• VIDEO

    ‘Ka mes jush që s’kuptoni shqip...’, Balla-opozitës: Rregullat janë për të gjithë njësoj! I drejtohet Tabakut: Gënjeve kur the se qeveria refuzon të rrisë pensionet

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ironizoi opozitën për kërkesat e tyre të vazhdueshme për mocion me debat, më të fundit atë për mungesën e ligjit të minimumit jetik në projektbuxhetin e vitit 2026. Balla tha se në Kuvend po diskutojnë për këtë çështje, ndërsa ironizoi teksa tha se “ka nga ju që nuk kuptojnë shqip”.

    Më pas i drejtohet Tabakut, teksa i thotë se gënjeve kur the se qeveria refuzon të rrisë pensionet.

  • VIDEO

    'Keni hallin e pensionistit tuaj...', Balla ironizon PD: Serioziteti juaj vazhdon të konsolidohet si të hënën me 300 petrita në bulevard

    Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ironizoi Foltoren e PD-së para kryeministrisë, ku mblodhi një numër të vogël mbështetësish. Balla tha se serioziteti i PD-së vazhdon të konsolidohet sikurse u konsolidua të hënën në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

    “Ju me matematikën u ka lënë ai mbrapsht se 7 x 7 vazhdoni... E di që pensionisti i vetëm ndër ju, nuk ka hall rritjen e pensioneve se e ka pagën e lart, fjalim për 670 mijë të tjerët. Ju keni hallin e pensionistit tuaj. Iu referova nënës time të dashur dhe 670 mijë pensionistëve. Pa humbur kohë, iu lutem ta votojmë kërkesën për t’iu bashkuar debatit të buxhetit. Ky debat, minimumi jetik, është pjesë e diskutimit të buxhetit, strategjia juaj dhe për të marrë Jorida 10 minuta...vazhdoni. Ndërkohë serioziteti i forcës tuaj politike vazhdon të konsolidohet sikurse u konsolidua të hënën me 300 petrita në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

  • VIDEO

    Buxheti 2026/ Tabaku në Kuvend: 40% e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë për ushqimet! Të sigurohet ligji për minimumit jetik

    Deputetja demokrate, Jorida Tabaku theksoi edhe njëherë që qeveria duhet të sigurojë minimumin jetik në projektbuxhetin e vitit 2026. Nga Kuvendi, ajo tha se PS, në 13 vite qeverisje ka refuzuar ligjin për minimumin jetik. Tabaku tha se që të hiqet hendeku i të ardhurave të shqiptarëve me ato të rajonit dhe të BE-së, duhet që të sigurohet minimumi jetik.

    “Gjatë muajve të fundit, PD ka prezantuar kërkesa për mocion me debat nga situata e rendit dhe krimit, zgjedhjet dhe me minimumin jetik. Minimumi jetik ka qene propozim ligjor i PD për disa legjislatura por edhe një kërkesë që ne e kemi sjellë sa herë është miratuar buxheti. Qeveria në vitin e 13-të nuk siguron dot një minimum jetik pët qytetarët. 40% e shpenzimeve të familjarëve janë ushqimet. Sot pensionistët janë shtresa më e varfër. Sot grupet sociale janë më të varfër, Shqipëria mbetet e fundit në rajon edhe për mbështetjen e grupeve sociale. Në të gjithë treguesit na duhen 53 vite për të arritur standartet e BE në kriterin ekonomik. Në 13 vite asnjëherë ky parlament nuk është mbledhur për të menduar për shumicën. Minimumi jetik është kërkesë ligjore që ky parlament ka detyrimin ta miratojë. A sjell qeveria ligjin me këtë buxhet ligjin për minimumin jetik? Përsëri refuzon. Shifrat janë të qarta, sot Shqipëria duhet patjetër që të mbyllë hkëtë hapësirë që ekziston ndërmjet të të ardhurave të shqiptarëve me të rajonit dhe BE, pa siguruar minimunin jetik nuk ndodh.”, tha ajo.

    Më tej, Tabaku shtoi se: “Minimumi jetik do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve që e kanë këtë, vendet e rajonit dhe të BE e kanë. Pse refuzon qeveria socialiste ta miratojë minimumin jetik?. Për këtë arsye kërkuam debat për këtë çështje, buxheti i ka të gjitha mundësitë të miratojë minimunim jetik.”

  • VIDEO

    Kuvendi sot seancë maratonë, shqyrtohet në parim projektbuxheti i vitit 2026 dhe paketa fiskale

    Projekt buxheti i vitit 2026 është 8.8 miliardë euro, dhe shoqërohet me 8 projektligje si paketë fiskale, që u diskutua në komisione parlamentare me procedurë të përshpejtuar.

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË|Repolitix-Berishës i komunikohet akuzë për 21 Janarin? ‘SPAK prova të reja’

    Ndërkohë për Arlind Qorin nga ‘Lëvizja Bashkë’ kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha do ndryshojnë reformën në drejtësi. Sipas Qorit kjo do të bëhet pasi të dy ata kanë frikë nga drejtësia.

    • VIDEO

      Këshilli Bashkiak kërkoi që SPAK të lejojë Veliajn në mbledhje/ Bido: Buxheti të pasqyrojë vullnetin e tij

      Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun Erion Veliajn, i cili ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit, të marrë pjesë fizikisht ose online në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak ku do të diskutohet projektbuxheti i Tiranës për vitin 2026.

    • VIDEO

      Berisha nesër në SPAK, Nesturi: Mund t’i komunikojë akuzë për 21 janarin! Kthupi: Strasburgu tregoi organizatorët dhe vrasësit! Bido: SPAK do vendos drejtësi

      Ndërkohë për Arlind Qorin nga ‘Lëvizja Bashkë’ kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha do ndryshojnë reformën në drejtësi. Sipas Qorit kjo do të bëhet pasi të dy ata kanë frikë nga drejtësia.

    • VIDEO

      Spahiu: SPAK ka siguruar prova që vrasjet e 21 janarit ishin krim i urdhëruar shtetëror

      Një koment e pati edhe për Reformën Zgjedhore. Spahiu deklaroi se Berisha dhe Rama do të bëjnë një Kod të ri Zgjedhor për t'u hequr kështu mundësin çdo partie të re politike që të hyjë në zgjedhje.

      • VIDEO

        Zbulohet skandali/ Spahiu: Berisha dhe Rama do ndryshojnë në 30 dhjetor Kushtetutën

        Spahiu deklaroi se Berisha dhe Rama do të bëjnë edhe një Kod të ri Zgjedhor për t'u hequr kështu mundësin çdo partie të re politike.

      • VIDEO

        Protesta/ Berisha pranon se u braktis: Ai nuk ishte miting, por foltore! Vijnë ata që duan të vijnë

        I braktisur edhe nga militantët në protestën para Kryeministrisë, Sali Berisha thotë se ajo ishte një foltore ku mund të vinin ata që dëshirojnë. I pyetur nga gazetarët nëse është ai që nuk po frymëzon më, Berisha u shpreh se kjo nuk ishte një protestë kombëtare, ndonëse në fakt edhe protestat kombëtare para kryeministrisë i kanë dështuar pothuajse me të njëjtin nivel pjesëmarrjeje si një ditë më parë.

         
      • VIDEO

        Moti i keq në Vlorë/ Emergjencat të pozicionuara në terren, kreu i Novoselës: Vjosa ka kohë që nuk ka dalë nga shtrati, po monitorojmë situatën

        Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e panelit të Forumit për Zgjerimin e Bashkimit Europian që u zhvillua në Bruksel. Gjatë fjalës së tij, ai tha se Bashkimi Europian gjithmonë ka përfituar sa hërë ka pranuar anëtarë të rinj, dhe nuk është zhgënjyer kurrë. 

         
      • VIDEO

        Rama: Marta Kos po shkruan historinë me ne, dhe historia duhet të shkruajë për të

        Kryeministri Edi Rama veçoi kontributin e Komsioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit që Shqipëria po ndjek. 

         

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv