-
VIDEO
Salianji pas lirimit: Gjykata e Lartë shkeli ligjin, vonoi zbardhjen e vendimit tim, e kam denoncuar në SPAK
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i liruar sot me kusht nga Gjykata e Fierit pasi vuajti 9 muaj nga dënimi 1-vjeçar i formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë për dosjen “Babale”, mbi akuzën e kallëzimit të rremë, hodhi akuza sot edhe ndaj Gjykatës së Lartë, ky tha se i shërben qëllimeve të qeverisë së Edi Ramës dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
-
VIDEO
Rama i pakënaqur, kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Fier dhe Durrës! Kritika për menaxhimin e hapësirave publike e pastërtisë
Valë largimesh edhe në Bashkinë e Fierit dhe Durrësit. Rama i pakënaqur nga puna e institucioneve vendore u ka kërkuar dorëheqjen të gjithë drejtorëve për mospërmbushje të detyrimeve. Kreu i qeverisë ka shprehur pakënaqësi të mëdha për administrimin e hapësirave publike dhe pastërtinë.
-
VIDEO
Raporti i BE-së për Shqipërinë, Gogu nga Strasburgu: Europa e njeh dhe e vlerëson përparimin tonë
Në prag të votimit të raportit për Shqipërinë nga Parlamenti Europian, përfaqësuesi i shumicës socialiste, Toni Gogu, ndodhet në Strasburg për të ndjekur nga afër seancën plenare ku po diskutohet dokumenti vjetor mbi ecurinë e vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
KE publikon raportin për shtetin e së drejtës: Po konsolidohet drejtësia, SPAK punë të mirë. Kujdes me Komisionin ‘Xhafaj’! Kritika KLGJ e KLP
Raport i miratuar dhe përfundimtar për shtetin se së drejtës në Shqipëri është publikuar nga Komisionit evropian, Raporti zbulon boshllëqet dhe problemet me të cilat vijon të përballet sistemi gjyqësor dhe institucionet shqiptare të Drejtësisë Komisioni Evropian thotë se është i paqartë puna e komisionit Xhafaj, ndërsa nga institucionet shqiptare që ta zgjidhin pasigurinë e krijuar në lidhje me ripërtëritjen e Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike, Dredha: Bizneset që kanë tenda në trotuar i tolerojmë deri më 1 shtator, pas kësaj date do i çmontojnë vetë
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se është rënë dakord me bizneset që kanë zënë hapësirat publike që të largojnë vazot e luleve dhe fasadat që pengojnë lëvizjen e lirshme të qytetarëve.
-
VIDEO
Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës, takime me zyrtarët lokalë
Pas takimeve në Fier me drejtuesit vendor, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Durrësit.
Kryeministri është pritur nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako.
-
VIDEO
Pamje me dron/ Thethi mbushet me ndertime pa leje! Pas kabinave të Prek Kodrës, nis shembja për 40 objekte të tjera! Familja Koçeku: Po na largoni turistët
Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se Ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentet që të kërkojë në KLP hetim për prokuroren , por edhe për të gjithë Prokurorinë e Shkodrës.
-
VIDEO
‘Babalja’/ 9 muaj në burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianji fiton lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit! Ish-deputeti: Dënim politik (VIDEO)
Ervin Salianji do të lirohet nga burgu pas gati 9 muaj e gjysmë në qeli. Gjyqtari i Fierit Noel Veizaj pranoi kërkesën e Salianjit, pasi dakordësinë e dhanë Burgu i Fierit, Shërbimi i Provës dhe Prokuroria. Mbrojtja e Salianjit e cilësoi një grimcë drejtësie të një procesi politik, ndërsa ish deputeti paralajmëroi konferencë për shtyp.
-
VIDEO
Zjarri në landfillin e Elbasanit, Hoxha e Vengu: Do vendosim kamera termike! Shkaku? Flakët të pashmangshme nga temperaturat
Një javë nga zjarri në landfillin e Elbasanit 2 ministra njoftuan do bëhen investime për të mos u përsëritur më zjarre të tilla. Të parat, do vendosen kamera termike. Bien dyshimet për zjarr të qëllimshëm.
-
VIDEO
Fitoi lirinë me kusht, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji del nga qelia
Ish-deputeti demokrat Ervion Sallianji ka lënë ambientet e qelisë së Fierit, pasi fitoi lirinë me kusht.
-
VIDEO
Dorëheqjet e drejtorëve në Vlorë, Rama: Në Fier dhe Durrës, domosdoshmëri vetëpastrimi i brendshëm
Valë dorëheqjesh në radhët e drejtorëve priten edhe në Fier e në Durrës, pas atyre në Vlorë. Kryeministri Edi Rama në një komunikim të radhës në rrjetet sociale, thotë se këtë pasdite do të jetë në Fier dhe në Durrës, dy qarqe për të cilat thotë se vetëpastrimi i brendshëm është domosdoshmëri.
-
VIDEO
Gjykata e liroi, deputetë dhe mbështetës të PD-së presin para derës së Burgut të Fierit daljen e Ervin Salianjit
Demokratët dhe mbështetësit e ish-deputetit Ervin Salianji janë mbledhur sot pas vendimit të Gjykatës së Fierit për ta liruar me kusht pas 9 muajve burg, para Burgut të Fierit.