• VIDEO

    Drejtësia e 11 maji përplas PD e PS para eurodeputetëve! Bardhi: Korrupsioni në nivele të larta! Manja: Baltosni vendin për integrimin

    Takimi i 20 i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE u zhvillua nën klimën e përplasjeve mes palëve politike brenda vendit.  Eurodeputetët vlerësuan progresin e Shqipërisë.

    • VIDEO

      Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Institucioni më i korruptuar, dosjet i mbyllin kundrejt qeseve me para

       

      Kreu i PD, Sali Berisha ka vijuar me sulmet ndaj drejtësisë, duke komentuar nga mbledhja e grupit raportimin e institucioneve të drejtësisë. Duke hedhur akuza se reforma në drejtësi u bë nga Geroge Soros, sipas Berishës sot po faktohet dështimi i saj.

    • VIDEO

      PE zyrë në Tiranë! Balla lexon deklaratën e përbashkët me përfaqësuesin e BE-së

      Sesioni i dytë i takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit Shqipërisë – Bashkimi Evropian, u mbyll me deklaratën e përbashkët të dy përfaqësueseve politikë, Taulant Balla nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Marco Tarquinio nga Parlamenti Evropian.

    • VIDEO

      Manja i përgjigjet akuzave të opozitës: Nuk është qasje e sinqertë të mbështesësh integrimin, pasi ke baltosur Shqipërinë

      Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur akuzave të opozitës në tryezën e përbashkët duke thënë se mbështetja e tyre ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE nuk është reale. Manja thotë se opozita nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka baltosur Shqipërisë.

       
    • VIDEO

      Komiteti i Stabilizim Asocimit, Balla: Zgjedhjet e 11 majit, konkurruese! Bardhi akuza qeverisë: I ushtruan presion administratës për vota, korrupsioni në nivele të larta

      Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, vlerësoi raportet e institucioneve të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë, në veçanti të SPAK. Bardhi, nuk kurseu akuzat për mazhorancën duke thënë se për interesat e tyre personalë dhe politikë, ushtruan presion mbi administratën publike për vota.

      • VIDEO

        Koncesionet në shëndetësi/ Braçe: Auditim 10-vjeçar, KLSH thotë se po marrin para pa dhënë shërbim! Shehu: Qeveria të bëjë një analizë për rikuperimin e dëmit

        Deputeti i PS, Erion Braçe ka propozuar një auditim 10-vjeçar të kontratave koncesionare në shëndetësi, check up dhe sterilizimi. Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare dhe Komisionit të Ekonomisë, Braçe tha se duhet një auditim nisur nga fakti se KLSH thotë se po marrin para pa dhënë shërbimin.

         
      • VIDEO

        Tropojë/ Trafik kanabisi nga Shqipëria në Kosovë, pranga 25-vjeçarit! Nën hetim e ëma, fshehu lëndën narkotike

        Një 25 vjeçar nga fshati Dragobi ka rënë në prangat e policisë së Tropojës pasi në banesë iu gjet një sasi kanabisi.

      • VIDEO

        Eurodeputetët vlerësojnë procesin e integrimit, Shqipëria pararendëse! Opozita: Nuk jemi të përfshirë! ‘Rishfaqet’ Fredi Beleri: Më 11 maj u blenë votat

        Delegacionet parlamentare të Shqipërisë dhe Bashkimit Europian zhvilluan takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit. Përfaqësuesit europianë vlerësuan përparimin e vendit tonë në rrugën drejt BE-së ndërsa ambasadori Silvio Gonzato u shpreh se për të përmbushur objektivin e 2027, duhet të punojnë të gjithë.

        • VIDEO

          Beleri: Reforma në Drejtësi, dështim! Shqipëria nuk mund të jetë në paradhomën e BE-së

          Eurodeputeti Fredi Beleri, gjatë fjalës së tij në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të jetë në paradhomën e BE-së.

        • VIDEO

          Kuko: Shqipëria po përafron ligjet e asaj me ato të BE-së

          Deputetja e PS-së Romina Kuko, gjatë fjalës së saj në takimin e sotëm, tha se BE është më e fortë, kur premtimi i saj mbërrin në çdo cep të kontinentit.

          Po ashtu, Kuko tha se Shqipëria, po përafron çdo ditë ligjet e asaj me ato të BE-së.

          “Unë mendoj se BE është më e fortë, kur premtimi i saj mbërrin në çdo cep të kontinentit. Takimi i 20 nuk vetëm protokollar, por një moment edhe reflektimi për rrugën që kemi bërë bashkë dhe përgjegjësinë që ne ndajnë dhe për ta çuar këtë proces drejt përfundimit me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kapitulli i 6 pritet që të hapet deri në fund të vitit. Shqipëria çdo ditë, po përafron ligjet e asaj me ato të BE-së”, tha Kuko.

        • VIDEO

          Eurodeputetja Alba Kokalari: Shqipëria është në një moment historik! Të gjithë e duan në BE

          Eurodeputeja Alba Kokalari ka marrë pjesë sot në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, teksa tha se Shqipëria është në një moment historik.

          Kokalari tha se të gjithë në BE e duan Shqipërinë si anëtare dhe se të gjithë në Bruksel flasin se duhet ta marrim Shqipërinë në BE-në.

          “Është krenari që te jem këtu sot, në rrënjët e mia. Do të ju thoja të dyja, të dyjave edhe opozitës dhe mazhorancës, që jeni në një moment historik të Shqipërisë dhe këtë po e them jo vetëm si përfaqësuese e Suedisë por edhe me gjithë zemër që kam vend.

          Për gjenerata Shqipëria ka luftuar kundër shtypjes dhe tani ju e keni mundësinë më të madhe që Shqipërinë ta ktheni aty ku e ka vendin, në BE. Për disa vite ju mund të bëheni kolegët tanë në BE. E di që keni pasur debat deri në orën 2, është mirë që Parlamenti tenton që të funksionojë, por do te thoja që ajo që ju po tentoni të bëni ju tani, do të shkojë përtej mandatit tuaj. Kjo është një punë që do bëhet për gjenerata të tëra që do të vijnë dhe ju inkurajoj që të leni anash mosmarrëveshjet politike dhe të bëni atë që është e nevojshme për vendin tuaj. Unë nuk kam parë një moment të tillë në BE, ku të gjithë e duan Shqipërinë në BE. Të gjithë në Bruksel flasin se duhet ta marrim Shqipërinë në BE-në dhe tani është në dorën tuja. Kjo është një punë e mirëfilltë. Ju duhet të miratoni ligje dhe t’i zbatoni ato. E di që zbatimi nuk është i lehtë, se edhe ne në BE kemi probleme me zbatimin”, tha Kokalari.

        • VIDEO

          Tabaku: Opozita është jashtë procesit të negociatave me BE-në

          Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka deklaruar se mazhoranca ka përjashtuar opozitën nga procesi i negociatave më Bashkimin Europian.

          Tabaku tha vetëm seanca e ditës së djeshme ishte normale dhe se gjitha kërkesat e opozitës janë rrëzuar në Kuvend.

          “Në letër i kemi hapur negociatat, por është proces që po shoqërohet me mungesë transparence, opozita, shoqëria civile jashtë dialogut. Vetëm pak kohë më parë u njoftua nga Asambleja e PS riformatimi i kuvendit, pa u marrë mendimi i opozitës. Vetëm dje kemi patur seancë normale.

          Të gjitha kërkesat e opozitës janë rrëzuar, më vjen keq ta them por ky është regres institucional. Një sërë investimesh kundër frymës së BE, nga aeroporti i Vlorës te Porti i Durrësit”, tha Tabaku.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv