-
VIDEO
Seancë Plenare 27 tetor 2025
Mazhoranca dhe opozita pritet të votojnë për ngritjen e dy komisioneve të posaçme për Zgjedhoren dhe Territorialen, për të cilat janë dakordësuar më herët. Do të raportojë edhe kreu i SPAK, i Prokurorisë së Përgjithshme, ILD, KLP e KLGJ.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Bledion Nallbati paraqitet në SPAK, merret në pyetje nga prokurori Vladimir Mara që drejtoi Task Forcën në Korçë
Mësohet se deputeti i Berishës po merret në pyetje nga prokurori Vladimir Mara, i cili ka drejtuar Taskforcën në qarkun Korçë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
-
VIDEO
Gjergj Nika, demokrati 'i zemëruar'i Vlorës, ngel jashtë garës edhe nga KAS
Anëtarët e KAS, argumentuan, se edhe pse gëzonte mandatin e këshilltarit bashkiak të Vlorës, Nika duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat e ligjit për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.
-
VIDEO
Në pritje të seancës së parë normale të legjislaturës, nesër Kuvendi diskuton drejtësinë! Votohen komisionet e ‘Zgjedhores’ dhe ‘Territoriales’
Të hënën në Kuvend, Sali Berisha pritet të përballet për herë të parë me kreun e SPAK, Altin Dumanin teksa ky i fundit do të raportojë përballë ligjvënësve bashkë me krerët e 4 institucioneve të tjera të drejtësisë. Palët kanë rënë dakord që për secilin institucion të kenë një kohë debate 150 minuta. Në rend dite është edhe votimi i ngritjes së komisioneve për reformën territoriale e zgjedhore për të cilat PD-PS duket se kanë gjetur kompromisin.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ KQZ miraton kandidatët, lë jashtë Gjergji Nikën në Vlorë! Në Tepelenë, garuesi i opozitës regjistrohet edhe pse i dënuar
E vetmja kandidaturë që u refuzua ishte ajo e Gjergj Nikës në Vlorë, i cili nuk kishte paraqitur kërkesën e Komitetit Nismëtar. Pavarësisht se me një dënim prej 1 vit e 4 muaj burg për ‘shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt’, KQZ regjistroi Gabriel Gumën.
-
VIDEO
PL: Bashkia Durrës nënshkroi marrëveshjen 7.2 mln euro për depozitimin e mbetjeve në Sharrë! Të pezullohet menjëherë
Anëtarja e PL-së në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj, përmes një deklaratë nga selia e Partisë së Lirisë, ka hedhur akuza ndaj Bashkisë Durrës se ka vijuar pagesat ndaj inceneratorit të Tiranës.
-
VIDEO
Si e kalon të dielën? Rama: Lindës dhe Zahos i bëj padrejtësi, 'arratisem' në studion e skulpturës
Si e kalon kryeministri ditën e dielë? Kjo ishte pyetja që iu drejtua shefit të qeverisë në podcastin “Flasim”, i cili ndau disa detaje edhe për publikun. Kryeministri thotë se të dielave përpiqet që të ulë pak ritmin, edhe pse jo gjithmonë është e mundur, duke theksuar se gjithnjë bën një analizë se si janë bërë punët në javën që po lë pas.
Rama kujtoi edhe një bisedë me Papa Françeskun, të cilit i kishte kërkuar të vizitonte Shqipërinë, por përgjigja e tij ishte që një gjë të tillë nuk ia premtonte dot pasi nuk ka “fuqi” për axhendën e tij. Duke kujtuar këtë bisedë, Rama tha se shpesh kur je në këtë pozicion nuk e ke më në dorë axhendën dhe janë shumë të rralla të dielat kur ai bënn “stop”.
Nga gjithë kjo axhendë e ngjeshur, Rama tha se padrejtësia më e madhe i bëhet bashkëshortes Lindës dhe djalit Zaho, duke folu edhe për arratisjet në studion e tij të skulpturës.
-
VIDEO
Rama: Rinasi, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes, s'do ketë kontroll pasaporte
Në podcastin “Flasim” kryeministri Edi Rama foli edhe për një risi që pritet të impelmentohet në vendin tonë nga janari 2026, portofolin e identitetit dixhital, që do të përfshijë të gjithë dokumentet personale si karta e identitetit, leja e drejtimit, diploma apo certifikata të ndryshme. Rama tha se edhe Europa po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur 2027-ën si afat për të futjen e identitet dixhital.
“Kur koncesioni i hershëm i kartave të identitetit përfundoi, ne morëm përsipër një sfidë të madhe: krijimin e një kompanie shtetërore për prodhimin e kartave të identitetit, më të mira dhe më të lira se të mëparshmet. Kompania Identitek e përballoi me sukses këtë sfidë dhe tashmë është angazhuar për sfidën e re të identitetit digjital, pra kalimin e kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional. Edhe Bashkimi Europian po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të Europës. Shqiptarët do ta kenë gati identitetin e tyre digjital në fillim të vitit 2026”, tha Rama.
Më tej, kryeministri Edi Rama shtoi se po përgatisin edhe një tjetër inovacion, portën dixhitale të hyrjes në aeroportin e Rinasit. Rama tha se nuk do të jetë më e nevojshme ndalesa për kontroll pasaporte, por udhëtarët mund të kalojnë përmes një porte dixhitale së cilës i mjafton pamja e udhëtarit për të verifikuar identitetin e tij.
“Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua. Kështu, aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur si një nga të parët aeroporte në Europë me kontroll digjital të pasaportave, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes. Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura”, theksoi Rama.
-
VIDEO
Raporti me Kurtin? Rama: Jemi miq, por kem këndvështrime të ndryshme! Kosova të përmbushë kërkesat e dialogut, topin t’ia lërë serbise
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me DW, ka komentuar deklaratat e bëra kundër tij, në Kosovë si edhe për raportet me kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti.
-
VIDEO
Ditmir Bushati dhe Edward Djerejian në 'Tokë për paqe': Perspektiva amerikane për armëpushimin në Gaza dhe të ardhmen e Lindjes së Mesme
Bushati dhe ambasador Djerejian në këtë bisedë analizuan marrëveshjen e fundit të armëpushimit në Gaza, të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se ky plan mbetet “i brishtë, por me potencial për t’u zbatuar nëse ekziston vullnet politik i qëndrueshëm”.
-
VIDEO
Raporti i OSBE-ODIHR, Mërtiri për Report Tv: Berisha po e përdor për të qëndruar në krye të PD-së!
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar situatën politike që ndodhet vendi pas raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Në një lidhje me Report Tv, Mërtiri ka deklaruar se Sali Berisha po e përdor raportin për të qëndruar në krye të Partisë Demokratike
-
VIDEO
The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 25 Tetor 2025
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.