• VIDEO

    Rama nga Fieri: Brenda kësaj dekade, do jemi të pavarur energjitikisht! Nxjerrja e naftës në Shpirag sfiduese, Shell nuk është dorëzuar, po përpiqet në traditën më të mirë holandeze...

    Nga Fieri, ku mori pjesë në një takim për arritjet dhe planet në energji, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është më pranë se kurrë për të arritur pavarësinë energjitike. Sipas tij, krahasuar me periudhën e komunizmit, rritja e prodhimit të energjisë elektrike në vend është dyfishuar. 

  • VIDEO

    Rama nga Fieri: Jemi afër pavarësisë së plotë energjitike të vendit

    Kryetari i PS, Edi Rama po zhvillon një takim në Fier për të diskutuar lidhur me arritjet dhe planet në energji.

  • VIDEO

    Gjuha në fushatën elektorale/ Celibashi: Çfarë të them, se ata nuk dëgjojnë...?! S’mund të bëjmë më shumë se ç’kemi bërë, gjykon populli

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha me humor sot se “liderët e partive të mëdha politike nuk e dëgjonin”, në lidhje me gjuhën që po përdorin në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

    Teksa u pyet nga gazetarët me ecurinë dhe problematikat e fushatës elektorale, një prej shqetësimeve ishte edhe ‘leksikografia e pasur’ e politikanëve.

    “Çfarë të them, të them se ata nuk dëgjojnë? Nuk mund të bëjmë më shumë se sa kemi bërë dhe thënë në lidhje me këtë çështje. Në eksperienca të tilla të ngjashme, me aq sa kam njohur, në fakt janë votuesit që e japin vlerësimin dhe gjykimin, në çdo mënyrë të të bërit të fushatës elektorale, në atë që ke bërë apo nuk ke bërë, janë ata që e japin mendimin, se si flet një politikan apo një tjetër”, komentoi kryekomisioneri.

  • VIDEO

    Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, 30 mijë zarfe s’janë dërguar ende, por ka ende kohë! Kompania postare s’ka marrë pagesë, kontrata publike pas procesit

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh sot për mediat se deri tani 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga mbi 345 mijë pjesëmarrës të regjistruar për këtë proces.

    Ky numër i korespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri tani, teksa u pohua problematika se ende nuk kanë përfunduar në duart e diasporës nga kompania postare, mbi 30 mijë zarfa me fletët e votimit.

    Celibashi shpjegoi se ka ende kohë edhe 2 javë për këtë dorëzim dhe deri tanik procesi ka shkuar më mirë edhe se në vendet e tjera që kanë praktikë më të hershme.

  • VIDEO

    Kontrata e lobimit e PD/ Celibashi: Ende nuk është depozituar në KQZ, ja kur mbaron afati për dorëzimin e saj nga koalicioni opozitar! Do flasim vetëm pasi të vijë

    Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi tha sot se Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, me vlerë 6 mln dollarë.

    • VIDEO

      ‘Pamja e Partizanit do shndërrohet 100%...’, Rama ironizon sërish Berishën me videon e një bufi: Përçart, përçart por 6 mln dollarë i nxorri nga këneta ama

      Rama ka ironizuar sërish Berishën me videon e një bufi. Teksa sjell në vëmendje edhe aferën Partizani, Rama thotë se ndonëse Berisha flet përçart, jep miliona dollarë për të lobuar në SHBA.

    • VIDEO

      Balla nga Athina thirrje shqiptarëve të Greqisë: Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit dhe dorëzojeni për t'i dhënë fitoren PS

      Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr zarfin e votimit, ta bëjnë atë pa humbur kohë. 

    • VIDEO

      ‘O Gazo, o balerin’, kandidatja e PS në Fier ironizon sërish Bardhin: Na vjen Rama sot, ti punë dhe takime hiç! Edhe bababufi më ndjek me ëndje! Është i hidhur, s’ta fal kurrë që...

      Kandidatja socialiste në Fier vijon ironinë ndaj Bardhit, të cilin i thotë se ka ngelur me pak demokratë. Sipas saj, bababufi nuk harron asnjë fjalë që Bardhi ka thënë ndaj tij, dhe se ai ka ‘ngrënë’ burra në PD, dhe jo më ‘balerinë’ si ai që ndryshojnë qëndrimet sa herë që iu leverdis.

    • VIDEO

      'Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë', Rama-komentuesit: Nuk kam para të padeklaruara, ne s'na djeg fare

      Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se nuk ka para të padeklaruara. 

      Ai ironizoi më tej PD pas publikimit të kontratës 6 milionë dollarëshe me kompaninë lobuese në SHBA. 

      "Nuk kam paguar asnjë kokërr leku, se po të kisha paguar do të dihej, do të deklaroheshin. Nuk kam lekë të padeklaruara pavarësisht së çfarë të thotë këneta. Unë çfarë kam, i kam deklaruara, e para dhe e dyta këto gjëra nuk funksionojnë kështu, kurse këneta nxori nga barku 6 milionë dollarë dhe nuk është problemi se na djeg, problemi është se duhet të djegë ty, se ne s’na djeg fare.", u shpreh Rama. 
       

    • VIDEO

      Rama: Becceti s’ka marrë asnjë kokërr leku! Është në siklet të madh, zgjodhi kundërshtarin e gabuar

      Kryeministri Edi Rama në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, foli edhe për çështjen e arbitrazhit me biznesmenin Francesko Becceti. Rama thotë se deri më tani ai nuk ka marrë asnjë kokërr leku nga qeveria shqiptare, duke theksuar se ai është në siklet të madh pasi po përballet me procese gjyqësore e penale. Rama tha se Becceti zgjodhi kundërshtarin e gabuar dhe nuk mori asnjë kokërr leku.

      “Nuk ka marrë asnjë lekë, zero. Është në siklet të madh, në procese gjyqësore, penale. Është në siklete të mëdha, ka zgjedhur kundërshtarin më të gabuar, ai që ishte mësuar të bënte hajgare me shtetet dhe paratë e bankave, kompanive. Vajti zgjodhi kundërshtarin më të gabuar dhe nuk ka marrë asnjë kokërr leku, zero. Prit se s’keni parë asgjë akoma, as ti, as ai”, tha Rama.

    • VIDEO

      ‘Krijuan një thashethem absurd’, Rama: Janë katandisur në atë farë feje sa u desh edhe familja e presidentit të SHBA të përgenjeshtrojë kënetën

      Kryeministri Edi Rama komentoi edhe përgenjeshtrimin e lajmit të PD nga Richard Grenell dhe djali i Donald Trump. 

      “Si është e mundur që ju besimtarët e kënetës jeni të gatshëm të thithni çdo lloj uji të ndotur që iu hedhin në fyt dhe ta merrni për shampanjë, redbull dhe ujë mineral. Siç morët për shampanjë ardhjen e Trump si shpëtimtar i kënetës, e patë dje ça ndodhi me zëdhënësin e bufit me një kukumjaçkë të bufit që doli edhe tha se Rama dështoi në tentativën e tij për të shkuar në Beograd, për të takuar Vuçiç, dhe aty te aneksi i kuzhinës për të bërë sikur takohet rastësisht me djalin e Trump. U katandis puna që edhe familja e presidentit të SHBA të përgenjeshtrojë kënetën. E kuptoni se në çfarë marrëzie iu ka futur bufi 80 e kusur vjeçar që flet përçart dhe që e ka ndarë mendjen se do të bëjë çorap nga e para Shqipërinë. Më thoshte dje një i njohuri i tij se s’ja përmend dot emrin, kur njeriu është i fiksuar nuk ka rëndësi fare mosha. Hiç! Ecën përpara në fiksimin e tij dhe pavarësisht se sa shumë rrjedh vazhdon vendosshmërisht. Si mund të katandiset një parti politike në këtë farë feje. Godasin dhe krijojnë një thashethem absurd total. Unë nuk vajta as te funerali i Papës se prisja nga vllau jem në Beograd, se më shkrijnë edhe këta kënetarët e Kosovës që kanë të tjera nota melodike ata kur i përputhen kënetës se ata e kanë me Vuçiç, më shkrijnë fare me këto teori. Pra unë nuk vajta te funerali se prisja Vuçiç që të merrte në Beograd dhe të takoja si rastësisht djalin e Trump dhe këtë do ta bënte Grennell, që është person i respektuar me të cilin kam njohje dhe miqësi krejt normale por që kurrën e kurrën as s’do tia kërkoja një gjë të tillë. Pse duhet të shkojë në Beograd apo ku të doni që të takoj çunin e presidentit, apo kështu funksionon te këneta me çunin e babit, që babi çfarë. U detyruan ata edhe ambasadori, edhe çuni që të përgenjeshtrojnë kënetën që deri dje bënte sikur hynte e dilte për salcë kosi te shpia e Trump. Na sollën edhe Laten, 6 mln dollarë Latifi mund të shkojë nuk e di se ku. Përse? Për të marrë 6 mln dollarë kot lëviz Tifja ku të duash ti. Çfarë lidhje ka kjo me Amerikën dhe politikën amerikane. Ne nuk japim para për inceneratorët. Ne japim që të vazhdojë të mbahet pastër Tirana. Landfillin e Tiranës e ka shteti.”, tha Rama. 

    • VIDEO

      Veliaj në qeli, Rama-komentuesit: Ku i ke parë dorëheqjet me asociacion? Shpresojnë që SPAK të shkrijë PS, por drejtësia do jetë arsyeja pse do të marrim më shumë vota

      Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe akuzave se duhet të largohet për shkak se ka persona të qeverisë në burg. 

      “Ku i ke parë këto dorëheqjet me asociacion. Unë e di që tanimë kjo historia e proceseve gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe por edhe e moçaleve të vogla, se atë që nuk realizojnë në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin, mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se do të shkrijë PS. Nga ana tjetër, duke bërë presionin qesharak që ja si mund të votohen këta, ky, këta kanë gjysmën e qeverisë e partisë në burg.

      Ndërkohë që pikërisht pse populli është një shkallë më lart, më i zgjuari dhe më i bukuri nga të gjithë ju nuk e ha këtë propagandë sepse populli ka një kujtesë dhe për një arsyetim. Pse nuk ndodhën përpara këto procese? Pse nuk ndodhi që të shikonim dikë në pushtet që të hetohej, ndalohej, gjykohej e dënohej. Pse ndodh sot? Për shkakun tënd apo të kënetës tënde, ku pllaquritesh ti bashkë me të tjerë verbërisht pa lidhje se nuk je përfitues i pushtetit të kënetës dhe milionave që papritur dalin nga barku i kënetës dhe shkojnë për të futur bufin në lavanderi që t’i pastrohet damka e turpit nga balli. Nga i nxorrën 6 mln? "

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv