-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën, pa të shtunë e të dielë
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për çmontimin e strukturave metalike të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private.
-
VIDEO
PD nis nesër protestat/ ‘Foltore’ çdo 1 javë para kryeministrisë, folës nga opozita dhe qytetarë për problemet që nuk diskutohen në parlament
Opozita do t’i rikthehet nesër protestave. Platforma që do të ngrihet para kryeministrisë, do të mbahet një herë në javë ndërsa Sali Berisha e ka quajtur foltore paralele me Kuvendin ku do të flitet për çdo problem që refuzohet sipas tij të diskutohet në hapësirën parlamentare.
-
VIDEO
‘Pse besove tek të rinjtë?’, Rama tregon historinë e gjyshes: Më tha ‘po nuk bëre gjë për të tjerët, e ke vendin në ferr’
Në një intervistë me investitorë të rinj në fushën e turizmit, Edi Rama tregon përse besoi tek modelet e reja se mund të sillnin risi dhe mund të ndryshonin vendin, kryeministri e shoqëron me një histori nga fëmijëria e tij për të treguar se asnjëherë nuk e ka humbur besimin.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike, kryeministri Rama: S’ka pushim, do të çlirohen të tëra pa përjashtim
Rama thekson se nuk do të ketë pushim, derisa hapësirat publike të zaptuara të çlirohen të gjitha.
-
VIDEO
‘E keqja e këtij vendi’, Berisha i përgjigjet Ramës dhe e pranon: Ndaj meje ka pakënaqësi (edhe në Bruksel), mbroj tezën se Shqipëria është narkoshtet
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Sali Berisha tha se do të nisë analiza e brendshme në PD javën që vjen. Kryedemokrati beson se sulmohet nga kryeministri Rama dhe nga ndërkombëtarët sepse ai denoncon narkoshtetin.
-
VIDEO
I thirrur në SPAK për 21 Janarin, Berisha njofton ‘foltore 2’: Hapim Kuvendin para Kryeministrisë
Në një kohë që SPAK e ka thirrur për çështjen e “21 Janarit”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e “Foltores 2” dhe një tur takimesh në bazë me demokratët.
-
VIDEO
Rama: Kushtetuesja të kthejë Veliajn në zyrë, Tirana s’drejtohet me delegim! Bufi u arratis nga zgjedhjet, Manastirliu do vijojë të jetë kandidatja jonë
Rama tha se Kushtetuesja që e la në detyrë Veliajn, duhet ta kthejë në zyrë. Konfirmoi se Manastirliu do jetë kandidate kurdo të mbahen zgjedhjet për Tiranën. Ironizoi PD-në dhe faktin se nuk hyri në zgjedhje me kandidatë të saj. Për Binajn, tha se është një aktor që luan rolin e kandidatit të pavarur. Komentoi edhe atentatin në Rinas.
-
VIDEO
Ligji për barazinë gjinore/ Berisha: Do e çojmë në Kushtetuese, por mos prisni ndonjë gjë...është nën kontroll
Partia Demokratike do ta çojë ligjin për barazinë gjinore në Gjykatën Kushtetuese. Por, Sali Berisha u tha ndjekësve në rrjetet sociale që mos të kenë pritshmëri nga kjo gjykatë, duke e akuzuar se është nën kontroll.
“Ligji, më duhet t’u them shqiptarëve se është ligji i konsolidimit të një diktature të shëmtuar. Ky ligj nuk shkonfiguron vetëm familjen, që është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë një personi dhe kombi. Por ky ligj instalon censurën. Ky ligj, njëlloj si në diktaturën komuniste, kërkon që i akuzuari të provojë se po akuzohet pa fakte dhe kot dhe jo ai që akuzon të paraqesë faktet.
Kjo është njëlloj si në kohën e Partisë së Punës që të akuzonin si armik dhe duhet të provoje që nuk ishe armik. Ligjin do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, por mos prisni ndonjë gjë se Gjykata Kushtetuese ka faktuar se është në kontroll, në tërësi jo në çdo akt. Ne do bëjmë gjithçka që ta zbërthejmë, ta qartësojmë para çdo qytetari këtë ligj dhe të kërkojmë referendum për abrogimin e tij”, tha Berisha.
-
VIDEO
Disfata në 5 bashki/ Berisha: Nuk ishte gabim që dolëm me kandidatë të pavarur, faktuam që Rama nuk bën zgjedhje
Sali Berisha i quaj farsë edhe zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki. Në bashkëbisedimin me qytetarët Berisha tha se nuk ishte gabim fakti që dolën me kandidatë të pavarur, por sipas tij edhe ky varian dëshmoi se Rama nuk bën zgjedhje.
“Nuk ishte asnjë gabim. Opozita dëshmoi dhe duhet të dëshmojë vullnet për hapje, i falënderoj shumë të gjithë ata që kandiduan si të pavarur. Kjo faktoi se në asnjë variant Rama zgjedhje nuk bën, populli e braktisi Ramën, një braktisje ekzemplare. Kjo tregon që ne si opozitë duhet të kapitalizojmë zemrën dhe revoltën që ekziston në zemrat e shqiptarëve dhe ta kthejmë në energji të fuqishme të përmbysjes së këtij regjimi të paligjshëm në Shqipëri”, tha Berisha.
-
VIDEO
‘E keqja e këtij vendi’, Berisha i përgjigjet Ramës: Më ka nderuar, ndaj meje ka pakënaqësi se mbroj tezën se Shqipëria është narkoshtet
Sali Berisha iu përgjigj Edi Ramës nga bashkëbisedimi që zhvilloi me qytetarët, ndërsa kryeministri e cilësoi si e keqja më e madhe e këtij vendi. Në përgjigjen q ëi dha një qytetari, Berisha tha se Rama e ka nderuar me këtë epitet. Berisha vetë e pranon se ndaj tij ka pakënaqësi pasi mbron tezën se Shqipëria është narkoshtet. Ndërsa akuzoi Ramën se për të janë të mira vetëm krimi dhe droga.
“Më ka nderuar me këtë, sepse Rama dhe artopolantët e tij më konsiderojnë të tillë vetëm për një fakt se unë mbroj interesat e qytetarëve. Ju duhet të dini që sot ndaj Berishës ka pakënaqësi të madhe sepse unë para shqiptarëve dhe botës mbroj tezën se Shqipëria është një narko shtet. Këtë Rama bën gjithçka që ta denoncojë këtë qëndrim timin. Unë u them juve që ky përkufizim që i bëj Shqipërisë, nuk e bëj nga vetja ime, por e kanë bëtë analistë e gazetarë ndërkombëtarë. Rama paguan dhe ka mbrapa makinerinë e Soros që vazhdojnë betejën në mënyrën më të vendosur kundër demokracisë në Shqipëri, në mbështetje të diktatorit Rama dhe luftë kundër opozitës dhe Berishës, ndaj unë për Ramën jam e keqja më e madhe, sepse e mirë për ta është droga, krimi, spastrimi etnik i Shqipërisë, largimi i shqiptarëve. A keni dëgjuar ju ndonjë nga këta të shprehë këtë gjë me kaq trishtim”, tha Berisha.
-
VIDEO
Tabaku kundër paqes fiskale: Qeveria të bëjë transparencë me listën e përfituesve, bizneset do detyrohen të trokasën në derën e shteti për taksën që do paguajë
Deputetja thekson se qeveria duhet qe të bëjë transparencë me listën e përfituesve, ndërsa shton se me këtë plan, tatimpaguesit nuk do të paguajnë taksat duke besuar se edhe në të ardhmen do të përfitojnë nga falje të tilla.
-
VIDEO
Rama batuta: Si mund t’u thuash vlonjatëve respektoje planin dhe mos u sill si vetë zot e shkop, mbret apo kryeministër
Duke folur për çështjen e mbetjeve dhe pastrimit, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat për vlonjatët, teksa tha se s’i mund t’ju thuash atyre që të respektojnë planin dhe të mos sillen si vetë “zot e shkop”.
“Ça plani t’u bësh vlonjatëve dhe t’u thuash shiko se duhet të respektosh këtë plan dhe nuk duhet të sillesh si vetë zot, shkop, kryeministër, mbret vetë president dhe zoti në tokë. E pamundur, atëherë kjo do të na ndihmojë të ndajmë ata që janë qytetarë të përgjegjshëm dhe ata që fshihen pas emrit të vlonjat që bëjnë ça të duan e sjell si shembull se meqë kam një pejsë andej i bie edhe vetes me këtë rast dhe nuk me thonë dot ça ke me ne.”, tha Rama.