-
VIDEO
Pak pasi sulmoi Dumanin, Berisha mbron prokuroren e Shkodrës për Thethin: Vendim dhe përgjigje dinjitoze, nuk e njoh se kush është
Kreu i PD-së akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po kërkon të tërheqë vëmendjen nga krimi mjedisor dhe katastrofa toksike në landfillin e Elbasanit, duke u marrë me një kriminel për rastin e Thethit në Shkodër, për të cilin shtoi se duhet të ofrohej shpërblim deri në gjysmë milioni euro për kapjen e tij, sepse ka tentuar të vrasë kryeministrin e Kosovës.
-
VIDEO
Berisha sulmon dhe fyen kreun e SPAK-ut: Altin Troplini është Irena me pantallona! Fshehu pasurinë
Kryetari i PD-së hodhi akuza të rënda edhe ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, për çështjen e pasaportës së Irena Gjokës, duke thënë se “ka nisur hetim pa personin” dhe e cilësoi akt të turpshëm.
-
VIDEO
Lirimi i Salianjit/ Berisha: Dënim politik nga Rama e Xhafaj! Ankohet edhe për aleatin Meta: I kanë hequr telefonin në qeli
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komenton lirimin me kusht të ish-deputetit Ervin Salianji. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha e quajti sërish dënim politik nga Kryeministri Rama dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj. Ngatërron burgun ku mbahet i izoluar Ilir Meta prej tetorit të kaluar, kujton se ndodhet në Burgun e Fierit
-
VIDEO
Spiropali: SPAK dhe GJKKO i kanë dhënë më shumë legjitimet procesit të integrimit në BE
Duke vlerësuar arritjet e deritanishme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, Spiropali tha se Kuvendi ndan të njëjtin vlerësim me raportin e KE-së, për të adresuar më shumë progres në këtë luftë, në pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si në thirrjen për të ndaluar intimidimet ndaj këtyre institucioneve.
-
VIDEO
Gonzato: Të ndalet presioni ndaj drejtësisë! Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK, rrezikojnë kufijtë kushtetues! Manja: Llogaridhënie
Teksa vlerësoi reformën në drejtësi, ambasadori i BE, Silvio Gonzato tha se është e nevojshme që këto hapa pozitivë duhet të ruhen. Ai e cilësoi SPAK si një institucion fundamental, ndërsa shtoi se e nevojshme që të ndalet presioni ndaj drejtësisë së re.
-
VIDEO
S’ka farsë! Pas rinumërimit, KAS ‘certifikon’ rezultatin e 11 majit në 4 qarqet e fundit! Rrëzohet kërkesa e PD për hapjen e kutive të tjera në Tiranë e Durrës
KAS thotë fjalën e fundit për zgjedhjet e 11 majit dhe certifikon rezultatin në Tiranë, Fier, Elbasan e Durrës, duke rrëzuar kështu pretendimet e PD për farsë elektorale. PD pritet të ankimojë në Kolegj Zgjedhor. KAS rrëzoi gjatë ditës Aulon Kalanë që kërkoi rinumërim të plotë në Durrës dhe PD-në për hapjen e 300 kutive të materialeve zgjedhore në Tiranë
-
VIDEO
Rinumërimi u mbyll/ KAS vendos në 18:30 për ankimet e PD në 4 qarqe! Rrëzohen kërkesa për hapjen e 300 kutive të materialeve në Tiranë dhe e Kalasë për Durrësin
Pas rinumërimit, KAS u mblodh për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet Tiranë, Durrës, Fier e Elbasan, vendimi shpallet në orën 18:30. PD konteston, pretendon shkeljet. Rezultatet përfundimtare për 8 qarqet e tjera janë certifikuar. I pari u ankimua Elbasani. Momenti pikant; Blendi Himçi ngatërron Rusmailin me Celibashin! Debate të forta në mbledhje! Logu: Përgjegjësi penale për shkeljet e Fierit. Në Kuvend zonja e videove satirike të Roskovecit! Lako i KAS: Më ka lënë shije të keqe procesi, ka ikur koha e ankesave! Jo më shto ujë e shto miell!
-
VIDEO
Berisha nuk heq dorë nga 'farsa elektorale' e 11 majit, shfaq të tjera filmime: Dora e klanit Çela, qytetarët votuan nën terrorin e patronazhistëve!
Sali Berisha pretendoi përsëri sot manipulimin dhe farsën zgjedhore të 11 majit, duke shfaqur disa pamje të reja nga dita e votimit, nga qendra në qarkun e Elbasanit. Akuzon përsëri "SKAPIN e partisë dhe Altin Troplinin (Dumanin)"
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ Berisha merr në mbrojtje dhëndrin Malltezi: U mbajt dy vite i burgosur politik për hakmarrje, i vetmi i dënuar është Rama
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, mori në mbrojtje dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, teksa komentoi vendimin e GJKKO-së ditën e sotme për ta nxjerrë nga arresti shtëpiak pas gati dy vitesh izolimi.
Berisha tha se Malltezi nuk kishte bërë asnjë shkelje ligji dhe i vetmi shkak pse u borgosi politikisht ishin denoncimet që i bëri qeverisë së Ramës nga viti 2013 dhe në vijim me mbi 300 postime për inceneratorët dhe shkeljet e tjera. Kreu i PD-së theksoi se i vetmi i dënuar për shkelje ligji është kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Berisha komenton vizitën e Ramës në Vlorë: Aty ku ligji dhe institucionet janë të kapura prej fyti, kreu i narkoshtetit mund të bëjë ç’të dojë!
Ndërsa mbrojti kompaninë “Bankers” gjatë qeverisjes së tij, duke thënë se kishte paguar detyrimet që nga renta 10%, pagesa për Albpetrol, tatimet dhe taksën e karbonit, duke e quajtur prokurorin që bëri deklaratën për shtyp ku theksonte se nuk ishin paguar detyrimet, si mashtrues dhe pa moral, Sali Berisha u pyet sot në konferencë edhe për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, për aksionin dhe urdhrin e lirimit të hapësirave publike.
Me një nënqeshje para përgjigjes dhe ironi, ai sulmoi kryeministrin si kreun e një narkoshteti që shkoi në një qytet ku ligji dhe institucionet nuk ekzistojnë.
“Flet vetë. Aty ku s’ka ligj, ku ligji nuk ekziston, aty ku institucionet janë të kapura deri në fyt, aty kreu i narkoshtetit mund të bëjë çfarë të dojë”.
-
VIDEO
Blushi i PL kërkon hetim ndërkombëtar për ‘rrëmbimin’ e Ilir Metës: Nuk krahasohet as me burgosjen e Navalnit në Rusi, të lirohet!
Sekretari i përgjithshëm i PL mori në mbrojtje kryetarin duke pretenduar rrëmbimin dhe dhunimin e tij, duke shkelur edhe ligjin e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut: Një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi mënyrën kriminale të arrestimit dhe përgjegjësit e këtij rrëmbimi politik! Ne nuk do të heshtim dhe nuk do të ndalemi
-
VIDEO
Afera Partizani/ Pasuria ‘shpëton’ Malltezin, lirohet nga arresti shtëpiak, 3 mln lekë garanci! Gjyqtares Ulliri iu rrëzua kërkesa për dorëheqje
Pas 20 muajve në arrest shtëpie, GJKKO ndryshoi masën dhe liroi me garanci pasurore, Jamabër Malltezin, të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash në aferën Partizani. Gjyqtarja Ulliri është në krye të trupës që do të drejtojë procesin për aferën “Partizani”, ku i pandehur është dhe ish-kryeministri Berisha. Kërkesa e saj për dorëheqje, u rrëzua nga drejtuesi i Gjykatës.