-
VIDEO
SKEDA/ Përballja për 10 mandatet e qarkut Korçë, PS i besoi fushatën Peleshit, PD teston Ivi Kason! Ja si u ndanë në 2021
Me ndryshimet demografike, qarku i Korçës nuk do të prodhojë më 11 mandate deputetësh në parlament, por partitë politike do të luftojnë për vetëm 10 vende.
-
VIDEO
Flamur Noka urdhër numëruesve të PD tek votat e diasporës: Asnjë votë e Greqisë nuk do numërohet këtu, të gjitha mënjanë
PD po konteston numërimin e votës së Greqisë. Flamur Noka u ka dhënë urdhër numëruesve të PD në Parkun Olimpik që mos të numërohet asnjë votë e Greqisë.
Noka: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjane.
Një debat pati edhe me një prej kandidatëve të Shqipëria Bëhet.
Kandidati: A është zvarritje? Pse se kemi ngritur zërin deri dje.
Noka: Këtu është masakër. Kush je ti ore, sa ushtarë ka këtu.
-
VIDEO
Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Të lihen mënjanë, do numërohet më vete! Balla përfaqësues së KQZ: Po shkel ligjin
Tensione në Parkun Olimpik ku po numërohet vota e diasporës. PD po konteston votat e ardhura nga Greqia, rreth 52 mijë. PD kërkon që çdo zarf me fleta votimi që ka ardhur nga Greqia të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet, pasi PD pretendon se nuk janë plotësuar nga votuesit, por persona të PS.
-
VIDEO
Balla për Report Tv nga vendnumërimi i diasporës: PD do të sajojë alibinë e humbjes! Kush tenton të bllokojë numërimin dënohet nga 6 muaj deri në 3 vite burg
Drejtuesi i diasporës për PS-në tha se veprimi i ndalimit të numërimit është i paligjshëm dhe dënohet me 6 muaj deri në 3 vjet burg. Nga ana tjetër, Balla tha se PD nuk ka hall numërimin, por alibinë e humbjes.
-
VIDEO
Përplasja me PD-në në Tiranë, Braçe: Banda jote Këlliç mori zvarrë një grua dhe një burrë, e pe vetë zyrën dhe gjete vetëm kokoshka! Jam rrugës për të kallëzuar ty dhe bandën tënde
Me anë të një reagimi publik në rrjetin social Facebook, Braçe, që kandidon në listën e hapur të Tiranës, ka bërë një sqarim duke mohuar akuzat dhe deklaruar se do bënte një kallëzim penal për “Bandën e Belind Këlliçit”
-
VIDEO
Zero shanse/ Spahiu: PD nuk sjell dot rotacion duke humbur Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin
Për juristin Kreshnik Spahiu, PD nuk sjell dot rotacion nëse humbet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ai tha se këto qarqe janë bastion i majtë dhe PD i ka shanset të pakta që të fitojë.
‘Fati i zgjedhjeve varet nga Tirana, Elbasani dhe Durrësi, dhe këtu është e avanatazhuar PS sepse numri i deputetëve të jugut është dyfishi i atyre të veriut të vendit, Durrësi, Tirana ka më shuëm se Kukësi, apo Dibra.
Nëse opozita nuk kalon në epërsi në Tiranë, Elbasan dhe në Durrës qeveria i ka të fituara zgjedhjet. A ka besim njeri se PD mund të fitojë në Elbasan në Tiranë dhe në Durrës? Tirana dhe Durrësi kanë një konkurrencë më të fortë, por është më e avantazhuar më shumë në Tiranë PS, sepse votat e partive të reja gërryejnë nga votat e PD.
Në Tiranë është për qindja më e madhe e punonjësve që punojnë në shtet, votat e partive të vogla janë vota opozitare, sado të marrin ato, i ulin mundësinë PD për të marr mandate. Tirana është kthyer në një bastion të majtë', tha ai.
-
VIDEO
KQZ shtyu rezultatin e votimit elektronik për nesër, PS: Vendim arbitrar! Vora, ‘dallëndyshja’ e parë drejt një fitoreje të paharrueshme
PS e ka cilësuar vendimin e KQZ për të shtyrë publikimin e rezultatit të votimit elektronik në njësinë nr.10 dhe Vorë si arbitrar dhe zhgënjyes. Socialistët shprehen se Vora do të jetë dallëndyshja e parë e një fitoreje të paharrueshme.
-
VIDEO
Numërohen kutitë e para në Vorë/ PS kryeson me 222 vota, mbështetësit festojnë fitoren! PD me 73 vota! Ja shifrat për të vegjlit! Më i votuari Blendi Gonxhja! Meta 1 votë
Kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste.Ajo ka marrë 222 vota në këtë kuti, ndërsa PD vetëm 73.
-
VIDEO
A do ta pranoni rezultatin e zgjedhjeve? Berisha i shmanget pyetjes: Kemi dokumentuar përpjekjet antiligjore të bëra në të 4 anët e vendit
Kreu i PD Sali Berisha, në deklaratën që mbajti për mediat, u pyet edhe nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve.
Kreu i PD nuk dha një përgjigje të saktë, por vijoi duke thënë se gjatë ditës kanë dokumentuar përpjekjet antiligjore të qeverisë të bëra sipas tij në të gjitha anët e vendit.
“Unë jam këtu për të paraqitur para jush dhe publikut atë që ndodhi. Gjatë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë përpjekjet antiligjore të bëra në 4 anët e vendit.
Por të dërgosh bandat për të rrethuar KZAZ është përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin por kjo nuk do të ndodhë se komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta e të prera. Përgjegjësia për këto është e Edi Ramës.”, tha Berisha
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Berisha nis me kontestimet: Sovrani foli, por bandat e Durrësit dhe në zona të tjera kanë vërshuar drejt KZAZ-ve
Kreu i Partisë Demokratike, në një konferencë për shtyp pas mbarimit të zgjedhjeve, ka folur për mediat lidhur me zhvillimet e fundit. Berisha ka thënë se sovrani foli dhe se në qendrat e djathta elektorale pret rezultat fitoreje.
Nga ana tjetër, Berisha ka folur për zhvillimet në qarkun e Durrësit, ku pretendon se bandat duan të ndikojnë në rezultat.
-
VIDEO
Mbyllet votimi/ Celibashi: Procesi në përputhje me standardet! Rezultati i votimit elektronik në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë shpallet nesër
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po mban një deklaratë për mediat pas mbylljes së procesit të votimit.
-
VIDEO
Mbyllet votimi, Celibashi: Kemi referuar 5 raste në Prokurori, komisionerët lejuan votim të shumëfishtë
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se kanë referuar pesë raste në Prokurori për lejim votimi të shumëfishtë.
“Për pesë rastet që kemi pasur raportime nga terreni, i kemi referuar pranë prokurorive në rrethet përkatëse. Të gjitha çfarë thatë kanë të bëjnë me elementë të veprës penale dhe janë atribut ose i SPAK ose prokurorive të rretheve dhe do të jenë ato që do të vendosin në lidhje me çfarë është pretenduar. Është jashtë kompetencës lëndore të KQZ për të dhënë një verdikt.
Edhe në Vlorë ka përfunduar procesi votimit. Nuk ka asnjë qendër votimi të hapur në këtë moment që flasim. Në lidhje me natyrën e rasteve që kemi referuar, të Tiranës ka të bëjmë me presione ndaj komisionerëve dhe përdorimit të dokumenteve identifikues të personave të tjerë. Një në Elbasan lejimi nga komisioner për votim të shumëfishtë. Një rast në Korçë ka të bëjë me lejimin nga komisionerët për votim të shumëfishtë, po kështu edhe rasti i Beratit. I kemi referuar në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm.”, tha Celibashi.