• VIDEO

    Mbledhjet e Ramës me përfaqësuesit e bashkive, Tabaku: Shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve

    Tabaku e konsideron si ndërhyrje të qeverisë në pushtetin vendor dhe shkelje flagrante e autonomisë vendore.

  • VIDEO

    Lapaj s’ka më shpresë për mandatin: Unë, Shabani e Soko të ikim, ta marrë Greta Ambeli! S’do bëjmë deputet dajo Zeqirin

    Kur kanë mbetur më pak se 24 orë kohë nga vendimi i KQZ për shpërndarjen e mandateve, Adriatik Lapaj i ofroi publikisht një marrëveshje të re Endrit Shabanit. Duke hequr dorë nga vendi në parlament, ai tha që Shabani të bëjë të njëjtën gjë dhe mandatin ta marrë gruaja më e votuar e listës së hapur, Greta Ambeli.

    • VIDEO

      Berisha dredhon për ‘Nenin Basha’: U bë për rastet kur ka zgjedhje dhe jo farsa elektorale! Statuti dhe analiza në PD, pas denoncimeve! U zhdukën mbi 300 kuti, Celibashi hesht

      Sali Berisha ndryshon mendim për statutin e PD-së për t'iu shmangur përgjegjësisë për humbjen në zgjedhjet e 11 majit dhe dorëheqjen nga partia. Tani thotë se ai nen nuk u bë për rastet e një farse elektorale si kjo, por harron se edhe Lulzim Basha më 2021 akuzoi për vjedhje votash dhe iu kërkua dorëheqja për humbjen. Akuza edhe Celibashit për 'zhdukjen' e mbi 300 kutive. Nuk përjashton mundësinë që Statuti i PD të ndryshojë përsëri

    • VIDEO

      Manastirliu: Transformimi i UBT me standardet e BOKU të Vjenës, pasaporta akademike europiane për studentët

      Universiteti Bujqësor i Tiranës ka prezantuar sot ofertën e re akademike, të përafruara me programet e BOKU (University of Natural Resources and Life Sciences)  të Vjenës, duke nisur një proces transformues të UBT, me standardet më të mira europiane. Në këtë aktivitet merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillit Rural Anila Denaj, Rektori i UBT Fatbardh Sallaku, maturantë, pedagogë e prindër.  

      Universiteti Bujqësor i Tiranës hap këtë vit akademik 9 programe të reja studimi që janë arritur falë një analize të thelluar dhe bashkëpunimi intensiv me një nga universitetet më prestigjioze të Europës në fushën e shkencave të jetës, BOKU i Vjenës.

      Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj tha se kjo është faza e parë e reformimit të UBT, e cila përfshin ristrukturimin e ofertës akademike, riorganizimin e programeve dhe rritjen e kapaciteteve kërkimore dhe mësimore në këtë universitet.

      “Në një vit është punuar ngushtësisht mes UBT dhe BOKU të Vjenës, për të transformuar rrënjësisht ofertën akademike dhe sot ofron 9 programe të reja, në përputhje me standardet e BOKU, një universitet lider në fushën e shkencave të jetës në Europë”, tha Manastirliu.

    • VIDEO

      ‘Gjeni shoqen në Evropë, t’ju mbështesim në martesë’, Rama kritika universiteteve: S’mund të jeni shkolla të mesme, me disa vite më shumë! Nëse doni mbështetje, bëni atë që bëri UBT

      Kryeministri Edi Rama shprehu kritika edhe ndaj universiteteve të tjera. Ai tha se nëse nuk do të bëjnë të njëjtën gjë si UBT, nuk do të kenë mbështetje shtesë nga qeveria. Ai tha se nuk mund të sillen si “shkollë e mesme” me disa vite më shumë.

      “Interes kombëtar mbështetja pa rezervë e kësaj reforme dhe këtij universiteti. Të gjithë universitetet do e kenë të qartë që nëse duan mbështetje, duhet të bëjnë atë që po bën UBT, të gjejnë shokun apo shoqen në Evropë, të dorëzojnë letrat e fejesës që ne t’i mbështesim në martesë. Historira se kam një porogram këtu apo ty, mund t’i bëjmë janë autonomë, pro nuk kanë mbështetje na qeveria. Do të ndryshojmë komplet qasjen financiare, dhe për sa kohë nuk do të jetë një të dytë, cfarë janë ekstra do t’i vëmë te UBT. Do ta bëjmë UBT një rrezatim në të gjithë rajonin, do ta fusim në listën e universiteteve dinjitoze të Evropës për këto tema dhe do t’i japim shqipërisë një burim të jashtëzakonshëm dijeje. Të tjerët janë të respektuar, do të marrin pjesën e buxhetit që iu takon, por më shumë nga këto që kemi vënë ekstra, nuk do të marrë askush që nuk do të bëjë të njëjtën gjë. Reformë reale.  Universitetet tona nuk mund të vazhdojnë të jenë si shkolla të mesme me vite më shumë mësimi. Duhet të jenë qendra kërkimore, nga ku studentët nuk dalin thjesht njerëz që dinë të përsërisin ato që iu kanë mësuar, por që janë vlerë e shtuar. Kërkimi shkencor që është pika kyçe dhe më e dobët e UBT, do ta mbështesim me gjithçka që kemi mundësi së bashku me BOKU-n. “, u shpreh Rama.

    • VIDEO

      Lapaj: Se ku do shkojë mandati do e shohim kur të vendosë KQZ, por s'do ia lëmë dajo Zeqirit! Me Shabanin bëmë aleancë për frymë, s’kishte vota! Ja çfarë më kërkoi

      Adriatik Lapaj tha sot se Shqipëria Bëhet finalizoi koalicion me Nismën Thurje jo për votat, sepse Endri Shabani nuk mori dot vota për t’u bërë deputet dhe nuk kishte mbështetje sipas sondazheve, por për frymë dhe për të ndryshuar sistemin.

      Ai u shpreh se mandatin e koalicionit e ndan KQZ-ja me vendimin e saj, por ai kërkoi që të respektohej marrëveshja dhe mandati të shkonte tek personi që kishte marrë më shumë vota në listën e hapur. Por me zhvillimet e fundit, ai u shpreh i gatshëm që KQZ mos t’i njohë dorëheqjet dhe mandati t’i shkonte zonjës Greta Ambeli.

    • VIDEO

      Kërcënoi Shabanin? Lapaj thyen heshtjen: S’jemi si partia në pushtet, po luftojmë një sistem

      Në një konferencë për mediat, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj komenton luftën për mandatin në Tiranë me Endri Shabanin. Lapaj thotë se KQZ duhet të shprehet në favor të djegies së listës së mbyllur sepse dorëheqjet janë dhënë më datë 11 maj.

      “Atë e vendos nesër KQZ, ne kemi qëndrimin juridik që KQZ duhet të shprehet në favor të djegies së listës së mbyllur sepse dorëheqjet janë dhënë më datë 11 maj, pa filluar procesi dhe pa u numëruar votat. Është dhënë dorëheqje nga kandidimi. KQZ nuk është shprehur dhe referuar, me kalimin e 30 ditëve kërkesat konsiderohen të miratuara në heshtje”, tha Lapaj.

    • VIDEO

      'Grupkapitulli për bujqësinë, dhimbja më e madhe e kokës', Rama: Na duhen njerëz të ditur, nuk mund të bëhet me 'miell' nga jashtë

      Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka nevojë për ata studentë që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës. Per juristë, tha ai, vendi nuk ka nevojë, pasi janë me shumicë dhe shtoi me ironi se edhe mund t’i eksportojë.

    • VIDEO

      ‘Falë Bardhit...’, Rama në aktivitetin e UBT: Sallakut domethënë, se këta bardhët e djathtë....

      ryeministri Edi Rama, teksa po fliste për rektorin Fatbardh Sallaku thumboi edhe opozitën.

      “Kështu kemi jo një konsulent por bashkëudhëtarë që i di të gjitha dhe falë Bardhit, Sallakut dmth që të mos ngatërrohemi se këta bardhët e djathtë janë lloj lloj. Po ky është bardh i ndriçuar nuk është...ne arritëm që të kemi një reformë që ka bërë diçka radikale. Ka spostuar procesin e bërjes së kurrikulave nga duart e shefave të departamenteve dhe atyre që e kanë kontrolluar këtë proces për mirë apo për keq ose të dyja bashkë."

    • VIDEO

      Lapaj: Shabani me dajën e tij duan t’ia çojnë mandatin kryeministrit Rama! Nëse nuk zbatohet marrëveshja, përgjegjësia e tij!

      Adriatik Lapaj bëri përgjegjës Endri Shabanin për krizën politike që po kalon Nisma Shqipëria Bëhet dhe sherrin për mandatin e fituar të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

      Ai u shpreh se qëllimi i këtyre lëvizjeve duke ngritur pretendime për mosnjohje të dorëheqjeve në KQZ, është që mandati i deputetit të koalicionit të jetë në favor të qeverisë së kryeministrit Rama në Parlament. Lapaj tha se Shabani po bën këtë lojë politike me dajën e tij dhe përgjegjësia në fund nëse ai nuk pranon, do i mbetet kreut të Nismës Thurje.

    • VIDEO

      Rama kujton takimin me rektorin e BOKUT-t në Vjenë, nuk kursen batutat: Ishte pak i trembur, i kishte shkuar në derë shefi i madh i mafias shqiptare...

      Kryeministri Rama në aktivitetin për UBT vijoi me batutat. Teksa kujtoi takimin me rektorin e atëhershëm të Universiteti Boku të Vjenës, Rama tha se ai ishte i ‘frikësuar’ pasi në zyrë i kishte shkuar ‘shefi i madh i mafias shqiptare’.

      “Është ish rektori i BOKU që kur ne e takuam ishte në detyrë. Unë isha i pari kryeministër që hipja shkallët e atij universiteti që nga 1972 dhe rektori ishte pak i trembur se nuk kishte faj, ca nuk kishte dëgjuar për Shqipërinë e shqiptarët. Dhe po i vinte personalisht shefi i madh i mafias shqiptare në derë. Aty filluam diskutimin e parë, njeri civil i mirësjellshëm. E ndjeja se na shikonte me një çudi të përzier me frikë. Falë këtij burri, që rasti e solli, që edhe të tërhiqej nga aktiviteti akademik në këtë periudhë dhe të na bashkohej me shumë bujari në këtë përpjekje tonën."

    • VIDEO

      ‘Me rektorin e UBT ishim në një gjatësi vale’, Rama batuta: Nuk është e zakonshme për një socialist e demokrat, na e bënte më të lehtë mungesa e flokëve

      Në aktivitetin e UBT-së, kryeministri Edi Rama duke folur për bashkëpunimin me rektorin Fatbardh Sallaku, nuk kurseu batutat.

      “Së bashku me rektorin ishim në një gjatësi vale, jo shumë e zakonshme për një socialist dhe demokrat, por mbase na ndihmonte të komunikonim valët duke qenë se të dy jemi pa flokë. Dhe mungesa e flokëve na e bënte më të lehtë kapërcimin e kufirit partiak. E filluam këtë aventurë kur rektori në dëshpërim tha nuk kemi si e mbajmë këtë universitet nëse nuk e ulim më poshtë mesataren, nga 6 në 5, nga gjysmë të vdekur, ti marrim të vdekur. I thashë kjo është një mbijetesë për të gënjyer veten se kjo do të cojë në rrënimin përfundimtar, ndërkohë që duhet të synojmë ta bëjmë UBT trendi, dhe ta kthejmë në universitet ku vajzat e djemtë e këtij vendi të shikojnë të ardhmen, dhe për këtë duhet të lidhemi me një universitet evropian. Dhe kështu shkuam në shkallët e BOKU-t. “

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv