-
VIDEO
Zaptimi i hapësirave publike, kryeministri Rama inspektim në 'Muradie': Hiqni tavolinat dhe karriget
Pasi u la 48 orë kohë zaptuesve, kryeministri Edi Rama ka ‘zbritur’ sërish në Vlorë. Pas takimeve brenda në Bashkinë e Vlorës, kreu i qeverisë ka inspektuar lagjen historike ‘Muradie’. Rama dëgjohet të kërkojë lirimin e hapësirave publike, duke dhënë porosi për heqjen e tavolinave dhe karriget.
-
VIDEO
S'do jetë më deputete, Çupi për Report TV: Largohem pa pengje! Në PD riformatim, por të mos ikë Berisha! S'kemi liderë
Dhurata Çupi është në mesin e 83 deputetëve, të cilët nuk do të jenë pjesë e parlamentit në shtator, pasi në garën e 11 majit nuk ia doli të merrte mandat. Për Report Tv ajo thotë se largohet pa pengje nga salla e parlamentit, por edhe si një njeri që nuk e përdori mandatin për t’u pasuruar.
-
VIDEO
Rama ultimatum zaptuesve në Lungomare të Vlorës: 48 orë kohë për t’u kthyer trotuaret qytetarëve! 21 Dhjetori ‘tokë e xanum’, hiqni barrikadat, gjoba ose ndjekje penale
Kryeministri Edi Rama bën edhe njëherë thirrje për lirimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar gjoba dhe ndjekje penale për zaptuesit. Ai ndau foto nga zona e “21 Dhjetorit” në Tiranë, duke e cilësuar situatën si një rast klasik “toke të xanun”. Në Lungomare të Vlorës Rama lë afat 48 orë për lirimin e hapësirave publike: Të hënën nuk keni asgjë në dorë.
-
VIDEO
Malaj inspekton Degën Doganore në Rinas: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik! Objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore Rinas, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në kuadër të masave që po ndërmerren nga insitucionet shtetërore për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike, eksperti Haxhimali: Janë zaptuar trotuaret! Aksioni i drejtë, por i vonuar, jemi në pikun e verës
Një aksion të drejtë, por shumë të vonuar e quan eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali aksionin për lirimin e hapësirave publike pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.
-
VIDEO
Berisha flet për sekuestrimet e pasurive të Suel Çelës dhe sulmon Dumanin: Altin Troplini mbron kartelet e drogës, SKAPI organizatë kriminale!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,dha një koment edhe për operacionin e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës në Itali, një operacion i SPAK-ut.
Teksa u pyet nga gazetarët, ai gjeti rastin të sulmonte përsëri kreun e institucionit të akuzës Altin Dumani, duke e ironizuar me emrin Altin Troplini, teksa e cilësoi bashkëpunëtor të karteleve të drogës dhe që vepronte vetëm kur i vinin dosje nga partnerët ndërkombëtarë.
Berisha e akuzoi Dumanin të lidhur dhe mbrojtës të klaneve të Troplinëve, Suel Çelës dhe të tjerëve. Ai u shpreh se edhe Çopjas, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kishin gjetur transferimin e 3 mld eurove nga Dubai në bankat europiane.
“Kjo është si puna e cigareve të Ergys Agasit, Çopjas, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kanë gjetur 3 mld euro të transferuara nga Dubai në bankat europiane. E kuptoni që Altin Troplini është bashkëpunëtor i këtyre organizatave, që detyrohet vetëm kur vijnë dosje nga jashtë. E kuptoni ju se kjo prokurori nuk vepron kurrë kundër organizatave kriminale dhe karteleve nëse një shtet nuk sjell dosje? Janë me fakte, nuk ekziston për Altin Troplinin krimi i organizuar, organizatat kriminale, kartelet e drogës nuk ekzistojnë. Këta kanë gjetur një mënyrë se si t’i mbrojnë organizatat dhe kartelet e drogës. Koordinatorit të tyre i shkojnë dhe i sekuestrojnë makinat që ishin të Troplinëve por e zëmë se ishin të tij, SKAPI është një organizatë kriminale, kjo është e vërteta zotërinj!”.
-
VIDEO
Rinumërimi i Durrësit/ Kalaja për Report Tv: Kërkoj rinumërimin e të gjithë qarkut, votat e mia u transferuan! Edhe KAS me dy standarde
Kandidati i PD-së për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u shpreh sot për Report Tv nga salla e pallatit “Farie Hoti” ku po rinumërohet pjesërisht me vendim të KAS, se procesi ka treguar se ka transferim të votave të kandidatëve brenda partisë dhe ai po mban shënim çdo rast.
Gazetari që ndodhet 1 mijë vota larg mandatit që ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Arjan Ndoja, shprehet se votat e tij janë transferuar nga numërimi i parë dhe kjo provohet nga rinumërimi i deritanishëm. Ai sqaroi se ka kërkuar në KAS rinumërim të të gjithë qarkut dhe jo ashtu siç po spekulohet qëllimisht sikur kërkoi vetëm 60 kuti. Gjithashtu vuri në dukje se edhe vetë KAS po mban standard të dyfishtë për vota të ndryshme, në lidhje me vlefshmërinë apo pavlefshmërinë.
-
VIDEO
Berisha: Ultimatumi i Ramës në Vlorë shkelje kompetencash, po bën drejtorët ‘koka turku’! Zjarri në landfillin e Elbasanit, krimi më i rëndë në memorien time
Sali Berisha foli sot për ultimatumin e kryeministrit Edi Rama ndaj drejtorëve të Bashkisë Vlorë, duke e quajtur ndërhyrje në kompetencat e qeverisjes vendore dhe një shkelje të rëndë.
Por ai shtoi se drejtorët po bëheshin “koka turku” për të mbuluar atë që ndodhte në të vërtetë në Vlorë, mbushjen e bregdetit me ujëra të zeza dhe djegien e tonelatave me mbetje nga fusha e plehrave, duke helmuar me tym kancerogjen qytetarët vlonjatë.
Madje e njëjta situatë sipas tij ishte edhe në Elbasan, që e cilësoi si krimin më të rëndë në memorien e tij, që kishte edhe mbrojtjen e kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin e quajti Altin Troplini.
I pyetur nga gazetarët për takimin e Ramës në Vlorë ai tha:
-
VIDEO
'Ka pasur nga ata që se prishën gjumin...', Rama u 'tërheq veshin' edhe deputetëve: Zgjohuni një orë e më parë, 83 mandatet s’janë arsye për të fjetur
83 mandatet që fitoi më 11 maj, për kryeministrin Edi Rama nuk janë një arsye për të fjetur gjumë. Kritikat i ka drejtpërdrejtë me 83 ligjvënësit e zgjedhur, kur gjatë një komunikimi në Facebook, thotë se 83 mandatet nuk janë një arsye për të fjetur, por për tu zgjuar një orë e më parë. Preferon të mos flasë me emra, por thotë se ka pasur edhe nga ata që fjetën gjumë.
-
VIDEO
Tokë e ‘xanum’/ Rama për zaptimin e hapësirave publike: Hiqini trarët për parkime e tendat nëpër lokale, do përballeni me gjoba e ndjekje penale
Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bën thirrje që të hiqen trarët e vendosura për parkime në hapësirat publike, apo tendat e vendosura pa leje nga lokalet.
-
VIDEO
Rinumërimi i Durrësit/ Hapen 63 kuti, PD humb 3 vota, PS 7! Ndojës i zbriten 30 vota, Kalasë i shtohet 1
Po rinumërohen kutitë e Durrësit. Janë hapur 63 kuti nga 290 kuti brenda vendit. Reflektohen gabimet e para. PD humb 3 vota, PS 7. Arjan Ndoja humb 30 vota, Aulon Kalasë i shtohet 1. Do të rihapen gjithashtu edhe kutitë e diasporës.
-
VIDEO
Rama: Dogana Morinë-Vërmicë, shembulli më i mirë të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë! 3 milionë shtetas në 5 muaj
Kryeminsitri Edi Rama shkruan se dogana Morinë - Vërmicë është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, teksa shton se është lehtësuar ndjeshëm qarkullimi i udhëtarëve dhe reduktuar koha e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit