-
VIDEO
A u zhgënjeve me Shabanin? Lapaj akuza: Ndodh që rrugës dikush tradhton e shitet! Ti dhuroj mandatin Dajos dhe të bëjë Rama 84 vota?
Adriatik Lapaj duket se është zhgënjyer me aleatin e tij, Endri Shabani pas përplasjes për mandatin. Lapaj e akuzon se është shitur tek Rama, ndërsa thotë se mandatin nuk mund t’ia lërë dajës së Shabanit, Zeqir Kordhonit, pasi ka rrezik që Rama të bëjë 81 vota.
"Njeriu në jetë, të paktën unë kështu jam rritur, niset dhe duhet të niset me qëllimin e mirë. Qëllimi është ti japim Shqipërisë një model gare, ne po kërkojmë me këmbëngulje që të zbatohet formula e garës. Unë u hodha në detin e kësaj gare dhe dhamë mirëbesim e konsensus për këtë gjë. Ndodh që rrugës mund që dikush të çmendet, të tradhtojë, shitet. Por sa kohë del nga angazhimi publik që ne shkuam për të kërkuar votën, çfarë të bëj unë, ta dhuroj mandatin për një parti tjetër, t’ia lë dajës së Shabanit dhe të shkojë nesër të bëjë Rama 84 vota. Ai mandat tashmë s’ka ndonjë vlerë domethënëse për këtë mënyrë si shkoi, ne duam të sjellim një model të ri, dhe ajo që po kuptoj është se rruga paska qenë shumë më e vështirë, duket se sistemi e ka të padiskutueshme që të ndalojë këtë lëvizje të njerëzve të lirë. Kjo është lëvizja më e lirë që është sulmuar këto 20 vitet e fundi", tha Lapaj.
-
VIDEO
Lapaj deklaron dorëheqjen nga mandati, fton dhe Shabanin që të bëjë të njëjtën gjë: I kalon të parës së listës!
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaron se dorëhiqet nga mandati i deputetit që pretendon se fitoi nga lista e hapur, por ftoi edhe aleatin e tij në koalicion, Endri Shabani të Nismës Thurje, që të bëjë të njëjtën gjë po ashtu
-
VIDEO
UBT ofron 9 programet e BOKU të Vjenës, Rama merr pjesë në aktivitetin e universitetit
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në aktivitetin për Universitetin Bujqësor të Tiranës, i cili tashmë do të ofrojë 9 programe sipas modelit të universitetit BOKU të Vjenës.
-
VIDEO
Ish- ministri Arben Malaj: Të hartohen reforma të plota strukturore, biznesi i vogël nuk duhet sulmuar, vihet në rrezik vazhdimi i aktivitetit të tij
Ish- ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, teksa komentoi aksionin për lëshimin e faturave tatimore, tha se duhet që të hartohen reforma të plota strukturore.
-
VIDEO
‘Para në dorë për ndërtimet në trotuare në Tiranë’, ekonomisti Zef Preçi: Bizneset i kanë shfaqur sërish karriget te Stadiumi
Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi, teksa u ndal tek aksioni për lirimin e hapësirave publike, e cilësoi atë si një veprim të ngjashëm me fushatat e mëparshme kundër informalitetit, që sipas tij dhanë rezultate të përkohshme.
-
VIDEO
Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë, ka pasur korrupsion gjigand në Shqipëri
Avokati ka vlerësuar punën e SPAK, por ka theksuar se duhet të thellohet akoma më tepër në çështjet e korrupsionit.
-
VIDEO
Rama: Do të krijojmë Agjencinë Kombëtare të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, me përfaqësi në çdo rajon
Në takimin me deputetë të Tiranës dhe drejtues të bashkisë së pushtetit vendor në kryeqytet, kryeministri Edi Rama njoftoi edhe krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.
-
VIDEO
Rama: Kush bllokon rrugë e vendos tra për banorët, do konsiderohet vepër penale
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dorë të hekurt ndaj kujtdo që bllokon rrugë apo vendos tra në hapësira të përbashkëta mes pallateve, me pretendimin se është pronë e tij, do të konsiderohet vepër penale.
Në fjalën e tij në takimin e dytë në Tiranë me deputetët dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit, Rama tha se është adresuar edhe ligji për bashkëpronësinë.
-
VIDEO
Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron inspektorët: Të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
Kryeministri Edi Rama nga takimi me deputetët ekzistues dhe ata kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit, së bashku edhe me drejtorë të Bashkisë së Tiranës, tha se ata inspektorët e mbrojtjes së territorit, duhet që të mbajën përgjegjësi në rastet kur kanë lejuar ndërtime pa leje.
-
VIDEO
Rama: Listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit, paketa e reformës së territorit zhvillohet në dy faza
Reforma e territorit do të zhvillohet në dy faza, ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama në një takim në Tiranë me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit. Rama paralajmëroi se fillimisht do të nxirren një sërë aktesh normative, dhe në fazën e dytë do të ketë rishikime të një sërë ligjesh, përfshirë edhe ligjin për ndërtimin.
-
VIDEO
Rama: Konfiskojmë objektet e braktisura nga 90' dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%
Në takimin me deputetët socialistë të Tiranës dhe drejtues të pushtetit vendor të kryeqytetit, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur edhe procesin e Rindërtimit, që vijon ende prej vitit 2019.
-
VIDEO
Kryeministri Rama: Asnjë ndërtim pas vitit 2020 nuk do legalizohet, të pavlefshme vetëdeklarimet për godinat për qëllime fitimi
Të gjitha ndërtimet pa leje për qëllimi përfitimi që janë legalizuar, do të anulohen. Kështu ka paralajmëruar Kryeministri Edi Rama, duke theksuar se asnjë objekt i ndërtuar pas vitit 2020 për qëllime fitimi, nuk do të legalizohet.