-
VIDEO
PD lë dhe stafin e KQZ pa pushime, Celibashi: Kemi anuluar lejet vjetore, deri në gusht të angazhuar me procesin zgjedhor
KQZ do të jetë deri në dy javët e para të muajit gusht e angazhuar me procesin zgjedhor. Në një konferencë për mediat, ndërsa dha detaje për rinumërimin, Ilirjan Celibashi tha se kanë anuluar edhe lejet vjetore për stafin. Procesi i rinumërimi pritet të zgjasë deri në 20 ditë.
-
VIDEO
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka për shpifje, Berisha paraqitet në SPAK
Në orën 10:00, Berisha u paraqit në SPAK lidhur me kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka për shpifje. Argita Berisha e akuzoi gjyqtaren se ka marrë 500 mijë euro nga një eksponent i PS.
-
VIDEO
Vendimi i KAS për Tiranën dhe Fierin, Celibashi: Do shqyrtohen 610 301 vota të të dy qarqeve! Ja kur pritet të nisë procesi i rinumërimit
Ai tha se bëhet fjalë për 610 301 vot anë të dy qarqe, ndërsa rinumërimi pritet të nisë të hënën ose të martën e ardhshme.
-
VIDEO
Sezoni turistik/ Rama: Kemi një plan ambicioz, plazhet s’do të jenë më ekskluzivitet i atyre që...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, tha se do të organizojnë një fushatë promocioni dhe informimi të saktë për mënyrën se si mund të aplikohet për “Paketën e Maleve” dhe për strategjinë që kanë për zhvillimin rural. Për këtë tha kreu i qeverisë do të zhvillojnë konsultime nga fermerë, ekspertë të fushës dhe akademikë për të marrë sugjerime dhe opinionet e tyre.
Sa i përket hapësirës publike në plazhe, Rama tha se çdot vit e më shumë po vënë më shumë disiplinë. Duke iu përgjigjur një komentuesi, Rama tha se me planin që d të vënë në zbatim këtë vit, do të ketë ndryshim radikal nga një vit më parë.
-
VIDEO
‘Plani i ri pastrimi në Tiranë’, Rama: I japim fund zaptimeve me trarë për parkimin e makinave! S’mund ta përdorësh pronën si të duash
Në komunikimin “Sy m’sy” me ndjekësit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një plan të ri masash në Tiranë, ku sipas tij do t’i jepet fund zaptimeve me trarë, e me marrje e dhënie biletash për të parkuar makinat. Pavarësisht se ke një pronë, Rama tha se nuk mund të përdoret sipas dëshirës, dhe ti vendoset trau qytetarëve që jetojnë në një bllok banimi.
“Sa i përket atyre miniparqeve që i doni dhe i kërkoni, është shumë e drejtë, por kur shikoni që ndërtohet aty ku ju doni një minipark, kini parasysh që ka dhe prona private. Janë të drejtat e pronarëve, nuk është se ti sheh një hapësirë atje dhe thua hajd se po i futemi dhe po i bëjmë, se ajo hapësira ka pronarë. Jemi duke punuar me bashkinë për një plan të ri të pastrimit të të gjitha hapësirave brenda të gjitha lagjeve, nga të gjitha llojet e zaptimeve, duke nisur nga një zaptim i tmerrshëm dhe i patolerueshëm me trarë dhe me marrje dhe dhënie biletash për të parkuar makinën sepse dikush thotë kam një pronë këtu. Nuk mund të kesh pronë dhe ta përdorësh si të duash duke i vënë traun qytetarëve që jetojnë në një bllok banimi”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Muze për etnografinë dhe artin e periudhës islamike, në diskutime për të marrë edhe një muze të madh europian në Tiranë
Në komunikimin e sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u fokusua kryesisht te zhvillimi i kulturës dhe sportit në vend. Duke iu përgjigjur një komentuesi që iu ankua për mungesë kinemash, teatrosh e muzesh, kryeministri Edi Rama i listoi disa prej tyre. Ndërsa zbuloi se bashkë me Bashkinë e Tiranës po punohet për të hapur një muze tjetër për etnografinë dhe artin e periudhës islamike, ndërkohë që Muzeu Kombëtar do të transformohet tërësisht. Rama tha se jemi në diskutime për të marrë një muze të madh europian në Tiranë.
-
VIDEO
‘Shyqyr që u zgjove pas zgjedhjeve’, Rama i kthehet komentuesit: Mos ma ki fare merak, më qaj hallin që s’më zë gjumi
Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rma iu përgjigj një komentuesi, i cili i tha “shyqyr që u zgjove nga gjumi”. Rama tha iu përgjigj duke thënë komentuesit që mos ta ketë merak fare, por t’i qajë hallin që për periudha të tëra nuk e zë gjumi fare.
“Rri i sigurt që unë i zgjuar jam, në kuptimin rri zgjuar se kështu më takon, deri kur ti bie të flesh dhe zgjohem para se ti të zgjohesh, sepse e ndjej se këtë detyrim kam pavarësisht nëse ti më kë votuar ose jo, unë jam këtu për ti shërbyer të gjithëve. Mos ma ki fare merak, nëse do të më qash hallin, qaj hallin që për periudha të tëra nuk më zë gjumi fare”, iu përgjigj Rama.
-
VIDEO
‘Unë gjallë jam, po Luli?’, Rama thumbon Berishën: Shihni në çfarë derexheje mendore janë katandisur, e morën lehtë popullin
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironinë për Lulzim Bashën teksa po i përgjigje një ndjekësi. Pasi lexoi një koment që shkruhej: “Gjallë është ky?”, Rama reagoi me humor: “Gjallë jam o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam.”
Kryeministri Edi Rama thumboi edhe Sali Bërishën.
“ Më mirë dhe më shumë sesa më kupton populli shqiptar nuk mund të pretendohet dhe është arsyeja më bindëse dhe kuptimplotë e krenarisë për mua që populli shqiptar më kupton më mirë dhe më shumë se çmund të pretendoja, duke më inkurajuar dhe mbështetur dhe dhënë 1001 arsye që t’i qëndroj besnik dhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe për njerëzit e këtij vendi, falë besimit, mbështetjes dhe pushtetit që buron nga ky popull, i cili, ua kam thënë të gjithë atyre që e marrin lehtë, që është një popull që të jep unë në bisht të lugës kështu që kush e merr lehtë bën një gabim të madh. Një gabim shumë të madh, aq monumental saqë mjafton të ndiqni të tjerë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar se çfarë të ndodh po e more lehtë këtë popull.”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
'Në diskutime për të sjellë The Globe Soccer Awards në Shqipëri', Rama: Do ishte fantastike që çmimin e futbollistit të vitit Lamine Yaman t’ia japim në Tiranë
Kryeministri Edi Rama tha se janë në diskutime me organizatorët për të sjellë në Shqiperi eventin “The Globe Soccer Awards”.
"Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin evropian të çmimit të globit të futbollit, eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme sa i përket vetë edicionit global në Dubai dhe për edicionin evropian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që psh çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Yamalit fjala vjen t’ja japim këtu në Tiranë. Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij.”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Do hapim një tjetër grupkapitull me BE, në diskutime për të sjellë ‘Globe Soccer Awards’! Në çfarë derexheje mendore u katandis opozita
Në rubrikën ‘Sy m’sy’, Rama paralajmëroi hapjen e një tjetër grupkapitulli të negociatave me BE. Njoftoi se kanë nisur punën për samitin e NATO-s dhe se janë në diskutime për të sjellë eventin “The Globe Soccer Awards”. Nuk kurseu ironinë edhe ndaj opozitës se si është katandisur pas humbjes në zgjedhje.
-
VIDEO
Ngjela për Report Tv: Rinumërimi do e rrëzojë Saliun, humbja është shumë e thellë! Rezultati nuk ka për të ndryshuar
Dy anëtarë të KAS-it, përfaqësues të PD-së, kanë vendosur për rinumërimin e kutive në Tiranë dhe Fier, në përpjekje për të evidentuar pretendimet për manipulim, ndonëse rezultati nuk pritet të ndryshojë për shkak të humbjes së thellë të demokratëve. Avokati Spartak Ngjela tha se ky veprim nuk do të ketë ndikim zgjedhor, por mund të ekspozojë Sali Berishën si të pabesueshëm, duke e vendosur në një pozitë politike të vështirë.
-
VIDEO
SPAK thërret nesër Sali Berishën, do pyetet për kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka për akuzën e shpifjes (DOKUMENTI)
Sipas shkresës së firmosur edhe nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ai do thirret nesër në 10:00, për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, për shpifje. Argita Berisha e akuzoi gjyqtaren se mori 500 mijë euro nga një eksponent i PS. Nëse nuk paraqitet, përballet me penalitete dhe shoqërim të detyruar. Reagon edhe avokati Gjokutaj