-
VIDEO
'Presionet' partiake ditën e votimit. Në çdo QV 2 'oficerë' nga PD e PS, ruajnë sigurinë në 150 m perimetër rreth qendrës
Komisioni Rregullator në KQZ ka ndryshuar rregullat në qendrat e votimit, për të penguar të fortët e partive të ushtrojnë presion mbi votuesit. Çdo qendër do të ketë dy koordinatorë sigurie, që kontrollojnë edhe çfarë që ndodh jashtë qendrës e njoftojnë policinë.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Mbërrijnë vetëm 6 mijë vota nga diaspora, ‘digjen’ rreth 18 mijë vota, dje afati i fundit për të tërhequr zarfin! Vetëm Greqia ka kohë edhe sot
Në total 227,097 zarfe janë marrë nga zgjedhësit, ndërsa 174,011 janë kthyer në KQZ.
-
VIDEO
‘Gongu’ i fundit, sot mbyllet fushata për 11 majin! PS dhe PD ‘masin’ forcat, pasdite mitingjet përmbyllëse në Tiranë
Shqipëria drejt zgjedhjeve të 11 majit. Pas një muaji, sot mbyllet fushata. Të shtunën heshtje zgjedhore dhe të dielën 3, 713, 761 shqiptarë votojnë për mazhorancën e re. Për herë të parë voton edhe diaspora. PS mbyll fushatën në orën 19:30 pranë Parkut Olimpik. PD do të mbajë mitingun e saj përmbyllës në Bulevardin e Ri në orën 19:00
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Edi Rama: Ky është ballafaqimi i fundit para 11 majit, diaspora të votojë, përcaktojmë se ku do të jetë Shqipëria në 2030
Dy ditë larg nga zgjedhjet e 11 majit, kryesocialisti Edi Rama ftoj shqiptarët që jetojnë në diasporë që të votojnë, pasi sipas tij kanë fatin që të ushtrojnë të drejtën e votës në këto zgjedhje. Rama i cilësoi këto zgjedhje si të rëndësishme, pasi do të përcaktojnë fatin e vendit në vitet e ardhshme.
-
VIDEO
Spaho denoncon me video se po blihen vota për Arjan Japullarin! Kandidati i PS: Skenar i montuar, struktura me militantë kërcënojnë qytetarët! E mohon edhe familja e djalit që shfaqet në pamje
Një ditë pas një denoncimi publik të kryer nga kandidati për deputet i PD Edmond Spaho ka reaguar familja Kreka. Djali i vogël i familjes, siç deklaron për media, është detyruar sipas tij të pohojë fjalët që i thoshin dy persona të cilët ai nuk i njihte. Por, Kleant Kreka thotë që askush nuk i ka premtuar para në shkëmbim të votës.
-
VIDEO
'Djathtas për Zhvillim' mbylli fushatën, Dash Shehi: Votoni ndryshe, të krijojmë një Shqipëri të barabartë para ligjit dhe mundësive
Koalicioni 'Djathtas për Zhvillim' mbylli mbrëmjen e djeshme fushatën elektorale, në një takim në Tiranë me qindra të pranishëm. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi i koalicionit, deputeti Dashamir Shehi, u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë ndryshe, nëse duan një ndryshim pozitiv për vendin.
-
VIDEO
Pëllumb Seferi: 11 Maji, dita kur qytetarët bashkohen për ndryshimin në Tiranë
Në çdo lagje ku ka shkelur, Seferi është pritur me besim dhe shpresë. Ai përfaqëson një model të ri politikani – të përkushtuar, të ndershëm dhe të lidhur ngushtë me hallet dhe aspiratat e qytetarëve.
-
VIDEO
Lapaj mbyll fushatën në Tiranë: Të ndërtojmë një shtet funksional, jo në shërbim të pushtetit
Kreu i Koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, përmbylli fushatën elektorale në Tiranë duke përcjellë një mesazh të fortë për mobilizim qytetar dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje.
-
VIDEO
Petro Koçi në ‘Frontline’: PS merr më shumë se 78 mandate, Berishës nuk i është hequr ‘non grata’! Malaj: PD ka marr LaCivita, sështë përfaqësues i Trump
Për deputetin e PS Petro Koçi, PS në këto zgjedhje do të marr më shumë se 78 mandate. I ftuar ditën e sotme në Frontline në Report Tv ai tha se, PS do të marr më shumë beson se numri i mandateve mund të arrijë midis 80 dhe 81.
-
VIDEO
Reagon PS Lezhë ndaj akuzave për shit-blerje votash, Palaj: Nuk ka asnjë provë për këto pretendime
Në një deklaratë për mediat, kryetari i PS Kurbin, Benard Palaj, i cilësoi akuzat si të pabaza dhe pjesë e një fushate për të diskredituar figurat e Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve.
-
VIDEO
Blushi në Report Tv: Do kemi një fitore madhështore! Përfaqësuesi i PL-së në gjurmët e Metës: Takova nënë Selvien, pensioni i është rritur 2 mijë lekë
Më tej ai zuri shembuj të disa pensionistëve, të cilët jepnin opinionet e tyre rreth përballimit të situatës ekonomike, ku hasnin vështirësi. Nga ana tjetër, Blushi, po njësoj si ish-Presidenti Meta, i cili ndodhet në qeli, solli në vëmendje dhe nënë Selvien, e cila ende kishte një pension të ulët.
-
VIDEO
Berisha mbledh fare pak njerëz në ‘bastionin’ e Shkodrës, në fushatë me Paul Manafort! Thirrje shkodranëve: Mos votoni Doshin, skllav i Ramës
Në Shkodër bastionin e të ashtuquajtur të djathë, pjesëmarrja në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike ishte e vakët. Për herë të parë fushatës së PD në Shqipëri ju bashkua edhe amerikani Paul Manafort, vetëm si spektator pa mbajtur fjalë.