• VIDEO

    Pjesëmarrje masive në takimin përmbyllës të PS në Tiranë

    Nga pamjet e siguruara disa minuta para nisjes, duket se pjesëmmarja në takimin e PS është e jashtëzakonshme dhe ndër më të mëdhat që janë regjistruar gjatë kësaj fushate.

  • VIDEO

    Dita e fundit e fushatës/ Rama videomesazh për 11 majin: Më 19:30 për Tiranën dhe Shqipërinë 2030 në BE! Numrat e diasporës inkurajues, kurioz të shoh gjykimin dhe vendimin e tyre

    Kryesocialisti Edi Rama po bëhet gati që të finalizojë këtë fushatë elektorale në ditën e fundit, ku pas pak do të mbajë edhe mitingun përmbyllës dhe të fundit në Tiranë për Partinë Socialiste, për t’i lënë rrugë më tej procesit të votimit më 11 maj

  • VIDEO

    Dita e fundit e fushatës, Ilir Meta kërkon votën me audio-mesazh nga qelia: Merrni pjesë në zgjedhjet e 11 majit, mos e lini vendin në dorën e krimit

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë sot, në ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, një mesazh audio nga qelia e paraburgimit. Ai ftoi për pjesëmarrje masive të qytetarëve në votime, me qëllim dhënien fund të shpopullimit të vendit dhe keqqeverisjes

  • VIDEO

    Kara për Report Tv: Berishës nuk i është hequr non grata, ku i gjetën 6 mln dollarë? Noka ka firmosur!

    Lajmi i shpërndarë për non gratën e Sali Berishës, kontrata e lobimit 6 mln dollarë, fushata elektorale e dy partive të mëdha politike dhe projeksioni për zgjedhjet e 11 majit. Analiza në "Studio Live" me dy juristët Romeo Kara dhe Besart Logu

  • VIDEO

    Spahiu: Nëse Rama dhe Berisha dalin të fortë në 11 Maj, s’do ketë rotacion as në 2029

    I ftuar në Reportv Tv, juristi Kreshnik Spahiu tha se nëse rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit mbajnë një arenë politike të polarizuar nga PD dhe PS, pasiguria për të ardhmen do të vazhdojë të rrijë ulur “këmbëkryq” në Shqipëri.

    “Unë mendoj që në këto zgjedhje përsëri do të kemi dominancën Rama-Berisha. Përsëri do të kemi dominancën PS-PD dhe kjo është ana më negative e zgjedhjeve për faktin se nëse rezultati i zgjedhjeve të 11 majit dihet, ajo çfarë do të ndodhë më 12 maj është prognoza e zgjedhjeve 2029, që do të thotë se nëse do të kemi një sistem dypartiak që do të thotë PD dhe PS, në shumicë, pra nuk po flas për 1 ose 2 mandate të partive të vogla, po nëse do të kemi dominancën e këtyre partive të mëdha, kjo do të thotë që situata është disi gri, e pashpresë edhe pas 4 vjetësh sepse përsëri do të kemi konkurencë Edi Ramën dhe Sali Berishën. Dje Sali Berisha zyrtarisht ka deklaruar që edhe nëse do të humbasë nuk do të dorëhiqet. Madje ai ka thënë që për sa kohë të ketë frymë, për sa kohë të ketë jetë, 100, 120 vjeç, do të jetë aty në politikë, dhe ky është një problem serioz sepse kjo është ajo çfarë do Edi Rama që do të thotë se Edi Rama paska lidhur me kollare se do të vazhdojë historia e bufit edhe në 2029 dhe 2033, Edi do i bjerë gërrnetës për bufin e kënetës”,-tha Spahiu.

  • VIDEO

    Pse partitë i mbushin sheshet me karrige? Spahiu: Kjo është fushata më dobët në 35 vjet.

    Juristi Kreshnik Spahiu foli këtë të premte në Report Tv edhe për atmosferën e “vakët” në takimet elektorale që zhvillojnë partitë në Shqipëri.

    “Kjo është fushata e karrigeve. Karriget janë simboli dhe fenomeni i ri i zgjedhjeve në Shqipëri. Të gjith partitë, partitë e reja apo të vjetra, partia qeveritare, apo ato opozitare, po vuajnë krizën e pjesëmarrjes, që do të thotë se kjo është fushata më apatike, më e ftohtë, më paentuziasëm dhe me numrin më të vogël të pjesëmarrësve. Po ta vini re, edhe mitingjet përmbyllëse, edhe mitingjet e para, në çdo qytet, këta ulen nëpër karrige sepse është e vetmja mundësi që sheshi të ngjajë plot, sepse duke vendosur karriget 4 ose 5-fishohet për shkak të distancës, ajo gjeometria hapësira. Nëse këta do jenë në këmbë atëherë do të duken shumë pak dhe mendoj që karrigia është simbolika dhe ajo çfarë demostron krizën politike të partive në Shqipëri, që do të thotë kanë mbetur një grup shumë i vogël dhe nga ana tjetër ngjan si një kinema verore, konferenca shtypi në hapësirë, në ajër të pastër, sepse edhe njerëzit janë të ftohtë, janë indiferentë, po të rrinë në këmbë nuk ka brohoritje, nuk ka thirrje, nuk ka shpresë dhe kjo ndodh për disa arsye. Kjo ndodh si në një ndeshje ku rezultati dihet. Populli nuk është i interesuar për një fushatë ku 80% e publikut e dinë shumë mirë kush është fituesi dhe humbësi. Në një garë shkohet me interes kur ka konkurencë”,- tha Spahiu

  • VIDEO

    Pas lajmit se punonjës të njësive administrative po blejnë vota në Kurbin, PS padit median e familjes Berisha: Lajm i rremë

    Në deklaratë për mediat, Bernard Palaj foli për akuza të pabaza dhe një fushate denigruese ndaj figurave të Partisë Socialiste. 

  • VIDEO

    Report Tv siguron vendimin, kryetari i PSD së Doshit në Malësi të Madhe në hetim për blerje votash. Mesazhet: Mblodha kartat në Koplik! Kontroll personal, biznesit e makinës

    Në dosje evidentohet Kryetari aktual i PSD-së Malësi të Madhe Ardian Hysa, është angazhuar në fushatë zgjedhore për PSD-në e Tom Doshit, duke ofruar para për zgjedhës të ndryshëm kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe. Shumat monetare sipas SPAK dyshohet se merren nga përfaqësues të tjerë të kësaj partie politike, të cilët punojnë në qarkun e Shkodrës.

    • VIDEO

      Spahiu për Non-Gratën: Pse Berisha shkoi në Greqi dhe Itali por jo në Amerikë për emigrantët

      Juristi Kreshnik Sphaiu i ftuar në Report Tv komenton lajmin që ‘festoi’ PD se Berisha mund të udhëtojë në SHBA, vetëm me përjashtime siç është bërë për të gjithë të tjerët, por gjithsesi non grata i mbetet në fuqi. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Spahiu thotë pyetja që gazetari Caputo kishte publikuar duke cituar sipas tij, një përgjigje që i ka dhënë DASH, nuk lidhen aspak me non gratën. Spahiu thotë se pyetja e gazetarit ka qenë nëse Berisha mund të marrë një leje udhëtimi dhe thekson se viza dhe heqja e non gratës janë dy gjëra të ndryshme.

    • VIDEO

      Fushata online e partive, Aldor Nini: Rama më i klikuari, një video e tij mbi 1 mln shikime, Facebook rrjeti më i përdorur! Shehaj 34 mijë dollarë për sponsorizime

      Për drejtorin e 'Acromax', Aldor Nini rrjeti social më i përdorur ka qenë Facebook, ndërsa vidoe më e klikuar ka qenë nje video e kryeministrit Edi Rama me mbi 1 mln shikime. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, ai tha se Rama renditet në vend të parë për shikueshmëri.

    • VIDEO

      PS ndryshon banerin në selinë qendrore, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit

      Siç shihet nga pamjet, është duke u ndërruar një nga banerët e fushatave të kaluara për t’i dhënë vëmendje mesazhit politik të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

    • VIDEO

      Transformimi i aeroportit 'Nënë Tereza', Rama inspekton punimet: Mbyllen në fund të vitit, është një kryevepër

      Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas po transformohet. Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet. I shoqëruar edhe nga arkitekti i famshëm italian, Marco Casamonti, Rama tha se pritet që punimet të mbyllen në fund të vitit, ndërsa e cilësoi si një kryevepër.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv