• VIDEO

    Takimi përmbyllës në Tiranë, Rama ‘zbërthen’ projeksionet për 78 mandate më 11 maj

    "Mandati i 9 i Elbasanit na shpëtoi për një fije para 4 vitesh, prandaj nëse zgjedhësit atje nuk do ta marrin vesh deri të dielën, se dhe Formula 1 do ta SJELLIM në Elbasan, pasardhësi i Luciano “fake” Pavarotit, Ludovik bej Alizoti, atëherë edhe një plus në Elbasan hyjnë pa asnjë zor të minimumin  tonë të 11 majit.

    Nëse fierakët nuk do ia dinë për nder kënetës që i shpëtoi nga kanceri i gjanëzës, Gazi nuk ka asnjë shans që të ndalojë mandatin e 10-të të kthyer.

    Në Berat, Korçë, Gjirokastër, nuk i lëviz topi mandatet tona, në Vlorë jo e jo, ku mund dhe t’a marim të 9-in, por prapë i 9-ti i Vlorës s’na hyn te minimumi, se minimumet tona janë 100% të sigurta. Prandaj të 4 plus që na çon në 78 minimumi, ne do ta marrim në dorë",-tha Rma

  • VIDEO

    Rama kujton humbjen me 10 vota: Ishte sprova e fundit para ngjitjes së pandalshme lart të PS! Ata duhet të presin të dalin nga materniteti se nëpër sheshe e rrugë...

    Kryesocialisti Edi Rama  tha se kundërshtarët s’kanë për ta kuptuar kurrë se nuk do të mundin asnjëherë nëse nuk e kuptojnë se pse humbin. 

    “Tirana u bë kështjella jonë ku projektonim, ndërtonim dhe transforminim pa pyushim në cdo hap vrazhdësinë e injorancës armiqësore të kundërshtrarëve tëonë politike. Cfarë nuk bënë dhe nuk na bënë derisa morën edhe tirsanën. Pasi u bënë të tërë mac me kuc e mac dhe minj. Ajo përmbysje e fitores tonë me 10 vota ishte në fakt testi më i vështirë i karakterit që ne faktuam hap pas hapi. Ai rrëzim poshtërues ishte sprova e fundit përpara ngjitjes së pandalshme lart të PS. Dy vjet pas atij poshtërimi, bashkësia dhe familja jonë e madhe e rimori qendrën e skenës politike, ku jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes dhe do të qëndrojmë më të fortë se kurrë më parë....më 11 maj të PS së Shqipërisë. Asgjë, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për mua dhe për mua dhe ajo që kundërshtarët tanë s’kanë për ta kuptuar kurrë është se kurrë nuk do të na mundin dot po nuk e kuptuan se pse ne i mundim çdo herë  e më thellë. Ata thonë se ne nuk mundemi dot me vota, dhe jam dakord me ta sepse të marrësh më shumë vota sesa ne duhet të jesh më i mirë se ne. Por ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne, kështu si po shkojnë këto punë kanë frikë se duhet të presin të dalin nga materniteti sepse nëpër sheshet dhe rrugët aha harroje. Edhe ata që medemek janë prurje të reja, nuk ngjajnë me ne por me kundërshtarët tanë të kahershëm. Dava humbësash që janë larg shumë më larg ndërkohë që ne edhe artimetikisht do të ngjitemi më lart, më e pakta 78 mandate. Ky është bllok, truk e propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kucit dhe pyetja ime është se pse nuk qenka e vërtetë ose e mundshme. "

  • VIDEO

    Berisha: Do rivendosim marrëdhëniet me Gjermaninë dhe administratën Trump! LaCivita e bëri Ramën t’i binte tavolinës me grushte, nesër do i bjerë me kokë

    Berisha mori fjalën e tij me një hyrje përshëndetëse për miqtë që i kishin ardhur për ta mbështetur.

    “Do rivendosim bashkëpunimin më të ngushtë me Gjermaninë e kancelarit Mertz. Shndërrimin e Shqipërisë në eksportues të madh në Europë e Gjermani dhe jo siç është sot. PD në pushtet do konsolidojë bashkëpunimin me partitë konservatore dhe vendet e saj mike”, tha Berisha në nisje të fjalës së tij, duke uruar kancelarin gjerman dhe bashkëpunëtorët që ishin të pranishëm në miting..

    Më tej ai përshëndeti dhe i dha mirënjohjen konsulentit Chris LaCivita, që e quajti edhe strategun e fitores së presidentit Trump.

    “Chris LaCivita, mirënjohje arkitektit dhe strategut të fitores së madhe të presidentit Donald Trump në SHBA. Mirënjohje për mbështetjen për rikthimin e PD-së dhe Berishës në pushtet. Emri juaj, ekspertiza juaj, u shndërrua me shpejtësi në eliksirin e kësaj fushate, në shpirtin e fitores së saj. Ditën e parë, në konferencën e shtypit, e shkallmove Edi ramën, duke i rënë tavolinës me grushte, por të garantoj se nesër do i bjerë tavolinës me kokë. Të falenderoj për vendimin që more për ta na ndihmuar ne dhe Shqipërinë. PD në pushtet garanton se do të rivendosë marrëdhëniet më të ngushta me administratën e Trump në të gjitha fushat”, vijoi ai.

  • VIDEO

    Mitingu i PD/ Chris LaCivita: Shqipëria në udhëkryq, pushojeni nga puna Edi Ramën më 11 maj!

    Konsulenti i fushatës së PD-ADSHM, Chris LaCivita mori fjalën e tij gjatë tubimit të sotëm përmbyllës në Tiranë. Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të votonin për opozitën dhe ta “linin pa punë Edi Ramën” pas 11 majit.

    Gjithashtu ai vuri theksin te gjendja e Shqipërisë, edhe pse ka ardhur vetëm dy herë, ndërsa u shpreh se “i gjithë bota i ka sytë nga këto zgjedhje”.

    “Shqipëria ndodhet në udhëkryq, Berishën e keni për t’ju shpëtuar jetën”, tha ai mes të tjerash.

    LaCivita apeloi që ditën e dielë të gjithë demokratët të merrnin sa më shumë mbështetës me vete për të votuar.

  • VIDEO

    Takimi përmbyllës i PS në Tiranë, Braimllari: Ta kthejmë 11 majin ditën e festës së Shqipërisë evropiane

    Kandidati për deputet i PS në Qarkun Tiranë në zgjedhjet e 11 majit, Endrit Braimllari, bëri thirrje për votëbesim plebishitar ndaj kryesocialistit Edi Rama.

     
  • VIDEO

    Elvana Gjata këndon në takimin përmbyllës të PS në Tiranë: Votoni Edi Ramën për Shqipërinë në BE

    Këngëtarja Elvana Gjata ishte pjesë e hapjes së takimit përmbyllës të PS në Tiranë, ku pati një performancë elektrizuese për mijëra të pranishëm. 

    Artistja e shumëdashur për publikun shqiptar, dhe jo vetëm, bëri thirrje për votë masive për kryesocialistin Edi Rama më 11 maj.

  • VIDEO

    Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

    Kandidati në listën e hapur, Blendi Gonxhja bëri thirrje për të votuar Edi Ramën dhe PS për të hapur epokën e re, atë të Shqipërisë evropiane. 

    “Jeta ime është plot me eksperienca të forta por kjo fushatë është eksperienca më e jashtëzakonshme dhe më e bukur e jetës time.

    Në 11 maj do të hyjmë në histori se mbyllim tranzicionin shqiiptar dhe hapim epokën e re dhe, të Shqipërisë evropiane. Ndaj votoni PS, votoni Edi Ramën, votoni 5. “, u shpreh Gonxhja. 

  • VIDEO

    Braçe: Koha të plotësojmë ëndrrën e çdo shqiptari që ka luftuar për Shqipërinë në BE

    Kandidati socialist për Tiranën Erion Braçe bëri thirrje për të votuar PS për të bërë të mundur integrimin në BE. 

    “Faleminderit dhe mirë se keni ardhur në njësinë nr 5, në zemrën e kuqe të Tiranës dhe të PS. Ismail Haroku ishte burrë i drejtë, i ndershëm, punëtor e socialist. U nda vetëm pak ditë nga jeta. Deri në frymën e  fundit ishte duke folur me ne të njësisë 5, e organizatën e tij të PS te 1 Maji. Dha frymën e fundit duke dorëzuar listën e tij të votuesve për PS dhe Ramën. Nuk dua asgjë më shumë se sa për Ismail Harokun, Halil Allën dhe Altin Binjakun, që të tre të ndarë nga jeta vetëm në këto ditë. Një duartrokitje të madhe se këta burra bëjnë PS e Shqipërisë. Shpirti i tyre të prehet në paqe dhe të na udhëheqin nga atje lart. Jemi para një ngjarje të madhe dhe historike. 35 vite me radhë ky vend, dhe tre  breza kanë kërkuar Shqipërinë në BE. Tani është koha të plotësojmë ëndrrën e çdo shqiptari që ka luftuar për Shqipërinë në Evropë. Kjo është ora t’i japim nder akoma më të madh PS, ta skalisim në histori si partia qe e futi këtë vend në familjen evropiane dhe i dha një shans të madh e të vogli që të jetojë si qytetar evropian për gjithë jetën. Ndaj një lutje kam çdo votë ka vlere, e kujtdo në këtë qytet e ketë vend e merr vlerën në kutinë e votimit.”, tha ai. 

  • VIDEO

    Takimi përmbyllës i PS, Balla falenderon votuesit nga diaspora për pjesëmarrjen në zgjedhje: Nisini dhe ato pak vota që kanë mbetur

    “Plot 200 mijë vota e vulosën në diasporë e kanë shtruar fitoren e PS dhe është një fitore si askund tjetër më e fortë se të tre mandatet që kemi pasur deri tani. Kemi edhe pak orë në dispozicion nesër në mëngjes, nisni ato pak vota që kanë mbetur për ta shtuar fitoren si askund tjetër, sepse Rama dhe PS i kanë ngritur dinjitetin Shqipërisë dhe flamurit tonë kombëtar. Tani kemi mundësinë që flamurin tonë ta ngremë në derën e BE”,-tha Balla.

  • VIDEO

    Manastirliu: 11 Maji nuk është thjesht datë zgjedhjesh, por ditë historike! Më shumë qytetarë do të na bashkohen për punët që do të bëjmë në 4-vjeçarin e ardhshëm

    Drejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu tha se më shumë qytetarë do t’i bashkohen socialistëve për punët e mira që do të bëjnë në 4 vjeçarin e ardhshëm. Teksa mori fjalën gjatë takimit përmbyllës, Manastirliu u shpreh se 11 Maji nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, por një ditë historike. 

    “Kemi qenë së bashku gjatë një fushate të jashtëzakonshme, me njerëzit, për njerëzit në çdo cep të Tiranës. Kemi trokitur në çdo derë, në çdo rrugë e lagje të Tiranës për të prezantuar vizionin dhe planin tonë ambicioz për Shqipërinë anëtare të BE. Kemi ndarë së bashku punët e mira të bëra në këto 12 vite. Ashtu sikurse kemi trokitur në çdo derë, kemi dëgjuar edhe kritika. Na kanë mbështetur dhe folur fjalë zemra sepse do të na bashkohen edhe më shumë qytetarë për punët që do të bëjmë në 4 vjeçarin e ardhshëm drejt Shqipërisë evropiane. Tirana ka folur në këtë fushatë përmes zërit të të rinjve, votues për herë të parë, që besojnë në Shqipërinë evropiane.

    Ka folur përmes fuqisë së grave dhe vajzave që i kanë dhënë zemrën kësaj fushate. Tirana ka folur me qytetarinë, zgjuarsinë dhe besimin për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë evropiane me Ramën dhe PS, me skuadrën e kandidatëve të Tiranës. 11 maji nuk është thjesht një ditë e zgjedhjeve të radhës, por ditë historike. Do të doja që sot të ishim së bashku e gjithë skuadra e Tiranës. Secili prej jush ka bërë punë të jashtëzakonshme. “, u shpreh Manastirliu. 

  • VIDEO

    Kandidatja e PS në Fier denoncon: PD ka urdhëruar komisionerët të vonojnë nisjen e votimit, strategji destruktive që lidhet me humbjen

    PS në Fier denoncon se PD ka urdhëruar komisionerët e saj që të kryejnë veprime me qëllim vonimin e procesit të votimit më 11 Maj. 

  • VIDEO

    Flamuri i parë i PS në këtë fushatë shfaqet në takimin përmbyllës në Tiranë

    Sot PS mbajti në Tiranë takimin përmbyllës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në mesin e mijëra flamujve kombëtar, për herë të parë në këtë fushatë u duk edhe flamuri i PS.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv