• VIDEO

    Deputetët e PD i kthyen kurrizin, Rama i ironizon sërish: Me faqe për muri ju pafsha, me shëndet gjithmonë se na duheni gjallë

    Kryeministri Edi Rama bëri sërish ironi me deputetët e PD që i kthyen shpinën teksa po fliste në Kuvend. Ai iu drejtua duke iu thënë se "me faqe për muri ju pafsha, gjithmonë me shëndet aman se na duheni gjallë".

    “Nga ana tjetër, dua të them që është e rëndësishme se ka pasur shumë lloj fjalësh në eterin e rrjeteve sociale edhe në tribunat e propagandës kundër gjithë këtyre masave. Është thënë se do të rriten pensionet, pagat por edhe kontributet. E vërteta është që normat kotributive që aplikon Shqipëria janë më të ulëta se në rajon, por ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë, të gjithë duhet të dinë se gjithcka do të rrisim në buxhetin familjar për pensionistët, punonjësit e administratës dhe në sektorin publik, është vetëm rezultat i rritjes së ekonomisë. Edhe pse do të më pëlqente të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive këtu, më frymëzon shumë. Kështu me faqe për muri ju pafsha, gjithmonë me shëndet aman se na duheni gjallë.”, tha Rama.

  • VIDEO

    Berisha pyetet 2 orë në SPAK dhe mbron krimin shtetëror të 21 janarit: Kur përdoret dhuna, ka edhe vrasje

    Sali Berisha pasi doli nga SPAK mbrojti vrasjet e 21 janarit dhe Gardën, duke thënë se ka zbatuar ligjin. Berisha tha se SPAK bën hetime politike, ndërsa duke mbrojti krimin shtetëror kur u shpreh se “kur përdoret dhuna, ka edhe plagosje, ka edhe vrasje”.

    “SPAK-u bën hetime politike, SPAK-u është një repart i PS kundër opozitës. Ta pret mendja ty që guxon SPAK-un të gozhdojë Edi Ramën për aktin më të dhunshëm në histori? Në fakt për vrasjet duhet të ketë hetime. Thashë edhe njëherë. Por që kur përdorin dhunën, ka edhe plagosje, ka edhe vrasje, kjo është e pamohueshme. Dhe ata që organizojnë këto ose ata që shkelin ligjet, bëhen përgjegjës...”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Berisha habit para SPAK: Audio e 21 janarit është falsifikuar...është gjëja më e thjeshtë! Është imituar edhe zëri i Obamës

    Sali Berisha para SPAK thotë se audiopërgjimi i 21 janarit është i falsifikuar.

    Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi: Kush e ka dha urdhrin për të qëlluar.

    Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj.

    Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi: Ka një audio

    Berisha: Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë imituar në autenticitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por gjer të presidentë të SHBA, të Obamës. Një urdhër i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj unë një audio të dorëzuar pas 12 vitesh, është zero, është njësoj si shiriti i Metës.

    SI.E./Shqiptarja.com

  • VIDEO

    Pse Ndrea Pendi doli me sy të nxirë një ditë pas 21 janarit? Ja si përgjigjet Berisha

    Pasi doli nga SPAK për 21 janarin, Berisha u pyet nga gazetarët se përse shefi i Gardës u shfaq me sy të nxirë.

    Gazetarët: Shefi i gardës, Ndrea Prendi u shfaq në publik me sy të nxirë, pse?

    Berisha: Prendi ka qenë në krye të detyrës dhe në vlerësimin tim ai ka bërë të pamundurën që të përmbushë detyrimet ligjore të tij.

  • VIDEO

    Krimi shtetëror i 21 janarit, Berisha mbron Gardën: Ka vepruar sipas ligjit, s’ka pasur urdhër për të qëlluar

    Sali Berisha pretendon se nuk ka pas asnjë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve më 21 janar

    “Absolutisht gënjeshtër me bisht kjo që thua. Jo nga brenda, meqenëse u referohesh medieve, merr filmimet ushtarët e Gardës kanë qëlluar, jo nga brenda. The nga brenda, korrigjo këtë.  The një gënjeshtër, sepse nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë. Është qëlluar nga vend-rojet e rojet e gardës. Garda ka një ligj, i cili ligj autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt, apo ndonjë gjë.  Të qëllojë në ajër, kur ajo përsëritet, të qëllojë te këmbët, kur ajo përsëritet ta eliminojë.  Ky ligj është votuar nga PS-ja, jo nga ne. Garda që ta mësoni ju, dhe mund të rrëmoni 120 mijë herë, nuk funksionon me urdhër, po me ligj. Pra, sado që ta ktheni apo stërktheni, Garda apo çdo vendroje e armatosur funksion me ligj. E qëllove, gjuajtje drejt tij, duhet të qëllojë në ajër.  Vazhdove persistove, duhet të qëllojë tek këmbët, vazhdove persistove, duhet të eliminojë rrezikun. Këtë i thotë ligji i Gardës. Absolutisht asnjë urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë. Nuk mund të jepet urdhër.”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Rama i përgjigjet Kaprit: Ndërkombëtarët mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë

    Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe deputetit Erald Kapri, pasi më herët iu drejtua duke i thënë se çfarë mendojnë evropianët për luftën ndaj korrupsionit ndërkohë që njerëzit e afërt të tij, si Belinda Balluku, merren te pandehur nga SPAK. Rama tha se ndërkombëtarët mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar si asnjëherë më parë. 

    Ndër të tjera, Rama iu referua dhe statistikave të Eurostat duke bërë me dije se Shqipëria ka risk më të ulët për varfërinë sesa vendet e tjera në Ballkan. Gjithashu ai iu përgjigj dhe akuzave të Gazment Bardhit, i cili tha se paratë e vjedhura nga inceneratorët dhe tenderat, mund t’i kishin kaluar për rritjen e pensioneve. Kryeministri tha se asnjë shifër nga ato që pretendon opozita nuk figuron në asnjë dosje hetimore.

  • VIDEO

    Deputetet e PD i kthejnë kurrizin, Rama në Kuvend: Më mirë shpina sesa fytyra juaj! Besnikëria e Nokës ndaj Berishës monopol, do ta quaja ‘Besnik Flamur Noka’

    Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën pasi disa deputetë të PD i kthenë shpinën pasi ai shkoi në foltore për të marrë fjalën. Rama ironizoi edhe Flamur Nokën kur tha se Niko Peleshi ështe besnik i tepruar ndaj Ramës.

    “Dhe të ankoheni për ligjin dhe të më ktheni mua kurrizin sikur nuk shkon. Më mirë shpina se fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetari të partisë ndërkohë që Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol dhe s'ka autoritet konkurrence që ia vë dyshim monopolin dhe madje do ta quaja besnik Flamur Noka.”, tha Rama.

  • VIDEO

    Pyetet 2 orë për 21 janarin/ Berisha i hutuar pasi del nga SPAK, ngatërron datën e krimit shtetëror dhe sulmon Dumanin

    Sali Berisha u pyet 2 orë në SPAK për 21 janarin. Pasi doli nga SPAK Berisha ngatërroi 2 herë datën kur ndodhi krimi shtetëror, duke thënë më 11 janar, dhe jo 21 janar. Berisha sulmoi edhe SPAK dhe Altin Dumanin.

    “Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe rideklaruar se më 11 janar, PS kishte axhendën dhune, ku janë ata mbështetësit e saj, nuk janë këtu. Kishte axhendë dhune. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për tu pyetur për një ngjarje dramatike që i kushtoi jetën 4 proteuseve, plagosjen 120 policëve. Dëshminë time do gjeni ato që kam thënë. Nëse këta që ishin aty zhvilluan procedurë me ligjin dhe rregullat, kjo s’mund të thuhet për Dumanin, që po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. I shkoi dhe në Manzë. Ai hesht por unë s’do hesht. Thirrja për të dëshmuar është procedurë normale, por jo publike. Të thërret pyet shkon, kurse Troplini pa marrë un njoftimin ia shpërndau mediave në një akt të shëmtuar duke dëshmuar se institucioni i tij është banal propagande PS”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Balluku nën akuzë nga SPAK/ Kapri-Ramës në Kuvend: Keni thënë se s’bëheni mburojë e asnjë zyrtari, do e shkarkoni apo jo

    Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri iu drejtua kryeministrit Edi Rama, i cili është i pranishëm në Kuvend, me pyetjen nëse do ta shkarkojë Belinda Ballukun nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë teksa ajo është vënë nën akuzë nga SPAK. Ai kujtoi deklaratën e bëri nga kryeministri se PS dhe qeveria nuk do të bëhet mburojë të asnjë zyrtari që përballet me drejtësinë.

    “Është një ditë e shënuar se paska ardhur kryeministri në sallë se vjen një herë në 6 muaj. Zoti kryeministër keni bërë mirë që keni ardhur por thelbi i gjithçkaje që ka të bëjë me buxhetin dhe prioritetin që keni vendosur është lufta ndaj korrupsioni,. Dje ishit në një samit zgjerimi në Bruksel dhe jam kurioz se si ia shpjegoni partnerëve evropianë luftën ndaj korrupsionit ku zëvendësit tuaj njëri pas tjetrit janë me akuzë për korrupsion nga SPAK. Pyetja ime është publike nga të gjithë shqiptarët, keni thënë se PS dhe qeveria nuk bëhet mburojë e asnjë zyrtari të lartë. Kush është në akuzë nga spak do e shkarkoni apo jo”, tha Kapri.

  • VIDEO

    Deputeti Shehaj: Historike, për herë të parë në Evropë që dy zv.kryeministra merren të pandehur njëri pas tjetrit! Kërkoj interpelancë me Ballukun

    Deputeti Agron Shehaj ka kërkuar zhvillimin e një interpelance më zv.ministren Belinda Balluku dhe gjithashtu me kryeministrin Edi Rama, për të cilat ai thotë se kjo e drejtë i është mohuar.

    Ndër të tjera, Shehaj thotë se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, por ndoshta dhe të Evropës, që dy zv.ministra të një qeverie, merren të pandehur njëri pas tjetrit nga drejtësia të akuzuar për korrupsion.

    “Interpelancë me Ballukun, atëherë nuk ishte e pandehur sot po, dhe kjo e bën më të rëndësishme interpelancës. Brenda 3 javësh nga dorëzimi  i kërkesës, ju duhet të caktoni një datë. Kam kërkuar interpelancë dhe me kryeministrin, por më është mohuar. Është një moment historik. Për herë të parë në 35 vite, të pushtetshmit po dalin përpara drejtësisë. Duhet të jetë për herë të parë dhe në Evropë që dy zv.ministra, njëri pas tjetrit, Ahmetaj në arrati i akuzuar për korrupsion, Balluku e panehur për një tender me mbi 100 milionë euro. I kemi parë përgjimet, ‘palloshi i gjatë’ ‘prit të marr pak leje’... (i tërheq vëmendjen kryetari i Kuvendit) Ka dy funksione ky parlament, të votojë ligje dhe t’i kërkojë llogari qeverisë sesi harxhohen paratë e qytetarëve shqiptarë, Më është mohuar e drejta për interpelancë”, tha Shehaj.

  • VIDEO

    ‘Të duartrokasim për të pandehurën nga SPAK’, Peleshi i tërheq vëmendjen Bardhit! Deputeti: Isha brenda etikës, nuk përdora fjalën që ajo i thotë Ramës

    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i tërhoqi vëmendjen Gazment Bardhit, i cili me ironi u tha deputetëve socialistë që të duartrokasin për të pandehurën nga SPAK, Belinda Balluku, Bardhi tha se ishte brenda etikës dhe nuk fyeu njeri.

    Bardhi: Para se fillojë punimet kuvend, t’i japin duartrokitje të pandehurës nga SPAK për abuzim.

    Peleshi: Se keni fjalën për të personalizuar goditje, fjalën e keni për të folur për projekt kalendarin.

    Bardhi: E kuptoj që është fjalë turpi për ata që kanë turp statusi e pandehur por është brenda etikës unë nuk fyeva njeri. Unë s’po them ca i thotë ajo Ramës. Nuk e përdora atë, e kanë në raport me njëri-tjetrin.

  • VIDEO

    PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik

    Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv