-
VIDEO
Partia e Lirisë kundër aksionit të lirimit të hapësirave në Durrës: Qyteti po vuan ujin e pijshëm, bashkia me arrogancë ndaj bizneseve
Anëtarja e Këshillit Bashkiak Durrës, Anisa Ibraj, në emër të Partisë së Lirisë denoncoi fushatën e fundit që dëmton turizmin dhe u shpreh kundër këtij aksioni për heqjen e karrigeve e tavolinave në bulevardin ‘Epidam’, ku sipas Ibrajt mund të kthehej në atraksion si pedonale
-
VIDEO
‘3-4 subjekte kanë marrë peng hapësirën komunitare’, Rama iu përgjigjet kritikave: Kush është populli?! Këta guximtarët që kanë zënë lulishten…
Teksa ka denoncuar disa raste të tjera të zaptimit të hapësirave publike, kryeministri iu përgjigjet edhe kritikëve të cilët thonë se nga aksioni i qeverisë po goditen kursimet e popullit.
-
VIDEO
Kodi i ri Penal/ Avokati Petraj për Report TV: Duhet të hapet shkollë riedukimi për të miturit! Lirim me kusht për të dënuarit përjetë? Të ndiqet modeli grek
Avokati shprehet se pjesë e draftit të Kodit Penal duhet të përfshihet edhe shkolla e riedukimit për të miturit. Sa i përket mundësisë së të dënuarve përjetë për të kërkuar liri me kusht, ai tha se duhet vlerësuar në bazë të riskut. Sipas tij, në këtë rast, mund të ndiqet modeli që ndjek Greqia.
-
VIDEO
Bie alibia e vajzës dhe nënës për vrasjen në Fier, të afërmit: I merrnin rrogën, e linin pa bukë. E bija e dytë: Më thanë u rrëzua në banjo
Ndryshe nga dëshmia e vajzës në polici, e cila deklaroi se e vrau babain për shkak se nuk i jepte para dhe nuk e lejonte të vishej ekstravagante e të argëtohej, fqinji i tyre, por edhe kunata e të ndjerit Anesti Rama 56 vjeç, tregojnë se viktima nuk mbante para me vete. Kurse nipi i viktimës thotë se 56-vjeçari kishte plagë në ballë
-
VIDEO
Drafti i ri i Kodit Penal, Arben Rakipi: Lirim para kohe me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm
Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, tha se kanë propozuar edhe aplikimin e lirimit me kusht për të dënuarit me burg përjetë.
“Lirim para kohe për kusht. Ne kemi pasur disa pengesa që lidhet me aplikimin e lirimit me kusht për burgimin e përjetshëm. Përfundimisht diskutimi i gjatë është se mund ta aplikojmë lirimin me kusht për dënimin e përjetshëm. Është propozim shumë i guximshëm, debati ka qenë i fortë sepse këtu mpleksen shumë gjëra një pjesë e të cilave i përmenda, paqja sociale, viktima, rendi publik, shkalla e kriminalitetit etj, por nisur nga besimi që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë dhe përmirësohen nëse puna me ta është e efektshme. Kjo nuk është parrullë e thënë për shkak të formimit tim, por eksperiencë e përditshme që ndodh gjithandej ndaj përfundimisht e propozuam këtë zgjidhje. “
-
VIDEO
Spahiu: Në 2027 partitë e reja nuk fitojnë asnjë bashki, loja PD-PS do vazhdojë të forcohet
Juristi Kreshnik Spahiu, deklaroi se në zgjedhjet lokale në 2027 partitë e reja nuk do të fitojnë asnjë bashki.
-
VIDEO
Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie.
-
VIDEO
Spahiu: Kush i pagoi miliona dollarët për LaCivitën? KQZ dhe PD ende asnjë informacion
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se KQZ dhe PD ende nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me kontratën që PD ka paguar për këshilltarin elektoral të kësaj partie në zgjedhjet e 11 majit, Chris La Civita.
-
VIDEO
“Rilindja” e Pallatit të Kongreseve përplas Këshillin Bashkiak të Tiranës! Këshilltarët e PD kërkojnë shkarkimin e Veliajt
Një projekt i qeverisë për të rikonstruktuar Pallatin e Kongreseve, shkaktoi debatet në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Parlamenti vendor i dha një pjesë trualli qeverisë në funksion të këtij plani. Demokratët nuk harruan të ripërsërisin kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt.
-
VIDEO
Mbyllet ‘Antikorrupsioni’, Xhafaj: U tha se do prekej SPAK, më gjeni 1 dokument? Reformat nisin nga shtatori
Afati i Komisionit Anti-korrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj përfundoi, ndërsa vetë ai e cilëson të suksesshëm me hartimin e dy dokumenteve të rëndësishëm që konsistojnë në një analizë të thelluar dhe plani i punës që do t’i dorëzohen kuvendit. Pjesa më e rëndësishme, “Konsolidimi i reformës në Drejtësi” iu la parlamentit të ardhshëm ndërsa Xhafaj zotohet se nuk preket drejtësia e re.
-
VIDEO
Berisha: Altin Hajri pagoi 700 mijë euro për t’i shpëtuar akuzës për vrasje, u lakua edhe emri i Altin Dumanit
Duke folur për humbjen e thellë të 11 majit, Sali Berisha u ndal tek Altin Hajri, një person në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Berisha tha se ai ka mrrë pjesë aktive në fushatën e 11 majit dhe madje ka kërcënuar edhe demokratët.
-
VIDEO
‘Llogaritë’ e Berishës: Rama dha 450 leje ndërtimi narkotrafikut, 'konvertohen' në 12 tonë kokainë e 10 heroinë
Sali Berisha u shfaq sot nga selia e blu duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për humbjen e thellë të 11 majit, sipas të cilit Rama bleu vota duke thënë 450 leje ndërtimi për narkotrafikun. Berisha mori përsipër të bëjë edhe disa llogari interesante. Berisha tha se ndërtimet miliona metër katrorë u ngritën mbi drogën dhe nëse bëhet analizë e 450 lejeve, ato sipas tij bëjnë minimumi 12 tonë kokainë, 10 tonë heroinë dhe dhjetëra tonelata kanabis.