-
VIDEO
Ndërtimet në Theth! Rama: SKANDALOZE! Prokurorja nuk nisi hetim, nuk mund të paguhet me taksat dhe...
Rama ka denoncuar një ndërtim pa leje në Theth. Kryeministri kritikon prokuroren që nuk nisi hetimet për çështjen, duke shtuar se ka lejuar një krim mjedisor. Ai thotë se i ka kërkuar ministrisë së Drejtësisë dhe KLP që të veprojnë dhe të verifikojnë nëse prokuroria në fjalë është e denjtë të paguhet nga taksa paguesit shqiptarë.
-
VIDEO
Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit
andidati i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, së bashku me një grup mbështetës të tij, mbajti një protestë sot para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ai kërkon rinumërim të plotë për Durrësin, pasi rinumërimi për këtë Qark u bë pjesërisht, ku rezultoi me tjetërsim votash brenda partive, por me diferenca të vogla.
Kalaja tha për mediat se nëse nuk pranohet kërkesa e tij, çështjen do e çojë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për ta hetuar.
-
VIDEO
Dorëheqja e drejtorëve në Vlorë, Rama: Bashkia do të jetë një ‘institucion i pagjumësisë’, hapi i parë drejt një transformimi
Kryeministri Edi Rama, nga Vlora ku zhvilloi një tjetër takim në bashki dhe inspektoi hapësirat publike në disa zona, tha se drejtorët e dorëhequr e kanë kuptuar se qyteti është mbi të gjitha.
-
VIDEO
Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren dhe kur ankesat i trajtonin nga kafeneja
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i trajtonin ankesat e qytetarëve nga kafeneja.
-
VIDEO
‘Kapitull i ri për PS në Vlorë’, Rama: Ka parazitë të majtë e të djathtë, asnjë s’mund të pretendojë se...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë në bashki dhe më pas inspektoi hapësirat publike, kryeministri tha se ka ‘parazitë’ që janë të majtë e të djathtë
-
VIDEO
Problemet me ujin në Vlorë, Rama: Keqmenaxhim total nga autoritetet dhe abuzim nga qytetarët! Paketë e re për reformimin e sektorit
Kryeministri Edi Rama thotë se me aksionin e nisur për lirimin e hapësirave publike nuk kanë për qëllim që t’i “zënë frymën” bizneseve, por të harmonizohen interesat e biznesit dhe të qytetarëve. Kryeministri u ndal edhe te parkimet, ndërsa i kërkoi policisë që të jetë më e ashpër ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat.
-
VIDEO
240 mijë $ shpenzime me kartën e Shatkut, Kryemadhi: Isha në Beverly Hills e Las Vegas me kushëririn, Bebe Rexhën e 3 fëmijët! Kishte vajza 10-vjetorin e ditëlindjes
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, për masën detyrim paraqitjeje. Në dalje, flet për kartën 240 mijë dollarë që SPAK e akuzon se ka shpenzuar për hotele, veshje në Beverly Hills e Las Vegas me kartën e Ardian Shatkut.
-
VIDEO
Zaptuan hapësirat publike në Velipojë, Policia aksion për lirimin e tyre! Dy persona nën hetim
Eurodeputeti grek Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i Himarës i arrestuar dhe dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, ka qenë i pranishëm në përurimin e Konsullatës së Greqisë në Korçë, ku bwri edhe komente politike. Thotw se zgjedhjet nuk ishin tw standardit tw njw vendi qw aspiron BE-nw dhe raporti OSBE-ODIHR e konstatoi. Kwrkon qw t'i qwndrohet marrwveshjes sw detit tw vitit 2009, qw Kushtetuesja e rwzoi
-
VIDEO
Rinumërimi u mbyll/ KAS nis shqyrtimin për ankimet e PD, kërkojnë pavlefshmërinë në Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës
Pas përfundimit të procesit të rinumërimit, KAS u mblodh në orën 11:00 për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan. PD konteston rezultatin, pretendon se kishte shkelje. Rezultatet përfundimtare për 8 qarqet e tjera janë certifikuar. Mbledhja nisi me ankimimin e PD për Elbasanin. Momenti pikant; Blendi Himçi ngatërron Rusmailin me Celibashin! KQZ: Ka gabime njerëzore dhe jo parregullsi
-
VIDEO
Evazioni fiskal te Bankers/ Berisha e merr në mbrojtje: Ka paguar çdo qindarkë kur ishim ne në pushtet, prokuroria mashtron
Kreu i PD, Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje kompanisë ‘Bankers Petroleum’, e cila akuzohet se për 20 vite me radhë ka shmangur taksat duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Në prononcimin për mediat, pasi u paraqit në SPAK, Berisha tha se kontrata e kompanisë është firmosur para se ai të vinte në pushtet, ndërsa shtoi se gjatë qeverisë së tij, ka paguar çdo qindarkë.
-
VIDEO
Berisha vazhdon sulmet ndaj gjyqtares Gjoka: Llum i drejtësisë, para një jave është hapur çështje gjyqësore për të
Kreu i PD, Sali Berisha ka vazhduar sulmet ndaj gjyqtares së posaçme, Irena Gjoka. Pas paraqitjes në SPAK, Berisha vijoi me sulmet, duke e quajtur gjyqtaren “llum njerëzor dhe llum i drejtësisë”. Berisha përsëriti edhe njëherë akuzën se ajo vazhdon punën edhe pse ka gënjyer në formular se nuk ka qenë e dënuar në Greqi, duke aluduar madje se ndaj saj para një jave qenka hapur çështje gjyqësore.
-
VIDEO
Afera Partizani, Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje
Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Një grusht militantësh janë mbledhur para SPAK në mbështetje të ish-kryeministrit.