-
VIDEO
Blushi – mazhorancës: Çlirohuni nga komplekset, keni dosje të hapura prandaj keni frikë nga pyetjet tona
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit që të lejohet opozita për të zhvilluar pyetje me gojë drejtuar krerëve të institucioneve që do të raportojnë në Kuvend për punën e tyre vjetore.
-
VIDEO
Debati për pyetjet/ Balla ironizon opozitën: Në matematikë jemi më mirë se ju! Keni një problem të madh, keni rënë dakord për të mos rënë dakord
Krerët e institucioneve të drejtësisë ende nuk kanë nisur raportimin në Kuvend për shkak se opozita kërkon që t’i bëjë pyetjet edhe me gojë pavarësisht se i kanë depozituar me shkrim. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori sërish fjalën dhe e kujtoi opozitës se vetë është dakordësuar për pyetjet me shkrim.
-
VIDEO
‘Komisioni i Zgjedhores teatër’, Shehaj: Ne nuk bëhemi pjesë e llumit, duan të vrasin partitë e reja
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ndonëse i është dhënë një vend në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, thotë se nuk do bëhen pjesë e këtij llumi. Sipas Shehajt, ky është një teatër dhe qëllimi i vetëm është që vrasin partitë e reja.
-
VIDEO
Toni Gogu – opozitës: Kërkoni t’i bëni këtu gjyqin drejtësisë! Me pyetjet direkte i ushtrohet presion prokurorit e gjykatësit që raporton
Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu thotë se opozita sot po përpiqet t’i bëjë sot gjyqin drejtësisë, të cilët e kanë nisur këtë proces prej më shumë se një viti.
-
VIDEO
Kiduina Zaka ironizon opozitën: Zhurmuesin e keni brenda jush, më i madhi mungon sot! Mos e keqpërdorni kohën
Deputetja e re socialiste Kiduina Zaka kritikoi kolegët e saj opozitarë për qasjen në Kuvend, teksa tha se po pengojnë zhvillimin normale të seancës që ka të bëjë me raportimin e institucioneve të drejtësisë. Ajo tha se deputetët e rinj të PS dhe të PD nuk kanë folur në Foltore ka qenë për shkak të zhurmuesve të opozitës.
-
VIDEO
Spahiu-demokratëve: Keni gjellën para dhe s’doni të hani! S’keni të drejtë të intimidoni institucionet e drejtësisë
Deputetja socialiste, Klodiana Spahiu iu përgjigj opozitës e cila kërkon t’i drejtojë pyetje në sallë krerëve të drejtësisë. Spahiu tha se opozita e ka gjellën para dhe s’do të hajë edhe pse është e uritur. Ajo theksoi se opozita ka të drejtën për të diskutuar, jo për të intimiduar institucionet e drejtësisë.
-
VIDEO
Topalli ‘këshilla’ Peleshit: Njeriu heq dorë nga karrigia kur nuk lejohet të zbatojë ligjin! Urdhri politik që keni marrë, po i mbyll gojën opozitës
Deputetja e PD-së Jozefina Topalli, ka ‘këshilluar’ kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin në bazë të eksperiencë së saj në krye të këtij institucioni.
-
VIDEO
Manja ironizon Berishën me një ‘episod’ në Bjeshkët e Istogut: Për herë të parë ishe i vërtetë, të tjerat i ke gënjeshtra
Në Kuvend nuk munguan as replikat mes Sali Berishës dhe Ulsi Manjas. Socialisti e ironizoi me një ‘episod’ nga Bjeshkët e Istogut, teksa tha se kreu i PD-së vetëm atëherë ka qenë i vërtetë në jetën e tij,
-
VIDEO
Toni Gogu pyet opozitën: A është e varur apo e pavarur drejtësia shqiptare?
Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Tongi Gogu iu drejtua me disa pyetje opozitës, e cil apo këmbëngul që ti drejtojë pyetje në sallë drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.
-
VIDEO
Gjekmarkaj i kthehet Peleshit: Po i trajtoni titullarët e institucioneve të drejtësisë si zëdhënës të deputetëve! Vetë je kthyer në një haberxhi
Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit që pyetjet për përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë të lexohen nga dikush nga sekretaria e Kuvendit ose nga vetë deputetët. Gjekmarkaj thoë se kjo është një ofendim për titullarët e institucioneve të cilët po trajtohen si zëdhënës të deputetëve.
-
VIDEO
Dumani në sallë/ Berisha akuza SPAK: Gjumashë që flenë mbi dosjet e krimit! Klosi të betohet që s’ka dosje në SKAP
Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi nga salla e Kuvendit SPAK, ndërsa në seancë ishte edhe vetë Altin Dumani i cili do të raportojnë për punën gjatë vitit 2024. Ndërsa u përfshi në një debat me Blendi Klosin, Berisha zgjodhi të sulmojë edhe Dumanin, ndonëse nuk e përmendi me emër, duke thënë se mes PS dhe drejtësisë ka një kompromis të heshtur që të fshehin dosjet e socialistëve.
-
VIDEO
Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi me llafe! Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji
Deputeti i PS-së Blendi Klosi kundërshtoi kërkesën e opozitës për t’i drejtuar përfaqësueseve të institucioneve të drejtësisë pyetje direkte, të cilat nuk janë depozituar paraprakisht në kuvend me shkrim. Deputeti i PS-së tha se opozita ka urdhër nga Berisha për të prishur seancën.