• VIDEO

    ‘Bandat e lidhura me Ramën shijojnë lirinë’, Dumani i përgjigjet opozitës: Urdhëarrestet i ekzekuton policia! Ja pse operacioni Ura u mor pas zgjedhjeve të 11 majit

    Altin Dumani iu përgjigj akuzave të deputetit Flamur Noka se SPAK mbajti në sirtar urdhëarrestet për operacionin “Ura” me qëllim që të mos realizohej para zgjedhjeve të 11 majit. Nga ky operacion është ende në kërkim Visi i Pojës, por Dumani sqaroi se vendimi për të ekzekutuar masat me datë 21 maj është marrë në bashkëpunim me Barin.

     
  • VIDEO

    Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj dhe ndërhyjmë ne

    Altin Dumani tha sot në Kuvend se Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë hapa hetues mbi vendimin e qeverisë për faljen e gjobave para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe është konkluduar me mosfillim të procedimit penal.

    “Sa i takon çështjes së gjobave, është hetuar dhe është vendosur mosfillim i procedimit penal. Prokurori i çështjes e ka konkluduar me mosfillim procedimi penal. Nuk është ankimuar në gjykatë”,- tha Dumani.

    Pretendimeve të deputetit Flamur Noka për rrjetin e patronazhimit të Partisë Socialiste, Dumani iu përgjigj se përsa kohë nuk ekziston vepra penale e korrupsionit aktiv apo pasiv, nuk mund të ketë ndërhyrje të SPAK.

    “Sa i takon patronazhistëve, në momentin që patronazhisti evidentohet në rolin që ju përshkruani, që përfshin legalizim, shpërndarje parash apo regjistrim të pronës në hipotekë, këtu bëjmë fjalë për patronazhizëm, i cili përbën korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje. Ne nuk kemi kod penal për patronazhizmin. Penalizojeni në Kuvend dhe më pas ne ndërhyjmë”,- tha Dumani.

    Për krimet zgjedhore, kreu i SPAK tha se është verifkuar çdo pretendim dhe kallëzim.

    “Unë e kam përmendur edhe herë të tjera: SPAK ka verifikuar çdo pretendim të kallëzuesve. Në çdo rast, dhe ky ka qenë edhe objektivi i Task-Forcës së ngritur, verifikimet të bëheshin në kohë rekord, dhe ne kemi vendosur në 43 raste mosfillim procedimi penal. Nga 43 rastet janë ankimuar në gjykatë vetëm 3. Kryesisht këto kallëzime penale kanë pasur për objektiv punësimin e paligjshëm, asfaltin elektoral dhe përdorimin e administratës publike”,- tha Dumani.

    Sipas Dumanit, SPAK ka kryer rolin e tij edhe në rastin e përplasjes së deputetëve Noka dhe Albana Vokshi, me atë që Partia Demokratike e quan “banda e Xhabaftëve”, në Vorë më 11 maj.

    “Prokurori i ngarkuar që mbulonte Tiranën ka marrë kontakt direkt, ka qartësuar situatën dhe kemi verifikuar se nuk ishte kompetencë e jonë. Ne kemi deputetin subjekt të posaçëm, jo dhunën që ushtrohet ndaj një deputeti. Ne kemi verifikuar prokurorinë e Tiranës dhe i kemi kërkuar verifikimeve të shpejta”,- tha Dumani.

  • VIDEO

    Mediu ankohet për sistemin gjyqësor: Po na sulmojnë politikisht! Kemi ‘Republikë prokurorësh’

    Deputeti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme, ka folur më së shumti për hallin e tij personal.

    Mediu ka deklaruar se 10 vite më parë u synua një drejtësi e pavarur dhe e reformuar, por sipas tij tani kemi një republikë ku prokurorësh, ku këta të fundit marrin vendime dhe Gjykata i pranon.

    Po ashtu ai tha se kemi sistem gjyqësor të përdorur politikisht, duke nënkuptuar çështjen ndaj tij për masakrën e Gërdecit, ku humbën jetën 26 të pafajshëm.

    “Me reformën në drejtësi kërkuam drejtësi të pavarur, por në fakt kemi një korporatë gjyqtarësh dhe prokurorësh. I lamë dorë të lirë të bënte çfarë të donte pushtetin. Kemi 150 mijë dosje stok. 10 vjet pas reformës në drejtësisë, kemi një produkt, sistemi i drejtësisë është jashtë kontrollit dhe llogaridhënies kushtetuese. Tani është e provuar se prokuroria thotë 2+2 bëjnë 5 dhe Gjykata vendos në favor të prokurorisë, njerëzit janë kthyer në numra dhe gjithçka është statistikë në drejtësi. Kemi sistem gjyqësor të përdorur politikisht, kemi republikë të prokurorëve. Tani ka mbetur që t’i japim Prokurorisë edhe detyrën e gjyqtarit”, deklaroi Mediu.

  • VIDEO

    Shqipëria çdo ditë nën “breshërinë” e sulmeve kibernetike, 1 tentativë çdo 3 minuta

    Shqipëria përballet me një “breshëri” sulmesh kibernetike me një frekuencë mesatare prej një tentative çdo tre minuta. Sipas drejtorit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, në një pjesë të madhe origjina mbetet Irani.

  • VIDEO

    Altin Dumani pyetet për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

    Altin Dumani u pyet nga deputetë e opozitës për lajmet që qarkulluan në media për thirrjen e Belinda Ballukut në SPAK. Dumani tha se nuk ka për të dhënë asnjë koment dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë shqetësim nga prokurori Dritan Prençi për kërcënime.

    Pyetje: Në media është raportuar për presion nga nivele të larta të ekzekutivit apo eksponentë të krimit të organizuar ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Prenci lidhur me një çështje që përfshin zv/kryeminsitren Balluku. A ju ka njoftuar prokuroi mbi këto presione dhe çfarë masash keni marrë? E thotë Balluku kudo ku shkel, në fushatë mbledh vota duke ofruar mbrojtje nga SPAK në emrin tuaj

    Dumani: Për çështje në hetim s’kam për të dhënë asnjë koment. Prenci dhe të gjithë prokurorët kanë të gjithë mbështetjen time dhe përkrahjen time si prokurorë të posaçëm. S’më ka paraqitur shqetësim për kërcënime për shkak të funksionit të tim ka mbështetjen time dhe solidaritetin tim në hetimin e çdo çështje dhe siç thashë jo vetëm Prençi.

  • VIDEO

    Dumani: Për Olsi Ramën nuk ka prova që e implikojnë në trafikun e drogës

    Kreu i SPAK, Altin Dumani është përgjigjur pyetjes së deputetit Klevis Balliu lidhur me hetimet për vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama.

    Dumani tha se hetimet lidhur me atë çështje janë mbyllur pasi nuk janë gjetur provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike.

    Balliu: Në këtë sallë me 140 deuterëve është njëri që quhet Taulant Balla, dikur ministër i Brendshëm. Në atë foltore në seancën penale të 4 prillit 2024 ka thënën: Unë e di kush është Tani. Ju a kishit qëllim ta identifikonit personin që kishte 10 vite që ishte personi i moshës 45 vjeç i paidentifikuar. Nëse kishit për qëllim ta identifikonit pse nuk thirrët Ballën për ta pyetur që tha publikisht këtë? Nëse Balla e di pse ju nuk e dini? Keni nisur ju një hetim për këtë?

    Dumani: Kjo ka të bëjë me laboratorin e Xibrakës dhe Balliu i referohet një hetimit të SPAK për implikimin e mundshëm të Olsi Ramës në trafikim të narkotikëve. S{AK rifillo hetimet, kreu veprimet e nevojshme dhe në përfundim konkludoi me pezullim të hetimeve për shkak se nuk  u zbuluan autorët e veprës penale  dhe hetimet i kanë kaluar për ndjekje të mëntesjhe Policisë së Shteitt

  • VIDEO

    Altin Dumani: Krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon me atë në Serbi dhe Mal të Zi, kemi thelluar bashkëpunimin me këto vende

    Kreu i SPAK u pyet nga deputeti i PD, Besart Xhaferri, nëse kanë nisur hetime nga SPAK për bashkëpunim të krimit të organizuar në Serbi dhe Mal të Zi me krimin e organizuar shqiptar për trafikim të lëndëve nartkotike.

    Dumani konfirmoi se krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon me krimin e organizuar në Serbi dhe në Malin e Zi kryesisht në trafikimin e kokainës. Ai tha se me këto vende është thelluar bashkëpunimi për të luftuar krimin e organizuar. 

  • VIDEO

    Dumani: Masën e sigurisë ndaj Berishës mund ta heqë vetëm gjykata

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha nga foltorja e Kuvendit se dosja e aferës “Partizani”, që si të dyshuar kryesor ka Sali Berishën, është ndërtuar me hetime serioze dhe prova të qenësishme, dhe se këtë e vërteton fakti se çështja është pranuar nga GJKKO për t'u gjykuar.

     
  • VIDEO

    A i keni neutralizuar 4 familje mafioze dhe 20 grupe kriminale në vend? Ja si përgjigjet Altin Dumani

    Një nga pyetjet që iu bë Altin Dumanit në Kuvend ishte një deklaratë e Donald Lu se në vend ekzistojnë 4 familje mafioze dhe 20 grupe kriminale.

    Partitë bënë kallëzime, por nuk sollën prova. Çfarë mund të sjellin tjetër partitë veç indicieve?

    Dumani: Ne kërkojmë që të ngriheni në nivelin e qytetarëve që kur viheni në dijeni të një krimi, ta kallëzoni. Në zonën tuaj zoti Boci kemi disa hetime që po kryhen.

    Një nga krimet më të mëdha të pazbardhura është kanabizimi i vendit. A keni filluar një hetim konkret me autor kryeministrin?

    Jo nuk e kemi filluar.

    Ish-ambasadori Lu deklaroi se në Shqipëri ekzistonin 4 familje mafioze dhe 20 grupe kriminale. A keni sot një rezultat konkret se cilën familje keni neutralizuar?

    Dumani: Sa i takon rezultateve të prokurorisë së Posaçme, një ndër gjërat për të cilat duhet të ndihemi krenarë është lufta kundër krimit të organizuar. Falë bashkëpunimit me asgjensitë partnere,e Britaninë, SHBA, vendet e Amerikës Latine, kemi bërë hetime të suksesshme me të cilat mburremi edhe në EuroJust. Kemi bashkëpunuar me agjencitë partnere që na kanë besuar. Ky besim nuk është apriori. Kam dëgjuar që bëhet krahasim mes SPAK dhe Krimeve të Rënda. Kam qenë pjesë edhe atje, jam krenar. U jap vetëm një shifër, nga 2004-2019 nga Krimet e Rënda janë trajtuar 780 subjekte. Në 5 vite SPAK e ka tejkaluar këtë shifër.

  • VIDEO

    Dumani lexon, Berisha i ndërhyn! Kreu i SPAK i përgjigjet Boçit: Rama nuk është i paprekshëm! Kemi hetuar pretendimet tuaja në Shkodër, nuk kanë rezultuar të sakta

    Kryedemokrati Berisha ka ndërhyrë gjatë raportimit të Altin Dumanit duke i kërkuar që të lexojë me qartësi pyetjet e shkruara nga opozita dhe të mos heqë apo shotjë asnjë fjalë. Dumani e ka injoruar këtë ndërhyrje dhe ka vijuar me leximin e pyetjeve të shkruara nga deputeti demokrat, Luçiano Boçi.

  • VIDEO

    Dumani: Deklaratat e Ahmetajt vlerësohen rast pas rasti! SPAK i gatshëm për bashkëpunim

    Në përgjigje të pyetjes së deputetes Jorida Tabaku, kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se deklaratat në distancë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili pretendon se po zbulon afera të ndryshme, vlerësohen rast pas rasti.

    “Deklarimet publike vlerësohen rast pas rasti, për një person që sot është në kërkim ndërkombëtar”,- tha Dumani.

    Kreu i SPAK, theksoi gatishmërinë e SPAK për bashkëpunim me Ahmetajn, me statusin e të penduarit drejtësisë, për zbërthimin e aferave që ai pretendon.

  • VIDEO

    Dumani: Për 3 inceneratorët kemi hetuar 71 persona deri tani! Po Veliaj? Hetimet vijojnë

    I pyetur nga deputetja Jorida Tabaku se cilat janë veprimet e SPAK lidhur me çështjen e 3 inceneratorëve, atë të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, Altin Dumani tha nga foltorja e Kuvendit se Prokuroria e Posaçme ka hetuar në kuadër të këtyre 3 procedimeve penale, 71 persona.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv