• VIDEO

    VIDEO E PLOTË/ Ja përballja e parë e Belinda Ballukut në Kuvend pasi u mor e pandehur nga SPAK

    Për herë të parë, pas marrjes si e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku u përball për herë të parë me deputetët në Kuvend.

    Demokratët, që e kishin kërkuar më herët në seancë, braktisën sallën pasi ajo mori fjalën në Foltore, nga ku tha se nuk do të bëjë asnjë sulm ndaj drejtësisë së re, edhe pse është e prekur vetë personalisht.

    Diskutimin e vijoi me deputetin Agron Shehaj, i cili i kujtoi se është e pandehur. Në replika, kryetari i Kuvendit i tërhoqi disa herë vëmendjen dhe më pas e përjashtoi nga salla. Fjala e Ballukut u ndërpre për shkak të debatit me Shehajn, dhe u largua nga salla pasi kreu i grupit të PS kërkoi ndërprerjen e seancës për 5 minuta. Në video mund të ndiqni përballjen e plotë të numrit dy të qeverisë në Kuvend.

  • VIDEO

    Ministri i Mbrojtjes: 721 rekrutë në vitin 2025! 4.3 miliardë për emergjencat civile, 16.3 miliardë për modernizimin e forcave të armatosura

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu prezantoi dhe në Kuvend planin për buxhetin e parashikuar për vitin 2026. 58.9 miliardë lekë do të shpërndahen në disa sektorë, nisur që nga modernizimi i forcave të armatosura, në teknologji, mbrojtjen kibernetike, rekrutimit e të rinjve si dhe për emergjencat civile.

    “Modernizimin e forcave të armatosura, rritjen e kontributit tonë në NATO dhe rritjen e sigurisë rajonale. Rritje me 12 % krahasuar me buxhetin pararendës duke arritur 58.9 miliardë lekë.

    Rekrutim më i gjerë dhe më cilësor, shifra rekord e 2025 me 721 rekrutë të rinj do të vijojnë të mbështeten financiarisht që të kemi rekrutim cilësor në të ardhmen. Të rinjtë të zgjedhin uniformës se shteti është me ta. Synim të forcojmë lidhjen me rininë. Po hapim karrierën ushtarake, për profesionistë të rinj përmes kurrikulave dhe bashkëpunimit me botën akademike.

    Po zbatojmë një plan kombëtar për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve. 16.3 miliardë lekë për detyrën dhe misioni e forcave të armatosura. 29 miliardë janë investime kapitale, gjysma dedikuar modernizimit të industrisë, teknologjisë që forcon shtetin. Digjitalizimi i njësive të luftimit do të pajisë çdo njësi me komunikim modern, sensorë, komandim kontroll, që forca jonë dhe të parashikojë e parandalojë.

    Industria ushtarake po kthehet në realitet të prekshëm. Për pak muaj kemi çeljen e prodhimit të municioneve. 4.3 miliardë lekë janë parashikuar për emergjencat civile, përfshirë dy qendra të reja rajonale, 2 avionë zjarrfikës dhe investime në teknologjinë parandaluese.

    Rishpërndarje të drejtë për bashkitë e vogla, në Fusha-Arrëz, Delvinë e Finiq për emergjencat civile. Është një buxhet angazhimi që Shqipëria të jetë më e përgatitur, mbrojtur dhe respektuar”, tha ndër të tjera Vengu.

  • VIDEO

    Agron Shehaj përjashtohet nga salla, Balluku: Ngele si soprano, fol si burrë! Balla kërkon 5 minuta pushim për largimin e deputetit

    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi nga salla e parlamentit deputetin Agron Shehaj, i cili në momentin që zv.kryeministrja Belinda Balluku mori fjalën, ai ka ndërhyrë duke e penguar që të flasë.

    Shehaj i është drejtuar Ballukut duke i thënë se është një turp referuar statusit të saj si e pandehur nga SPAK e akuzuar për shpërdorim të fondeve publike, ndërsa Balluku i tha se ai do të mbetet gjithmonë një pronar call center-ash që nuk paguan dot as sigurimet shoqërore.

    “Nuk do bëhesh dot politikan. Do mbetesh një pronar i vogël i call centar-ve që nuk paguan dot sigurimet shoqërore. Nuk bëhesh dot politikan po nuk dole në fushëbetejë. I paguan ato djem dhe vajza me një rrogë më të vogël se minimalja. Ngele si soprano, flit si burrë”, tha Balluku drejtuar Shehajt.

    Në këto momente ndërhyri dhe Taulant Balla, duke  kërkuar 5 minuta pushim për t’i dhënë kohë deputet që të largohet nga salla.

  • VIDEO

    U mor e pandehur nga SPAK/ Balluku në Kuvend: S’do më dëgjoni kurrë fjalë kundër drejtësisë! Ju opozitë, jeni me dy standarte

    Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, e pranishme për herë të parë në Kuvend që pas marrjes si e pandehur nga SPAK, tha se nuk do të flasë kurrë kundër drejtësisë ndonëse është prekur personalisht. Ajo drejtoui gishtin drejt opozitës, teksa iu tha se veprojnë me dy standarte, që kur preket Sali Berisha, godasin SPKA-un, ndërsa kur bëhet fjalë për figura të maxhorancës, bëjnë të kundërtën.

  • VIDEO

    Paqja fiskale, Malaj në Kuvend: Nuk është amnisti! S'ka falje të përgjegjësisë penale, nuk i shërbejmë askujt që është në hetim apo gjyq

    Ministri i Financave, Petrit Malaj tha në Kuvend nga Paqja Fiskale nuk iu jep imunitet atyre që janë në hetim apo në procese gjyqësore. Ai tha se me këtë paqe fiskale, synojnë që të zbatojnë disa masa të domosdoshme, të ngjashme me praktikat e mëparshm, dhe me standartet për menaxhim më të mirë. 

  • VIDEO

    Belinda Balluku merr fjalën në foltore, demokratët braktisin sallën

    Deputetët e Partisë Demokratike në shenjë proteste, braktisën sallën sapo në foltore doli zv.kryeministrja Belinda Balluku.

    Opozitarët refuzuan që të dëgjonin Ballukun të flasë për projektbuxhetin dhe menjëherë u larguan nga salla e Kuvendit. Në sallën e parlamentit qëndruan Agron Shehaj,  Ana Dajko, Mesila Doda, Erald Kapri.

  • VIDEO

    Pr.buxheti 2026/ Ministri Malaj: 7 miliardë lekë humbje nga rënia e kursit të këmbimit! 1 miliardë i shkojnë bashkive për menaxhimin e mbetjeve urbane

    Ministri i Financave, Petrit Malaj iu përgjigj pyetjeve të deputetëve opozitarë lidhur me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm 2026.

    Lidhur me rënien e kursit të këmbimit, Malaj tha se politikat monetare janë në duart e Bankës së Shtetit dhe se qeveria nuk mund të ndërhyjë në kurs. Gjithashtu Malaj shtoi se siç e favorizon për uljen e borxhit, kursi i ulët edhe e penalizon shtetin referuar të ardhurave që merren nga TVSH në dogana.

    “Kursi i këmbimit, sikurse e dini tregtohet në treg të lirë që bazohet në bazë të kërkesë dhe ofertës. Qeveria nuk ndërhyn dot në kursin e këmbimit, është banka që bën politikat monetare, që intervenon për të bërë rregullime të caktuara. Siç e favorizon kursi për uljen e borxhit, ashtu dhe paralizon për mbledhjen e të ardhurave që merren nga TVSH në doganë. Efektet e humbjes nga rënia e kursit të këmbimit është rreth 7 miliardë lekë”, tha ministri.

    Lidhur me 1 miliardë lekë të alokuara për bashkitë, Malaj thotë se këto para do të shpërndahen për menaxhimin e mbetjeve urbane ndërsa shton se shteti nuk paguan asnjë qindarkë për inceneratorët.

    “1 miliardë lekë është një shumë që i është alokuar bashkive për menaxhimin e mbetjeve urbane. Buxheti i shteti paguan 0 lekë për inceneratorët”, tha Malaj.

    Ministri thotë se krahasuar me vitin 2013, eksportet në Shqipëri janë trefishuar, teksa shton se për 2024 eksportet kanë kapur shifrën e 9.1 miliardë euro.

    “Eksportet në Shqipëri janë 3fishuar. Në vitin 2013 totali i eksporteve ka qenë 2.8 miliardë euro ndërsa në vitin 2024 eksportet janë 9.1 miliardë euro”.

    Për realizimit e buxhetit më të madh në histori me 8 miliardë euro në dispozicion, Malaj thotë se këto para janë të ardhura nga mirëmenaxhimi tatimor dhe implementimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave.

    “Po ti referoheni realizonit të buxhetit, do ta shihni që të ardhurat vijnë nga mirëadministratimi tatimor, nga implementimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave dhe vijnë si rezultat i këtyre dy masave. Ky projektbuxhet ka 0 rritje të taksave”, ishin disa prej përgjigjeve të ministrit të Financave.

  • VIDEO

    Bardhi: Ballukun nuk e zë gjumi për hallet e shqiptarëve! 100 milionë euro për pensionistët, ndërsa 50 milionë i vjedh Belinda me tunelin e Llogarasë

    Kreu i grupit parlamentar të PD-ë, Gazment Bardhi thotë se 800 milionë euro të parashikuara për buxhetin e vitit 2026, do të administrohen nga Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK për shpërdorim të fondeve publike, dhe nga Rama, bashkëpunëtori i saj.

  • VIDEO

    Berisha del nga SPAK dhe e pranon: Po, e pengova arrestimin e drejtuesve të Gardës

    Sali Berisha dha sot për herë të parë qëndrimin e tij para SPAK për vrasjet e 21 janarit, të cilat jo vetëm i mbrojti, por gjatë komunikimit me gazetarët pranoi edhe se pengoi arrestimin e drejtuesve të Gardës, për të cilët ishte lëshuar urdhëarrest pas 4 vrasjeve në bulevard.

    Berisha tha para gazetarëve se çdo gardist i kërkuar është paraqitur në Prokurori, por është hetuar në ndjekje të lirë dhe sipas tij, kjo është bërë me ndërmjetësimin e SHBA. Ku dukshëm me këtë deklaratë si më poshtë, la të nënkuptuar se ishte ai që pengoi arrestimin e drejtuesve të Gardës.

    Gazetarët: Refuzuat të zbatonit urdhrat për ndalimin e gardës?

    Berisha: Aty ka pasur një ndërmjetësim ndërkombëtar.

    Gazetarët: Kush ndërmjetësoi?

    Berisha: Ka ndërmjetësuar ambasadori i SHBA-së dhe çdo oficer i kërkuar nga prokuroria është paraqitur në prokurori, por në ndjekje të lirë sepse Edi Rama dhe Ina Rama kërkonin që të eliminonin zinxhirin e komandës në një kohë kur Edi Rama kishte deklaruar se, beteja tjetër do të ishte vendimtare dhe secili nga gardistët e thirrur janë paraqitur në prokurori. Të gjitha të tjerat janë mashtrime.

    Më 2011-ën, pasi dolën urdhër arrestet për drejtuesit e Gardës, Policia nuk i ekzekutoi. Ishte vetë Berisha që më 25 janar 2011 deklaroi se “urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme për gjashtë drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, nuk do të zbatohen në mënyrë absolute, në bazë të Kodit të Procedurës Penale”. Urdhrin e ish-kryeprokurores Ina Rama e konsideroi si puç.

  • VIDEO

    Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Drejtësia është e pavarur! Ironizon opozitën: Duan të bëjnë prokurorin rrugëve, pastaj mbeten kashtë e…

    Kryeministri Edi Rama, teksa u ndal te Tuneli i Llogarasë, duket se bëri edhe një koment indirekt për marrjen si të pandehur të Belinda Ballukut nga SPAK, teksa tha se drejtësia është e pavarur. Opozitën e ironizoi duke thënë se duan të bëjnë prokurorin rrugëve, por në fakt kanë mbetur "kashtë e k*qe" sikurse të hënën, duke iu referuar Foltores para kryeministrisë, që pati shumë pak mbështetës.  

    “Sa i përket tunelit të Llogarasë 50 mln është si ai 450 mln i inceneratorëve, ndërkohë rrini fort ligjit andej. Ndërkohë natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë mbeten kashtë e k*qe sic më thanë se kishit mbetur para dy netësh. E fundit që kam është kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë.", tha Rama.

    Më pas u ndal te akuzat për fondet e IPARD-it, teksa tha se keqadministrim ka pasur edhe në vende të tjera, por shtoi se do të korrigjojnë gabimet e bëra. 

     
  • VIDEO

    Pr.buxheti 2026/ Rama: Pesha e të punësuarve me pagë minimale ka rënë nga 60% në 14%! Rritje e pagave dhe falje e detyrimeve të prapambetura për bizneset

    Kryeministri Rama foli gjithashtu për rritjen e pagës minimale, diferencimin e pagave më të ulëta, rritjen e pagave në administratën publike dhe gjithashtu për paqen fiskale. Kjo e fundit e ndarë në 4 sektorë, do t’i falë bizneseve detyrimet e prapambetura sipas formës së parashikuar.

     
  • VIDEO

    Rama në Kuvend: PS, garantja ekskluzive e pavarësisë së drejtësisë! Të tjerët do të vazhdojnë të përplasin vetëm veten në institucionet e drejtësisë

    Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste për projektbuxhetin 2026, ironizoi sërish opozitën duke thënë se do të vazhdonte me pamjen ekskluzive, duke iu referuar deputetëve që i kthyen shpinën gjatë kohës që ai fliste. 

    Më tutje, theksoi se ishte PS që i dha flamurin e pavarësisë drejtësisë, dhe tha se vetëm kjo parti do të jetë garante ekskluzive e saj. Një koment ironizues nuk kurseu për Sali Berishën, i cili ishte sot në SPAK për 21 janarin, teksa tha: “Parafytyroni vetëm për një moment se si do ta përplasnin për mirë drejtësinë e pavarur ata që për momentin dhe një kohë të gjatë do të vazhdojnë të përeplasin vetëm veten”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv