-
VIDEO
Financimi i partive politike, Muçi: Të jenë subjekt i drejtësisë! Fushata kthehet në 'lavatriçe' e pastrimit të parave
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, i bëri thirrje SPAK të hetojë financimin e partive politike.
Sipas tij, partitë politike financohen me dhjetëra miliona euro në fushata.
“Në fakt pyetja ime për Dumanin për parregullsitë në zgjedhje, ku flirtet për përdorimin e administratës, por pika nevralgjike, është financimi i partive politike. Të gjithë e dinë sesi financohen këto parti, me dhjetëra mln euro. Sidomos partia që është pushtet, e cila e kthen fushatën në një lavatrice të pastrimit të parave dhe në një kanal gjigand të oligarkisë. Çdo ndërmarrje që nuk justifikon financat, është subjekt i drejtësisë dhe jo më partitë politike. Do doja që hetimin ta nisnin nga LB, dhe më pas partitë e tjera. Duhet që të hetoni jo vetëm të korruptuarit, por edhe ata që korruptojë.
Edhe pse duhet të përgëzuar SPAK, ka çuar në hetim dy zv.kryeministra të kësaj qeverie, kemi një lloj paradoksi. Zv.kryeministri që është larguar dhe është në arrati, nxjerr akuza kundër kryeministrit, ndërkohë që gjithë ministrat dhe kryetari i bashkisë që është në burg, nuk flasin. Prandaj duket se në sistemin e drejtësisë që kemi ngritur, ata që kapen i tremben më shumë hakmarrjes së kryeministrit sesa sistemit të drejtësisë’, tha Redi Muçi në Kuvend
-
VIDEO
Agron Shehaj: Dumani ka bërë më shumë se çfarë drejtësia ka bërë në 35 vitet e fundit
Kryetari dhe deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, theksoi në Kuvend se rezultatet e shënuara nga kreu i SPAK, Altin Dumani, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit gjatë 3 viteve të fundit, janë më të mëdha se rezultatet e gjithë drejtësisë shqiptare në 35 vite demokraci.
“Dumani na qenka fajtori dhe këtu nuk i bëjmë një gjyq. Një pjesë e kuvendit hesht se ia merr urdhrin politik dhe pjesa tjetër mendon se fatkeqësia e këtij vendi është Dumani. Do kishim dashur që kryeministri më i korruptuar që ka pasur Shqipëria të dilte para drejtësisë. Në 3 vitet e fundit Dumani ka bërë më shumë se çfarë drejtësia ka bërë në 35 vitet e fundit. Kur ka ndodhur që numri 2 i kryeministrit të shkojë në burg? Kritikat duhen bërë me masë. Kush e sheh nga jashtë dhe dëgjon, thotë këta janë çmendur. Dumani po i vjedh shqiptarët? Dumani po vjedh popullin më të varfër në Europë?”,- tha Shehaj.
K.M/Shqiptarja.com
-
VIDEO
‘Mua dhe Albanën na kërcënuan bandat’, Altin Dumani i përgjigjet Flamur Nokës: Nuk është kompetenca jonë...
Sipas Altin Dumanit, SPAK ka kryer rolin e tij në rastin e përplasjes së deputetëve Flamur Noka dhe Albana Vokshi, me atë që Partia Demokratike e quan “banda e Xhabaftëve”, në Vorë më 11 maj.
“Prokurori i ngarkuar që mbulonte Tiranën ka marrë kontakt direkt, ka qartësuar situatën dhe kemi verifikuar se nuk ishte kompetencë e jonë. Ne kemi deputetin subjekt të posaçëm, jo dhunën që ushtrohet ndaj një deputeti. Ne kemi verifikuar prokurorinë e Tiranës dhe i kemi kërkuar verifikimeve të shpejta”,- tha Dumani.
-
VIDEO
‘Të përfituara përmes dokumenteve të falsifikuara’, Dumani: Kemi sekuestruar 600 mijë metra katrorë tokë në Durrës
reu i SPAK, Altin Dumani, tha nga foltorja e Kuvendit se në Durrës janë sekuestruar rreth 600 mijë metra katrorë tokë, të përvetësuara nga subjekte kriminale me anë të falsifikimit të dokumenteve.
“Falsifikim masiv të mijëra metrave katrorë tokë në një zonë shumë të preferuar të Durrësit, dhe vetëm në këtë procedim penal SPAK ka arritur të sekuestrojë rreth 600 mijë metra katrorë tokë, të përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara. Një skemë e mirëorganizuar e falsifikimit të dokumenteve”,- tha Dumani.
-
VIDEO
A ka hetime për ‘Thumanë-Kashar’?/ Dumani: Në verifikim, nga një hetim tjetër
I pyetur nga deputeti Agron Shehaj se a po heton SPAK mbi rregullsinë e procedurave të ndjekura për koncesionin e ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar, kreu i SPAK Altin Dumani, tha se po bëhen verifikime në kuadër të hetimit të një tjetër çështje penale.
“S’mund të jap informaciome se është në kuadër të verifkimit dhe hetimit të një tjetër çështje penale”,- tha Dumani.
-
VIDEO
Dumani: Trendi i ekstradimeve ka qenë në rritje nga të gjitha vendet e Europës! Hetim për Arubën? Kreu i SPAK: S'kam asnjë koment
Kreu i SPAK Altin Dumani, u pyet nga deputetja e PD Elda Hoti nëse SPAK ka nisur hetime për persona të lidhur me krimin e organizuar që marrin koncensione. Dumani konfirmoi se SPAK ka nisur procedime lidhur me këta persona.
Ai tha se trendi i ekstradimeve, për shqiptarë që arrestohen jashtë vendit, është në rritje nga të gjitha vendet e Europës.
‘Detyra e SPAK është të regjistrojë procedim penale, të hetojë dhe të ngrejë akuza dhe nga ana jonë ky detyrim është i përmbushur, kemi masa sigurimi nga gjykata për grupe kriminale dhe prokuroria nuk i bënë gjë tjetër veçse të shpall masat e sigurimit dhe ti shpall në kërkim kur s’janë në Shqipëri. Po të shohësh trendin e ekstradimeve, ai është rritës nga të gjitha vendet e Europës po edhe nga Amerika Latine dhe nga Emiratet e Bashkuara.
Në 2024 numri i ekstradimeve për persona që janë kapur jashtë Shqipërisë dhe më pas janë ekstraduar këtu janë në rritje. Kështu e rëndësishme është që ti vësh para përgjegjësisë penale sepse duhet që të vuajnë pasojat e paligjshmërisë që kanë kryer’, tha ai.
Dumani u pyet nga demokratja Elda Hoti edhe për dosjen Aruba. Në përgjigje Dumani u shpreh se nuk ka asnjë koment.
'Nuk kam asnjë koment lidhur me këtë pyetje', tha ai.
-
VIDEO
Pse SPAK e shmangu BKH në arrestimin e Metës? Dumani: Ekzekutimi i masës së sigurisë, është përgjegjësi e Policisë së Shtetit
Kreu i SPAK Altin Dumani gjatë përgjigjes së pyetjeve të deputetit të PL-së Tedi Blushi, se pse SPAK e shmangu BKH dhe i la dorë të lirë policisë, në rastin e arrestimit të presidentit të PL-së Ilir Meta, tha se ekzekutimi i masave është përgjegjësi e Policisë së Shtetit.
“Sepse Policia e Shtetit, është përgjegjëse për ekzekutimin e masave të sigurimit. E thashë edhe në përgjigje të pyetjeve të mëparshme nga disa deputetë’, tha Dumani.
Ndërsa sa i përket kalimit të dosjes së arrestimit të Metës nga SPAK tek Prokuroria e Tiranës, Dumani tha se kjo dosje është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme.
“Sepse është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme. Është taksative dhe e qartë që nuk mund ta hetojmë ne atë vepër penale, por edhe subjektet e veprës penale nuk janë në kompetencë të SPAK’, u shpreh ai.
-
VIDEO
‘Fshehu dënimet nga drejtësia greke’, Dumani: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim
Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka, është vënë nën hetim nga SPAK, pas akuzave të opozitës se ajo ka fshehur dënime të caktuara ndaj saj nga drejtësia greke.
“Kjo çështje është në hetim paraprak dhe është regjistruar si regjistrim penal në vitin 2025. Ëhstë cëhstje në hetim, ëhstë në vlerësim eprokurriut të konkludojë ka vepër penale dh emë tej nëse ka të ngerjë akuzë ndaj persionit të kallëzuar. Sa kohë ëhst ëcëhstje në hetim nuk japo sgpejgim”,- tha Dumani në Kuvend.
-
VIDEO
Aeroporti i Vlorës, Dumani: Çështje në fazën e hetimit paraprak
Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi në Kuvend se çështja e aeroportit të Vlorës është në fazën e hetimit paraprak.
“Nuk jap shpjegime për çështje që janë në fazën e hetimit paraprak”, tha Dumani.
-
VIDEO
Dumani: Po hetojmë për fondet IPARD, nuk përjashtohet asnjë i përfshirë
Altin Dumani tha sot në Kuvend se SPAK po heton abuzimet me fondet e IPARD. Ai theksoi se gjatë këtyre hetimeve po punohet ngushtë me OLAF.
“Ka regjistruar një procedim të tillë për fondet IPARD. Çështja është në hetim dhe po bashkëpunohet ngushtë me OLAF”,- tha Dumani.
Pytjes se a po hetohet ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, për fondet IPARD, Dumani garantoi se “në atë procedim penal hetohet çdo person që dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme”.
-
VIDEO
‘Mos luaj me dy porta’, Dumani: Hetimi për kryebashkiakun e Vaut të Dejës nisi para deklaratës së Ramës
Opozita e kishte pyetur Altin Dumanin edhe për hetimet e nisura ndaj kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli. Opozita i tha Dumanit se dy ditë pas deklaratës së Ramës, i cili i tha “kristian mos luaj më dy porta”, SPAK i shkoi tek dera Shkrelit. Por, Dumani theksoi se hetimi ndaj tij kishte nisur para deklaratës së Ramës.
“Procedimi penal ka nisur para këtij deklarimi dhe ky është një hetim i suksesshëm, ka bërë të mundur dërgimin për gjykim të kryetarit të bashkisë së vaut të dejës për korrupsion në zgjedhje”, tha Dumani.
-
VIDEO
‘Bandat e lidhura me Ramën shijojnë lirinë’, Dumani i përgjigjet opozitës: Urdhëarrestet i ekzekuton policia! Ja pse operacioni Ura u mor pas zgjedhjeve të 11 majit
Altin Dumani iu përgjigj akuzave të deputetit Flamur Noka se SPAK mbajti në sirtar urdhëarrestet për operacionin “Ura” me qëllim që të mos realizohej para zgjedhjeve të 11 majit. Nga ky operacion është ende në kërkim Visi i Pojës, por Dumani sqaroi se vendimi për të ekzekutuar masat me datë 21 maj është marrë në bashkëpunim me Barin.