-
VIDEO
Meloni: Të rrisim bashkëpunimin me Shqipërinë, të fokusuar tek ndërtimi i korridorit 8
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, tha se një tjetër takim është përcaktuar për të nisur punimet për krijimin e një forumi ku do të përfaqësohen ndërmarrje të sistemit prodhues.
“Është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtij lloji. Është e qartë ne dimë që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë i kanë rrënjët shumë thellë. Kanë qenë gjithmonë të tilla, konstante që shkojnë përtej interesave reciprokë. Kemi qenë të mallëngjyer nga kalimi i asamblesë tonë plenare me 20 ministra duke folur të gjithë në italisht pa pasur nevojën e përkthimit. Ajo që duam të bëjmë, është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme ta shndërrojmë në një thesar për ta fuqizuar më shumë. Italia është partneriteti i parë tregtar i Shqipërisë. Qëllimi ynë është që ti japim më shumë thellësi ,që ti vendosim marrëdhëniet tona në një plan më të thellë. Me kryeministrin Rama kemi lënë një tjetër takim ,atë të krimit të një forumi ku do të përfaqësohen shoqëri ndërmarrje që përfaqësojë sistemim prodhues brenda 6 muajve të parë nga sot. Kemi përcaktuar drejtimet, investimet në sektorë si energjia, transporti duke u përqendruar tek korridori i 8. Ajo rrugë që vjen nga Puglia duke kaluar në Shqipëri dhe duke vazhduar me tej në Maqedoni dhe Bullgari. Kjo domethënë të sigurosh më shumë mirëqënie e zhvillim jo vetëm për Italianë por në mbarë Evropë”, tha Meloni.
-
VIDEO
Rama: Po punojmë për investime në fushën e energjisë! Falë Melonit, shqiptarët marrin sot pensione për punën e bërë në Itali
Kryeministri Edi Rama thekson se partneriteti mes shtetin italian do të forcohet më shumë teksa rendit një sërë projektesh të reja, kryesisht në sektorin e energjisë.
“Falënderoj ministrin Tajani, i cili si një evropian i vërtetë, por njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, ka qenë mik i Shqipërisë. Ai po na mbështet në të gjitha elitë tona, dhe po e bën këtë jo vetëm në rrugë diplomatike dhe në aspektin ekonomik. Dhe nëse sot më në fund korridori 8 që është strategjik, më në fund ka nisur me një ritëm të përshpejtuar, kjo është meritë e ministrit të Jashtëm të Italisë.
Pastaj më duhet të shtoj që falë kësaj qeverie edhe kujdesit të veçantë të kryeministres italiane, sot të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali, sot kanë më në fund të drejtën për pensin. Një kërkesë e bërë shumë vite më parë, mbi 10 vite, një angazhim i marrë nga të gjithë qeveritë e mëparshme por është fakt prej e përditshmërisë të shqiptarëve, falë Giorgia Melonit. Mund të them gjithë sa tha Meloni, shkon në drejtimi ne saj që është për thellimin kësaj marrëdhënie dhe është drejtimi i thelbit të kësaj lidhje të veçantë që më në fund shoqërohet nga kantiere të mëdha. Kemi një nga projektet më më të mëdha për energjinë në Evropë që po ecën përpara, përmes linjës interkoneksionit mes Shqipërisë dhe Italisë me pjesëmarrjen e Arabe, por jemi duke punuar për një tjetër projekt, që do të lidhë Lindjen me Perëndimin. Pastaj kemi dhe kulturën. Nëse nuk do të ishte e pranishme kultura, nuk do të ishte as Italia. Kjo nderon qeverinë por dhe ministrin. Jam i lumtur të iu bashkohem juve në kritikat që do tiu bëhen nga shtypi, por përsa më takon më në fund pas kaq shumë vitesh kemi një marrëveshje konkrete për të bërë bashkë një strukturë më rendësi shumë të madhe evropiane.
Pra për ta mbyllur, do të doja të shtoja që do të ishte qershia mbi torte nëse në vitin 2028, vit që Italia do të marrë kryesinë e KE, dhe kur Giorgia do të mbajë rolin e dyfishtë, atë të kryeministres dhe presidentes të KE, qeshni por koha do të kalojë dhe do të shihni që unë kam gjithmonë të drejtë. Gaboja kur isha më i ri si ministër i Kulturës, por tani që jam një vereran, besoj se nuk gaboj”, tha Rmaa.
K.B/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje mes dy qeverive, firmosen 16 marrëveshje! Rama-Meloni: Ditë historike! Ndërtojmë 7 anije në bazën e Pashalimanit
Kjo është mbledhja e parë e përbashkët që zhvillohet mes dy qeverive. Për Italinë, kjo është hera e parë që ulet në një tryezë të përbashket me një shtet jo anëtar të BE. Rama: Ditë historike për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë. Nënshkruhen 16 marrëveshje të reja.
-
VIDEO
A do të ketë bojkot të parlamentit? Tabaku: Betejë në disa fronte! Analizë brenda PD-së pas zgjedhjeve të 9 nëntorit
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë intervistës për Report TV, foli edhe për aksionet që do të ndërmarrë opozita. Ajo tha se nuk pati bojkot të komisioneve të hënën por ishte thirrur mbledhja e grupit. Sipas saj, nuk do të ketë as bojkot të parlamentit, sepse siç shtoi ajo, aty do të kërkojnë llogari për qytetarët.
“Më vjen keq se ka perceptim të gabuar. Nuk ka pasur bojkot, ditën e hënë, deputetët nuk shkuan në nbledhje për shkak të mbledhjes së grupit. Nuk ka bojkot të komisioneve dhe as të parlamentit. Nuk na pëlqen parlamenti, as përbërja e parlamentit dhe as nuk reflekton vullnetin e zgjedhësve, por është një institucion që duhet përdorur në maksimum. por duhet përdorur në maksimum. Besoj fort edhe te debate, njerëzit kanë nevojë për transparencë, kanë nevojë edhe duke kërkuar llogari dhe duke dhënë alternativë dhe parlamenti ështe platformë e mirë për ta bërë këtë.”, tha Tabaku.
Duke u ndalur te protesta e thirrur të hënën pra kryeministrisë paralelisht me Kuvendin, ajo tha se do të mbajnë paralelisht disa aktivitete. Sipas saj,
"Do të jem paralelisht disa aktivitete që do zhvillohen por Berisha theksoi se nuk do të ketë bojkot të parlamentit. Opozita do të luajë rolin e saj atje. Por kjo do të shkojë paralelisht me protestë, me aksione të tjera politike. Vendimi të hënën është se opozita do të bëjë betejën e saj paralelisht në disa fronte. Parlamenti është një, protestat, parlamenti i qytetarëve do të vazhdojë. Edhe një tur, diskutim me qytetarët, takime me grupet e interesit për buxhetin, shoqëruar me propozime konkrete kur buxheti diskutohet nen për nen.”, shtoi deputetja.
Ajo komentoi edhe zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit teksa tha se "treguan pamje të shëmtuar të demokracisë", po shtoi se do të bëjnë një analizë brenda PD.
“PD mbështeti kandidatët e pavarur, duhet analizë patjetër. Zgjedhjet e fundit të pjesshme treguan pamje të shëmtuar të demokracisë. Kryetarja e bashkisë së Vlorës u zgjedh me 6% të votave, me kaq vota as një administrator në lagjen e Tiranës nuk zgjidhet. Patjetër që PD duhet të përballet, të jetë alternativë, është dhe do jetë alternativë për njerëzit. Do ta kryejmë këtë analizë të brendshme tonën. Por nuk do të thotë ta lëmë qeverinë sot në punën e saj duke qenë se sot zgjedhjet janë thuajse eliminuar”, tha Tabaku.
-
VIDEO
Ministri Vengu në Romë: Rinovojmë pas 3 dekadash partneritetin ushtarak me Italinë! Do të krijojmë sistemet e paralajmërimit të hershëm
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tregon se në mbledhjen e përbashkë qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, nga 16 marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy shteteve që pritet të firmosen sot, 8 prej tyre i përkasin fushave ushatarake, mbrojtjes civile dhe industrisë.
-
VIDEO
21 janari/ SPAK e ka thirrur nesër, Berisha fshihet: S'e kam marrë fletëthirrjen! Shërbëtorë, duan të mbulojnë skandalet e qeverisë
Sali Berisha i shmanget thirrjes së SPAK për të dëshmuar të premten, për vrasjen e 4 protestuesve para Bulevardit më 21 janar të 2011. Ai thotë se është i gatshëm të dëshmojë në Prokurori, por vetëm në rast se do të kishte fletëthirrje duke mohuar të ketë marrë në duar letrën e firmosur nga prokurori Alfred Shehu.
-
VIDEO
Ministrja Sala takon homologun italian në Romë: Bashkëpunim për Rrjetin e ri Kombëtar Onkologjik dhe Institutin Kombëtar të Tumoreve
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me ministrin italian të Shëndetësisë, Orazio Schillaci, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e zgjerimit të parnetitetit në disa fusha të rëndësishme, ku prioritet do të jetë bashkëpunimi për ngritjen e Rrjetit të ri Kombëtar Onkologjik dhe Institut të ardhshëm Kombëtar të Tumoreve, të cilët do të përfaqësojnë elementë qendrore të reformës së sistemit tonë shëndetësor.
-
VIDEO
Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Itali, Rama dhe Meloni firmosin marrëveshjet mes dy palëve
Kryeministri Edi Rama dhe ajo italiane Giorgia Meloni kanë firmosur marrëveshjet mbi bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar. Bëhet fjalë për 16 marrëveshje, të cilat firmosen në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive.
-
VIDEO
Mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni! Do firmosen 16 marrëveshjeve të reja
Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni në Vilën Doria Pamphili në Romë, në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali. Bashkë me Ramën ndodhen edhe 10 ministra, dhe do të firmosen 16 marrëveshja të reja.
-
VIDEO
Gonzato: Reforma Zgjedhore, e rëndësishme për anëtarësimin në BE! Duhet një produkt i mirë
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, në fjalën e tij, përsëriti sërish nevojën e një Reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore.
-
VIDEO
Kryekomisioneri i KQZ: Bashkëpunimi me BE i rëndësishëm! Duhet të trajnohet administrata zgjedhore, politika të largohet
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në fjalën e tij e cilësoi me rëndësi të lartë bashkëpunimin me BE-në për trajnimin e administratës zgjedhore. Celibashi thotë se administrata aktuale nuk është e trajnuar dhe si rrjedhojë nuk përmbush asnjë kriter apo pritshmëri si nga subjektet politike ashtu dhe nga ana e votueseve.
-
VIDEO
Rama me banorët e Njësisë 5: Kushtetuesja t’i qëndrojë besnike vendimit, t'i japë mundësinë Veliajt të bëjë detyrën
Gjatë një dëgjesë për projektbuxhetin e vitit 2026, me banorë të Njësisë nr.5 në Tiranë, kryemistri Edi Rama tha se pas lënies në detyrë, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë edhe për lirimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, në buxhet është një zë i veçantë për rimbursimin e barnave kundër kancerit.