• VIDEO

    PD kërkoi mocion me debat për buxhetin 2026, Bardhi: S'ka ligj për minimunin jetik! Balla: Opozita, evazion kërkesash! Duan t'i 'shqyrtojnë' te Foltorja

    Projektbuxheti i vitit 2026 shkaktoi debate në Konferencën e Kryetarëve. PD thotë se nuk ka ligj për minimunin jetik. Balla thotë se PD ka “evazion kërkesash”. Ai thotë se synon që të përcaktojë rendin e ditës te “foltorja” para kryeministrisë.

    • VIDEO

      Biznesmeni Cela kallëzon deputetin Dogjani në SPAK për një apartament: Nuk ia kam dhuruar...

      Dogjani nga ana tjetër thotë se ai nuk e ka paguar Çelën, por e banesën e ka përfituar si pasojë e shërbimeve juridike dhe konsulencave që i ka dhënë biznesmenit në vitin 2006, edhe pse në atë kohë nuk dispononte një licencë juridike.

    • VIDEO

      Braçe pyet ministrin e bujqësisë për skemën e TVSH-së në bujqësi: Pupu këta se dinë fare, pfff një tmerr (mbështet kokën në tavolinë)

      Skema e TVSH-së në bujqësi me kompensim 10% për çdo faturë që fermeri do të marrë nga grumbulluesit për produktin që do t’i shesë ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë.

    • VIDEO

      Edi Rama pritet nga kryeministri i Holandës në Hagë: Takim i rëndësishëm për thelllimin e partneritetit dypalësh

      Pas Brukselit, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Hagës ku është takuar me kryeministrin e Mretërisë së Holandës, Dick Schoof. Teksa ka ndarë një video nga vizita në Hagë, kryeministri Rama shkruan se takimi me Schoof është i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh. “Hagë – Me Kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Dick Schoof Një takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh dhe thellimin e bashkëpunimit me Holandën”, shkruan Rama.

    • VIDEO

      Protesta para kryeministrisë/ Berisha: S’ka lidhje me thirrjen time për 21 janarin, duam dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

      Partia Demokratike ka thirrur sot protestë para kryeministrisë, ku pritet të ngrihet një foltore, ku qytetarë e figura politike do të mbajnë fjalime. Berisha thotë se kjo protestë ka vetëm një kërkesë, dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë. Berisha tha se ky është hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike.

      “Sot, populli opozitar inauguron fillimin e foltores së parlamentit parlamentaro-qytetar para ndërtesës së kryeministrisë me kërkesën e prerë dhe të vetme, dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut si hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

      Kjo protestë thirret në kushtet kur opozita bëri gjithçka për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Por qeveria bëri gjithçka për të shndërruar procesin zgjedhor në një farsë të shëmtuar zgjedhore. Duke u faktuar kështu shqiptarëve dhe botës se shpresë për ndryshimin e pushtetit me votën e lirë nuk ka për sa kohë Edi Rama të jetë kryeministër”, tha Berisha.

      I pyetur nga gazetarët nëse protesta para Kryeministrisë ka lidhje me thirrjen e tij nga SPAK për 21 janarin, Berisha e mohoi, duke lënë të nënkuptuar se është thjesht një rastësi.

      “Kemi të bëjmë me një konfiskim të plotë të parlamentit.Atëherë cila është zgjidhja? Parlamenti në shesh.  Ta vijmë tek ajo thirrja. Nuk mund të ketë asnjë lidhje. E kam thënë, e them, absolutisht për çdo gjë, sa  herë të thirrem unë do të shkoj, qoftë në gjykatë, qoftë në prokurori. Sepse ai është ligji jashtë të cilit sistemi nuk mund të funksionojë, dhe unë nuk kam refuzuar kurrë ftesën për tu paraqitur.

      Në radhë të parë shtro pyetjen ti. Pse nuk u thirr Sali Berisha 12 vite pasi iku nga pushteti? Kush e pengoi. Nga viti 2013, çështja është hetuar, nga 2013 e gjer para dy javësh, pse nuk u thirr, kush e pengoi”, tha Berisha.

    • VIDEO

      Marrëveshje me PS për Sonila Bejtjan? Bardhi: Është tërhequr nga gara për Komisionere Kundër Diskriminimit! S’do ketë bisedime kafenesh

      Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u pyet nga gazetarja Esiona Konomi lidhur me spekulimet se ka një marrëveshje me PS që Sonila Bejtja të bëhet komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ai tha se Bejtja është tërhequr nga gara dhe se përmes një emaili ka sqaruar se ka menduar që procedurat do të zgjasnin dhe do të ishte zëvendësuar si gjyqtare në Kushtetuese.

      "Sonila Bejtja ka njoftuar komisionet parlamentare për tërheqjen e saj nga gara menjëherë sa është shpallur për shkak se ka papajtueshmëri për funksionin e anëtarit të Kushtetueses. Në email argumenton se nuk ka menduar që procedura do përmbyllet në një afat kaq të shpejtë. Dua të sjell në vëmendje që edhe legjislaturën e shkuar Avokati i popullit nuk është zgjedhur me konsensus për një aryse të vetme. Sa të jem unë kryetar i grupit të PD nuk ka për të pasur asnjë bisedim në kafenetë e kuvendit. Çdo diskutim të bëhet në organet e kuvendit.', tha ai. 

    • VIDEO

      Bardhi: Kërkuam mocion me debat, projekt buxheti i vitit 2026 cenon të drejtat kushtetuese për caktimin me ligj të minimunit jetik

      Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se kanë kërkuar mocion me debat për projektbuxhetin e vitit 2026. Sipas tij, me këtë projekt buxhet cenohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për caktimin me ligj të minimunit jetik.

      “Sqaroj opinioni publik se maxhoranca në kuvend, vijon me projektin për asgjesimin ëe parlamentarizmit dhe cdo mekanizmi kontrolli që parashikon rregullorja,. Gr i PD, në ushtrim të drejtave, ka depozituar një mocion me debat për mungesën e një ligji të posaçëm siç ndodh në çdo vend të rajonit dhe të evropës, për caktimin e minimumit jetik. Qytetarët kanë parë se ka ardhur në kuvend projekt buxheti 2026 dhe para tre ditësh edhe paketa fiskale apo ligjet financiare që shoqërojnë. Qartësisht në këtë projekt buxhet cenohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për caktimin me ligj të minimunit jetik. Dua ta  bëj publikisht pyetjet që i bëra Ballës: masat për ndihmat ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta është rreth 40 mijë lek të vjetra, dhe Balla duhet tu shpjegojë shqiptarëve nëse mundet të jetojë me 40 mijë lek të vjetra, sic jeton një numër i konsiderueshëm i familjeve shqiptare. A mundet një familje me 4 persona të paguajë detyrimet për energji, ujë e ngrohej me ndihmën që jep shteti 40 mijë lekë në muaj. Është fakt dhe përmendet edhe në kërkesën për mocion me debat se sipas rekomandimeve nga organizata ndërkombëtare e punës, BB, FMN dhe studime nga Avokati i Popullit, se përcaktimi i një treguesi zyrtar të minimumit shqiptar është kërkesë e vazhdueshme ndaj qeverisë shqiptare. Grupi jonë ka kërkuar mocion me debat. Që nga nisja e kësaj legjislature në ushtrim të të drejtave tona, kemi propozuar mekanizmat e kontrillit ndaj ekzekutivit, por maxhoranca me forcën e kartonit ka vendosur t’i refuzojë. Në dy muaj, na janë refuzuar 5 mocione me debat, 3 kërkesa për jkomision hetimor dhe 2 për interpelancë me kryeministrin.”, tha ai.

    • VIDEO

      Berisha refuzoi dy herë fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin, Balla: Situatë qesharake! Kur bëhet fjalë për kundërshtarët, këta ta tundin kërkesën e prokurorisë në sy

      Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se PD kishte kërkuar mocion me debat për buxhetin e vitit 2026. Ai komentoi edhe protestën e sotme të PD pasdite, teksa tha se sa herë që Berisha thirret në SPAK bëjnë protesta. 

      “Një gjë e dinë shqiptarët, që nga 1998, kur kuvendi i hiqte imunitetin e Berishës janë thirrur në protestë, kur sot SPAK i dorëzon një fletëthirrje, pas një situate më qesharake nuk ka parë që shkon te sekretaria e kuvendit, te zyra e grupit parlamentar të PD-së që t’i dorëzojë një zarf dhe sekretaria e PD thotë se nuk e pranojmë. Apo te selia nuk e pranojmë. Por megjithatë, në 1998 i hiqej imuniteti kishte protesta. Në 2019, kur i hiqej viza amerikane, PD linte mandate dhe shkonte në protestë. Në 2023, kur sërish drejtësia merr një masë ndaj tij, prapë protesta. Edhe sot ur zotëria thirret si person që ka dijeni, të gjithë jemi thirrur në prokurori për të dhënë informacion mbi çështje që kemi djeni. Ka edhe kolegë të mi që shkojnë për çështje ose nën hetim dhe nën akuzë, dhe këta dashnorët e drejtësië së sr kur bie fjala për kërkesa ndaj kundërshtarëve, ta tundin kërkesën në sy dhe thënë ku është filani. Po ky filani? Protesta është legjitime, por ky është diskutim që mendoj se  e bën në mendjen e tij çdo qytetar: proteston kur të thirr ty drejtësia, dhe kërkon protesta sikundër atij që e ka thirrur drejtësia. Kjo është hipokrizi, që dihet se si shkon fati i tyre. Zgjedhjet e radhës vijnë dhe vazhdon thellon diferencën me humbjen pararendëse.”, tha ai.

    • VIDEO

      Dosja Veliaj në GJKKO, mbahet sot seanca e radhës paraprake ku pritet të vendoset nëse kalon apo jo për gjykim

      Në seancën e kaluar, prokurori Altin Dumani prezantoi një material të përmbledhur prej 50 faqesh, duke kërkuar kalimin e dosjes për gjykim. Avokatja e biznesmenit Elman Abule kërkoi pushimin e çështjes, ose në alternativë gjykim të shkurtuar. Ndërsa avokatët e personave të tjerë kërkuan kohë për t’u shprehur.

    • VIDEO

      110 mijë fermerë me NIPT, do të përfitojnë kompensim 10% të TVSH-së çdo gjashtë muaj

      Për çdo faturë që fermerët do të marrin nga grumbulluesit kur iu shesin produktin do të kompensohen me 10% të vlerës së saj. Ministri i Financave tha në komisionin e Ligjeve se do të përfitojnë fermerët me NIPT, që sot janë rreth 110 mijë të tillë, dhe që për produktet që shesin do të marrin faturë tatimore.

      “Fermeri do të kompensohet drejtpërdrejtë me një normë 10% të vlerës së faturave të shitjes së mallit, të tij, te grumbulluesi, përpunuesi apo te agrobiznesi. Kompensimi i shumave do të duhet nga administrata tatimore brenda bazës gjashtë mujore. Përgjithësisht do të mund të paraqiten brenda datës 31 dhjetor, për furnizimet e kryera gjatë periudhës janar-qershor të vitit paraardhës, ose brenda datës 31 qershor të vitit pasardhës, për furnizimet e kryera gjatë periudhës korrik-dhjetor të vitit paraardhës. Ndaj, fermerët do të duhet të jenë të kujdesshëm, pasi në mënyrë që të përfitojnë nga kjo nismë, duhet që për çdo produkt, që ata shesin tek grumbulluesit, tek përpunuesit apo tek agrobiznesi, duhet të marrin faturën e mallrave që kanë shitur”, tha Malaj.

      Kostoja e kësaj nisme është planifikuar të arrij për vitin e parë 15 milionë euro. Kompensimi për fermerët do të ndodhë 2 herë në vit, çdo gjashtë muaj do të marrin 10% mbrapsht për faturat e paraqitura në administratën tatimore.

    • VIDEO

      Paqja fiskale, fshihen 1 mld € borxhe të bizneseve! Malaj: S’është amnisti, por shansi i fundit për debitorët para se të nisin konfiskimet e pasurive

      Fokusi kryesor ishte tek prezantimi i dy nismave ligjore të njohura si ‘Paqe Fiskale’, me bizneset që kanë detyrime tatimore të papaguara, ku borxhet më të vjetra se 10 vite fshihen automatikisht.

      • VIDEO

        Refuzoi fletëthirrjet e SPAK për 21 janarin, Berisha: S’më kanë thirrur, kanë frikë nga dëshmitë e mia

        Kreu i PD-së, Sali Berisha, para godinës së SPAK ku u paraqit për masën detyrim paraqitje për aferën Partizani, pretendoi sërish se nuk është thirur asnjëherë në Prokurorinë e Posaçme pasi kanë frikë nga dëshmia e tij. Ndërsa SPAK-ut ia ka refuzuar dy herë thirrjen, ai vijoi sërish duke thënë se do të shkojë nëse do të thirret.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv