-
VIDEO
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Brenda pak ditësh ne do japim edhe propozimet, fokusi i parë do jetë financimi i partive
Damian Gjiknuri, i cili do jetë bashkëkryetari i PS në komisionin për Reformën Zgjedhore tha jashtë Kuvendit se i kanë dhënë përfaqësim të gjitha partive politike, edhe atyre me 1 deputetë, të cilët nuk do të kenë të drejtë vote, por mund të bëjnë propozimet e tyre. Gjiknuri tha se PS shumë shpejt do të bëjë propozimet e saj dhe fokusi i parë do të jetë ligji për financimin e partive politike.
-
VIDEO
‘Sikur djalli të interpretonte Biblën’, Balla-Berishës në Kuvend: E mban mend kur raportonte Ina Rama këtu, dhe ti lije sallën
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla replikoi me Sali Berishën pas akuzave të këtij të fundit lidhur me pyetjet drejtuar institucioneve të drejtësisë që pritet që të raportojnë sot në Kuvend. Me ironi, Balla tha se fjala e Berishës ishte sikur “djalli të interpretonte Biblën.” Më pas i kujtoi atij kohën kur në Kuvend raportonte ish prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, të sulmuar nga Berisha, dhe ai me deputetët e tij linte sallën.
-
VIDEO
Raportimi i drejtësisë/ Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet! Kanë frikë ata se do i pyes për bisedat me Mario Çelën e kostumet e Altin Hajrit
Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që deputetëve t’iu jepet e drejta për t’i drejtuar pyetje institucioneve që do të raportojnë në kuvend, të cilat nuk janë depozituar paraprakisht me shkrim në Kuvend.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore/ Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë! Jemi të detyruar ndaj tyre të zbatojmë rekomandimet
Kreu i PD, Sali Berisha sqaroi në Kuvend se përse u dakordësuan me mazhorancën për ngritjen e dy komisioneve të posaçme, zgjedhores dhe territoriales. Berisha tha se raporti i OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë. Por, Berisha thotë se OSBE-ODIHR tha një sërë rekomandimesh të cilat PD do të punojë për t’i plotësuar, ndonëse sipas tij me Ramën nuk ka zgjedhje të lira.
-
VIDEO
Fatmir Mediu: Në Komisionin Zgjedhor vota nuk ka vlerë! Të prodhohen ligje që të kemi rezultate, jo të përsërisim historinë
Deputeti Fatmir Mediu ka kërkuar që ngritja e Komisionit të ri Zgjedhor të prodhojë rezultate dhe të mos përsërisë historitë e mëparshme. Mediu kërkon që opozita të ketë të drejtën për të diskutuar se çfarë është e vlefshme apo jo në një kod zgjedhor dhe se ligjet e reja që duhet të prodhohen, duhet të çlirojnë zgjedhjet nga korrupsioni dhe krimi.
-
VIDEO
Ngrihen Komisionet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, marrin ‘OK’ në Kuvend!
Deputetët votuan me 113 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim ngritjen e komisionit për Zgjedhoren ndërsa për Territorialen votuan 115 deputetë pro, 3 kundër dhe zero abstenime.
-
VIDEO
Zgjedhorja/ Muçi në Kuvend: Përjashtuat Lëvizjen Bashkë nga e drejta e votës, nuk jemi OJF
Deputeti Redi Muçi tha në Kuvend se Lëvizja Bashkë është përjashtuar nga komisioni i reformës zgjedhore. Lëvizja Bashkë mund të marrë pjesë në komision dhe të japë propozime, por pa të drejtë vote. Muçi tha se nuk janë as OJF dhe as institucione, por parti politike dhe përfaqësojnë një pjesë të qytetarëve shqiptarë.
-
VIDEO
Zgjedhorja/ Gjiknuri: Të gjitha partitë përfaqësohen në Komision, s’kemi mandat për ndryshime kushtetuese! Gjithçka do jetë transparente
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, teksa mori fjalën në Kuvend, duke iu përgjigjur akuzave të Agron Shehajt, tha se të gjitha partitë janë të përfaqësuara në këtë komision. Ai tha se nuk kanë mandat për ndryshime kushtetuese, por shtoi se puna e Komisionit do të jetë transparente.
-
VIDEO
Zgjedhorja/ Shehaj i përgjigjet Ballës: Turp të flisni ju për financimin e partive, ku i gjeni miliona eurot për fushatë
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj iu përgjigj kreut të grupit të PS, Taulant Balla për reformën zgjedhore, i cili tha se duhet të adresojnë menjëherë financimin e partive. Shehaj tha se është turp që të flasë PS për financimin e partive, duke i pyetur se ku i gjejnë miliona eurot për fushata.
-
VIDEO
Balla përplaset me Shehajn: Hera e parë që në komisionin zgjedhor përfshihen të gjitha partitë! Ditën i takon për kandidatë, këtu i shan
Kreu i grupit parlamentar të PS-ë, Taulant Balla është përplasur në parlament me deputetin Agron Shehaj lidhur e ngritjen e Komisionit të Posaçëm Zgjedhor. Ndër të tjera, Balla thotë se sa më shpejt duhet të nisë puna e komisioni me qëllim nxjerrjen e draftit për financimin e partive brenda datës 31 dhejtor.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore/ Shehaj: Doni të vrisni partitë e reja, u bëtë bashkë për ta ngritur komisionin fshehurazi
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj hodhi akuza ndaj PS dhe PD se kanë bërë pazar fshehurazi për të ngritur komisionin për reformën zgjedhore. Shehaj tha se reforma ka për qëllim të vrasë partitë e reja.
-
VIDEO
Drejtësia raporton sot, foto e Dumanit dhe Çelës nga Kuvendi
Institucionet e drejtësisë raportojnë sot në Kuvend për punën gjatë vitit 2024. Këto janë pamjet kur Altin dumani, kreu i SPAK ndodhet në Kuvend në pritje të raportimit, i shoqëruar nga dy prokurorët Adnan Xholi dhe Klodian Braho. Krah tyre është edhe kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela.