-
VIDEO
Rama: Listë të zezë për ndërtuesit abuzues, do të humbasin të drejtën për të marrë leje ndërtimi
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ndërtuesit dhe investitorët abuzues se do të futen në një listë të zezë që do të krijohet me ligj nga qeveria, në kuadër të reformës së territorit.
-
VIDEO
Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë së kryeqytetit
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të Bashkisë Tiranë. Kryeministri u ka kërkuar deputetëve të jenë aktivë gjatë këtyre muajve dhe të takohen me qytetarët dhe të evidentojnë problemet që ata kanë.
-
VIDEO
Këshilli Bashkiak i Vlorës nuk fut në rendin e ditës dhënien e 831 ha tokë për park fotovoltaik
Disa prej pikave të rendit të ditës kaluan me miratim rutinë, por të paktën dy projektvendime të rëndësishme u rrëzuan, ndërsa një i tretë u fut në rend pa njoftim paraprak, duke shkaktuar tension dhe kritika të forta nga këshilltarët e opozitës.
-
VIDEO
Rama: Rishikojmë ligjin për arsimin e lartë, diaspora të bëhet pjesë e stafit akademik! Plagjiatura nuk është adresuar
Kryeministri paralajmëron rishikim të ligjit të arsimit të lartë. Kërkoi që pjesë e stafit akademik duhet të përfshihet edhe diaspora. Përmendi si problematikë të paadresuar plagjiaturën. Kritika pati edhe për faktin se universitetet nuk ruajnë dhe përpunojnë të dhënat, teksa iu tha se ‘jeni ibret’ në këtë aspekt.
-
VIDEO
Kërkoi analizë në PD për 11 majin, Berisha i përgjigjet kryebashkiakut Fisnik Qosja: Në fillim farsa elektorale, pastaj zgjedhjet!
Deklarata e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, se përveç farsës duhet edhe një analizë brenda Partisë Demokratike për analizën e zgjedhjeve të 11 majit, i është përgjigjur sot kreu i selisë blu, Sali Berisha.
-
VIDEO
‘Dumani gati sa nuk u përlesh fizikisht me gjyqtaren’, GJKKO përgënjeshtron Berishën: Asnjë përplasje! Jemi të pavarur
Pretendimeve të Sali Berishës për një konflikt gati fizik mes Altin Dumanit dhe një gjyqtareje të GJKKO, Gjykata e Posaçme e përgënjeshtron tërësisht. Berisha kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese të dosjes Partizani, me argumentin se janë të kapur nga SPAK, por GJKKO thekson se janë të pavarur.
-
VIDEO
Spahiu: Nëse u vodhën 300 mijë vota, pse PD nuk mbledh dot 300 protestues në shesh?
Besimi i qytetarëve shqiptarë tek Sali Berisha ka humbur plotësisht, por tashmë ai ka humbur edhe besimin e të vetëve, pasi PD nuk mbledh dot as 300 veta në shesh.
Kështu tha për emisionin ‘Sot, Live në Shqipëri’, juristi Kreshnik Spahiu. Dhe argumenti i tij analitik ishte se nëse PD-së iu vodhën 300 mijë vota më 11 maj, atëherë përse Berisha nuk mbledh dot as 300 protestues në shesh?
-
VIDEO
Spahiu: Nëse Berisha pranon mandatin dhe hyn në Pralament si deputet, bën lojën e Ramës!
Juristi Kreshnik Spahiu theksoi sot se Sali Berisha politikisht vepron me dy standarde pas humbjes së zgjedhjeve. Teksa dikur i kërkonte dorëheqjen Lulzim Bashës për humbjen, vetë bën të kundërtën duke pretenduar farsë elektorale.
Ai ndau mendimin se nëse kreu i PD hyn në Parlament në shtator, do të thotë se bën lojën e Ramës, pasi e legjitimon atë si pushtet dhe fitues të zgjedhjeve, edhe pse prej dy muajsh thotë se nuk e njeh rezultatin e 11 majit.
“Nëse Berisha do pranojë mandatin e deputetit, nëse do hyjë në Parlament, nëse do pranojë të jetë krah Ramës në Kuvend dhe do e njohë Kuvendin në shtator, kjo do të thotë se ai do jetë në krah të Ramës, do e legjitimojë këtë pushtet. Pra, do bëjë hapur lojën e Ramës”, u shpreh Spahiu për Report Tv ditën e sotme.
-
VIDEO
Shtyhet gjyqi 'Partizani'/ Avokatët kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese: Të kapur nga SPAK, gjykim nga një tjetër Gjykatë! Berisha i 'kënaqur' me 3 gjyqtarët
Në GJKKO u mbajt seanca e radhës për aferën Partizani. Kreu i PD u paraqit në SPAK për masën detyrim paraqitjeje. Në dalje duke komentuar procesin tha se s’kishte asnjë pretendim për treshen e gjyqtarëve. Por në të kundërt, në sallë avokatët kërkuan dorëheqjen e tyre, me argumentin se kontrollohen nga SPAK. Seanca shtyhet për në 15 shtator.
-
VIDEO
Berisha komenton urdhrin e Marco Rubios për ambasadat: Edi Ramës nuk ka kush t’i shkruajë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet në vendet e tjera. Berisha zgjodhi të përgjigjej duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, ku tha se ky i fundit nuk mori asnjë urim.
“Politikat zyrtare të administratës së SHBA-së bazuar në parimin ‘America First’ janë tashmë të qarta, por për një vend anëtar të NATO-s që zhvillohen farsa elektorale, thotë që Rubio uron presidentin e këtij vendi për fitoren, por Edi Ramës nuk ka kush ti shkruajë. Nuk mori asnjë urim. Unë e kuptova. Harruan që ata më ndihmuan. Një nga gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë tha qe zgjedhjet nuk janë akredituar, nuk kanë qenë të lira. Ky është komenti im.”, tha Berisha.
Kujtojmë që ishte Berisha, i cili përmes kontratës së lobimit i cili ankua në SHBA për zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Berisha: Rama po përdor Sadushin e GJL për të rrëmbyer anëtarin e Kushtetueses! Begajn e ka marrë peng! Troplinët i shpërbleu, u dha stadiumin e Durrësit për kulla
Kryetari i PD-së, Sali Berisha doli sot në konferencë për media për të vijuar serinë e denoncimeve për farsën elektorale me të tjera video, duke pretenduar ‘trenin bullgar’ më 11 maj. Akuza për ndërtimet te stadiumi "Niko Dovana" dhe për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses, implikon edhe kreun e Gjykatës së Lartë
-
VIDEO
Rama kritika universiteteve: Jeni ibret! S’mbledhim dot dhe përpunojmë të dhëna
Kryeministri Edi Rama kritikoi stafin akademik të arsimit të lartë sa i përket për ruajtjen e të dhënave. Ai tha se janë ‘ibret’ në këtë aspekt, së bashku edhe me qeverinë. Kreu i qeverisë tha se Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) nuk mund të jetë një institucion që nuk përpunon dot të dhënat.
Ai tha gjithashtu se ndodhemi në një fazë belbëzuese sa i përket kërkimit shkencor.