• VIDEO

    ‘S'e fshehim dot që jemi atdheu i plagjiaturës’, Rama: Ky problem nuk është adresuar! Doktorantët e rinj janë në proces, shpresoj të mos bëhen berberë

    Kryeministri Edi Rama tha se problemi me plagjiaturat nuk është adresuar. Kryeministri Edi Rama tha se nuk mund ta fshehim dot se jemi ‘atdheu i plagjiaturës’, teksa shtoi se duhet bërë më shumë për ta eliminuar si problem. Ai tha se kanë shkurtuar ndjeshëm edhe doktoraturat kot, teksa shtoi me ironi se doktoranët janë në proces, por shpreson që të mos bëhen berberë.

  • VIDEO

    ‘Si dy zogj...’, Rama batuta në takimin për arsimin e lartë: O profesor po lëre mo zyshën se e mbyte, gjithë kohës duke folur

    Kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat gjatë prezantimit të raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

     “Aman ju të dy si do zogj gjithë kohës duke folur për njërin-tjetrin. O profesor po lëre mo zyshën se e mbyte...”, tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Kemi më shumë universitete se Sllovenia apo Anglia! Duhet të ndryshojmë strukturë dhe qasje

    Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk mund të ketë shumë universitete. Ai tha se duhet të ketë ndryshim strukturimi dhe qasjeje dhe se nuk bëhet fjalë për mbyllje vatrash dijeje.

    “Tjetra që është fakt, nuk e ka fajin as bordi dhe as raporti, është se ne kemi një numër universitetesh për metër katror më të madh se Sllovenia, Anglia dhe plot të tjera. Kemi pasur edhe më shumë, kemi shkurtuar dhe kemi shumë. Është e vërtetë saqë në mendësinë  e shumëkujt është bërë e udhës që sa herë ka fushatë zgjedhjesh, të thonë kur të shkosh atje premto një universitet se e duan afër te shtëpia, ndërkohë që Shqipëria është fare e vogël dhe distancat janë fare te shkurtra dhe burimet njerëzore të Shqipërisë nuk janë të Kinës. S’mund të kemi universitete sa ka Kina. Kemi folur edhe më parë për racionalizimin e universiteteve por s’e kemi bërë. Jo po Gjirokastra duhet ta ketë, jo po Vlora. Këtu bëhet fjalë për të ndryshuar strukturë dhe qasje. Jo për të mbyllur vatra që i shërbejnë dijesh. Më pas dalim te programet që e kemi problem të madh, programe që bëhen për të mbajtur studentë, dhe jo për të prodhuar ekonomi e dije. Rezistencë absurde nga një nukël x në një universitet y se jo s’i bashkohemi kësaj se ne e kemi ndryshe muhabetin."

    Xh.D/Shqiptarja.com

  • VIDEO

    Rama: Pjesë e stafit tonë akademik duhet të jetë edhe diaspora, universitetet duhet ta kenë target

    Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën për të bërë pjesë të akademisë shqiptare edhe diasporën dhe emra që po shkëlqejnë në universitetet e botës.

    “Të bëj një ndërhyrje të ndërmjetshme për të mos lënë këtë brum që u krijua pa nxjerrë një bukë për më tutje. Besoj që në radhë të parë, mbase qasja që pati rektori ishte shumë e përqendruar te Universiteti i Tiranës ndërkohë që është qartësisht një pasqyrë për të gjithë universitetet. Duke qenë se ju jeni njerëz që bëni fushata dhe zgjedhje, dhe në këtë pikë, kemi një punë të përbashkët nga eksperienca ime dua t’ju them që nëse doni të fitoni zgjedhjet përsëri duhet ta shikoni gjënë nga këndvështrimi i atij sapo ka ardhur dhe jo i atij që ka qenë aty dhe preket kur gjërat që ka bërë si dalin në pah si duhet, ose kur të metat që ka ua vënë në pah më shumë sec duhet. Ogerta e di shumë mirë se hallin më të madh të gjithë bashkëpunëtorit e mi e kanë mbasi fitojnë zgjedhjet sesa deri kur i fitojnë pasi ajo që u kërkoj vetes dhe kolegëve është të rishpikin vetveten duke i parë gjërat si i ka bërë armiku, jo si i kemi bërë vetë. Pasqyra na thotë disa të vërteta. Përtej detajeve të shifrave, them se ato që ishin thelbësore në rekomandimet se aty u fokusova më shumë, janë të gjitha të vërteta. Piketa për mënyrën se si duhet të shikojmë të nesërmen dhe ku duhet të ecim. Pavarësisht se sa do të kushtojë që ne të kishim më shumë pedagogë full time sesa part time, kjo nuk e ndryshon faktin se të pasurit 50% të stafit akademik part time është problem. Ky është problem, është. Pastaj sa kushton zgjidhja e problemit dhe sa kohë duhet, është temë tjetër. Por ama problemi nuk relativizohet për faktin se e kemi këtë nga halli. Tjetër që duhet të jetë fiksim i ri i joni është të shtojmë kapacitetet e diasporës në botën tonë akademike. Shtimi i universiteteve tona me ta, në radhët e akademikëve tanë është domosdoshmëri. Mendoj se nuk është e paarsyeshme që të vendosim target edhe në këtë pikë që t’i vëmë universitetet në pozitën që ta kërkojnë këtë gjë. Kjo duhet kthyer në një gjë uniforme."

  • VIDEO

    Rektori i Universitetit të Tiranës kritik për raportin: Nuk ka ndryshuar asgjë, arsimi i lartë ka qëndruar në vend

    Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, i pranishëm në prezantimin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, ku u shpreh kritik. Ai tha se raporti është i njëjtë me atë të vitit 2024, ka pasur disa reflektime të shqetësimeve të adresuara, por shtoi se nuk ka ndryshuar asgjë.

    Ai tha se nga vitit 2023 e deri tani arsimi i lartë “ka qëndruar në vend”.

    “Unë zoti kryeministër, nëse e mbani mend, ju kam kërkuar në fund në mbledhjen e tetorit 24, më jepni dy minuta. Edhe ju kam thënë se sido të përmirësohet ky raport i bazuar në metodologji të gabuar, konkluzonet do t’i nxjerrë të gabuara dhe ne sot e pamë që nga rekomandimet, s’ka ndryshuar asnjë gjë. E pamë që asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrë të qenësishme. Thjesht ka një kozmetikë por konkluzionet janë po të njëjta, të cilat një pjesë e tyre i pranojmë se e dimë ku është arsimi, por që unë nuk e kam, thënë atëherë nuk besoj se Shqipëria mund të pranojë që pas 5 vitesh intensive pune, arsimi i lartë të jetë aty aty apo diku edhe më pak në performancë se ai i viteve 15 apo 16 të këtij shekulli.”, u shpreh ai.

  • VIDEO

    Afera Partizani/ Kërkuan përjashtimin e gjyqtarëve, Malltezi: Janë të shantazhueshëm, survejohen nga SPAK

    Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi në një deklaratë për mediat foli ppër kërkesën e tyre për përjashtimin e treshes gjyqtare dhe gjykimin nga një gjykatë tjetër, me argumentin se janë të kapur nga SPAK dhe s’janë të pavarur. Malltezi tha se kjo Gjykatë është e shantazhueshme.

    “Të gjithë gjyqtarët e GJKKO, janë të cenueshëm, janë pjesë që iu nënshtrohen survejimit, kontrollit, monitorimi nga SPAK, për këtë arsye nuk janë të pavarur. Është detyrë e shtetit të caktojë gjyqtarë të pavarur. Kjo gjykatë, sipas ligjit është e shantazhueshme. Kemi dijeni për gjyqtarë që i grabitet celulari nga prokurori për çdo lloj gjëje, këta e kanë me ligj. Ky shtet nuk jep garanci përmes kësaj gjykate. Jemi në një çështje absurde, që janë nisur për të sulmuar Berishën, kanë stisur çështje nën presionin politik të Ramës. Kanë nisur çështje për objekt të cilin nuk e kishin fare temë”, tha Malltezi.

  • VIDEO

    Trilleri i ri i Berishës për Dumanin: Altin Troplini sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse, e terrorizoi dhe shkoi t’i merrte kompjuterin!

    Sali Berisha ka sulmuar ashpër sot (21 korrik) kreun e SPAK, Altin Dumani, pasi u paraqit këtë të hënë për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’.

    Pasi e ka quajtur Altin Troplini, duke e lidhur me kartelin e Durrësit, ai i vuri edhe një ‘identitet’ të dytë, si Altin Hajri, duke e implikuar edhe me të shumëkërkuarin tjetër të drejtësisë.

    Madje Berisha shkoi edhe më tej, ku tregoi një histori, për të cilën u shpreh se qarkullojnë komente se “Dumani është përfshirë në një debat të ashpër me një gjykatëse, e cila nuk kishte zbatuar urdhrat e tij”.

    Sipas Berishës, Dumani i ka rrëmbyer edhe kompjuterin për ta terrorizuar.

    “Janë nën kontrollin e një delinkuenti si Altin Troplini. Thuhet se këto ditë vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse se thuhet s’ia ka zbatuar urdhrat, madje ka shkuar për t’i marrë edhe kompjuterin në zyrë. Ja kjo është, kjo s’ka të bëjë me gjykatësit në veçanti, por me drejtësinë në përgjithësi”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Gjyqi për aferën Partizani/ Avokatët e Berishës me taktika zvarritje: Të përjashtohet trupa gjykuese, kontrollohen nga SPAK! Ish-kryeministri: S’kam pretendime për gjyqtarët

     

    Në GJKKO po mbahet seanca e radhës për aferën Partizani me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e 3 të tjerë. Vetë ish-kryeministri Berisha ka zgjedhur që të mos paraqitet në seancë, ku do të përfaqësohet vetëm nga avokatët, edhe pse ngjitur me godinën e GJKKO u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje.

    • VIDEO

      Berisha nuk përmbahet: Sistemin e ri të drejtësisë e përfaqësojnë njerëz që s’kanë moral ligjor! (Bëhet lemsh me Troplinët dhe Irena Gjokën)

      Kryetari i PD-së Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj sistemit të ri të drejtësisë, duke i quajtur njerëz pa moral ligjor dhe standard, teksa shigjetoi përsëri kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për të cilin tha se është i lidhur dhe mbron Tropinët e Durrësit dhe Altin Hajrin e Shijakut.

      Për këtë të fundit u shpreh se i ka paguar 700 mijë euro Dumanit për rastin e mosarrestimit, teksa akuzohej në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

      Por Berisha u bë lëmsh përsëri edhe me emrat, ku dukej qartë demenca kronologjike dhe e identiteteve, duke ngatërruar Troplinët dhe madje një moment nuk i kujtohej as emri i gjyqtares Irena Gjoka.

    • VIDEO

      Berisha ‘shfrenon’ fantazinë: Ta quajmë Irena Dumani, na ngeli bosh mbiemri nga ‘Altin Troplini’!

      Pas daljes nga SPAK për masën detyrim paraqitje, Sali Berisha jo vetëm që sulmoi Altin Dumanin dhe Irena Gjokën, por edhe shfrenoi fantazinë e tij, duke thënë se nga sot gjyqtaren do ta quajë Irena Dumani, pasi mbiemri ‘Dumani’ i ka mbetur bosh duke qenë së kreun e SPAK e quan Altin Troplini

    • VIDEO

      Berisha sulme të ashpra: Irena Gjoka mashtruese ordinere! Kreu i SKAP-it, anëtar i organizatës së Troplinëve

      Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, nga ku ashpërsoi sulmet ndaj njerëzve të drejtësisë. Kreun e SPAK, e quan anëtar të organizatës së Troplinëve, ndërsa sulme të ashpra pati edhe në drejtim të gjyqtares Irena Gjoka, të cilën e quan mashtruese ordinere.

      “Po lexoj deklaratën që unë lashë për kreun e SKAP-it, Altin Troplini. Pasi mbajti në xhep për javë të tëra mandatin e arrestit të kreut të kartelit Troplini, duke u bërë kështu anëtar i organizatës Altin Troplini, hapi dosje për Irenën me 5 mbiemra, pa emër. Ka hapur çështje penale pa emër, ky është një krim, një abuzim i madh me drejtësinë. Irena me 3 apo 5 mbiemra është një delikuente e cila ka vendin, jo në drejtësi, por atje ku e meriton. Altin Troplini me urdhër të Ramës, bën çdo gjë ti zgjasë kësaj qenie delikuente qëndrimin në sistem, duke u bërë bashkë me Altinin fytyra  e vërtetë e sistemit. Irena me 3 mbiemra, është mashtruese ordinere, është shkarkuar në 1996 për korrupsion nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe këtë ua ka mohuar avokatëve të mi. Irena me 3 mbiemra, që mbrohet me të gjitha mënyrat nga altin Troplini, është një delikuente e cila ka mashtruar në formularët”, tha Berisha.

    • VIDEO

      Aksioni për hapësirat publike, Rama: Kontroll territorit me dron! Bankers? Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi, na detyrohen 240 mln euro

      Rama thotë se do të ketë kontrolle me dronë për hapësirat publike. Dorëheqjet nëpër bashki i konsideroi si të domosdoshme. Komentoi edhe evazionin fiskal të ‘Bankers Petroleum’, teksa tha se Prokuroria duhet t’i nxjerrë 'ujin e zi' ndërmarrjes që i detyrohet shtetit 240 mln euro.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv