-
VIDEO
Refuzoi fletëthirrjet e SPAK për 21 janarin, Berisha: S’më kanë thirrur, kanë frikë nga dëshmitë e mia
Kreu i PD-së, Sali Berisha, para godinës së SPAK ku u paraqit për masën detyrim paraqitje për aferën Partizani, pretendoi sërish se nuk është thirur asnjëherë në Prokurorinë e Posaçme pasi kanë frikë nga dëshmia e tij. Ndërsa SPAK-ut ia ka refuzuar dy herë thirrjen, ai vijoi sërish duke thënë se do të shkojë nëse do të thirret.
-
VIDEO
Sali Berisha shkoi për aferën Partizanin, SPAK i lë në dorë fletëthirrjen e tretë për 21 janarin
Për herë të tretë, SPAK e ka thirrur ish-kryeministrin Sali Berisha që të paraqitet për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni për krimet shtetërore të 21 janarit. Kësaj radhe fletëthirrja i është dorëzuar në dorë, kur u paraqit për aferën partizani.
-
VIDEO
Hapja e grupkapitullit të fundit festohet me tortë në Bruksel! Kos: Vendi i Shqipërisë, në BE! Rama: Përfaqësojmë kombin, ecim para me të njëjtin ritëm
Shqipëria ka hapur negociatat me BE për të gjithë kapitujt, në një kohë rekord, brenda 1 viti. Kos tha se Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese dhe se mbyllja e grup-kapitujve është çmimi real. Në Bruksel u inaugurua godina e misionit të Shqipërisë.
-
VIDEO
Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Kos: Po përgatisim një shtëpi për Shqipërinë në Europë! Rama udhëheqës që sheh nga e ardhmja
Komisionerja Marta Kos thotë se BE po përgatit një shtëpi për Shqipërinë në BE. Në konferencën e përbashkët me Ramën, për hapjen e grupkapitullit të fundit me BE, Kos tha se kryeministri është një udhëheqës vizionar që sheh nga e ardhmja.
“Nuk e di kush është skeptik. Mesazhi që kam për qytetarët e Shqipërisë është se kjo është falë punë suaj, ne jemi krah jush, por jeni ju ata që po jepni rezultate. Në momentin që keni marrë statusin kandidat, është përgjegjësia juaj për të pasur sukses në rrugëtimin europian. Nuk është e vështirë të jesh pozitiv kundrejt vendit tuaj, sepse ju jepni rezultate. Anëtarësimi ka të bëjë me transformim, tek Rama keni një udhëheqës që si kthehet së shkuarës për të gjetur pretekst pse diçka nuk bëhet. Ju jeni udhëheqës që sheh nga e ardhmja dhe gjen zgjidhje për sfidat me të cilat përballemi të gjithë. Shqipëria është një partner që mund të mbështetemi. Shqipëri vazhdo kështu, ne po përgatisim një shtëpi për ju në Europë”, tha Kos.
-
VIDEO
Rama batuta në Bruksel: Na merrni në BE ose do ju përndjekim deri në fund! Jemi besnik të perandorive, por kësaj radhe me zgjedhje
Nuk munguan batutat në Bruksel nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për hapjen e negociatave për grupkapitullin e fundit. Rama tha se nëse BE kërkon të na heqë qafe, duhet ta bëjë Shqipërinë pjesë të unionit, ose do t’i përndjekim deri në fund. Kreu i qeverisë tha se vendi ynë ka qenë besnik i perandorive, por duke theksuar se më parë kanë qenë të imponuar, ndryshe nga kësaj radhe që është zgjedhje.
“Lërini vitet që po punojmë së bashku, gjatë së cilave po luftojmë të ecim para me të gjitha vështirësitë, shpullat e grushtet, nëse do nxjerrësh nga panorama BE dhe do mbash në këtë panoramë, mua, qeverinë, shqiptarët, që bëjnë më të mirën e tyre, a do ishte Shqipëria ajo që është sot. Jo, ky proces na ka ndihmuar në mënyra që në këtë kundërt do të ishin të pamundura, sepse mund të tingëllojë patetik, apo quajeni si të doni, po është njësoj si të shkosh në shkollë dhe të duhet të mundohesh dhe të thonë që duhet të përmirësohesh, dhe të thonë që duhet të vish prapë, se provimi se kë bërë mjaftueshëm. Por në fund nëse nuk heq dorë, fiton. Ajo çfarë Shqipëria e shqiptarët firojnë nga ky proces, është diçka që shkon përtej grukapitujve e vetë anëtarësimi formal, ata fitojnë një vend që bazohet në institucione, që funksionon në bazë të shtetit të së drejtës, që funksionon në të gjitha primet që i bëjnë vendet e BE kaq të admiruara. Viti i fundit ka qenë shpërblyes, por pa vitet që i paraprijnë, të cilat nuk ishin shpërblyese, ky nuk do të kishte ardhur. Të jesh skeptik nuk është gjë e keqe, pro nuk duhet të na dalë të punojmë çdo orë çdo minutë për ta bërë realitet. Ne kemi një shumicë si në kohët komuniste ishte njësoj edhe në perandorinë osmane, ne u jemi besnik perandorive, kjo është e para perandori me të cilën duam të jemi, kjo shumicë është ndryshe jo vetëm në shifra, por në thelb, ishim të gjithë kokë e këmbë pas osmanëve, sovjetikëve, por kokë e këmbë për shkak të imponimit, kurse kjo është me zgjedhje, ja pse Maria e kuptoi pse nuk u shpëton dot Shqipërisë. Më mirë të na marrin brenda se nëse jo do i përndjekim deri në fund, nëse duan të na heqin qafe, duan të na marrin me vete”, tha Rama.
-
VIDEO
Ministrja e jashtme daneze vlerëson Shqipërinë: Nëse vazhdoni me këtë ritëm, anëtarësimi do jetë i shpejtë
Ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren Marta Kos, tha se nëse Shqipëria vazhdon me këtë ritëm, do të jetë shumë shpejt anëtare e BE-së. Ajo tha se Shqipëria i përket familjes evropiane.
“Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetët rezultat, nëse Shqipëria vazhsdon të njëjtin drejtim, të njëjtin ritëm, anëtarësimi do arrihet në një të ardhme të afërt. Shqipëria i përket familjes evropiane. Falenderoj Ramën për bashëkpunimin gjatë këtij 6 mujori, është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate. Vazhdoni kështu, dhe do të jeni pjesë e BE më shpejt sesa vonë. “, tha ajo.
-
VIDEO
Rama në Bruksel: Sprapsjet dhe grushtat në stomak na bënë më të fortë! Dalim me krenari dhe përgjegjësi më të madhe nga faza e parë! Ecim përpara me të njëjtin intensitet
Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për mediat në Bruksel Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm, duke shtuar se deri në 2027 të kenë mbyllur grupkapitujt. Ai theksoi se koha kur BE ishte “i ashpër” me Shqipërinë e ka bërë vendin më të fortë, dhe se nga kjo gjë janë bërë më të fortë.
-
VIDEO
Hapet grupkapitulli i fundit i negociatave me BE! Inaugurohet godina e misionit të Shqipërisë në Bruksel, Kos: Do t'ju sjell në shtëpi
Shqipëria hapi sot negociatat me BE për grupkapitullin e fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. Në Bruksel është inauguruar edhe godina e misionit të Shqipërisë. Kos vlerësoi përparimin e vendit, ndërsa Rama theksoi mbështetjen e unionit.
-
VIDEO
Rama ndan pamjet nga Konferenca e 7-të ndërqeveritare në Bruksel: Hapim grupkapitullin e fundit në një kohë rekord
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Konferenca e 7-të ndërqeveritare që po mbahet në Bruksel për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave. Krahas videos, kreu i qeverisë thekson se “Hapim grupkapitullin e fundit të negociatave me Bashkimin Europian, në një kohë rekord vetëm 12 muaj”.
Mbrëmjen e djeshme u inaugurua edhe hapja e godinës së Misionit të Shqipërisë në BE. Komisionerja Marta Kos tha se detyra e saj është që ta sjellë Shqipërinë në shtëpinë e BE-së.
-
VIDEO
Bruksel, çel dyert godina e Misionit të Shqipërisë pranë BE, Marta Kos: Ju po jepni rezultate
Në Bruksel është hapur godina e Misionit të Shqipërisë në BE. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga mbrëmja ceremoniale e hapjes së godinës, ku e pranishme ishte edhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos. Ajo vlerësoi përparimin e Shqipërisë, ndërsa theksoi se e ndjen veten si një ambasadore të Shqipërisë në Bruksel, duke shtuar se detyra e saj është që ta bëjë vendin tonë pjesë të shtëpisë së BE-së.
-
VIDEO
Nesër hapen negociatat me BE për grupkapitullin e fundit, Rama mbërrin në Bruksel për konferencën ndërqeveritare
Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Rama do ulet në tryezën e punës me BE-në nesër rreth orës 8:00, ndërsa në orën 9:15 është parashikuar të mbahet konferenca e përbashkët mes Kryeministrit Rama dhe komisioneres Marta Kos.
-
VIDEO
Meta: Sarkozy u shoqërua drejt qelisë sikur po rikthehej në Pallatin Elize! S’kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, u lirua me kusht më 10 nëntor, pasi Gjykata e Apelit në Francë pranoi kërkesën e avokatëve të tij.