Kaso: jemi në një situatë të rëndësishme, nr.2 i qeverisë ka masë sigurimi personal, vendimmarrje e rëndësishme që duhet të marrë vëmendjen e duhur, një person kaq i korruptuar nuk jep dorëheqjen, nuk kënaq pritshmërinë e opozitës sepse duhet të merret i pandehur Rama, nuk ka mundësi që një vjedhje e tillë të bëhet pa dijeninë e tij
Xhafaj: jemi këtu për ta mbështetur drejtësinë, pozitive që thoni SPAK, jo SKAP, drejtësia është aty për të bërë punën e vet, edhe pse në disa raste mund të mos na pëlqejë e mund të kemi rezerva, jemi të detyruar ta pranojmë. por ju nuk duhet të luani me dy standarde.
-
VIDEO
Samiti i Planit të Rritjes/ Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE
Komisionerja e BE, Marta Kos thotë se Ballkani Perëndimor i përket BE. Në fjalën e saj në samitin e Planit të Rritjes në Tiranë, Kos tha se ka ende punë për të bërë. Nga paketa 6 mld euro për Ballkanin Perëndimor, vetëm 400 mln euro që i janë dhëne vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ju jeni pjesë e Europës. Sot kemi ardhur këtu për të bërë vlerësim të ecurisë, për të parë se çfarë ka ecur mirë me Planin e Rritjes, kemi mbushur 2 vjet që nga fillimi i zbatimit të rritjes për BP. Është momenti për të bashkëbiseduar, kemi mjaft për të festuar. 2 nga 6 vendet e rajonit ende nuk kanë vazhduar të miratojnë reformat. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50% të reformave të dakordësuara. Sa u përket fondeve, jemi ende nën 10% të shumës totale, totalja, 400 mln euro nga një paketë prej 6 mld euro që janë lënë mënjanë për rajonin, ne mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë. KE dëshiron që plani i rritjes të jetë i suksesshëm. Kam folur për nevojën për të integruar të gjithë fqinjët tanë në gjithë e më shumë fusha të ndryshme të politikave të BE. Ne duam që BE të jetë realitet i prekshëm për qytetarët tuaj. Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë nga transfertat më të ulëta përmes SEPA. Ballkani Perëndimor i përket BE si anëtarë të barabartë”, tha Kos.
-
VIDEO
Rama: Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere apo lëmoshë! Po tregon se është gati për BE, ne mund të jemi truproja e Evropës
Kryeministri Edi Rama tha se Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere. Ai tha se me bërjen pjesë të BE të vendeve të këtij rajoni, /tëherë edhe Evropa do të jetë më e qetë.
“BP nuk po kërkon ndere, askush nuk po kërkon nder, apo thërret për tu shpëblyer me ëmbëlsira, gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe mund e djersë. Falë zotit nuk duhet gjatë, ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë po po provojmë se jemi gati, po japim rezultate. Sa i takon pjesës së konvergjencës, Evropa bëhet më e fortë nëse BP është stanjacion, atëherë Evropa bëhet më e dobët. Ta përmbyll duke iu thënë qytetarëve se nuk po ecim drejt Evropës me duart bosh, e aspak si ata që lypin lëmosha por me rezultate te arritura, reforma dhe detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në cdo hap. Do të vazhsdojmë përpara derisa BP të hyjë në BE jo si të ftuar, por si kontribues për ekonominë, të ardhmen dhe sigurisë së tij. Për sigurinë tuaj, zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Zgjidhni ballkananit, ne mund të jemi truppojat e Evropës dhe më pas do të ndihet më e qetë.”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Njerëzit nuk e ndjejnë integrimin, por kostot më të ulëta! Identiteti ynë dixhital, realitet nga viti që vjen
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në samitin që po mbahet në Tiranë.
“Jam i kënaqur të shoh që ky samit çelet me një qartësi të cilën jam shumë i kënaqur që e ndjeva në mbërritjen e gjithëkujt dhe gjatë darkës dje, BP ka zgjedhur të ecë para me planin e rritjes si udhërrëfyesin tonë. Një udhërrëfyes jo drejt Brukselit, pro drejt lirive të tregut të përbashkët europian. Më mirë vonë se kurrë mund të thotë dikush, sidomos pas gjithë tayre shanseve kur trenat e bashkëpunimit rajonal i nisën dhe ne mbetën në platformë duke luftuar me mos të vjetra në vend se të blinim një biletë drejt së ardhmes. Njerëzit nuk e ndjejnë integrimin, ato ndjenë kostot më të ulëta, udhëtim më të lehtë, punë më të mira, lirinë e lëvizjes”, tha Rama.
AI u ndal edhe te identiteti dixhital, që tha se do të jetë gati nga viti që vjen.
"Krenarë t’ju them dhe nga viti i ri do të bëhet pjesë e jetës tonë, një identitet, një jetë dixhitale mbarë rajonin e BE, dhe kur BE të nisë me të, në 2027, ne do të jemi në pritje aty për BE. Tre, pikëkalimet kufitare, nga poengesa në motorë zhvillimi. E dimë kufirin, Ballkanin, ndonjëherë lëviz, fle apo mediton por duhet të marrë fund këto ditë. Një kamion i vonuar ështe PBB e vonuar, një kamion që lëviz shpejt, është një ekonomi që lëviz shpejt.”, tha Rama.
-
VIDEO
Tirana pret sot samitin 'Plani i Rritjes, rruga jonë në BE’! Mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor, të pranishëm Marta Kos dhe përfaqësues të KE
Në fokus të diskutimeve do të jetë plani i rritjes, integrimi ekonomik dhe transformimi i rajonit në tregun e BE. Fjala hapëse do të mbahet nga Rama dhe Kos. Në fund, do mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
-
VIDEO
Parashikimi i Spahiu: Nesër Rama ekzekuton vendimin e gjykatës për pezullimin e Ballukut
Juristi Kreshnik Spahiu ka thënë se nesër kryeministri Edi Rama do të ekzekutojë vendimin e gjykatës për pezullimin e Belinda Ballukut.
-
VIDEO
GJKKO pezulloi Ballukun/ Prençi: Tentoi të arratiset! Alimehmeti: Rama ta shkarkojë, në liri prish provat! Sefa: S’ka të drejtë firme
Avokati Edmond Petraj, tha se kryeministri Edi Rama do ta zëvendësojë Ballukun. Petraj tha se vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra nuk diskutohet, ndërsa theksoi se pezullimi është shkarkim.
-
VIDEO
Spahiu: E çuditshme pse opozita sulmon SPAK, ndërkohë që duhet ta kishte aleat kundër korrupsionit
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se opozita nuk mund të rrëzojë qeverinë edhe nëse largohet kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Spahiu: Neni 242 shterues/ Pezullimi nga detyra nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur
Balluku akuzohet edhe për shkelje me tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe, me vlerë 20 mln euro, pasi u mor e pandehur për tenderin e Tunelit të Llogarasë me vlerë 190 mln euro, ndërsa Spahiu tha këto janë dy akuzat që rëndojnë ndaj saj.
-
VIDEO
Balluku që prej mesditës në kryeministri, Rama lë zyrën
Pas 7 orësh në takim me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama është larguar nga kryeministria.