-
VIDEO
Goditi komisionerin e PS në Pogradec, arrestohet demokrati Luan Tollozhina! Në kërkim nipërit, i dhunuan djalin dhe bashkëshorten në banesë
Edhe në qarkun e Korçës, procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare ka nisur pa problematika. Sipas informacioneve nuk ka bllokime, por pati disa vonesa të vogla, të cilat u rikuperuan. Të gjitha qendrat tashmë janë të hapura. Mësohet se OSBE po vëzhgon nisjen e procesit në Pogradec.
-
VIDEO
Zgjedhjet parlamentare, nis procesi votimit në Dibër
Edhe në qarkun e Dibrës ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Janë 53, 507 qytetar me të drejtë vote. Në këtë bashki janë 100 qendra votimi, nga 99 që ishin në zgjedhjet e vitit 2021.
Në Bulqizë, kanë të drejtë vote 27,244 qytetar dhe do të votojnë në 49 qendra votimi. Në këtë bashki nuk ka ndryshim nga zgjedhjet e kaluara të qendrave të votimit.
Në Klos, kanë të drejtë vote 14,651 qytetar të cilët do të votojnë në 26 qendra votimi.
Në Mat, 26,765 qytetar kanë të drejtë vote në 47 qendra votimi gjithsej.
Gjithsej në këtë qark janë 122,167 qytetar me të drejtë vote për zgjedhjet e së dielës. Ndërkohë, katër vite më parë, ishin 131,225 qytetar me të drejtë vote ndërsa morën pjesë në votime 69,133 shtetas.
Sa i përket diasporës, deri dje kanë mbërritur pranë KQZ 7,051 zarfe me fletë votimi.
-
VIDEO
Zgjedhjet, nis votimi edhe në qarkun e Beratit
Ka nisur edhe në qarkun e Beratit votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Qarku i Beratit ka 6 KZAZ, 2 ka bashkia Berat, 1 bashkia Kuçovë, 1 bashkia Dimal, 1 bashkia Poliçan dhe 1 bashkia Skrapar.
-
VIDEO
Votohet në qarkun e Gjirokastrës, 6 qendra votimi pa identifikim elektronik! 80 të paraburgosur të regjistruar për të votuar
Në qarkun e Gjirokastrës po vijohet me procesin e votimit normalisht dhe pa probleme. Në 4 qendra votimi në bashkinë e Dropullit dhe 2 në Bashkinë e Libohovës do të bëhet identifikim manual jo elektronik si pasoje e kontraktimit te pajisjes. Ndërkohë janë regjistruar 80 të paraburgosur për të votuar.
Qarku i Gjirokastrës zgjedh 4 deputetë, 1 kandidat është në listën e mbyllur dhe 4 në listën e hapur.
-
VIDEO
Votohet në qarkun e Lezhës, në një qendër probleme me pajisjen e identifikimit elektronik
Edhe në qarkun e Lezhës, po vijon normalisht procesi i votimit. Në këtë qark janë 254 qendra votimi dhe 164,976 zgjedhës. Në qendrën e votimit nr. 0731 në Pallatin e Kulturës në Lezhë nuk ka nisur ende procesi, pasi nuk funksionin pajisja e skanimit të mjeteve të identitetit dhe pritet ndërhyrja e operatorit.
-
VIDEO
Votohet në qarkun e Vlorës, mungesë komisionerësh dhe probleme me identifikimin elektronik në disa qendra votimi
Po vijon normalisht procesi i votimit edhe në qarkun e Vlorës. Vetëm në disa qendra votimi raportohen problematika, pasi ka mungesë komisionerësh, si edhe probleme me pajisjen e identifikimit elektronik. Një qendër votimi nuk është hapur, për shkak se kryetari i Komisionit ka humbur mamanë ditën e sotme.
-
VIDEO
Votohet në qarkun e Durrësit, probleme në dy qendra votimi me identifikimin elektronik
-
VIDEO
Votohet edhe në qarkun e Kukësit, procesi vijon pa probleme
Në qarkun e Kukësit po vijon normalisht procesi i votimit. 84.667 qytetarë me të drejtë vote të qarkut Kukës do të zgjedhin tre deputetët që do të përfaqësojnë ketë qark në Kuvendin e Shqipërisë.
-
VIDEO
Votohet në qarkun e Fierit, procesi vijon normalisht! Të drejtë vote edhe për rreth 404 të dënuar
Në Fier po votohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Qarku i Fierit numëron 381 524 votues dhe 32 553 votues të regjistruar në diasporë, ndërsa zgjedh 16 deputetë. 404 shtetas me të drejtë vote do të votojnë në burgun e Fierit. 5 kandidatë për deputetë janë në listën e mbyllur dhe 16 në listën e hapur.
-
VIDEO
Votohet në qarkun e Shkodrës, procesi vijon normalisht
Në qarkun e Shkodrës po vijon normalisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare. Votimi nisi në 07:00 dhe do të vijojë deri në 19:00. Ky qark nxjerr 9 mandate në total. Sa i takon kandidatëve, 4 janë në listën e mbyllur dhe 11 në listën e hapur.
-
VIDEO
Nis votimi për 3.7 mln shqiptarë që zgjedhin Kuvendin e ri! PS kërkon mandatin e katërt përballë koalicionit të PD dhe 9 forcave të tjera! Për herë të parë vendos edhe diaspora
Votimi nisi në 07:00 në gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Të drejtën e votës të dielën e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Garojnë 11 subjekte politike. 2046 persona janë kandidatë për parlamentin e ardhshëm, për të zënë 140 karrige
-
VIDEO
Ethet e zgjedhjeve parlamentare/ Report TV sjell pamjet, ja si u ‘zgjua’ sot Tirana
Gazetari Sokol Dema bëri një ‘tur’ nëpër kryeqytet, duke kaluar nëpër institucionet më të rëndësishme në vend, për të sjellë pak nga situata në kryeqytet.