• VIDEO

    Mandati i 4/ Rama: Barrë e jashtëzakonshme, ky është rasti i jetës tonë

    Mandati i Shqipërisë europiane e ka cilësuar Edi Rama këtë mandat të katërt qeverisës radhazi.

    Një barrë të rëndë e konsideron besimin e qytetarëve, Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e PS ditën e sotme.

    Kryeministri u shpreh se mandati i 4 është rasti i jetës së socialistëve.

    “Ky është rasti i jetës tonë, e solli fati të jemi ne. Dhe askush më mirë se sa ne, 12 vjet eksperiencë në qeveri rresht janë aset unikal. Teorikisht askush nuk i adreson dot më shumë e më shpejt se ne të metat që duhen ndrequr. Por kjo është teorike pa kushtin që ne këtu të jemi të vetëdijshëm të shqetësuar për barrën e jashtëzakonshme që ka ky mandat i ri e të shkundim fort veten, njëri-tjetrin e PS”, u shpreh Rama.

  • VIDEO

    Rama njofton 11 komisionet e përhershme parlamentare, 7 do drejtohen nga maxhoranca, 4 nga opozita

    Kryeministri Edi Rama njoftoi 11 komisionet e përhershme të kuvendit të ri. Në përbërje do të ketë më pak anëtarë, tha kreu i qeverisë. 7 prej tyre do të drejtohen nga maxhoranca dhe 4 nga opozita. 

    1.    Komisioni për Ekonominë, punësimin dhe financat ( Shumica )
    2.    Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën publike ( Shumica )
    3.    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ( Shumica )
    4.    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet ( Opozita )
    5.    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale ( opozita )
    6.    Komisioni për Burimet Natyrore, infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm ( Shumica )
    7.    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ( opozita )
    8.    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural ( Shumica )
    9.    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën  ( opozita )
    10.    Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ( shumica )
    11.     Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale ( shumica )

  • VIDEO

    Rama propozon Niko Peleshin për kryetar të Kuvendit dhe deputeten Spaho për nënkryetare! Balla rikthehet si kryetar i grupit parlamentar i PS

    Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama propozoi Niko Peleshin për kryetar të Kuvendit në legjislaturën e re që nis të premten. Deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiun, e propozoi për nënkryetare të parlamentin, ndërsa riktheu Taulant Ballën në rolin e kryetarin të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

  • VIDEO

    Parlament me 101 deputetë, reformë zgjedhore e territoriale! Cilat janë 5 riorganizimet që kërkoi Rama në Asamblenë e PS

    Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në 4 vitet e ardhshme për Shqipërinë 2030, të ketë riorganizim dhe reformim të disa institucioneve, përfshirë dhe Kuvendin.

    Kryeministri tha se Kuvendi duhet të ketë më pak deputetë.

    “Elisa, Niko, Taulanti me Majlindën, Ardean e disa deputetë të tjerë kishin për detyrën hartimin e një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare. Ata kanë analizuar ecurinë, strukturën dhe programin e kuvendit ndër vite. Si dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit të strukturës së Kuvendit me strukturën e procesit të negociatave. Paraprakisht dua të mbroj disa mendime. Së pari në më shumë se 3 dekada, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi për disa institucione, ndër të cilat edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum, do kishte vetëm impakt pozitiv. Prandaj ky ndryshim duhet të jetë objektiv i yni që përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë”.

  • VIDEO

    Rama propozon Kuvend me më pak ligjvënës: Ta ulim në 101 numrin e deputetëve

    Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka propozuar se tashmë është koha për të patur një Parlament me më pak deputetë.

    Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama tha se është koha që Parlamenti të ketë 101 deputetë, madje edhe më pak sipas tij, nëse është e mundur.

    “Elisa, Niko, Taulanti me Majlindën, Ardean e disa deputetë të tjerë kishin për detyrën hartimin e një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare. Ata kanë analizuar ecurinë, strukturën dhe programin e kuvendit ndër vite. Si dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit të strukturës së Kuvendit me strukturën e procesit të negociatave. Paraprakisht dua të mbroj disa mendime. Së pari në më shumë se 3 dekada, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi për disa institucione, ndër të cilat edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum, do kishte vetëm impakt pozitiv. Prandaj ky ndryshim duhet të jetë objektiv i yni që përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë”, u shpreh Rama.

  • VIDEO

    ‘Duhen fuqi për të drejtuar si në mandatin e parë’, Rama-deputetëve të rinj: Doni të rrini vërdallë 4 vjet apo që kjo rrugë t’ju zgjatet?

    Kryeministri Edi Rama iu kërkoi deputetëve që të prodhojnë fuqi dhe energji të reja sikur të ishin në mandatin e parë. Mesazh përcolli edhe për të rinjtë e PS, që hyjnë për herë të parë në parlament.

    “Dua të ndaj me ju mendimin tim se me 83 mandatët që na dhanë shqiptarët, nuk kemi asgjëe zgjedhje tjetër përveçse të prodhojmë në fuqi për të drejtuar si të ishim në mandatin e parë, me energji, ide dhe aftësi të reja por jo vetëm kaq. Duhet të kërkojmë te vetja një domosdoshmëri të brendshme, një shtysë, një forcë nxitëse për ta parë çdo gjë që keni bërë jo me syrin e kënaqur të atij që ka bërë vetë por me sy tjetër. Na duhet syri i atij që e ka ngarkuar për ta bërë si duhet një punë të mirë jo mirë, jo mjaftueshëm nga dikush tjetër. Na duhet një vullnet i ri për të sjellë në mandatin e 4 një qasje, një forcë, një aftësi si të ishte i pari. Duke nxjerë nga vetja një vete të re. Nuk na mjafton një grup i ri parlamentar për të bërë ca ligje të reja apo një qeveri e re, na duhet një qadje e re ndaj problemeve të vjetra dhe sfidave të reja. Një forcë kompakte, vëllazëri politike e cila funksionon me të njëjtën ambicie dhe disiplinën e një skuadre kampione. Skuadrat kampione janë fuqia e talentit dhe disiplinës, që ushqehet çdo ditë nga ambicia për t’u bërë më të fortë. Na duhet kjo mendësi në çdo fushë, qeverisim parlament e çdo bashki. Makineri e pandalshme reformash, projektesh, punësh, inovacionesh, thithje burimesh njerëzore brenda dhe jashtë vendit. Kjo është si unë po e stërvis veten time për këtë mandat, po mësoj dhe është e vështirë t’i shoh dhe po mundohem të gjykoj arritjet e derisotme nga një kënd i kundërt me ku i kam parë tërë këto vite. Po të thosha nga këndvështrimi i një opozitari, krejt ndryshe nga ata që bëjnë opozitën e pasukseshme ndaj nesh, që as nuk ka ardhur nga hëna të shpëtojë Shqipërinë nga  ne, as nuk ka qymyma fluturues për t’u shitur shqiptarëve që të shkojnë në hënë. Këtu ka shokë e shoqe të një rrugë të gjatë, që dua t’ju them që kush nuk është gati ta përdorë me një sy të ri kritik, kërkues e sfidues pasqyrën ku shikon veten si pjesë e familjes tonë, dhe  më  pas punët e përbashkëta të familjes tonë duhet të stërvitet fort, pa humbur kohë se nga të gjitha gjërat më kryesore, ajo që nuk kemi është koha. Ndërsa shokëve dhe shoqeve që vijnë këeu për herë të parë si pjesë e rrugës së udhëheqjes së vendit, u them që zgjedhja juaj është e thjeshtë: Doni të rrini vërdallë 4 vjet apo që kjo rrugë të zgjatet përtej një mandati. Nëse doni të dytën gjëja e parë është të ruheni nga tarbiatet e vjetra që gjeni këtu, të vlerësoni mandatin e parë si një gjë që duhet ta fitoni përditë dhe të jeni të parët kudo ku është detyra. Të gjithë bashkë, program ynë qeverisës s’ka qenë kurrë më i qartë se më konkret se këtë radhë. “, u shpreh Rama.

  • VIDEO

    ‘Drejtësia, ende larg asaj që i duhet Shqipërisë për në BE’, Rama: Asnjë ndryshim në legjislacion pa miratimin e KE

    Kryeministri Edi Rama tha se ndonëse janë bërë hapa përpara, është i vetëdijshëm që drejtësia që kemi është ende larg asaj që i duhet vendit për në BE. Nga Asambleja e PS-së, ku pritet të shpallë qeverinë e re, Rama tha se asnjë ndryshim në legjislacion për drejtësinë, nuk do të bëhet pa marrë "vulën" dhe miratimin e KE-së. 

    Kreu i qeverisë tha se duhet durim heroik dhe kujdes prej okulisti për të pastruar "ujin e pistë" edhe nga vetë institucionet e veta të qeverisjes së gjyqësorit. 

  • VIDEO

    'T'i hapim rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri', Rama porosi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës: Shkarkoni Erion Veliajn

    Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama shpalli sot vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ai i kërkoi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit të aktivizojnë mekanizmin e shkarkimit të kryebashkiakut Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti.

     
  • VIDEO

    Arrestimet e SPAK, Kryeministri Rama: Duhet durim i madh strategjik, jemi e vetmja garanci për institucionet e drejtësisë

    Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama shprehu dhe kritika për punën e SPAK dhe të GJKKO.

    Edhe pse SPAK ka arrestuar eksponentë të vetë socialistëve, Rama tha se duhet të durojnë për hir të formimit të një drejtësie europiane.

    Kryeministri u shpreh se PS-ja është e vetmja garanci për institucionet e reja të drejtësisë dhe se çdo sulm ndaj SPAK apo GJKKO, do të ishte kthim pas në kohë.

    “Kura në këto sëmundje nuk është kurrsesi kthimi mbrapa, duhet durim i madh strategjik. Duhet largpamësi për të mos bërë asnjë hap pas në raport me drejtësinë dhe pavarësinë e saj sepse çdo hap i tillë sot do kishte si pasojë nesër kush e di sa më shumë hapa larg nga drejtësia europiane e gjeneratës së vjetër.

    Mua më pyesin shokë e shoqe këtu si mund të durohen padrejtësitë e organeve të drejtësisë kur bien deri dhe tek dikush që kemi ndarë ditë të mira e të këqija, edhe kur padrejtësia në trajtimin e rastit duket ku e ku më e trashë së filli i drejtësisë, u dashka të durojmë. Unë nuk e gjej dot një përgjigje më të lehtë. Sipas meje, pikërisht pse ne kemi hyrë jo me zor por me dëshirë në këtë llogore të përbashkët të politikës me flamurin e PS nuk kemi asnjë mundësi e asnjë të drejtë ta kthejmë llogoren e përbashkët në një rifuxho për të marrë në mbrojtje këdoqoftë dhe as të nxjerrim artilerinë tonë kundër SPAK dhe GJKKO.

    Sado e padrejtë, madje ndoshta absurde mund të duket kjo që thashë. Do të ishte i pariparueshme për më shumë se 1 dekadë dëmi që artileria jonë do t’i bënte Shqipërisë së nesërme, kauzës së madhe epokale të pavarësisë së drejtësisë.

    Deri kur institucionet e reja të drejtësisë do qëndrojnë fort mbi këmbët e veta, kjo parti është i vetmi garant. Po nuk u dhamë atyre institucioneve të dobëta kohën që u duhet të rriten, gjithë kjo përpjekje do shkojë dëm. Më keq akoma, do shkojë dëm gjithë ëndrra dhe pritja e shqiptarëve për të pasur një drejtësi të pavarur nga pushteti politik.

    Koha që ju duhet institucioneve që të rriten përfshin edhe kurimin me kosto shumë të larta njerëzore të atyre sëmundjeve të trashëguara. Këto kosto janë në lëkurën tonë dhe ky është guri më i madh mbi kurrizin tonë”, tha ndër të tjera Edi Rama.

  • VIDEO

    Rama: GJKKO nuk po del nga hija e SPAK-ut! Prokuroria e Posaçme, pazare për fatin e personave nën hetim

    Në fjalën e tij para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Soclalisti, Edi Rama nuk kurseu kritikat për sistemit e drejtëisë, përfshirë dhe SPAK-un e GJKKO-n. Për këtë të fundit tha se ka mbetur mashë e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për organin e akuzës shprehu revoltimin për mënyrën e trajtimit dhe hetimit të rasteve të ndryshme.

    “Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi as sot, pavarësisht fakteve që, përveç arritjeve të padiskutueshme, pushteti i ri i drejtësisë shfaq hera herës shenja të sëmundjes së vjetër. Pushteti i ri i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, dritshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij.

    E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAKU, krenaria e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për paracaktruar në pazare fatin e personave të hetuar",- tha Rama ndër të tjera.

  • VIDEO

    Rama: Drejtësia presione psikologjike, njerëz të llahtarisur në dyer të saj! Më kujton hetuesit injorantë të Maks Velos

    Kryeministri Edi Rama flet për drejtësinë në Asamblenë e PS.

    "Koha që u duhet institucioneve që të rriten përfshin detyrimisht edhe kurimin me kosto shumë të larta njerëzore të atyre sëmundjeve të trashëguara që përmenda më lart. Këto kosto janë në lëkurën tonë dhe ky është guri më i madh mbi kurrizin tonë. Është shumë e vështirë ta ruash durimin deri edhe kur njerëz të zakonshëm krejt të pafajshëm të thirrur si persona që janë në dijeni, të vijnë në derë të llahtarisur nga ca presioni psikologjike që mua më kujton hetuesit injorantë të Maks Velos, apo kur dikujt puna delikate e të cilit në një sektor të caktuar flet me rezultate kuptimplota, i nxirret vendimi për ta pezulluar nga çdo funksion publik, mbi bazën e një hipoteze kreative se ky njeri paska pasur në mend diçka penalisht të hetueshme dhe duhet të pezullohet nga çdo funksion publik, ti ngrihet akuzë në gjykatë dhe kismet se kur gjykata bashkë me prokuroin do ta gjejnë se çafër kishte në mendje", tha Rama.

  • VIDEO

    ‘Gjyqësori po qeveris vetë’, Rama: Kush thotë kapje e kontroll, s’do të pranojë të vërtetën e madhe të ndryshimit! E dinim se do sillte dhimbje

    Kryeministri Edi Rama thotë se pushteti gjyqësor tashmë po qeveris vetë përmes reformës në drejtësi dhe se ata që flasin për kapje apo kontroll të këtij sistemi, nuk do të pranojë të vërtetën e madhe të këtij ndryshimi. Sipas kreut të qeverisë, e dinte se ky proces historik do të sillte dhimbje në politikë, edhe mes rradhëve të PS.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv