-
VIDEO
Ilir Meta mbetet në burg, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”
-
VIDEO
Rama: Industria e sigurimeve, përballë një sfide të jashtëzakonshme! Krizat shkojnë përtej një vendi, duhen zgjidhje gjithëpërfshirëse
Rama thotë se sfidat si ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike apo luhatjet e tregjeve financiare globale, kërkojnë veprim të përbashkët dhe zgjidhje novatore gjithëpërfshirëse.
-
VIDEO
Marrëveshjet Itali-Shqipëri/ Nga prodhimi i anijeve ushtarake, municioneve, mbrojta kibernetike, e deri tek shëndetësia dhe ekonomia
Nga prodhimi i anijeve ushtarake, municioneve, mbrojta kibernetike, apo dhe mbështetja financiare për mbrojtjen civile, mbrojtja dhe siguria mbizotëruan marrëveshjet e nënshkruara këtë të enjte në Romë mes dy qeverive. Projekte të tjera bashkëpunimi përfshinë dhe shëndetësinë, energjinë e financat.
-
VIDEO
Debate në Komisionin e Ekonomisë/ Opozita: Arsimi në krizë! Kumbaro: Bursa për studentët që zgjedhin degët prioritare
Raportimi i ministres Mirela Kumbaro në Komisionin e Ekonomisë u shoqërua me debate mbi cilësinë e arsimit dhe rezultatet e PISA-s. Opozita foli për rënie shqetësuese, ndërsa gjatë raportimi për pr/buxhetin e vitit 2026, ministrja tha se pandemia ndikoi ndjeshëm në rezultate, duke theksuar se pritet përmirësim në testimin e ardhshëm.
-
VIDEO
A do të rivlerësohet shpëtimi i mijëra ushtarëve italianë nga nazismi prej shqiptarëve? Meloni: Kemi disa projekte për këtë
Kryeministrja Giorgia Meloni thotë se sakrifica e shqiptarëve në vitin 1943 për të shpëtuar mijëra ushtarë italianë nga nazsimi, meriton të rikujtohet dhe rivlerësohet.
Pyetja: Do doja t’ju pyesja për diçka që ka ndodhur 80 vite më parë. Në shtator të vitit 1943, mijëra ushtarë italianë të humbur nëpër Shqipëri u fshehën nga shqiptarët, të cilët i strehuan dhe i mbrojtën nga nazistët. A mendoni që ka ardhur koha që kjo faqe humanizmi të ndërsjellë meriton të kujtohet dhe të rivlerësohet sot?
Giorgia Meloni: Po, meriton të kujtohet dhe të rivlerësohet. Janë disa projekte që po përgatiten në këtë kuptim. Kjo është faqe e jashtëzakonshme e historisë dhe e marrëdhënieve tona. Nëse do të kërkohej gatishmëria jonë për këtë ide, ne do ta kishim menjëherë.
Edi Rama: Unë do të doja të shtoja që ne jemi krenarë për dy çaste shumë të rëndësishme të historisë tonë. Njëri është më së shumti i njohur për të gjithë shqiptarët — që është shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kohë kur Shqipëria e mbylli luftën me më shumë hebrenj se sa e filloi atë, dhe nuk ka asnjë të dhënë të njohur për një person të vetëm me identitet hebre që t’i jetë dorëzuar nazistëve. Por një tjetër pjesë e historisë që është po aq e rëndësishme, është ajo që ka të bëjë me ushtarët italianë që mbërritën në Shqipëri për t’u shpëtuar nazistëve. Ishin 25 mijë që u shpëtuan nga shqiptarët. Ishte një oficer italian, një oficer i lartë italian, i cili humbi jetën në Shqipëri në atë kohë, dhe shqiptarët e varrosën atë me nderimet më të larta. Djali i tij, oficer i ushtrisë italiane në vitin 1991, u bë personi kyç për organizimin e misionit “Arco Baleno”, një mision italian për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në një fazë të jashtëzakonshme pas daljes së saj nga komunizmi.
-
VIDEO
Rektorja e Universitetit të Elbasanit harron emrin e deputetit, Baçi ia kthen me ironi: Kujto ata që të interesojnë
Në mbledhjen e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportin, ku u raportua për projektbuxhetin e vitit 2026 për universitetet publike të rretheve, rektorët në përgjithësi e vlerësuan pozitivisht ndarjen buxhetore, duke e cilësuar “të mjaftueshme” për të mbuluar nevojat bazë të institucioneve të tyre.
-
VIDEO
Pretendon se demokratët i vodhën votat, GJKKO vendos për çështjen e Aulon Kalasë, urdhëron SPAK të nisë hetimet
Kalaja pretendon se votat janë vjedhur apo manipuluar me qëllim favorizimin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, sot deputet. Vendimi është firmosur nga gjyqtarja Flojera Davidhi duke detyruar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të nisë procedimin penal.
-
VIDEO
Rama: Të anëtarësohemi në BE pa të drejtë vetoje, gati të përfaqësohemi nga Komisari Europian Italian
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen italiane Meloni hodhi edhe njëherë tezën se Shqipëria është gati të pranojë një marrëveshje me BE-në, për anëtarësim pa të drejtë vetoje. Rama tha se janë gati që të nënshkruajnë marrëveshjen dhe të përfaqësohen nga Komisari Europian Italian.
“Siç theksova edhe gjatë mbledhjes, dhe siç kam thënë edhe në raste të tjera, ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me Bashkimin Europian, pa kërkuar as veto dhe as votë. Nuk na intereson kjo pjesë. Ne jemi ithtarë të vendosur dhe fanatikë të vlerave europiane, dhe jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen. Mund të përfaqësohemi nga Komisari europian italian. Do të ishte shumë për ne”, tha Rama.
-
VIDEO
Meloni: Grekët kanë punuar për të mirën e BE! Rama: S’do ketë nevojë t’i tërheq veshin Qiriakos në vitin 2028, se do i kemi zgjidhur të gjitha
Kryeministri Rama dhe homologia e tij, Meloni folën dhe për raportet me shtetin grek.
Pyetja: Ju folët për 6 mujorin e parë të vitit 2028. Ju folët për ministra te Shqipërisë që flasin italisht, por ju siguroj që kemi ministra që flasin mirë greqishten, nuk na ndihmojmë me Greqinë.
Flitet për dy autovedetta. Kjo do të përdoret dhe për të ndaluar fluksin migrator. Do ju kujtoja ngjarjen e rëndë me anijen Sibila dhe shteti italian ende nuk ka kërkuar falje.
Meloni: Përsa ai takon çështjes së hapur të dialogut politik Ne jemi mbështes të hyrjes së Shqipërisë në BE duke respektuar rregullat mendoj që fakti që do të përfundonin marrëveshjet me të fundit tregon dhe një punë të mirë që është bërë nga ana e Shqipërisë. Po e ndjekim dhe po përpiqemi ta lehtësojmë. U fol sot dhe për përfshirjen e universiteteve italiane të drejtësisë në hartimin e teksteve juridiksionale.
E di që ka disa fërkime, unë i njoh miqtë e mi grek dhe dua të them qe ata janë njerëz që kanë punuar për të mirën e Evropës.
Rama: Unë do të thosha që si Italia dhe Greqia janë dy vende fqinje. Fakti që është deti në mes na relakson për sa kohë takojmë njëri-tjetrin. Jemi në linjë kontakti, ndoshta mund të jetë e ndërlikuar se nuk kemi kohën të relaksohemi duke notuar ndërsa përshkojmë me varkë për të shkuar tek tjetri. Unë do të thosha që pasi kalon një moment jo i lehtë për të gjitha arsyet që të gjithë i njohin. Ne jemi në rrugën e duhur, jemi duke punuar mire së bashku. Për ne vlerat e mbrojtës, pakicave janë vlera dhe parime që janë të pandashme nga ekzistenca e Shqipërisë. Kur Shqipëria vë përpara nesh apo si të thuash na thërret në këtë drejtim apo na bën ndonjë vërejte janë mirëseardhur. Unë jam optimist së në faktin në vitin 2028 kur Italia do të ketë kryesinë dhe Giorgia do të drejtojë negociatat nuk do të ketë nevojë ti tërheq veshin Qiriakos (kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis), se deri atëherë do të kemi zgjidhur çdo gjë.
Është e sigurt jemi mëse të lumtur që të ndihmojmë, ti japim një dorë se nuk ndodh shpesh që Italia ti kërkojë ndihmë Shqipërisë. Nuk do ta harroj kurrë atë çka bërë forca te zjarrfikësve italianë kur ne patëm tërmetin. Ata rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish në një vend që kishin ardhur për herë të parë. Këto janë gjëra që mbeten përgjithmonë dhe bëjnë që Italia të mos jetë thjeshtë aleat, por të jetë motër e Shqipërisë.
-
VIDEO
Marrëveshja për emigrantët/ Meloni: Nismë revolucionare, do të ‘zhbllokohet’ së shpejti! Rama: Do ta pranoja 100 herë
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kryeministrja italiane Giorgia Meloni u pyet nga gazetari i medias Rai3 mbi marrëveshjen për strehimin në Gjadër të Lezhës të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të futen në territorin e Italisë.
Meloni tha se për nga forma, marrëveshja me Shqipërinë është revolucionare dhe se kjo formulë po kopjohet tashmë nga shumë vende të Bashkimit Europian.
Kryeministrja italiajne u shpreh e bindur se pavarësisht se ky projekt ka mbetur në vendnumëro për momentin, “ingranazhet” juridike do të zhbllokohen sapo të hyjë në fuqi marrëveshja e re për azilin.
“Ka disa vende europiane të cilat prej kohësh përpiqen të ndërmarrin veprime të ngjashme, në të njëjtin drejtim dhe me të njëjtin qëllim. Të gjithë e kuptojmë se një nismë e tillë është revolucionare sa i përket mënyrës së menaxhimit të flukseve të emigracionit. Ne e dimë mirë pse deri më sot nuk ka funksionuar siç duhet. Protokolli do të funksionojë kur të hyjë në fuqi marrëveshja e re për azilin. Nëse disa transferime të emigrantëve janë bllokuar, kjo është një çështje që do të zgjidhet së shpejti”,- tha Meloni.
Ndërsa kryeministri Rama theksoi se nuk është penduar aspak që ka pranuar marrëveshjen për emigrantët me vendin fqinj.
“Sa i përket pyetjes suaj nëse jam penduar — nëse ju, që për dy vjet me radhë bëni të njëjtën pyetje, nuk jeni penduar, si mund të jem unë? Unë kam bërë 100 gjëra të tjera me Kryeministren tuaj. Këtë e kam thënë që në fillim: me Italinë, unë do të vazhdoj ta bëj këtë bashkëpunim 100 herë, edhe pse 100 herë të tjera do të vazhdoni të jeni kundër — dhe me vendet e tjera jo. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarëdo që i vjen ndër mend”,- tha Rama.
-
VIDEO
Meloni vlerëson rrugën e Shqipërisë drejt BE: Jeni komb Europian, pas pak ditësh do hapen negociatat për kapitullin e fundit
Kryeministrja italiane Meloni vlerëson rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.
“Vazhdojmë të kemi një vizion të përbashkët. Pas pak ditësh do hapet kapitulli i fundit për anëtarësimin, për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, do ishte një arsye për të qenë të kënaqur që të hapim negociatat politike me rastin e marrjes së kryesisë nga ana e Italisë që do ndodhë në 6 mujorin e parë të vitit 2028. Shqipëria është një komb europian”, tha Meloni.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Meloni: U përpoqën të na pengojnë, por do vazhdojmë para! Shqipëria po sillet si vend europian
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka komentuar marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët. Meloni ta se është një marrëveshje me frymë europiane dhe se Shqipëria po sillet si vend anëtar i BE-së. Sipas Melonit, shumë u përpoqën ta pengojnë marrëveshjen, por do të ecin para.
“Sa i takon sigurisë, fokusi po aq i marrëveshjeve të rëndësishme që do fuqizojnë luftën kundër trafikut të drogës janë hallka të rëndësishme që kalojnë nga një vizon i të përballuarit së bashku të fenomenit të migracionit për marrëveshjen tonë për të cilën unë edhe njëherë do doja të falënderojmë Ramën dhe gjithë popullin shqiptar. Ajo që u tregua është fakti që Shqipëria sillet si një vend anëtar i BE. Kam gjykuar dhe vazhdoj që të gjykojë se është marrëveshje me frymë të thellë evropiane, migrimi është fenomen mbarë evropian, marrëveshje novatore që ka ngjallur interesin e shumë vendeve të tjera, jo të gjithë arritën ta kuptonin vlefshmërinë e këtij modeli, ne jemi të vendosur të vazhdojmë para”, tha Meloni.