-
VIDEO
A po dorëzoheni përballë presioneve? Dumani në Kuvend: Është aluduar se kërkesën për zgjatjen e mandatit të prokurorëve e bëj për interesin tim, unë nuk rikandidoj
Altin Dumani u pyet nga deputetja demokratë Jorida Tabaku nëse deklarata e tij që s’do të rikandidojë më si prokuror i SPAK tregon dorëzimin përballë presioneve.
Pyetja: Në fund të rrugëtim tuja si prokuror, por edhe në mandatin tuaj të fundit si kreu i SPAK, a është dorëzim përballë presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin dhe krimin?
Dumani: S’ka të bëjë fare. Unë nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohem, ju bëj ballë sfidave, unë do vazhdoj të jem prokuror i republikës së Shqipërisë po na la zoti jetë. I kam kërkuar disa herë kuvendit të shqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të prokurorit të posaçëm dhe jo në pak raste është aluduar se bëj për interesin tim personal, nëse politika e kushtëzon apo ka mendim se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, unë nuk rikandioj. Kennedy ka thënë se lavdia e drejtësisë dhe madhështia e ligjit nuk krijohen vetëm nga kushtetuta por burra dhe gratë që i jetojnë ata me guxim. E ndjek punën, kam guximin, por përpiqem të jem i mirëkuptueshëm. Kjo t
-
VIDEO
Dumani në Kuvend: 48 të proceduar për krime zgjedhore! Pasuritë e sekuestruara, mbi 65 milionë euro
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportimit në Kuvend, tha se rreth 65.5 milionë euro pasuri, të cilat dyshohet kanë ardhur nga veprimtari kriminale, janë sekuestruar dhe konfiskuar gjatë vitit 2024.
-
VIDEO
Raporti vjetor i SPAK, Dumani: Ka pasur rritje të efektivitetit të hetimeve! Rritje me 60% e aseteve kriminale të konfiskuara në krahasim me vitin 2023
Kreu i SPAK, Altin Dumani në pasqyrimin e veprimtarisë për vitin 2024, ka theksuar rritjen e efektivitetit të SPAK lidhur me çështjet nën hetim dhe për masat e sigurisë.
Dumani thekson se trajnimet ndërkombëtare , shtimi i ekspertizës së BKH-së dhe rritja e numrit të prokurorëve, solli rritje të efektivitetit hetimor.
Ndër të tjera, Dumani thekson se për çdo çështje është aplikuar standardizimi i ndjekjes penale, duke u ndjekur parimi i ligjshmërisë dhe proporcionalitetit.
-
VIDEO
Kuvend/ Balla: Nga viti 2012, numri i vrasjeve në vend është ulur me 4 herë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste than nga foltorja e Kuvendit se që nga viti 2012, deri në vitin 2024, numri i vrasjeve në vend është ulur me 4 herë.
"Ju dëgjova me vëmendje disa prej jush, por duke qenë se është raportim për vitin 2025, unë në 7 prej 12 muajve të atij viti kam pasur nderin të jem ministër i Brendshëm, mendoj që Shqipëria ka bërë hapa tejet pozitivë. Mua nuk më pëlqen krahasimi statistikor për një fenomen siç janë vrasjet, por nëse shohim vitin 2023 me 2024, 2023 shënon numrin më të ulët të vrasjeve. Mos harrojmë se viti 2012 ka qenë 124, pra, katër herë pothuajse ka rënë numri i vrasjeve në Shqipëri nga viti 2012 në vitin 2024. E vërteta është që gjatë vitit 2024, për herë të parë u thye edhe miti i moskthimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe sot shpresoj që të vijojë ky komunikim dhe bashkëpunim. Gjatë viteve 2024–2025 Shqipëria ka ekstraduar nga Dubai më shumë se çdo vend tjetër në Europë, sepse Shqipëria ka ditur të ketë rezultate",- tha Balla.
Më tej, Balla tha se SPAK është suksesi më i madh i refomës në drejtësi.
“SPAK është pjesa më e suksesshme e reformës në drejtësi, por ne si Parti Socialiste askund dhe asnjëherë nuk kemi hyrë në meritën e një çështjeje drejtësie, aq më tepër kur drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e vet”,- tha Balla.
-
VIDEO
Kapri: SPAK të vazhdojë punën e nisur! Ka goditur individë me pushtet
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri gjatë fjalës së tij në Kuvend, i ka bërë thirrje SPAK që të vazhdojë punën që ka nisur.
Ai tha se inkurajon SPAK që të mos intimidohet nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij, është një mision historik që të vendosni para drejtësisë këdo.
“Në këto 35 vite shqiptarët kanë vvuajtur nga mungesa e drejtësisë. Është fakt që shqiptarët nuk kanë marrë pronat e tyre dhe kanë qenë të goditur nga pushteti arbitrat. Dhe në fakt, liria ekonomike është selektive, se kush fiton dhe kush duhet të qëndrojë. Ka kohë që thuhet ne po kthehemi në një ‘Republikë Prokurorësh’ dhe po të ishte kështu, do të ishte mirë, sepse problemi më i madh mbetet pandëshkueshmeria. Çfarë do që bënin njerëzit me pushtet askush nuk prekej. Unë jam nga ata që mendoj se nuk duhet ta mohojmë punën e SPAK, sepse ky institucion ka goditur individë me pushtet. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Kur arrestohen ministria, dhe kryeministri mbetet i paprekur, kjo nuk është drejtësi. Unë dua të inkurajoj prokurorët e SPAK që të mos intimidohen nga kërcënimet e Kryeministri kur iu thotë: mos guxoni të prekni telefonin tim. Sepse ky është një mision historik që të vendosni para drejtësisë këdo”, tha Kapri.
A.D/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Çela në Kuvend: Mungon humanizmi në draftin e Kodit Penal, burgu nuk është zgjidhja e vetme! PS e PD rreth 3 orë sherr për pyetjet
Prokurori i Përgjithshëm, krahas raportimit për veprimtarinë e vitit 2024, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve. Kërkoi rikonceptim të masave të sigurisë për magjistratët. Për draftin e Kodit Penal tha se i mungon humanizmi, pasi jo çdo problem zgjidhet me burg. Adresoi edhe vakancat në Prokurori dhe cilësinë e hetimeve.
-
VIDEO
Kuvend/ Gjiknuri: Një pjesë e opinionit publik i dha të drejtë vrasësit të gjyqtarit Kalaja, kjo tregon se besimi te drejtësia është ende i ulët
Gjatë diskutimeve në Kuvend, pas raportimit të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, deputeti socialist tha se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja tregoi përceptimin e publikut për sistemin e drejtësisë, pasi në rrjetet sociale pati një lumë komentesh inkurajuese për vrasësin.
“Kjo ngjarje e rëndë u dënua me forcë nga të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare, por me trishtim u vu re një ekzaltim nga një pjesë e mirë e shoqërisë, e shprehur në komentet publike dhe rrjete sociale, ku krimi glorifikohej. Është kambanë alarmi, sepse besimi te drejtësia është akoma më i ulët. Kjo bëhet edhe më domethënëse pas euforisë dhe entuziazmit që ringjalli reforma në drejtësi 9 vite më pare”,- tha Gjiknuri.
-
VIDEO
Bruksel/ Takimi me Kos, Spiropali: "Muri i Zgjerimit" në zyrën e Komisioneres, pasqyrë e progresit dhe suksesit të Shqipërisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka ndarë pamjet me takimin me Komisionerja për Zgjerim Marta Kos.
-
VIDEO
Ministri i Drejtësisë: Shqipëria e përmirësuar dhe drejtësia e konsoliduar! Politikanët e tjerë që anatemojnë reformat tona, s’do e kishin arritur kurrë
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në fjalën e mbajtur në Kuvend foli për një Shqipëri të përmirësuar dhe për një drejtësi që tashmë ka hyrë në fazën e konsolidimit.
Lamallari u shpreh se nëse vendi do të ishte sot në duart e atyre politikanëve, që vetëm anatemojnë reformën në drejtësi dhe drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, Shqipëria sot nuk do të kishte këtë përparim.
Ndër të tjera, ministri i Drejtësisë tha, se tashmë nuk do të flasim më për një reformë në drejtësi, por për një sistem të konsoliduar. Ai shtoi se fokus për këtë vit është përmirësimi i infrastrukturës për gjykatat dhe prokurorisë si dhe përdorimi masiv i inteligjencës artificiale.
-
VIDEO
Tedi Blushi: Sot 2/3 e të arrestuarve që ndodhen në burgje, janë të paraburgosur! Prokuroria ka dështuar
Deputeti i PL-së Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se 2/3 e të arrestuarve që ndodhen në burgje, janë të paraburgosur.
Ai hodhi akuza se drejtësia është kthyer në vegël të pushtetit.
“Raporti i fundit i Prokurorisë së Përgjithshme, nuk ëhstë vetëm një dokument me statistika, por një raport i ndërtuar mbi jetë njerëzish, dramsh dhe tragjedi familjare dhe shoqërore. Cdo numër në atë raport është një nënë që pret djalin e saj pas hekurave. Sot 2/3 e të arrestuarve që ndodhen në burgje, janë të paraburgosur dhe 1/3 pa akuza. U është privuar liria jo se kanë shkelur ligjin, por se Prokuroria e Përgjithshme ka dështuar dhe ka përmbushur vullnetin e Edi Ramës, burg, burg, burg..
A i heton prokuroria se kush po i mbush çantat e fëmijëve me drogë edhe thika apo se kush po i vret në oborret e shkollave. Në shkollat e Shqipërisë, gjen më shumë armë dhe drogë, sesa libra Kush heton për këtë fakt? Kur drejtësia kthehet në vegël politike, ajo nuk është gje tjetër, veçse një armike e interesit publik. Drejtësia ose është për të gjithë, ose mos të jetë fare”, tha Blushi.
-
VIDEO
Tabaku: Xhafaj shpenzoi 500 mijë euro për Komisionin e Posaçëm, dhe nuk prodhoi asnjë! Deputeti i PS-së: Nuk ka folur për emra apo çështje të veçanta në Kuvend
Deputetja e PS-së Jorida Tabaku ka replikuar me deputetin socialist Fatmir Xhafaj, teksa i tha se ky i fundit, fjalimin e sotëm në Kuvend, duhet ta bënte 12 vite më parë. Sipas saj, Xhafaj shpenzoi 500 mijë euro për Komisionin e Posaçëm, dhe nuk prodhoi asnjë.
-
VIDEO
Ministrja e Brendshme: Është ulur kriminaliteti dhe është rritur siguria! Kemi dalë nga listat e zeza të 2012-ës
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka bërë bilancin për periudhën fundore në Shqipëri duke thënë se kriminaliteti është në ulje dhe se lufta kundër goditjes së paligjshmërisë është më e lartë.
Ndër të tjera, Koçiu thotë se qytetarët sot ndihen më të sigurte dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Ministrja tregon se gjithashtu ka pasur ulje të ndjeshme të aksidenteve pavarësisht rritjes së përdorimit të automjeteve në rrugë. Fjalën Koçiu e mbyll duke thënë se pavarësisht rezultateve pozitive, ka ende shumë punë për të bërë për të arritur synimin e Shqipërisë pjesë të BE-së.