-
VIDEO
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Ilir Metën, avokati: Prokurori politike, do e çojmë deri në Strasburg, po mbahet tej afateve në burg
Prokuroria e Posaçme zgjat hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i arrestuar prej 21 tetorit 2024. Ish-presidenti akuzohet për lobimi në SHBA për partinë ish-LSI dhe dosjën CEZ-DIA. Avokati Kujtim Cakrani thotë se është inkuizicion politik dhe tejkalim afatesh. Do ankimojë edhe në Kushtetuese për paligjshmëri. Më 27 maj Metës iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë
-
VIDEO
‘Kandidatët e PD thonin se Rama do fitojë zgjedhjet!” Berisha: I marr krejtësisht të pavlerë! Se ç'ka pëshpëritur njëri apo tjetri, është puna e tyre...!
kryetari i PD-së, Sali Berisha, teksa këmbënguli sot në konferencë se zgjedhjet ishin një farsë elektorale që nuk do njihej, u pyet edhe për periudhën e fushatës elektorale.
Një nga gazetarët e pyeti që nëse ishte në dijeni për disa kandidatë të PD, të cilët në takime elektorale pohonin se Edi Rama do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare.
Berisha tha:
"Tani, unë këto i marr krejtësisht të pavlerë. Sali Berisha udhëhoqi fushatën më të bukur të jetës së tij dhe se çfarë mund të ketë pëshpëritur njëri apo tjetri, ajo është puna e tyre. Por secili prej kandidatëve ka pasur për detyrë të bëjë maksimumin që mund të bënte, ndonëse Sali Berisha kishte deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Dhe ata të cilët besojnë se Edi Rama mund të bënte zgjedhje të lira dhe se farsa elektorale mund të fitohet, ata nuk njohin ABC-në e procesit zgjedhor", u shpreh ai mes të tjerash.
-
VIDEO
Pas Tiranës, dy anëtarët e PD në KAS vendosin rinumërimin e votave edhe në qarkun Fier
Pas qarkut të Tiranës, KAS ka vendosur rinumërimin e votave të partive dhe të kandidatëve edhe në qarkun Fier. Kërkesa ishte e dy anëtarëve të KAS, të propozuar nga PD, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.
-
VIDEO
Berisha sulmon Dumanin: SKAPI i partisë mbron krimin elektoral! 'Dredhon' për komisionerët që kanë devijuar votën brenda PD
Dhe për ta përmbyllur konferencën e tij nga selia e PD-së, Sali Berisha u rikthye për të bërë komente përsëri ndaj drejtësisë dhe kreut të saj Altin Dumani, duke e quajtur bashkëpunëtor të qeverisë në krimin elektoral.
Por ai ‘dredhoi’ për fatin e komisionerëve demokratë nëse gjenden parregullsi gjatë rinumërimit të kutive të Tiranës, me devijim të votës së kandidatëve brenda partisë, duke u justifikuar se ky ishte ankimim i vetë kandidatëve të partisë.
“Bashkë me ndërkombëtarët kam mision kthimin e votës së lirë, është mision epik, historik. Ato i fut turshi SKAPI i partisë, Altin Dumani e udhëheq krimin elektoral bashkë me Edi Ramën, dhe madje e mbron. Do mbahet qëndrim ligjor, sigurisht që po, do mbahet. A do shkojnë apo jo në SKAP këtë nuk mund ta them sepse kjo është bërë sipas kërkesës së ankimimeve individuale të kandidatëve.
-
VIDEO
Berisha nuk ‘vë’ mend, vijon ta nxijë Shqipërinë: Ky është vetëm fillimi! Toka e kokainës, s’i pranojmë kurrë zgjedhjet’! Spirogjoka...
Kryetari i PD nuk bën asnjë hap pas nga nxirja e Shqipërisë brenda dhe jashtë Shqipërisë si një vend që drejtohet nga narkoshteti, ku bandat janë më të fuqishme se ligji. 'Dredhon' kur pyetet për fatin e komisionerëve dhe numëruesve të PD-së nëse do gjenden prova të devijimit të votës së kandidatëve brenda partisë pas rinumërimit në Tiranë. Pretendon se ka dhe do sjellë prova për 'trenin bullgar'
-
VIDEO
Spiropali me homologen bullgare: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin tonë evropian! Kemi bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit
Spiropali konferencë me homologen bullgare: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin tonë evropian! Kemi bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, në një deklaratë për mediat me kryeparlamentaren e Bullgarisë, Nataliya Kiselova, vlerësoi mbështetjen e Bullgarisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ KAS shtyn Shkodrën për të mërkurën, PD-së i kërkohet paraqitja e provave! Logu: U votua edhe dy herë! KQZ: S’pati parregullsi
Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave e nisi seancën me pikën e parë të rendit të ditës, që ishte qarku Shkodër, i shtyrë nga mbledhja e kaluar. Marash Logu pretendon parregullsi edhe tek PEI, KAS i kërkon dorëzimin e provave të mërkurën. KQZ dhe PS kërkojnë rrëzimin e ankimimit për pavlefshmëri dhe përsëritje: Nuk ka asnjë provë nga PD!
-
VIDEO
Përmbyllet stërvitja 'Defender 2025'/ Ministri Vengu nga Biza u shpreh mirënjohjen Forcave të Armatosura
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me komandantët kryesorë të Forcave të Armatosura, ndoqën nga afër fazën përmbyllëse të stërvitjes shumëkombëshe 'Defender 2025' në rajonin e Bizës, duke vlerësuar profesionalizmin dhe bashkëpunimin e trupave. Gjatë vizitës, u prezantuan rezultatet dhe mësimet e nxjerra nga stërvitja, ndërsa përmbyllja u shoqërua me një drekë të përbashkët si shenjë respekti për efektivët e angazhuar.
-
VIDEO
Meta i pandehur për aferën CEZ-DIA, 'ortaku' i tij kërkon drejtësi! Kërkesa e Kastriot Ismailaj në Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim më 19 qershor, kërkesën për pafajësi të ish administratorit të kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj. Ai vuajti 11 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ndërsa për këtë çështje është marrë i pandehur edhe Ilir Meta, në një tjetër hetim nga SPAK.
-
VIDEO
Stërvitja ‘Defender 2025’ zbarkon në Bizë, FA demonstron forcën me FSK-në, bëhen disa demonstrime
Qendra e Trajnimit në Bizë mirëpriti këtë të shtunë stërvitjen e radhës në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 2025”. Bashkë me partnerët amerikanë, Forcat e Armatosura dhe Forca e Sigurisë së Kosovës demonstruan disa ushtrime taktike. Nga hedhja e mortajave, deri te simulimi i përballjes me forcat armike, ishin në fokus kryesor të stërvitjes.
-
VIDEO
‘Nuk ndërhyj në debatin e brendshëm...!’ Berisha ‘dredhon’ të komentojë sherrin Trump-Musk dhe bën politikë me vdekjen e gardistit (ngatërrohet përsëri)
Edhe pse nuk lë rast të komentojë çdo gjë, apo të ndërhyjë në detaje të jetëve, deri edhe personale të kundërshtarëve të tij, për pyetjen se si komentonte sherrin e presidentit amerikan Donald Trump dhe manjatit Elon Musk, për të cilët Sali Berisha kishte bërë komente vlerësuese para dhe gjatë fushatës duke i lavdëruar, kreu i PD-së u mundua të 'dredhojë' duke zhvendosur vëmendjen në krahun tjetër.
-
VIDEO
Berisha vijon të nxijë Shqipërinë: Dy ditët tërmet dhe apogje të PD-së në Bruksel, demaskim farsës elektorale e narkoregjimit! S'i njohim zgjedhjet, mandatet kallp
Sali Berisha mbrojti diskursin e tij për baltosjen e Shqipërisë në parlamentin Evropian dhe Asamblenë e saj javën e kaluar, ku nxiu vendin që po bën përpjekje për integrimin në BE dhe ndodhet shumë pranë këtij hapi, duke e cilësuar si një “vend ku mbizotëron narkoshteti dhe krimi i organizuar”