-
VIDEO
Blushi i PL prezanton nismën e re: Në shtator depozitojmë në Kuvend projektligjin për rritjen e financimit të Arsimit në 5% të PBB!
Tedi Blushi deklaroi se PL do të depozitojë në nisje të legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë edhe projektligjin për rritjen e financimit për Arsimin. Ndërsa vuri në dukje problematikat me shpopullimin, varfërinë, gjendjen sociale dhe atë arsimore, Blushi tha se ka nevojë për ndryshim thelbësor
-
VIDEO
Xhafaj e mbyll konferencën si gazetar, pyet mediat: Pas 14 muajve, më thoni ku është ‘Superkomisioni’ që do kapte SPAK-un dhe Drejtësinë?!
Teksa paralajmëroi disa herë gjatë konferencës se do të thoshte diçka në fund të saj, kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj mori për disa minuta rolin e gazetarit përpara mediave të pranishme dhe iu drejtua si ‘koleg’ të pranishmëve me një pyetje.
Teksa u kërkoi leje për ta bërë këtë, duke vlerësuar misionin e tyre për informim, edhe pse shumë herë puna e komisionit ishte keqinterpretuar, duke pranuar disa edhe nga kritikat, ai i pyeti që pas 14 muajve pune të Komisionit, t’i tregonin se në cilën pjesë të dokumenteve të hartuara tregohej me fakt se “Superkomisioni kapi Drejtësinë dhe SPAK-un”.
-
VIDEO
Xhafaj: Nuk i kërkuam institucioneve të drejtësisë të vinin te ne, por të na sillnin propozime! Ka mes tyre që nuk e duan, humbën një shans!
Kryetari i Komissionit të Posaçëm Antikorrupsion iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve që kishin të bënin me reformën në drejtësi dhe mospërfshirja apo refuzimi që i bënë institucionet e drejtësisë përfshirjes në Komision.
Fatmir Xhafaj shpjegoi se ishte keqinterpretuar qëllimi dhe ftesa e komisionit ndaj institucioneve të drejtësisë me qëllime të caktuara, duke vënë në dukje se ai besonte që në drejtësi ka edhe njerëz që nuk duan që të bëheshin pjesë e diskutimit.
Sipas Xhafajt, Komisioni nuk u kërkoi njerëzve të drejtësisë që të vinin tek Kuvendi, por që të bënin vetë një analizë të pavarur dhe t’i sugjeronin më pas Komisionit ndryshimet që donin.
-
VIDEO
Dosja 'Veliaj'/ Kthupi: Akuza për telefonin të shmangej! Petraj: I burgosuri s’duhet hetuar për sende të paligjshme! Varaku: Hakmarrje nga SPAK
Avokati Rezart Kthupi, tha se akuza për futjen e sendeve të paligjshme, duhet që të ishte shmangur. Avokati Edmond Petraj tha se për sendet e paligjshme në burg nuk mund të hetohet i burgosuri.
-
VIDEO
Lapaj ngel jashtë Kuvendit, KQZ ia jep mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli! Doshi djeg listën e mbyllur! Certifikohet rezultati për Tiranën
Kleana Xhuveli, e katërta në listën e mbyllur të “Nisma Shqipëria Bëhet” do të jetë deputetja e koalicionit në Kuvend. KQZ rrëzoi kërkesën e Adriatik Lapajt që të ishte ai ligjvënësi. Celibashi miratoi edhe kërkesën e partisë së Tom Doshit duke ia dhënë mandatin e PSD në Tiranë Tedi Mulës, më i votuari i listës së hapur.
-
VIDEO
Një Agjenci Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit do të ngrihet në vend, MEKI: Pr/Ligji parashikon mbrojtje për cilësinë dhe çmimet
Një Agjenci Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit do të ngrihet në vend dhe do të ketë në fokus kontrolle për cilësinë, sasinë dhe çmimet e produkteve. Përmes një projektligji Ministria e Ekonomisë synon të mbrojë qytetarët nga abuzimet që mund të bëjnë tregtarët.
-
VIDEO
Blushi i PL denoncon rritjen e çmimeve: Varfëria po thellohet, ushqimet bazë më shtrenjtë se në BE, të ardhurat 3 herë më pak!
Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, doli sot në një konferencë ku theksoi se që nga viti 2013 kur socialistët erdhën në pushtet, çmimet që ishin 32% më të lira se në BE gjatë nisjes së qeverisjes së tyre, tani janë edhe më të shtrenjta
-
VIDEO
‘Antikorrupsioni’ diskuton për herë të parë draftin ligjor për konfliktin e interesit, gjoba zyrtarëve në shkelje! Xhafaj: Rekomandim nga BE
Ashtu sikurse ishte zotuar, Fatmir Xhafaj nisi në Komisionin e Anti-korrupsionit diskutimet për draftin e një nisme të re ligjore, për parandalimin e konfliktit të interesave për funksionarët publikë. Ndryshimet në ligjin ekzistues sipas Xhafajt vijnë si rekomandim i Bashkimit Evropian dhe forcon integritetin e zyrtarëve që kryejnë funksione publike.
-
VIDEO
Berisha me dy ‘gjuhë’: Avokati i Popullit të nisë hetim për dhunën çnjerëzore ndaj të burgosurit politik Ilir Meta dhe të burgosurit ordiner Erion Veliaj
Sali Berisha foli sot edhe për gjendjen në paraburgim të aleatit të tij, Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, i paraburgosur prej 21 tetorit 2024, duke denoncuar sipas tij, trajtimin çnjerëzor që po i bëhet.
Të njëjtin denoncim bëri edhe për shkeljen e të drejtave në paraburgim për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i paraburgosur prej 10 shkurtit 2025, por duke përdorur dy ‘gjuhë’ dhe dy standarde. Metën e cilësoi 'të burgosur politik', kurse Veliajn 'të burgosur ordiner'.
Ai i kërkoi Avokatit të Popullit që të niste një hetim të menjëhershëm për të dy rastet, pasi ishin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut për një vend anëtar të Këshillit të Europës, teksa akuzoi ‘banditët me uniformë’ të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Ulsi Manja.
-
VIDEO
Berisha pretendon farsë elektorale edhe për diasporën: Votat e emigrantëve u mbytën në Adriatik! Akuza Ramës për mbylljen e doktoraturave: As Enver Hoxha s'e bëri
Kryetari i PD prej dy muajsh e ka kthyer në një ritual të përditshëm konferencën me mediat për zgjedhjet, duke denoncuar manipulimin e votës së diasporës. Akuzon edhe kryeministrin për takimin te Universiteti Bujqësor dhe deklaratën për mbylljen e doktoraturave. Pedagogët që morën pjesë i cilëson 'lepirës këpuce' të Ramës dhe kërkon kundërshtimin e vendimit
-
VIDEO
Partia e Lirisë akuza Rakip Sulit, Merja: Po prish stadiumin për të ndërtuar godinën e re 5,4 mln euro! Projekt luksi për egon e kryebashkiakut
Partia e Lirisë denoncoi sot publikisht kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, se po bën tenderime luksi për zyrat e reja të Bashkisë, duke shembur stadiumin ekzistues
-
VIDEO
Nën akuzë për fshehje pasurie, GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj deputetit të PD Asllan Dogjani
GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani me akuzën e mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë.