-
VIDEO
Zgjedhjet elektorale të 11 Majit/Qefalia për Report TV: Të fitojë PD, është një hipotezë! Demokratët s’e harrojnë 8 Janarin, Elezi: Sfida ime është të fitoj
Fushata elektorale e 11 Majit ishte tema e diskutimit ditën e sotme në Repolitix nga Denis Minga në Report TV. Në emisionin e mbrëmjes ishin të ftuar dy kandidatë për deputetë të listës së qarkut të Tiranës, për Partinë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Kejsi Elezi.
Qefalia prej disa mandatesh përfaqëson zonën e Dajtit, ndërsa Elezi është kandidatja më e re në fushatën elektorale në 11 Maj në listën e Tiranës, që përfaqëson zonën e Paskuqanit.
Analisti Endri Tafani dhe gazetari Kujtim Topuzi e përqendruan fillimisht bisedën te gara elektorale në Tiranë dhe se si ndikon ajo për kandidatët e ftuar në studio edhe brenda listës ku ata kandidojnë. Pyetja iu drejtua deputetit të PS-së Qefalia i cili tha se Kodi Zgjedhor nuk është më i miri që kemi.
-
VIDEO
Kongresi i PPE, Berisha: Në Valencia ngrita shqetësimin për shpopullimin, Rama i pamëshirë që tallet me shqiptarët
Sali Berisha nga takimi me banorët e Astirit në Tiranë, tha se gjatë Kongresit të Partive Popullore Evropiane që u mbajt në Valencia ngriti shqetësimin për shpopullimin e vendit.
Sipas tij, largimi i masiv shqiptarëve nga vendi ka arritur në shifra të larta dhe shkaku kryesor sipas tij është varfëria dhe mungesa e mundësive për punësim.
-
VIDEO
‘Stolitë e grave do i shisnim që ju të mjekoheni', Berisha nga Astiri: Do keni infrastrukturën më moderne arsimore e shëndetësore
Kreu i PD Sali Berisha nga Astiri u premtoi qytetarëve të kësaj zone se do të kenë infrastrukturën më moderne arsimore dhe rrugore. Berisha u angazhua gjithashtu për shërbime më të mira shëndetësore për qytetarët.
-
VIDEO
Sali Berishës i bashkohet në fushatë edhe Stresi, djali i ish- truprojës së tij Sali Lushaj
Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim sot me banorët e njësisë nr. 14, Tiranë, ku u bë prezantimi i kandidatëve ‘PD-Shqipëria Madhështore’.
Në krah të liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë këtij takimi elektoral është parë edhe reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.
Stresi është djali ish- truprojës së Berishës Sali Lushaj dhe ka qenë edhe më herët në mbështetje të Berishës.
-
VIDEO
Vlorë/ Garazhi përfshihet nga flakët, 4 mjete zjarrfikëse në vendngjarje
Një garazh në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure.
-
VIDEO
'Një ditë vjen Muli, Saliu anuloi takimet', Gonxhja ironizon PD: Në ditën e saj më të zezë, në terren nuk kemi asgjë
Kandidati për deputet i PS, Blendi Gonxhja i ftuar në Report Tv ironizon edhe kundërshtarët politikë. Sa i takon zonës që ai vetë është i deleguar, në njësinë numër 6, Gonxhja thotë se PD është thuajse inekzistente. Për Gonxhen, PD është në ditën e saj më të zezë s ai takon fushatës në terren, ndërsa me ironi komenton edhe këshilltarin amerikan Chris Lacivita për të cilin thotë se nuk e di me kë do të funksionojë kur në terren nuk kemi asgjë.
-
VIDEO
Rama: Ju kemi përfaqësuar me gruan e Albanit! Nëse pyesni pse kemi dy kuksianë në listë dhe një hasian, ju them se tropojanin e keni në listën e sigurt të Tiranës
Kryesocialisti Edi Rama është ndalur në fund te përfaqësimi i socialistëve të Tropojës. Rama tha se mund të pyesin nga ky qark, se në listën e PS-së ka dy kuksianë dhe një hasian, duke thënë se mungon një tropojan. Rama tha se PS e ka përfaqësuar Tropojën në listën e sigurt të Tiranës, duke vendosur një përfaqësues të ri 24 karatë nga Tropoja.
-
VIDEO
Rama: Tropoja nuk besonte zhvillimin, u zhgënjye për vite me radhë nga bufi! Ironizon të vegjlit: S'mund të na lënë ‘insektet e reja’ pa hyrë në BE
Rama tha se tropojanët nuk besonin në zhvillimin e turizmit, pasi për vite me radhë i kishin besuar Berishës. Sipas kryesocialistit, sot për tropojanët situata është ndryshe, pasi është e dukshme që Tropoja po përjeton një rritje të ndjeshme të turizmit dhe tashmë është në hartën turistike. Më tej, Rama sulmoi edhe partitë e vogla, duke i quajtur ‘insekte të reja’
-
VIDEO
Rama nga Kukësi sulmon partitë e reja: Pas bufit dhe zhapikëve na kanë dalë ca insekte të reja
Kreu i Partisë Socialiste nga Kukësi ka sulmuar partitë e vogla duke i quajtur insekte të reja.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Blendi Gonxhja për Report Tv: Në Tiranë, PS merr të paktën 20 mandate! Vota e diasporës historike! Ku i gjeti PD, 6 mln dollarë për lobimin?
PS synon të paktën 20 mandate në qarkun e Tiranës. Ndërsa na ndajnë vetëm 11 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidati i PS, Blendi Gonxhja tregon për Report Tv pritshmëritë e socialistëve për votën e diasporës, proces të cilin e quan historik. Ironizon edhe kundërshtarët për kontratën e lobimit 6 mln dollarë
-
VIDEO
SPECIALE/ Një ditë fushate me kandidaten e PS, Persida Shkrepa! Arkitektja që 'lufton' të bëhet deputete: Ja si do ta 'vizatoja' Kuvendin e ardhshëm
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka shumë emra të rinj, që synojnë të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm. Persida Shkrepa, është kandidate e Partisë Socialiste në kryeqytet. Arkitekte me profesion, ajo zgjodhi të përfshihet në garë, pasi aplikoi në portalin “Deputeti që duam”. Marsela Karapanxho dhe grupi i xhirimit te Frontline, ndoqën nga afër një ditë të aktiviteteve të shumta të kandidates për deputete të Partisë Socialiste Persida Shkrepa.
-
VIDEO
Gonxhja për Report Tv: Greqia na surprizoi për keq, tregoi më shumë probleme se të gjithë shtetet me dorëzimin e zarfeve për diasporën
Kandidati i PS për Tiranën, Blendi Gonxhja i ftuar në Report Tv flet edhe për votën e diasporës. ‘Rezerva’ ka për Greqinë, shtet për të cilin thotë se na ka surprizuar për keq, pasi ka probleme me ndarjen e pakove zgjedhore për emigrantët shqiptarë.