-
VIDEO
Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria ka pësuar një ndryshim të madh vitet e fundit
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, eurodeputeti Andreas Schieder tha Shqipëria ka pësuar shumë zhvillime vitet e fundit.
Ai tha se në Tiranë është përmirësuar cilësia e standardit të jetesës.
“E njoh Shqipërinë prej një kohe shumë të gjatë dhe shoh zhvillime që kanë ndodhur në këtë vend. Mendoj se është e rëndësishme kur flasim për procese që do të na lidhin në ardhmen dhe të vlerësojmë procesin që kemi bërë deri më tani. Po të shkojmë në Tiranë, do të shohim përmirësimin e standardit të jetesës dhe sesa shumë është zhvilluar vendi vetëm në disa vite. Por ne duhet të shohim që procesi i zgjerimit, nuk ka të bëjë vetëm me kryeqytetet, por ka të bëjë me të gjithë vendin dhe zhvillimet që kanë ndodhur në të gjithë vendin.
Politika sjell disa çështje që duhet të diskutohet. Procesi i zgjerimit euorpian në fakt është me shumë zhvillime”, tha Andreas Schieder.
-
VIDEO
Alibeaj: Nëse SPAK ka nisur hetimin, Balluku duket të shkojë dhe të japë përgjigje! E ka detyrim sa herë që e thërret drejtësia
Po ashtu Alibeaj ka komentuar edhe raportimet se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK. Alibeja tha se Balluku duhet të shkojë dhe të japë përgjigje pasi e ka detyrim ligjor.
Sipas tij, kur ka nisje të hetimeve, ka dy beteja, ajo me drejtësinë dhe me opinionin publik.
“Unë di të them këtë, që nëse është e vërtetë, që SPAK ka nisur për procedim penal, një këshillë modeste nga një jurist për zyrtarët, shkon në SPAK dhe zbatoni ligjin. Nga përvoja ime, di të them që drejtësia mund të ecë me hapa të vegjël, por nuk ngec asnjëherë. Është një thënie franceze, që drejtësia mund t’i ketë sytë e mbyllur, por mund ta gjejë gjilpërën në kashtë. Sjellja më e duhur për këdo, për ata që janë personazhe politike dhe publike, e kanë për detyrim që sa herë që thirren nga drejtësia, të shkojnë dhe të përgjigjen, pasi është mënyra më e mirë për të treguar se janë të pafajshëm. Në rastin kur bëjnë dredha dhe gjëjnë justifikime, kanë betejën me opinioni publik.
Sa herë që ka një procedim penal, ka dy beteja, njëra është beteja me drejtësinë dhe nga ana tjetër më e rëndësishme është beteja me publikun. Ajo kërkon që gjesh alibi, justifikime. Unë nuk mendoj se mund të bësh pakt me drejtësinë”, tha Alibeaj.
-
VIDEO
Këshillat e Ramës për BE-në: Bashkimi Evropian ka ngecur te armatimi! Shqetësohen për luftën dhe nuk kanë një plan për paqen
Të mundësojë një raport paqeje. Kjo është ajo çfarë kryeministri Edi Rama do të bënte për Evropën, apo të paktën këshillon.
Rama shfaq si shqetësim të madh nxitimin e çdo dite për të gjitha vendet e Evropës për tu armatosur e për të vendosur gjithmonë e më shumë kapital për të prodhuar armë. Dhe e gjitha kjo thotë Rama, po ndodh dhe shqetësuese është fakti se nuk ka një plan për ruajtjen e paqes në dispozicion.
-
VIDEO
Edi Rama në Arabinë Saudite: BE shqetësohet për armatim dhe nuk ka plan për paqen! Perëndimi i mbytur nga inercia, nuk ka imagjinatë për zhvillim inovativ
Rama shfaq si shqetësim të madh nxitimin e çdo dite për të gjitha vendet e Evropës për tu armatosur e për të vendosur gjithmonë e më shumë kapital për të prodhuar armë. Rama tha se të paktën sot Perëndimi është i mbizotëruar nga inercia si dhe fakti i të qenurit i mërzitur me atë çfarë është trashëguar.
-
VIDEO
Dosja në hetim nga SPAK/ PD kërkon ngritjen e komisionit hetimor për abuzimet me fondet e IPARD
Një ditë pasi kreu i SPAK Altin Dumani foli për hetimet për fondet e IPARD nga Struktura e Posaçme, PD kërkon që edhe parlamenti të hetojë paralelisht. Me firmë të 45 deputetëve, PD dorëzoi sot zyrtarisht në kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për të kontrolluar zbatimin e marrëveshjes dhe për të identifikuar shkeljet.
-
VIDEO
Berishës s'i del 'e keqja' me Dumanin: Fliste si i kapur, s’i duronte dot pyetjet, i dukeshin si shigjeta
Berisha thotë se Dumani nuk i duronte dot pyetjet e deputetëve të opozitës, ndërsa thotë se përgjigjet e tij ishin tipike të një njeriu të kapur. Sali Berisha akuzon Altin Dumanin për lidhje të ngushta me krimin dhe me qeverinë Rama dhe se operon për interes të këtyre të fundit.
-
VIDEO
Berisha 'harron' revolucionin: Ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, dakord për ngritjen e senatit
Kryedemokrati mesa duket ka hequr dorë nga revolucioni për përmbysjen e qeverisë ndërsa tregon se është gati të ulet në tavolinën e bisedimeve me Edi Ramën për të ndryshuar Kushtetutën.
-
VIDEO
Emisioni i plotë '5 Pyetjet nga Babaramo' 27 Tetor 2025
Gazetarja Keti Banushi tha se Balluku është thirrur në SPAK në prani të avokatit dhe mund të merret edhe si e pandehur në një fazë tjetër për tunelin e Llogarasë. Gazetari Ermal Peçi, tha se Balluku ka pushtet në Partinë Socialiste.
-
VIDEO
Rusi kritika: Në 2024, vetëm 2/3 e buxhetit të kërkuar nga KLGJ është miratuar! Infrastruktura në gjykata, kërkesë konstante e jona
Kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi, gjatë raportimit të tij në Kuvend, shprehu kritika për buxhetin. Ai tha se vetëm 2/3 e buxhetit të kërkuar nga KLGJ është miratuar. Kjo tha ai shkon më shumë për pagat e magjistratëve dhe pak përqind për investime.
-
VIDEO
Dosja Meta/ Shtyhet seanca paraprake në GJKKO, mungoi avokati i Kryemadhit! Cakrani: SPAK solli prova të reja! Ish-deputetja: Dumani, ushtar i Kim
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO, hodhi akuza teksa tha se SPAK vazhdon të shantazojë Ilir Metën dhe familjen e saj me hetimet që po vazhdon edhe pse dosjen e ka kaluar për gjykim. Ajo shënjestroi Altin Dumanin duke e cilësuar si ushtar të Yuri Kim, ish ambasadores së SHBA.
-
VIDEO
Avokati i Metës sulmon Irena Gjokën: Ia thashë në sy, prokurorët po të shantazhojnë se po e hetojnë
Avokati i Metës sulmon Irena Gjokën: Ia thashë në sy, prokurorët po të shantazhojnë se po e hetojnë
-
VIDEO
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK