-
VIDEO
ILD raporton në Kuvend, Metani: Gjyqet zgjasin përtej afateve të arsyeshme, një magjistrat në Gjykatën e Tiranës i bie të gjykojë 1176 çështje në vit
Fillimisht Metani solli disa të dhëna statistikore që përshkruajnë një pjesë të veprimtarisë së ILD-së gjatë vitit 2024. Ai renditi në mënyrë të përmbledhur problematikat më të rënda dhe evidente të sistemit të drejtësisë.
-
VIDEO
Arrestimi i avokatit në Elbasan, Metani: Po verifikojmë
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, tha nga foltorja e Kuvendit se institucioni që drejton ka kërkuar informacione dhe ka nisur verifikimet e nevojshme për arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan, pasi debatit për provat që ky i fundit pati me prokurorin Gjergji Ceka, gjatë një seance gjyqësore.
-
VIDEO
Hetimi ndaj Ballukut/ Prençi: Mosparaqitja në SPAK, shkak për ndërhyrje tek drejtësia! Peçi: Ka pushtet në PS
Gazetarja Keti Banushi tha se Balluku është thirrur në SPAK në prani të avokatit dhe mund të merret edhe si e pandehur në një fazë tjetër për tunelin e Llogarasë. Gazetari Ermal Peçi, tha se Balluku ka pushtet në Partinë Socialiste.
-
VIDEO
‘E urdhëron Rama’/ Deputetët e opozitës në kor kundër Dumanit: Mashtrues
Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe shfrytëzuan dy minutëshin që kishin për ta sulmuar kryeprokurorin e posaçëm.
Nga foltorja e Kuvendit, lideri i PD-së, Sali Berisha e quajti mashtrues ordiner që përpiqet të mbrojë Ramën, teksa Altin Dumani ishte larguar pak minuta më parë nga salla.
-
VIDEO
Nuk i bëri asnjë pyetje, Berisha sulmon Dumanin ‘pas shpine’ kur ikën nga Kuvendi: Mashtrues ordiner, i shpifur! Blushi: Patronazhist
Sapo Altin Dumani la sallën e Kuvendit, Sal Berisha lëshoi lumë akuzash ndaj tij. PS i kujtoi opozitës se ka ikur koha e fletërrufeve personale.
-
VIDEO
Spahiu: Deputetët na zhgënjyen keq me pyetjet mediokre drejtuar Altin Dumanit
Lidhur me këtë seancë juristi Kreshnik Spahiu, është pyetur në emisionin e '5 pyetjet nga Babaramo'. Teksa u ndal tek pyetjet e opozitës drejtuar Dumanit, ai tha se pyetjet ishin pyetje mediokre.
-
VIDEO
Kuvend/ Dumani pyetet për Ballukun: Çështje në hetim! 71 persona në ‘sitën’ e SPAK për 3 inceneratorët! Unë nuk dorëzohem, s’ka të paprekshëm
Në seancën maratonë në parlament, Altin Dumani qëndroi mbi 7 orë. Ai iu përgjigj 65 pyetjeve të deputetëve të opozitës për çështje të ndryshme. Për Aeroportin e Vlorës ai tha se është në fazën e hetimit parparak. Ndërsa për Arben Ahmetaj në arrati, kreu i SPAK deklaroi se është i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë.
-
VIDEO
Blushi vijon sulmet ndaj Dumanit: Sot luajti melodinë e turpit! Meta mbahet në burg pa prova
Deputeti i PL-së Tedi Blushi ka vijuar akuzat ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, teksa tha se drejtuesi i SPAK tha sot në Kuvend, luajti melodinë e turpit.
Sipas Blushit, Ilir Meta mbahet në burg pa prova, teksa hedh akuza se është arrestuar me urdhër të Ramës.
-
VIDEO
‘Absurde, i kërkoni llogari prokurorit pse është zhvlerësuar euro’, Braçe në Kuvend: Synimi i reformës ishte ndarja e drejtësisë nga politika
Deputeti i PS Erion Braçe, u ndal gjatë fjalës së tij në Kuvend tek pyetjet e opozitës, drejtuar kreut të SPAK Altin Dumani.
Braçe tha se seanca të tilla plenare nuk janë bërë edhe në vende të tjera europiane, ku sipas tij janë arrestuar kryeministra e ministra në detyrë.
‘Unë nuk kam parë seancë të tillë si kjo as në Itali, as në Francë ku është arrestuar presidenti, as në Gjermani, as në Austri ku u arrestua kryeministri. Ka një arsye pse në këto parlamente nuk ekziston një seancë e tillë për shkak të respektit ndaj drejtësisë. Nuk ndodh në asnjë parlament që një i pandehur dhe nën gjykim t’i kërkojë llogari prokurorit të tij, është shkelje e rëndë e etikës. Kam dëgjuar edhe sot këtu që e shënjojnë SPAK si arsye për disa fenomene që ndodhin në ekonomi, u kërkua llogari prokurorit për zhvlerësimin e euros, që prokurori të merret me kursin e këmbimit të lekut kjo nuk është detyrë e tij.
Kur bëmë reformën patëm parasysh që të ndajmë drejtësinë nga politika, prokurori i SPAK emërohet nga KLP dhe KLP nuk emërohet nga politika, por nga vet trupa e prokurorëve. Njëri thoshte unë dua të arrestohet filani dhe më pas kur arrestohet ai, thotë pse ai dhe jo ky tjetri. SPAK ka detyrë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj zyrtarëve të larë të shtetit dhe krimit të organizuar. Ajo që është bërë për krimin e organizuar meriton vlerësim’, tha ai.
-
VIDEO
Berisha akuza Dumanit: Rama i ndërhyn me telefonata
Kreu i PD-së Sali Berisha ka sulmuar sërish kreun e SPAK Altin Dumanit, për të cilin tha se kryeministri Edi Rama i ndërhynë në punën e tij me telefonata.
Berisha tha se qeveria ka ndërhyrë në vendimarrje e çështjeve civile dhe penale në sistemin e drejtësisë.
“Njeriu që fle në këmbë, nuk harxhoj kohë me të. Por për qytetarët duhet të qartësoj se në vitin 2015, ndërhyrja e qeverisë në vendimet civile, Shqipëria renditej në vendin e 64, sot është përkeqësuar dyfish, renditet në vendin e 110 më keq. Për ndërhyrjen e qeverisë në vendimet penale, pra për telefonatat e Edi Ramës tek Altin Troplini, në vitin 2015 ishte në vendin e 62, sot është në vendin e 106, është përkeqësuar pra me 100 përqind. Dhe përpiqeni të mburreni me përmbysjen e një standardi.
Tani, për sa i përket atyre që the, ç’është e vërteta, nuk mund të mohoj se një nder ma ka bërë ai mua, të jem i sinqertë me ju. Nderi që më bëri mua ishte vetingu 30-vjeçar dhe unë vij këtu sot i vetmi shqiptar me një veting të plotë nga armiqtë e mi.
Çfarë tregoi ky veting? Ky veting tregoi se 54 vite bashkë me bashkëshorten time, disponoja 100 mijë euro dhe një apartament 47 metër më të madh se atë që kisha në diktaturë.
Përfundoi akuzë për korrupsion për një javë vakancë që vajza ime ka paguar për mua dhe i ka deklaruar. Dy fatura shëndetësore për mua dhe nënën e vet që i ka deklaruar. Përfundoi, dhe këtë do e them, u garantoj se as prokuroritë naziste dhe as staliniste nuk do e bënin, përfundoi korrupsion pagesa që dhëndri dhe vajza ime kanë bërë për 3 familje në nevojë që trajtojnë fëmijët e tyre në qendrën e autizmit që gruaja ime e kryeson prej 20 vitesh pa asnjë qindarkë përfitimi. Jo vetëm kaq, por publikuan emrat, ja ai, ai që foli këtu, publikoi emrat e tre fëmijëve me autizëm këtu, duke shkelur çdo ligj dhe çdo moral.
Por ju jeni të gatshëm që të bëni nga një bust në miniaturë dhe ta mbani se është shpëtimtari juaj gjersa ne t’u japim vendin që meritoni.”, tha Berisha. -
VIDEO
'Deputetët e opozitës luajtën rolin e prokurorit', Toni Gogu në Kuvend: Nuk është koha e drejtësisë së telefonit
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal pyetjet e opozitës ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.
Ai tha se deputetët e opozitës bënë rolin e prokurorit për interesa politike.
-
VIDEO
Berisha sulmon Dumanin nga Kuvendi: Mashtrues ordiner, i shpifur, avokat privat i familjes Rama
Pas largimit të kreut të SPAK-ut nga seanca plenare e 27 tetorit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e akuzoi ashpër atë. Berisha e cilësoi drejtuesin e SPAK-ut avokat të vjedhjeve më të mëdha në historinë e vendit dhe të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke përmendur çështjet e inceneratorëve, marrëveshjen me CEZ dhe projektet e mëdha infrastrukturore. Berisha e quajti Dumanin mashtrues ordiner dhe avokat privat i familjes Rama.
“Ai që e pëson nga ky qëndrim i tyre dhe i tij është qytetari shqiptar, që paguan sa qimet e kokës 400 mln eruo për inceneratorët dhe s’kanë as nam e as nishan. Ai thotë se kam hetim paraprak, nuk mund të bëhet më i shpifur. Çfarë hetimi paraprak, janë 400 mln që nuk ekzistojnë, janë 140 mln për djegësin Tiranës që nuk ka gjurmë dhe ai thotë po vazhdojmë hetim paraprak, mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët djegësve Ramën, kryearkitektin e tyre. A e dini ju qytetarë se kush është dënuar për djegësin, është dënuar Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim, u dënua se u gjetën pllakat e banjos. Dmth 140 mln euro kushtonin pllakat e banjos së ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt. Dumani është bërë avokat i vjedhjeve më të mëdha të historisë së këtij vendi, ju flisni për hetime, a e dini ju që është 50 mln euro tuneli i Llogarasë, është 140 mln euro gjoba e qytetarëve shqiptarë për aeroportin e Vlorës që duan ta marrin tani lubija me Ramën, a bëjnë këto sëbashku 210 mln. A e dini ju që s’mund të hetohet rama me 21 mln euro shpenzime udhëtimi në dy vite, se mbron Altin Troplinin.
Nuk kemi asgjë personale, do dal te çështja personale dhe e kam shumë të fortë, por këtë e kam për qytetarët. Vetëm në një vit janë vjedhur 300 mln euro me digat, shiti tek sekserët digat dhe ble energji 300 mln euro në vjeshtë dhe këto avokat Dumani nuk i heton. Është avokat privat i familjes Rama”, tha Berisha.