-
VIDEO
Zgjedhjet/ Sali Berisha thyen heshtjen zgjedhore, mban konferencë: Voto për veten tënde, ai që shkelë ligjin do mbajë përgjegjësi
Kreu i PD Sali Berisha ka thyer heshtjen zgjedhore dhe ka dal në një konferencë për media ditën e sotme, nga ku u kërkoi qytetarve që të dalin dhe të votojnë.
-
VIDEO
Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri në orën 14:00! Tirana dhe Dibra kryesojnë! Vlora me nivelin më të ulët, qyteti bregdetar pret edhe Giro d’Italia
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në votime deri në orën 13:00 në të gjitha qarqet e vendit. Sipas raportimeve nga 2639 nga 5225 qendra votimi në total, pjesëmarrja kombëtare është regjistruar në 26.55%, duke shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku në të njëjtën orë ishte 31.52%.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Rama thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës gjatë ditës së sotme.
-
VIDEO
Votohet në Qarkun Fier/ Kandidatja e PD brenda qendrës së votimit! PS: Demokratët po pengojnë procesin zgjedhor, Bardhi e mohon
Në Fier po votohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit dhe procesi ka shënuar problematikat e para. Partia Socialiste në Fier, nëpërmjet kandidatës Kiduina Zaka, denoncon se ashtu siç e kishte parashikuar, Partia Demokratike po zbaton plan për të penguar zhvillimin normal të procesin zgjedhor. Sipas PS ka pasur raste të mos paraqitjes së komisionerëve të PD, ndërsa me emra denoncoi kandidatë demokratë që janë brenda qendrave të votimit në shkelje të Kodit Zgjedhor. Sipas PS ata kryejnë presion mbi komisionerët.
-
VIDEO
Manja nga Lezha: Vota është respekt për veten, familjen dhe Shqipërinë
Ministri i Drejtësisë dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Lezhë, Ulsi Manja, ka votuar duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e votës si një akt qytetar dhe moral.
-
VIDEO
Votimi në Fier/ Xhaxhai i kandidatit demokrat përplaset me kandidatin socialist, Korreshi: Po detyrojnë administratën të fotografojë votën
Një përplasje ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e qendrës së votimit, te ambulanca, mes Agron Çelës, xhaxhait të kandidatit të PD-së, Gentian Çela, me kandidatin e PS-së, Elton Korreshi.
-
VIDEO
Vota e diasporës, afati i fundit i pranimit të zarfeve deri në 19:00! Ja si paraqiten shifrat
Të paktën 187,916 vota nga diaspora kanë mbërritur deri më tani. Afati i fundit i pranimit të zarfeve është ora 19:00, më pas asnjë nuk do të pranohet.
-
VIDEO
Gonzato nga Durrësi: Ecuria e zgjedhjeve, e rëndësishme për procesin e anëtarësimit në BE
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka folur për mediat nga Durrësit, ku edhe vëzhgoi ecurinë në një nga qendrat e votimit. Gonzato u shpreh se nuk do të shprehet për ecurinë e procesit tani, pasi do të presë raportin dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.
-
VIDEO
PD Shkodër: Sot kemi mundësinë që përmes votës të refuzojmë qeverinë Rilindase dhe qeverisjen e Becit që sollën vetëm shkatërrim dhe varfëri
PD Shkodër u bën thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime për të shprehur pakënaqësinë e tyre me qeverisjen e socialistëve në rang vendor e kombëtar.
-
VIDEO
Meta voton nga burgu: Gazetarët nuk u lejuan që të hynin brenda qendrës së votimit
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka votuar nga burgu për zgjedhjet e 11 majit. Ai ka përcjellë edhe një mesazh nga qelia, ku thotë se gazetarët s’janë lejuar që të hyjnë në qendrën e votimit.
-
VIDEO
Dibër/ Mziu e Gjunkshi 'peng’ makinat: Po blejnë vota, pati të shtëna në ajër! Policia mohon pretendimet, vijojnë verifikimet! Vihen nën hetim kandidati demokrat dhe i biri
Nga Dibra mbrëmë u raportua një incident me zgjedhjet, ku kandidati për deputet i PD, Xhemal Gjunkshi dhe djali i tij Edis Gjunkshi , kanë bllokuar tre makina me pretendimin se po shpërndanin para në këmbim të votës për PS-ën në fshatin Pilafe.
-
VIDEO
Voton kryebashkiaku Benet Beci: Secili të gjejë kohë për të kryer detyrën qytetare
Në qarkun e Shkodrës po vijon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare. Votimi nisi në 07:00 dhe do të vijojë deri në 19:00. Vetëm një qendër votimi nuk është hapur në Dukagjin.