-
VIDEO
Rama ironizon sërish PD: Nuk bëhen gjërat me humor, aktorë e të shara! E mori për 4 vjet një nga ata bashkinë e Tiranës, dhe gjërat u kthyen mbrapsht
Kryeministri Edi Rama, duke folur për Tiranën, vijoi sërish duke ironizuar opozitën teksa tha se nuk bëhen gjërat me humor e aktorë. Po ashtu iu referuar edhe Lulzim Bashës, duke thënë se kur drejtoi bashkinë, “e pamë ku shkoi Tirana”.
“Nuk janë gjëra që bëhen me humor, me aktorë, me të shara e shamatara, sepse pastaj kur të bien në dorë që t’i bësh e sheh mirë se si është puna. Nuk bëhen dot nga klubet e natës që mblidhet ata derrat e kënaqur të Migjenit dhe diskutojnë për të zezat e Shqipërisë sot, e provuam njëherë që na erdhi njëri atje në bashki 4 vjet, dhe e pamë se ku shkoi Tirana. U kthyen të gjitha gjërat mbrapsht.”, tha Rama.
-
VIDEO
Drejtësia e re/ Rama: Nuk e lufton SPAK korrupsionin, por PS edhe me koston e paguar në lëkurën e vet! Prandaj njerëzit na mbështesin ne, jo lloj lloj karagjozësh
Kryeministri Edi Rama komentoi edhe drejtësinë e re teksa tha se është PS ajo që e bëri të mundur këtë gjë. Në bisedimin me qytetarët në njësinë 3 në Tiranë, kryeministri theksoi se nuk është SPAK që po lufton korrupsionin por vullneti i partisë që ai drejton, që po e mbron edhe me koston në lëkurën e vet, duke iu referuar mbajtjes në paraburgim prej shkurtit pa gjyq të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
-
VIDEO
Ironizon Rama: S’ka më të mirë se ne, të tjerët janë kashtë e k*qe! Për Tiranën, nxorrën një aktor që luan rolin e kandidatit të pavarur
Në takimin që po mban me qytetarët në njësinë numër 3 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën, teksa tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që një parti politike si PD, që pretendon se është alternativë, të “arratiset” nga zgjedhjet dhe të mbështesë disa persona, që i cilësoi si pseudo kandidatë të pavarur. Shënjestroi edhe Florjan Binajn që shpalli kandidaturën për Tiranën, duke thënë se është një “aktor që luan rolin e kandidatit të pavarur.”
-
VIDEO
'Brenda mandatit sistem me kamera inteligjente', Rama: Atentati në Rinas do ishte parandaluar
Kryeministri Edi Rama gjatë dëgjesës me banorët e njësisë numër 3 theksoi se brenda mandatit i gjithë vendi do të monitorohet me sistemin e kamerave inteligjente. Rama tha se nëse ky sistem do ishte aktiv, do të ishte parandaluar atentati në Rinas.
“Ajo ngjarja e Rinasit që ndodhi do ishte zbardhur kohë reale. Në momentin që ai sistem funksionon, parandalon në mënyrë jashtëzakonisht efikase, të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin, qetësinë, respektimin e rregullave, nga rregullat e qarkullimit, tek rregullat e bashkëjetesës në një lagje. Brenda këtij mandati do ta kemi këtë sistem”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Pastërtia varet edhe nga disiplina e qytetarëve! Bizneset, problem numër 1! Shqiptarët bëjnë foto nga deti, por shishen e ujit e hedhin atje
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një banori të njësisë 3 në Tiranë, i cili shprehu kritika për plehrat dhe pastërtisë së qytetit, duke e krahasuar me vendet evropiane. Rama tha se në këtë pikë, përtej rregullave të vëna nga autoritetet, duhet të ketë disiplinë edhe nga qytetarët dhe bizneset, teksa këta të fundit i cilësoi si ndotësit më të mëdhenj. Rama tha se ndjen turp kur sheh nëpër rrugët kombëtare të mbushura anash, që sipas tij, një gjë e tillë, shkaktohet nga vetë shqiptarët që nga njëra anë duan të bëjnë foto duke treguar bukuritë e vendit, dhe nga ana tjetër, e ndosin duke hedhur mbeturina.
-
VIDEO
‘Kam vite që s’i përmend as emrin’, Rama ironizon Berishën: Opozita kënetë, ai është bufi i madh
Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën në takimin me banorët e njësisë 3, ku zhvilloi një dëgjesë për projektbuxhetin 2026. Një banor e pyeti mbi bonusin e fundvitit, duke i thënë se ‘tellalli’ Berisha thotë që s’do kenë rritje pensionesh.
Me ironi Rama i tha se përmendi një emër, të cilin ai prej vitesh nuk e përmend më, por merret me të vetëm gjatë fushatës. Rama tha se opozita është një kënetë e madhe, ku Berisha është bufi i madh.
“Merrem me të vetëm kur ka fushatë, se jam i detyruar se aty jemi në arenë dhe duhet me u marr, ndryshe as nuk e dëgjoj ca thotë, as nuk e llogaris, a është apo nuk është. Është një e keqe e madhe që nuk i është ndarë këtij vendi, ajo frymë. Është çështja tek një kënetë e madhe, ku ai është bufi i madh, por aty ca nuk ka. Fjalët që unë them dhe ne themi, njerëzit kanë të thjeshtë ti vërtetojnë, se kur ne themi që do jepet bonusi, njerëzit kanë mundësi ta vërtetojnë do jepet apo s’do jepet. Të njëjtin bonus do ta merrni edhe në dhjetor njësoj, nga 100-150 euro.
Dhjetori vjen për pak javë, do ta vërtetoni vetë dhje kur ta vërtetoni do kuptoni se kë duhet të dëgjoni e kë s’duhet të dëgjoni. Ju i dëgjoni të tërë se jeni të vëmendshëm, por shumë kush nuk e beson vërtetë, e kam thënë dhe më parë, unë nuk lexoj portale, marr herë pas herë, që mi çojnë këta që kam rreth e rrotull. Nuk kam lajme shqip në shtëpi, nuk shoh debate sepse jam në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit, ndjekim opinionin me anketat e brendshme që bëjmë. Për ata që kanë thënë se bonusi i dhjetorit do ndahet vitin tjetër, ja erdhi dhjetori dhe do shihni do merrni apo jo. Pastaj do dini vetë ç’të mendoni për ata që ju fusin xixat duke luajtur edhe më këto gjëra të jetës së përditshme që për ju kanë rëndësi të veçantë”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Ogerta Manastirliu do të vazhdojë të jetë kandidatja jonë për Tiranën kur të mbahen zgjedhjet
Kryeministri Edi Rama tha se Ogerta Manastirliu do të mbetet kandidatja e PS për të drejtuar bashkinë e Tiranës, kurdo që të mbahen zgjedhjet. Manastirliu u prezantua si kandidate për Tiranën në shtator kur u mbajt Asambleja e PS-së, dhe që prej atëherë ka vijuar fushatën, pavarësisht pezullimit të dekretit për zgjedhjet në kryeqytet.
“Njerëzit që jetojnë në këtë qytet duan shërbimet, rrugën, kopshtin, çerdhen, pastrimin etj, gjë që ne duhet të bëjmë çmos t’i kenë dhe duke vlerësuar maksimalisht rëndësinë e kësaj detyre, jemi edhe sot këtu, së bashku me Ogertën që ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet së bashku me Delinën, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit që ka barrën e drejtimit politik të skuadrës së deputetëve apo të përfaqësuesve të PS në këtë njësi dhe natyrisht së bashku me ju.”, theksoi Rama.
-
VIDEO
Vendimi i Kushtetueses/ Rama: S’kam arsye të besoj se gjykata mori vendim politik! Ta kthejë Veliajn në zyrë, Tirana s’mund të drejtohet me telekomandë dhe delegim
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë Erion Veliajt dhe rrëzoi vendimin e qeverisë për ta shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës dhe dekretin e presidentit për zgjedhjet. Rama tha se Tirana nuk mund të drejtohet me delegim.
-
VIDEO
Rama: Ka nisur puna për ngritjen e Institutit Kombëtar për Tumoret! Partneritet me spitalin ‘San Raffaelo’ të Milanos për transformimin e QSUT-së
Kryeministri Edi Rama thotë se ka nisur puna për ngritjen e Instituti Kombëtar për Tumoret, siç e kanë shumë vende të Europës. Në një dëgjesë me banorët e njësisë numër 3 në Tiranë për pr.buxhetin 2026, Rama tha se për herë të parë është caktuar fond për të përballuar nevojat për barnat te Onkologjiku.
Rama foli edhe për marrëveshjet e nënshkruara me Italinë pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive. Kryeministri tha se me këtë marrëveshje i hapet rrugë edhe partneritetit mes QSUT dhe spitalit ‘San Raffaelo’ të Milanos. Rama tha se deri në fund të mandatit, QSUT do të kthehet në pikë referimi në të gjithë Ballkanin.
-
VIDEO
Rama në njësinë 3 në Tiranë: 1.7 mld euro për pensionistët gjatë këtij mandati! Sforco e madhe financiare, por do ta bëjmë pa cenuar rritjen ekonomike
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorët e njësisë në 3 në Tiranë për të prezantuar projektbuxhetin e vitit 2026. Kreu i qeverisë përmendi rritjen mujore për pensionistët, në mënyrë të tillë që deri në 2030 të kenë arritur objektivin e vendosur.
-
VIDEO
‘Mos e hap gojën’/ Kryebashkiakja e Roskovecit merret e pandehur! SPAK: I ushtroi presion mbështetësit të opozitës të mos votojë në 2023-shin, ndërtoi pa leje
Sipas SPAK-ut, qytetari kishte përfituar nga programi social i bashkisë për përmirësimin e kushteve të banimit, megjithëse punimet për shtëpinë sapo i kishte nisur. Punonjës të IMT-së shkuan në vendin ku po ndërtohej objekti dhe i kërkuan qytetarit që të ndalonte punimet, duke pretenduar se ato ishin pa leje. Bufi e takoi qytetarin në zyrë dhe i ushtroi presion të mos votonte.
-
VIDEO
Zaptimi i hapësirave publike, Rama: Kemi liruar 100 mijë metra katrorë në Tiranë! Gjyqtarë të korruptuar e injorantë u japin të drejtë bizneseve
Në fillim të muajit dhjetor do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pesionistët. Në takimin me banorët e njësisë numër dy në kryeqytet kryeministri Edi Rama sqaroi se në projketbuxhetin e vitit të ardhshëm 1.7 miliardë euro janë dedikuar për rritjen e pensioneve, që nuk ka lidhje me indeksimin.