-
VIDEO
Rama: Kemi fondin më të ulët për pensionet në rajon! Janë ngritur grupe negociatore me Greqinë për njohjen e viteve të punës
Pas një rasti të ngritur nga një qytetar për njohjen e viteve të punës në shtetin grek, kryeministri Rama thotë se janë ngritur grupe negociatore dhe janë futur në bisedime me Greqinë me qëllim për të arritur njohjen e pensioneve si me Italinë.
“Ky është një problem i madh për të gjithë ata që kanë punuar jashtë. Ata që kanë punuar në Greqi në këtë rast, sepse me shumë të drejtë, kur kthehen në Shqipëri dhe kur shohin pensionin, habiten dhe thonë si ka mundësi të më dalë pensioni kaq. Aq del. Një nga arsyet pse Shqipëria ka një problematikë më komplekse sesa vendet e tjera, është pikërisht kjo se duke qenë se shumë njerëz që në vitet 90 janë spostuar dhe kanë punuar jashtë, fondi ynë i pensioneve është më i dobëti në të gjithë rajonin sepse nuk ka pasur kontributorë. Në fund të ditës ne paguajmë sot qe jemi aktiv në sigurime prej të cilave fondi paguan ata që janë në pension. Gjeneratat që punojnë, punojnë për tu siguruar kur t’iu vijë dita, ndërkohë ata para i marri nata që janë në pension. Ky është një boshllëk i madh. Nuk është përgjigja e duhur tek pyetja e gabuar përse ngrihen pagat e deputetëve.. Në fakt i kemi më të ulëta se kudo. Edhe sikur të supozojmë se po mbyllim parlamentin dhe po e mbledhim 3 herë në vit, ato janë një pikë uji në oqean në raport me nevojën që është për pensionet. Në aspektin e tyre që kanë punuar në Greqi, sfida është të mund të njihen.
Përmes njohjes së pensioneve me Greqinë, guri i fundit i mozaikut. Me Italinë ia arritëm. Kjo me Greqinë është e forta fare për shkak se Greqi nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe numri është shumë i madh. Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë dhe jam shpresëplotë që do ta arrijmë dhe këtë. Sa të thjeshta duken gjërat kur ishe nga njëra anë”, tha Rama.
-
VIDEO
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, Rama: Do shembet çdo metër i paligjshëm, në hapësirat e zaptuara do bëhen kopshte e çerdhe
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, një aksion që tashmë ka nisur nga Farka në Tiranë.
Rama tha se nuk do të lejohet asnjë metër i ndërtuar la leje, pasi do të prishet dhe hapësira do të shfrytëzohet për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve.
‘Do të jemi këmbëngulës në goditjen e fenonemit të ndërtimeve pa leje, ka nisur një operacion në Farkë dhe do të vijoi metër për metër dhe çdo metër tepër, që më tepër të bëra nga një lloj babëzie për të shitur më shumë dhe shumë shtrenjtë në kurriz të qytetit nuk kanë për t’i gëzuar dot ata që i kanë bërë. Ose do të shemben sipas rastit duke i hedhur në erë ato vilat, ose duke i shembur në mënyrë mekanike, aty do të bëhen çerdhe dhe kopshte dhe hapësira që i shfrytëzon bashkia. Unë jam besim plotë që ky mandat me këtë fuqi që na kanë dhënë njerëzit do t’i vërë vulën shumë gjërave. Duke nisur nga ulja e vendit në BE si e barabartë mes të barabartëve’, tha Edi Rama.
-
VIDEO
Rama batuta me qytetarët, lexon komentet në facebook: ‘Poshtë komunizmi’ çfarë idioti! ‘Mbledhje me pleq’, na marrshin të keqen
Në dëgjesën e zhvilluar me njësinë nr.2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka lexuar dhe disa nga komentet e bëra në rrjetin social facebook. Dikush i kishte etiketuar këto dëgjesa ‘si mbledhjet e xhaxhit Enver! Poshtë komunizmi’.
Ndërkohë një tjetër koment shkruante ‘janë mbledhur të gjithë pleq e PS’, koment të cilin Rama e shoqëroi me batuta me të pranishmit.
“Ca komente në facebook e njëri ka shkruar. ‘fiks si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi’. Sa të jenë këta tipa, komunizmi do të vazhdojë të jetë në pushtet. Idiot komplet, poshtë komunizmi.
Këto dëgjesa janë gjëja elementare që duhet të bëjë një forcë politike që qeveris. Këto dëgjesa në Amerikë zhvillohen normalisht. Ajo që është e re në këtë rast, është që ne po i bëjmë këto kur ka mbaruar fushata dhe ju e dini që menjëherë pasi mbaruan zgjedhjet, deputetët kanë ardhur përsëri. Kemi një libër me mbi 2 mijë probleme për Tiranën. Filluam të punojmë për një dhatë që do të bëhej për zgjedhjet e Tiranës, por ja ku jemi pavarësisht se nuk kemi zgjedhje dhe unë nuk mendoj se është poshtë komunizmi, është rroftë demokracia.
Është dhe dikush që thotë, ‘janë mbledhur të gjithë pleq e PS’. Na marrin të keqen se shife sa vajza e djem ka këtu. Kjo që shkruan e ka me Lumen, po Lumja si yll bote as nuk ka vite, as nuk dihet sa vjeç është sesi jeton”, tha Rama.
-
VIDEO
Pr.buxheti 2026/ Rama: Për herë të parë fond për të përballuar nevojat për barnat te Onkologjiku
Kryeministri Edi Rama thotë se për herë të parë në pr.buxhetin 2026 është përfshirë fond për të përballuar nevojat për barnat për pacientët e Onkologjikut.
“Dua të them, pikërisht sepse sot ekonomia përgjigjet pozitivisht si pasojë ose rrjedhojë e reformave që kemi bërë, kemi mundësinë të shohim më tutje. Të marrim onkologjikun. Patjetër që ajo që ndodhi në spitalin onkologjik ishte diçka tronditëse, por transformimi i bërë tek Onkologjiku është i jashtëzakonshëm sa i përket infrastrukturës. Aty ku dobësia e madhe krijoi edhe hapësirë për ato ngjarje skandaloze. Janë barna shumët ë shtrenjta, që duhet të përmbushin nevoja që shkojnë duke u rritur. Kanceri si në gjithë botën po bëhet sëmundje gjithnjë e më e përhapur. Kemi vënë për herë të parë fond për të përballuar të gjitha nevojat për barnat për kancerin, që do të thitë njerëzit tanë që shkojnë atje të mos kenë mungesë dhe nga ajo mungesa të mos përfitojë askush siç ndodhi në atë situatë që ishte. Por ama, nuk kemi dashur ne të mbulojmë gjithë barnat më parë? S’kemi dashur ti rrisim pensionet më parë? Patjetër që kemi dashur por s’ka qenë mundësia, sot pse është mundësia, sepse është rritur ekonomia, rriten të ardhurat”, tha Rama.
-
VIDEO
Zaptimi i hapësirave publike/ Rama: Gjyqtarët ose të korruptuar ose injorantë që iu japin të drejtë bizneseve! Kemi liruar 100 mijë metra katrorë deri tani
Lidhur me shqetësimin e ngritur nga qytetarët për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, kryeministri Rama thotë se me lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset private, do të mundësohen dhe plotësimet e kërkesave.
-
VIDEO
Rama me banorët e Tiranës: Në fillim të dhjetorit do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë. Rama iu përgjigj aludimeve se këtë dhjetor nuk do të ketë bonus fundviti për pensionistët. Kreu i qeverisë tha se nuk është e vërtetë, duke theksuar se që në fillim të muajit dhjetor të nisë shpërndarja e bonusit, ndërsa rritja e pensioneve parashikohet me pr.buxhetin 2026.
“Çfarë nuk thuhet e çfarë nuk përflitet, ku 95% e gjërave që qarkullojnë janë të rreme. Është thënë edhe që vitin e ardhshëm do shpërndajmë në muaj bonusin e këtij viti të ri. Bonusi i fundvitit do të jepet siç është dhënë vitin e shkuar duke nisur nga fillimi i muajit dhjetor sepse është bonus që u shkon pensionistëve. Vitin e ardhshëm nisim nga janari që të rrisim mbështetjen për pensionistët dhe rritja e çdo janari që vjen do jetë dyfishi i janarit paraardhës”, tha Rama.
Nga ana tjetër Rama theksoi se rritja e pensioneve nuk do të ketë lidhje me indeksimin.
“Tjetra që vlen të rishpjegohet marrëdhënia e kësaj rritje me indeksimin. Kjo rritje nuk ka lidhje me indeksimin, nëse indeksimi është bërë në mënyrë të përvitshme, do të vazhdojë të bëhet në mënyrë të përvitshme. Vetëm indeksimi parashikohet që shifra ta rrijë në 50 mln euro”, theksoi Rama.
-
VIDEO
Rama: Nga janari, paga minimale 500 euro! I vetmi vend në rajon ku biznesi i vogël nuk paguan tatim mbi fitimin
Nga janari paga minimale në vend do të shkojë 500 euro. Në një dëgjesë me banorët e Bashkisë së Tiranës për pr.buxhetin 2026, Rama tha se synohet që deri në fund të mandatit paga minimale të shkojë në 700 euro.
“Nga janari paga minimale rritet në 500 euro, nuk do jetë rritja e parë, do jetë një rritje siç e kemi të thënë para se të merrnim besimin dhe 83 mandate për të çuar pagën minimale700 euro brenda mandatit 4”, tha Rama.
Kryeministri tha se rritja e pagës minimale prek edhe sektorin privat.
“Do rriten pagat edhe në sektorin privat, pavarësisht se pagat në sektorin privat nuk i rrit qeveria,. Ka ndodhur më parë dhe do të ndodhë përsëri, se paga minimale do ti shtyjë më lart pagat e tjera”, tha Rama.
Shefi i qeverisë theksoi se të gjitha këto do bëhen pa rritur asnjë taksë. Rama u shpreh se Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk ka tatim fitimi për biznesin e vogël.
“Të gjitha këto do bëhen pa prekur asnjë taksë, pa rritur asnjë taksë. Ne kemi marrë një zotim dhe do ti qëndrojmë atij zotimi, jemi i vetmi vend në të gjitha rajonin tonë, ku nuk ka tatim fitimi për biznesin e vogël. Biznesi i vogël deri në vitin 2029 do ta ketë zero tatimin mbi fitimin dhe të vetëm kontribute që do vazhdojë të paguajë janë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama në njësinë nr.2 në Tiranë: 1.7 miliardë euro të ndara për pensionet! Do të realizojmë objektivat tona
Kryeministri Edi Rama ka nisur zhvillimin e dëgjesave me qytetarët me qëllim shpalosjen dhe diskutimin e projektbuxhetit të parashikuar për vitin 2026.
-
VIDEO
PL depoziton pr/ligjin ‘Për Sigurinë Ushqimore’, Blushi: Mbrojtja nga produktet e kontaminuara, prioritet kombëtar
Deputeti Tedi Blushi gjatë një deklarate për mediat u shpreh se mbrojtja e shëndetit publik nga produktet e kontaminuara, prioritet kombëtar.
-
VIDEO
21 janari/ Berisha fshihet dhe nuk shkon të japë llogari! Lojë me fletëthirrjen, SPAK: E refuzoi dy herë! Nëse s'shkon herën e tretë, shoqërohet nga Policia
Sot në orën 10.00, SPAK priste paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, për ta marrë në pyetje për krimin shtetëror të 21 janarit 2011. Berisha u hoq sikur nuk kishte dijeni, por SPAK e përgënjeshtroi duke thënë se ka refuzuar dy fletëthirrjet! Berisha urdhëroi rojet në banesë që të mos marrin fletëthirrjen.
-
VIDEO
SPAK tha se refuzoi dy herë fletëthirrjen, Berisha zihet ngushtë: Gënjeshtër! Rojet e banesës janë të përgjegjshëm…nuk përdor atë email
Sali Berisha u zu ngushtë gjatë konferencës për mediat kur u pyet për reagimin e SPAK, që erdhi paralelisht me kohën kur ai fliste për faktin se nuk shkoi në Prokurori për të dëshmuar për 21 janarin. Teksa akuzoi SPAK-un se gënjen kur thotë se ia ka dërguar fletëthirrjen në banesë dhe selinë e PD-së, Berisha u zu ngushtë kur iu përmend emaili, në të cilin gjithashtu i është dërguar fletëthirrja.
-
VIDEO
Iu fsheh SPAK për 21 janarin/ Berisha hiqet sikur nuk di gjë: Mashtrime, s’ka ardhur fletëthirrje te pallati dhe PD! E ka marrë vetëm Taulanti, lojëra të Altin Troplinit
Ndonëse Prokuroria e Posaçme ia ka dërguar fletëthirrjen në tre vende, në banesën e tij, në selinë e PD, dhe në Kuvend, kryedemokrati thotë se nuk ka marrë fletëthirrje.