-
VIDEO
Balluku takim në zyrën e Ramës pasi u pezullua nga detyra, Shehaj para Kryeministrisë: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Partia Mundësia zhvilloi një protestë para Kryeministrisë, aty ku zv.kryeministrja Balluku prej orësh po zhvillon takim me Ramën, ndërsa iu është bashkuar edhe Manja. Në një deklaratë pas protestës simbolike, kreu i Partisë Mundësia tha se Shqipëria ndodhet në një moment historik. Shehaj tha se Balluku e Rama menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë.
-
VIDEO
Balluku prej 3 orësh në kryeministri, mbërrin edhe Ulsi Manja
Deputeti Ulsi Manja ka mbërritur në kryeministri rreth orës 15:40, ku prej të paktën 3 orësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është në një takim me kryeministrin Edi Rama.
-
VIDEO
Pas Llogarasë, Balluku nën hetim edhe për Unazën e Madhe! GJKKO e pezullon nga detyra, arrest shtëpie për 2 zyrtarë! Prej 5 orësh në zyrën e Ramës, shkon edhe Manja
GJKKO i ka ndaluar Ballukut edhe daljen jashtë vendit. SPAK dyshon se Balluku ka paracaktuar tenderin me vlerë 20 mln € për lotin e 4 të Unazës së Madhe. GJKKO ka vendosur arrest shtëpie edhe për dy vartës, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Vendimi është marrë dje.
-
VIDEO
Balluku 4 orë në takim me Ramën, Partia Mundësia proteston jashtë kryeministrisë, kërkon dorëheqjen e saj
Ndërkohë që Belinda Balluku ndodhet prej 4 orësh në kryeministri në një takim me kryeministrin Edi Rama, Partia Mundësia ka organizuar një protestë rreth godinës, ku kërkon dorëheqjen e zëvendëskryeministres, pas masës së Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra.
-
VIDEO
Seanca maratonë/ Miratohet në parim me 83 votat e PS buxheti 8.8 mld euro dhe paketa fiskale, opozita kundër! Sinaj nuk voton ‘paqen fiskale’
Seanca maratonë zgjati rreth 16 orë. Buxheti prej 8.8 miliardë eurosh dhe 8 projektligjet e paketës fiskale, u miratuan në parim vetëm me 83 votat e socialistëve, 32 deputetë të opozitës u shprehën kundër. Nga radhët e socialistëve, Sinaj nuk voton 2 projektligje të paketës fiskale.
-
VIDEO
U pezullua nga detyra/ SPAK dyshon se Balluku paracaktoi tenderin 20 mln euro të Unazës së Madhe! Njëra prej kompanive fituese e lidhur me familjen Berisha
Bisedat e zv.kryeministres me vartësit e saj, të zbuluar njëjtë si me tenderin e Tunelit të Llogarasë nga dekriptimi i telefonave, tregojnë se fituesi për lotin 4 të Unazës së Madhe ka qenë i paracaktuar. Skeda ju njeh se ç’ka ndodhur me tenderin e vitit 2021, si u shpall fituesi dhe u skualifikuan të gjithë konkurrentët e konsorciomit fitues.
-
VIDEO
GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun, Shehaj: Ata që kanë marrë peng vendin për 35 vjet po dalin para drejtësisë! Bardhi: Fundi i saj, çelje kapitulli
Politikanët reagojnë për vendimin e gjykatës ndaj Ballukut. Shehaj i Mundësia thotë se atë që duhej të bënte Balluku, e bëri gjykata. Bardhi e cilëson si një hap të mirë përpara, po shton se drejtësia ka ende punë kundër abuzimeve. Tabaku shprehet se përgjegjësia nuk është vetëm e Ballukut. Një reagim vjen edhe nga socialisti Petro Koçi.
-
VIDEO
A vodhën numëruesit më 11 maj? KQZ do të hapë 210 kuti
Kutitë e votimit për 11 majin do të hapen përsëri. KQZ ka nisur verifikimin nëse numëruesit kanë vjedhur dhe do të hapë në fillim të muajit dhjetor 10% të kutive, plot 210 të tilla, duke përfshirë votat brenda vendit dhe ato të emigrantëve.
-
VIDEO
GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun, Shehaj: Të korruptuarit e qeverisë po dalin përpara drejtësisë! Zv,kryeministrja duhet të japë dorëheqjen
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në një konferencë për shtyp nga Kuvendi i Shqipërisë, e ka cilësuar përballjen e zv.kryeministres Belinda Balluku me SPAK si një moment i rëndësishëm për vendin.
Shehaj thotë se se pas 35 vitesh, të gjithë qeveritarët e korruptuar dhe që i kanë shkaktuar dëme të mëdha shtetit shqiptar nga vjedhja dhe shpërdorimi i fondeve publike, po përballen me drejtësinë. Deputeti thotë se pasi GJKKO i ndaloi ushtrimin e funksioneve publike, Balluku duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga postet e saj në qeveri. Të njëjtën gjë, Shehaj e ka kërkuar dhe për kryeministrin Rama duke e cilësuar si bashkëpunëtor të Ballukut.
-
VIDEO
Moti i keq/ Vjosa doli nga shtrati te Ura e Mifolit në Vlorë, Haki Çako: Situatë alerti, 3 familje janë evakuuar
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, gjatë monitorimit të situatës së krijuar nga dalja e lumit Vjosë në zonën e urës së Mifolit, ka bërë të ditur se niveli i ujit ka arritur në 7.1 metra mbi nivelin e detit. Sipas tij, aktualisht ndodhemi në një situatë alerti, teksa rreziku mbetet i pranishëm dhe gjithçka po monitorohet në varësi të prurjeve që vijnë nga zona e jugut, ku si në territorin shqiptar, ashtu edhe në atë grek, ka pasur reshje të shumta.
Çako theksoi se tre banesa pranë shtratit të lumit janë evakuuar, ndërsa pranë tyre ka prezencë uji. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos krijojnë panik, pasi – siç tha – kjo nuk ndihmon në menaxhimin e situatës. Sipas tij, pika kritike mbetet mbi 8 metra, ndërsa ditët në vijim priten sërish reshje, ndaj monitorimi do të vijojë pa ndërprerje.
Aktualisht, lumi Vjosë ka arritur nivelin e 7.1 metrave pranë urës së Mifolit dhe ka dalë gjithashtu në pjesën e pazarit pranë urës.
-
VIDEO
Seanca maratonë/ Miratohet në parim me 83 votat e PS buxheti 8.8 mld euro dhe paketa fiskale, opozita kundër! Sinaj nuk voton ‘paqen fiskale’
Seanca maratonë zgjati rreth 16 orë. Buxheti prej 8.8 miliardë eurosh dhe 8 projektligjet e paketës fiskale, u miratuan në parim vetëm me 83 votat e socialistëve, 32 deputetë të opozitës u shprehën kundër. Nga radhët e socialistëve, Sinaj nuk voton 2 projektligje të paketës fiskale.
-
VIDEO
Kompensimi me 10% për fermerët, Braçe: Me apo pa TVSH, po sa...8 vite kështu! Bujku është nën ujë tani
Teksa ka publikuar momentin kur ai vë kokën në tavolinë gjatë debatit pak ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, deputeti socialist shkruan se për vite ka pasur diskutime lidhur me TVSH-në, ndërkohë që sot "bujqit janë në ujë tani".