• VIDEO

    Votimi elektronik/ Numërohen kutitë e para në Vorë, PS kryeson bindshëm me 222 vota, PD me 73 vota! Ja shifrat për të vegjlit! Me i votuari Blendi Gonxhja! Meta 1 votë

    Kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste.Ajo ka marrë 222  vota në këtë kuti, ndërsa PD vetëm 73.

  • VIDEO

    Mbyllet procesi në QV e qarkut Fier, pjesmarja e ulët gjatë orëve të fundit

    Në Fier po votohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit dhe procesi ka shënuar problematikat e para. Partia Socialiste në Fier, nëpërmjet kandidatës Kiduina Zaka, denoncon se ashtu siç e kishte parashikuar, Partia Demokratike po zbaton plan për të penguar zhvillimin normal të procesin zgjedhor. Sipas PS ka pasur raste të mos paraqitjes së komisionerëve të PD, ndërsa me emra denoncoi kandidatë demokratë që janë brenda qendrave të votimit në shkelje të Kodit Zgjedhor. Sipas PS ata kryejnë presion mbi komisionerët.

  • VIDEO

    Sarandë / Deputetët italianë marrin pjesë si vëzhgues, De Barba: Kemi parë zgjedhje të qeta

    Ditën e sotme në Sarandë kanë marrë pjesë disa prej deputetëve italianë, të cilët janë pjesë e organizatave të sigurisë pranë ODIHR, e cila shërben për vëzhgimin e zgjedhjeve. Prej disa javësh deputetët italianë kanë qenë në disa qytete të Shqipërisë për të grumbulluar një informacion të detajuar që do të përcillet në raportin e OSBE-ODIHR.

  • VIDEO

    Mbyllet votimi edhe në Gjirokastër, një person u arrestua për fotografim vote! Në dy qendra votimi pati ndërprerje për pak kohë

    Mbyllet procesi i votimit në qarkun Gjirokastër. Në 4 qendra votimi, në bashkinë e Dropullit dhe dy në bashkinë e Libohovës identifikimi u bë manual manual dhe jo elektronik si pasojë e kontraktimit të pajisjes. Një person u arrestua në një qendër votimi në Këlcyrë pasi u kap duke fotografuar votën. 

    'Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit". Ky shtetas  rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit', njoftoi sot policia.

    Në dy qendra votimi në fshatin Frashtan të Dropullit pati ndërprerje të procesit për pak kohë, pasi kryetari i komisionit pretendoi se një police bashkike orientonte qytetarët për votën. 

    “Të më kapë në shkelje mua ai legeni. Më thotë një anëtar i KQZ më thotë ke shkelur procedurat që ke mbyllur procesin e votimit. Të hapen kamerat se ajo zonja më ka identifikuar”, tha kryetari i komisionit.

    Të drejtën e votës e ushtruan edhe 80 të paraburgosur.

    Qarku i Gjirokastrës zgjedh 4 deputetë, 1 kandidat është në listën e mbyllur dhe 4 në listën e hapur

  • VIDEO

    Përfundon orari zyrtar i votimit! Mbyllen dyert në QV e Durrësit, 39% e votuesve morën pjesë

    Procesi i votimit në Qarkun Durrës për parlamentin e ri nisi dhe po zhvillohet në një klimë të qetë dhe pa incidente.

    Vetëm në 2 qendra votimi, nr. 4/440 dhe 4460, procesi i votimit "ngriu" për pak momente pasi pajisjet elektronike nuk funksionuan, ndërsa në një tjetër qendër votimi, nr. 1594, ushënua një përplasje verbake mes gazetarëve me komisionerët, pasi nuk po lejohej filmimi brenda qendrës.

  • VIDEO

    Denoncime të shumta për blerje vote në Pogradec! Gazetari: Ja kur pritet të nisë numërimi

    Në qarkun e Korçës, procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare vijon normalisht edhe pse janë shoqëruar me disa incidente.

    Luan Tollozhina, simpatizant i PD-së u arrestua pasi ka goditur komisionerin e Partisë Socialiste Enton Gega në qendrën e votimit në Pogradec.

  • VIDEO

    Tik-taku i fundit! Pas pak mbyllet votimi, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

    Në qarkun e Shkodrës po vijon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare. Votimi nisi në 07:00 dhe do të vijojë deri në 19:00. Vetëm një qendër votimi nuk është hapur në Dukagjin.

  • VIDEO

    Deklarata e PS-së për mediat / Kace: Lini kafenetë, shkoni të gjithë të votoni, kanë mbetur dhe pak minuta! Nëse do jeni aty në radhë, askush nuk do ju ndalojë

    Kace ka bërë thirrje nga selia e PS-së, veçanërisht për të rinjtë që të nxitojnë të votojnë edhe pse kanë mbetur edhe pak minuta deri nga mbyllja e votimeve.

  • VIDEO

    Pak para mbylljes së votimit, Rama mbërrin në selinë e PS

    Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë  e PS pak para mbylljes së votimit për zgjedhjet e 11 Majit.

    Kryesocialisti nuk komentoi asgjë para mediave.

    Paradite në Surrel, kur votoi së bashku me bashkëshorten Linda Rama, kryesocialisti tha shkurt se sot është radha e popullit për të folur.

  • VIDEO

    Zëdhënësja e PS sërish thirrje: Votoni! Nga vota juaj varet drejtimi që do të marrë Shqipëria

    Ndërsa kanë mbetur edhe një orë nga mbyllja e votimit, zëdhënësja e PS për zgjedhjet, Silda Çepe iu ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të votojnë. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se vota e qytetarëve do të përcaktojë të ardhmen e vendit, të ecë përpara apo të kthehet sërish pas. 

     
  • VIDEO

    Procesi zgjedhor, prokurorë e Prokurorisë së Fierit dhe SPAK takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian

    Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier u zhvillua sot një takim me Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

    Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi rëndësinë e procesit zgjedhor, rolin e prokurorisë në këtë proces, si dhe rëndësinë e veprimeve hetimore të shpejta dhe efektive.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh vullnetin e plotë dhe gatishmërinë për evidentimin dhe hetimin e menjëhershëm të rasteve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

  • VIDEO

    Votohet në qarkun e Lezhës/ Konfliktohen dy persona në Fushë-Milot, dyshohet se ka pasur edhe të shtëna në ajër! Policia: Nuk kemi gjetur gëzhoja

    Një incident është shënuar në qarkun e Lezhës. Dy persona janë konfliktuar në qendrën e votimit 0871, në shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë-Milot, të cilët janë identifikuar si Kastriot Përdoda dhe Asti Lleshi. Konflikti ka nisur brenda perimetrit të sigurisë në formë debati me fjalë dhe ka përfunduar edhe jashtë. Sipas informacioneve paraprake, Kastriot Perdoda dyshohet se ka shtënë një herë me armë zjarri në ajër jashtë perimetrit të sigurisë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv