-
VIDEO
Korçë/ Arrestohet mbështetësi demokrat që goditi komisionerin e PS, në kërkim nipërit! Procesi po monitorohet nga Task Forca e SPAK
Në qarkun e Korçës, procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare vijon normalisht edhe pse janë shoqëruar me disa incidente.
Luan Tollozhina, simpatizant i PD-së u arrestua pasi ka goditur komisionerin e Partisë Socialiste Enton Gega në qendrën e votimit në Pogradec.
Sipas policisë, ai ka hyrë në Qendrën e Votimit Nr.3901 dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, një komisioner të Partisë Socialiste.
Ngjarja ndodhi pasi kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, e bija e Tollozhinës ka pasur një debat me komisionerin socialist nëse personat me aftësi ndryshe duhet të votojnë apo jo me shoqërues.
-
VIDEO
Voton qarku i Elbasanit, arrestohet një grua që fotografoi votën! PS akuzon kandidatin demokrat se po hyn në qendrat e votimit
Në qarkun e Elbasanit po vijohet me procesin e votimit. Një grua e cila u kap duke fotografuar votën e saj në qendrën e votimit, 2321 në një shkollë në qytetin e Elbasanit është arrestuar. Fotografimi i votës përbën shkelje të ligjit zgjedhor.
Pasi u 'kap mat' qytetarja e identifikuar si Majlinda Cani e justifikoi veten duke thënë e bëri pa dashje.
"Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestua shtetasja M.C. nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
-
VIDEO
Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri në orën 16:00! Dibra ia kalon Tiranës për pjesëmarrje! Vlora me nivelin më të ulët, qyteti bregdetar pret edhe Giro d’Italia
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat zyrtare të pjesëmarrjes në votime deri në orën 16:00. Deri në këtë moment kanë votuar 36.11% e zgjedhësve.
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare deri në orën 16:00 arriti në 36.11%. Dibra kaloi në krye me 42.54%, duke lënë pas Kukësin me 40.50% dhe Tiranën me 40.47%. Në fund të listës mbetet Vlora me 25.19%.
Në qytetin bregdetar po mbahet edhe gara sportive e Giro d’Italia, e cila ka ‘paralizuar’ një pjesë të qarkullimit. PS ka kërkuar shtyrjen e orarit të votimit në qarkun e Vlorës, deri në 22:00. Celibashi tha se mbi këtë kërkesë do duhet të merret një vendim, nga Komisioni Rregullator, i cili do të mblidhet në 15:00.
Në tabelë mund të shihni, pjesëmarrjen për secilin qark dhe krahasimi me zgjedhjet e 2021.
-
VIDEO
U ekstradua pak ditë më parë nga Dubai, Gjykata e Tiranës nuk i jep të drejtë Florenc Çapjas të votojë
Gjykata e Tiranës nuk e ka aprovuar kërkesën e Florenc Çapjas të votojë sot në kuadër të zgjedhjeve parlamentare
-
VIDEO
Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri në orën 15:00! Dibra ia kalon Tiranës për pjesëmarrje! Vlora me nivelin më të ulët, qyteti bregdetar pret edhe Giro d’Italia
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat zyrtare të pjesëmarrjes në votime deri në orën 15:00. Deri në këtë moment kanë votuar 33.04% e zgjedhwsve.
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare deri në orën 15:00 arriti në 33.37%. Dibra kaloi në krye me 39.6%, duke lënë pas Tiranën me 37.93% dhe Kukësin me 36.63%. Në fund të listës mbetet Vlora me 23.91%.
Në qytetin bregdetar po mbahet edhe gara sportive e Giro d’Italia, e cila ka ‘paralizuar’ një pjesë të qarkullimit. PS ka kërkuar shtyrjen e orarit të votimit në qarkun e Vlorës, deri në 22:00. Celibashi tha se mbi këtë kërkesë do duhet të merret një vendim, nga Komisioni Rregullator, i cili do tw mblidhet nw 15:00.
Në tabelë mund të shihni, pjesëmarrjen për secilin qark dhe krahasimi me zgjedhjet e 2021.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Kandidati Aurel Bylykbashi i bën thirrje strukturave të PD: Nxirrni në votime çdo mbështetës tonin
Kandidati për deputet i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Qarkun Elbasan, Aurel Bylykbashi, u bën thirrje strukturave të Partisë Demokratike që të kontaktojnë sa më shumë votues dhe t’i nxisin të marrin pjesë në proces.
“Edhe 4 orë kanë mbetur derisa të mbyllen qendrat e votimit. Ftoj të gjithë kryetarët e grup-seksioneve në përgjegjësinë maksimale për atë që duam të arrijmë në këto zgjedhje, të nxjerrim çdo votues të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe ta drejtojnë drejt kutive të votimit. Nga ana tjetër ftoj çdo kimisioner të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë me gjithë fuqinë e shpirtit të rezistojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mos lejojnë asnjë devijim të votës së qytetarëve. Ky është verdikti jonë, ne shkojmë drejt një fitoreje të sigurt. Prandaj jepini gaz fort sepse edhe 4 orë kanë ngelur deri në momentin që mbyllen kutitë e votimit”,- shprehet
-
VIDEO
Zgjedhjet, zëdhënsja e PS Silda Çepe: Vota juaj në këto zgjedhje është e rëndësishme, merrni pjesë në votim,11 maji është dita juaj
Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe, njëkohësisht edhe kandidate për deputete në listën e hapur të PS në Tiranë, në një deklaratë për media, u bëri thirrje qytetarve shqiptarë që të marrin pjesë në zgjedhje.
Ajo tha se vota e tyre në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme.
‘Të dashur qytetarë. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për vendin tonë. Sot të gjithë ne kemi një mundësi, që vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë. Përmes saj ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë: shkoni të votoni. Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, për familjet dhe për fëmijët. Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj. 11 maji është dita juaj. Shqipëria ka nevojë për vendimin tuaj’, tha ajo.
-
VIDEO
Pogradec/ U dhunua nga mbështetësi i PD Luan Tollozhina, komisioneri i PS: Më shau nga nëna! Në çdo zgjedhje kështu ka bërë gjithmonë
Komisioneri i Partisë Socialiste, i një qendre votimi në qytetin e Pogradecit, Enton Gega ka folur pas incidentit- ku mbështetës i PD Luan Tollozhina e dhunoi atë, me pretendimin se i kishte ngacmuar të bijën
-
VIDEO
Vota e diasporës/ Mbërrijnë edhe mbi 2 700 vota të tjera, afati i fundit i pranimit të zarfeve deri në 19:00
Të paktën 187,916 vota nga diaspora kanë mbërritur deri më tani. Afati i fundit i pranimit të zarfeve është ora 19:00, më pas asnjë nuk do të pranohet.
-
VIDEO
Zgjedhjet, e moshuara në Pogradec denoncon: Mbështetësi i PD më kapi për gryke, më tha komuniste dhe rrugaçe
Mësuesja në pension, Monda Turshinka, në një prononcim për mediat ka deklaruar se është ofenduar dhe dhunuar nga Luan Tollozhina, një prej simpatizantëve të njohur të Partisë Demokratike në qytetin e Pogradecit.
-
VIDEO
Voton kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: Qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje, kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi
Kreu i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar ditën e sotme.
-
VIDEO
Konflikti në Vorë, Ilirjan Celibashi sqaron incidentin e Flamur Nokës me qytetarët
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vizitoi disa qendra votimi në Vorë, ku po zhvillohet procesi elektronik. Në një prononcim për mediat, Celibashi tha se procesi po vijon pa probleme në aspektin teknik.