-
VIDEO
Zgjedhjet/ Kandidati Kalaja për Report Tv: Heqja e non gratës nuk blihet me para, do ishte çmenduri! LaCivita po lidh PD-në me SHBA-të! Në Durrës synojmë 8 mandate
Gazetari Aulon Kalaja, që kandidon për deputet të PD-së, shpalos në 'Studio Live' programin elektoral dhe flet për gjendjen e rënduar në zonat e Krujës dhe Fushë-Krujës. Çfarë mendon për kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD-ADSHM me kompaninë amerikane dhe pse nëse pagesa do ishte për heqjen e non gratës, do përbënte një cenim të nderit të SHBA-ve. Fajëson ambasadën e SHBA-ve për prishjen e marrëdhënjeve SHBA-PD
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Kulluri: PD parti kamikaze dhe që vret veten! Synojmë 2 mandate në Tiranë dhe deri në 7 deputetë në shkallë vendi
Edvin Kulluri deklaroi në “Studio Live” se fushata për koalicionin “Djathtas për Zhvillim” po ecte sipas pritshmërive, duke pasur mbështetje të lartë të qytetarëve dhe shpalosi objektivat për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
-
VIDEO
Kontrata e lobimit/ Kulluri për Report Tv: Kështu është kur partia përfundon në duart e Flamur Nokës! Nga u gjetën paratë? Koalicion pas zgjedhjeve me PD-në, por pa Sali Berishën
Kandidati i Djathtas për Zhvillim në qarkun e Vlorës, Edvin Kulluri, tha sot për "Studio Live" se kontrata e lobimit 6 mln dollarë e PD-së me kompaninë amerikane “Continental”, me pagesë gjoja nga “shqiptarë patriotë”, është edhe produkt i pasojës kur partia përfundon në duart e një njeriu si Flamur Noka. Kushti i vetëm i koalicionit për qeverisje me PD pas zgjedhjeve nëse fitojnë: Të mos jetë Sali Berisha kryeministër!
-
VIDEO
Paketa e Maleve, Rama: Hyn në fuqi pas zgjedhjeve të 11 majit, 500 aplikantët e parë s'do kenë asnjë detyrim ndaj shtetit
Kryesocialisti Edi Rama nga qyteti i Kukësit ku ishte ditën e sotme ka prezantuar paketën e maleve.
-
VIDEO
Rama ironizon Berishën dhe Bashën nga Kukësi: Për njërin 7x 7= 42, tani ky tjetri thotë bëjnë 6 milionë dollarë! Hapim zyra asistence për shërbimet digjitale
Kryesocialisti Edi Rama, nga Kukësi ironizoi Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Ai tha se për Bashën 7x 7 bëjnë 42, ndërsa për Berishën 6 milionë, duke iu referuar kontratës prej 6 milionë dollarë të lobimit të PD në SHBA. Ai deklaroi se për qytetarët që kanë vështirësi për të marr shërbime në e-Albania do të hapen zyra asistence
-
VIDEO
Rama nga Kukësi: Inflacioni më i ulët në rajon, borxhi publik nga 70% në 54%, të ardhurat për frymë do të arrijnë 15 mijë euro
Kryesocialisti Edi Rama nga Kukës theksoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i vendit është rritur ndjeshëm që nga marrja e detyrës nga Partia Socialiste.
-
VIDEO
Zgjedhjet elektorale të 11 Majit/ Rama takim me qytetarët e Kukësit, kryesocialisti pritet me këngë e valle sipas traditës
Rama vijon turin e tij në kuadër të zgjedhjeve elektorale. Kreu i PS-së është pritur me këngë e valle sipas traditës së zonës.
-
VIDEO
Tom Doshi ‘bllokon’ Benet Becin në Shkodër! Kryetari i Këshillit Bashkiak thirrje këshilltarëve: Mos bojkotoni mbledhjen për fushatë
Në kulmin e fushatës elektorale, kryetari i Këshillit Bashkiak, Oltion Luli u bën thirrje këshilltarëve të PSD-së të marrin pjesë në mbledhje, duke treguar dhe njëherë përçarjen e krijuar mes Tom Doshit e Benet Becit në Shkodër.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 Majit/ Gonxhja takim me qytetarët: Një rrugë e qartë drejt fitores
Gonxhja ka postuar një takim me qytetarët në qarkun e Tiranës në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 Majit.
-
VIDEO
PD: Rilindja ka tradhtuar studentët dhe pedagogët! Arsimi është rrënuar
Kandidatja për deputete dhe drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula tha se universitetet shqiptare janë në pikën më të errët.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit, kryesocialisti Edi Rama takim me qytetarët në Kukës
Kryesocialisti Edi Rama, është duke zhvilluar sot një takim me qytetarët në Kukës në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Lobimi 6 mln $ i PD, ligji ndalon financim të huaj në fushatë! Kodi Zgjedhor: Jo më shumë se 1 mln lekë për dhurim! Paratë në bankë, subjekti publikon donatorët
Lobimi 6 milionë dollarësh i Partisë Demokratike në Shtetet e Shtetet e Bashkuara, ka ende shumë pika të errëta, edhe në aspektin juridik. Në legjislacionin shqiptar financimin e forcave politike e rregullon kodi zgjedhor dhe ligji për partitë politike. Por si qëndron kontrata e PD në raport me sanksionimet në ligj?