-
VIDEO
Çupi për Report Tv: Trump e di që SHBA-të janë investuar kundër opozitës shqiptare! Lobimi i ligjshëm në SHBA
Ajo tha se përgjigjja e DASH ndaj tij nuk është mohuar as nga institucionet në SHBA dhe as nga ambasada amerikane në Shqipëri.
-
VIDEO
Spahiu: Sikur non grata të ishte hequr, sot Berisha do ishte me 30 gazetarë në Washington për mbyllje fushate
Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ teksa komentoi non gratën e Sali Berishës nga SHBA, ai tha tha se nuk i është hequr.
Sipas tij, nëse non grata do të ishte hequr, sot Berisha do ishte me 30 gazetarë në Washington për të mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
‘Non grata merret për persona të padëshiruar që cenojnë interesat e atij vendi që të shpall non grata. Është një akt normativ që del nga sekretari i shtetit. Nuk ka një procedurë të nisur për heqjen e statusit non grata të Berishës, nuk ka asnjë pyetje apo përgjigje për statusin non grata. Të thotë me kë ka biseduar pyetja nuk është për non gratën. Berisha dha përgjigje se s’do të udhëtojë në SHBA. Sot ai nuk dha një kohë se kur do të udhëtojë në SHBA. Sikur non grata ishte hequr, sot Berisha do ishte me 30 gazetarë në Ëashington për mbyllje fushate. Nëse Berisha është në fushatë, të vijojë fushatën dhe një nga familja të shkoj në SHBA dhe të thotë ja na u hoq pengesa për të udhëtuar’, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Spahiu: Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?
Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore
-
VIDEO
Berisha takim përmbyllës në Lezhë, “shënjestron” kryebashkiakun Ndreu: Pjerin do shpalleni terroristë dhe do trajtoheni me ligjet e terrorizmit
ryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të enjte takimin përmbyllës elektoral të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Lezhë.
Pas incidenteve në këtë qytet, të lidhura me fushatën, Berisha sulmoi drejtëpërdrejt kryebashkiakun Pjerin Ndreu.
“Në Valencia, partitë që udhëheqin Europën, u tha se Edi Rama shtyp opozitën me drejtësinë e tij. Shtyp pluralizmin. U tha se Edi Rama blen vota me lekë. Po pse e thanë? Sepse kanë parë vendimin e qeverisë që shpërndan 100 euro. U tha se Edi Rama blen vota me kanabis. U tha se Edi Rama blen vota me punësime sepse e kanë parë se ka punësuar mijëra vetë për të blerë vota. U tha se Edi Rama terrorizon qytetarët e tij me banditë dhe vrasës. Dhe ja ku jam këtu para jush për t’i thënë këtij Pjerinit që i menaxhon... Pjerin, edhe atij Vinçenc Tukut që blem vota në Troshan. Vinçenc, Pjerin, cilido prej kjush do shpalleni terroristë. Ju garantoj se qeveria e PD, të gjithë ata që guxojnë t’u kërcënojnë ju, që guxojnë t’u diktojnë vullnetin tuaj, ata do shpallen terroristë dhe do trajtohen me ligjet e terrorizmit”,-tha Berisha
-
VIDEO
'Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7x7=313', Basha në mbylljen e fushatës: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK
Koalicioni Euroatlantik përmbylli pasditen e sotme fushatën elektorale në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi politik Basha theksoi mbështetjen e pakushtëzuar të koalicionit për drejtësinë e pavarur dhe për institucionin e SPAK-ut.
-
VIDEO
Berisha 'shigjeton' Tom Doshin dhe Shehajn nga Shkodra: Janë vegla dhe skllevër të Edi Ramës, asnjë votë për partitë e vogla
Kreu i PD Sali Berisha nga Shkodra, nga takimi përmbyllës në Shkodër ka sulmuar Tom Doshin, si dhe Agron Shehajn.
Berisha tha se Tom Doshi është skllav i Edi Ramës, ndërsa, për Shehajn, deklaroi se “partitë që thonë se nuk duan rotacionin politik në një regjim, janë vegla e maska të Ramës”.
'Çdokush që kërcënon një komisioner, do përgjigjet. Mos jepni asnjë votë për Tom Pazarin, Toma është skllav i Ramës, vota për të është për Edi Ramën. Partitë që thonë se nuk janë për rotacionin, janë maska të Ramës. Ata janë vegla të Ramës, asnjë votë për ta. Me Edi Ramën shkohet drejt Tom Doshit me Tom Doshin shkohet drejt Ramën dhe me aleancën për Shqipërinë Madhështore shkohet drejt Europës drejt aleancës me SHBA', tha ai.
-
VIDEO
Chris LaCivita nga Shkodra: Është koha të rrëzohet monumenti i dështuar Edi Rama, Berisha ka ndërtuar marrëdhënie historike me SHBA, votoni PD në këto zgjedhje
Këshilltari elektoral i PD Chris La Civita, nga takimi i PD në Shkodër u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë PD më 11 maj.
Ai tha se qytetarët duhet që të rrëzojnë atë që ai e quajti 'monumenti i dështuar Edi Rama'.
-
VIDEO
PD dhe PSD bëhen bashkë, bllokojnë sërish këshillin bashkiak të Shkodrës! Një këshilltar i Doshit 'thyen' bojkotin dhe shkon te Benet Beci
Zëvendëskryetarët e Bashkisë Shkodër theksuan se projektvendimet në rend dite ishin të një rëndësie të veçantë, pasi përfshinin miratimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, menaxhimin e sezonit turistik në plazhet e Velipojës dhe investime në fushën e kulturës.
-
VIDEO
PD ‘feston’ postimin e gazetarit amerikan por ‘non grata’ mbetet. Berisha e quan vendim! Rama: Thashë se ia hoqën damkën e turpshme, por edhe kjo tallje e bufit
Berisha, që ka firmosur një kontratë 6 milionë dollarëshe për lobim në SHBA, u kënaq me një postim në X të një gazetari amerikan që shkroi se në DASH i kanë thënë se Berisha mund të udhëtojë me leje të veçanta. Duke konfirmuar kështu se non grata mbetet në fuqi.
-
VIDEO
Meçe: Boçi në Elbasan, Gjoni në Lezhë, Nallbati në Korçë, Mziu në Dibër, PD parti e dhunës! Po parapërgatisin humbjen! Heqja e non gratës së Berishës? Shashkë elektorale
Analisti Arben Meçe mendon se PD-ja aktuale përfaqëson një parti të agresivitetit dhe dhunës, sipas filozofisë së kryetarit Sali Berisha, teksa po përgatisin edhe alibinë për humbjen e zgjedhjeve.
-
VIDEO
Meçe për Report Tv: Filozofia e Berishës është dhuna dhe manipulimi! Po përgatit alibinë për humbjen e zgjedhjeve, linja greke afër PD ka dorë te problemi i votës së diasporës
Analisti dhe ish-deputeti demokrat analizon në 'Studio Live' ngjarjet e fundit politike dhe ngre dyshime të forta se lobi grek pranë Berishës ka dorë tek problematikat e krijuara me votën e diasporës në Greqi. Ai shpjegon si njohës i vjetër i kreut të PD-së, edhe filozofinë e tij politike të dhunës, kontestimit dhe mashtrimit, duke iu referuar ngjarjeve në Lezhë, Elbasan, Korçë si dhe lajmit të rremë për heqjen e non gratës
-
VIDEO
Zgjedhjet parlamentare, Rama takim përmbyllës në Vlorë
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të enjte takimin përmbyllës elektoral në Vlorë.