-
VIDEO
‘Kur më thonë e ke lënë veriun...’, Rama: Investimet kanë zhvilluar turizmin në zonë! Malet janë ‘miniera’ e arit, do t’i kthejmë si në Zvicër e Austri
Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit me përfaqësuesit e bizneseve në Shëngjin e Velipojë, komentoi kritikat se ka bërë më shumë investime në jug sesa në veri. Rama deklaroi se investimet që kanë bërë në veri, kanë zhvilluar turizmin dhe rritur numrin e madh të turistëve.
-
VIDEO
‘AirBnB ende s’i kërcënon hotelet’, Rama: Rreth 1 mijë struktura hoteliere kanë ‘trokitur’ për marrrëveshjen! S’do ketë më ‘akullore’ për të freskuar inspektorët
Kryesocialisti Edi Rama, në takimin me përfaqësuesit e biznesve në Velipojë e Shëngjin, u ndal edhe te informaliteti i AirBnb, teksa tha se janë shumë të përhapura, por shtoi se ende nuk përbëjnë një kërcënim për strukturat hoteliere.
-
VIDEO
Berisha: Nuk ka rrugë drejt BE-së me standarde shëndetësore të 65 viteve më parë
Sali Berisha në një bashkëbisedim me studentë të mjekësisë, tha se Shqipëria nuk mund të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian me standarde të ulëta në shëndetësi, sipas tij me standarde të 65 viteve më parë, të numrit të mjekëve për popullatën.
-
VIDEO
“Nuk ka lekë për të moshuarit nëse s’luftohet korrupsioni i 7x7=313’, Basha me pensionistët në Laprakë: Do bëjmë pensionin minimal 250 mijë lekë, mesatarin 450 mijë lekë
Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se më 11 maj, qytetarët, veçanërisht pensionistët, do të përballen me një zgjedhje të rëndësishme; të vazhdojnë edhe katër vite të tjera me qeverisjen e Edi Ramës, apo të votojnë për përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre dhe të familjeve të tyre.
-
VIDEO
Xhelal Mziu dhe nipi i tij rrahin me grushte zyrtarin në Bulqizë pas takimit elektoral të PD! Kalosh Murra për Report Tv: Më goditën pa arsye! Hetimi i kalon SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu raportohet se së bashku me nipin e tij kanë goditur me grushte një punonjës të njësisë administrative Ostren në Bulqizë. Kalosh Murra mban detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomike.
-
VIDEO
Rama zhvillon në takim me përfaqësues të bizneseve në Shëngjin e Velipojë
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një takim me përfaqësues të bizneseve në Shëngjin e Velipojë.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: I çmenduri në Himarë që 30 herë ishte shtruar në psikiatri, ka votë të barabartë me ju! Shkodranët e kanë humbur besimin te Berisha edhe për shkak të antishqiptarizmit të tij
Juristi Kreshnik Spahiu analizoi sot në mbrëmje sondazhin e pestë të Report Tv dhe institutit “Piepoli”, në studion e emisionit “Frontline”
-
VIDEO
Basha takimi me të rinjtë në Tiranë: Misioni i Koalicionit Euroatlantik, rinia të marrë në dorë fatin e saj dhe të Shqipërisë
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, theksoi angazhimin e koalicionit për mbështetje të fortë për të rinjtë dhe arsimin, duke e konsideruar këtë si një nga prioritetet kryesore të programit.
-
VIDEO
Sondazhi i Report Tv dhe ‘Piepoli’/ Nurellari: Berisha duhet të ishte në pension, bënë krushk ‘fotografin’ LaCivita! Kikia: Pakënaqësi për PS-PD! Sefa: Shkodra mesazh për Saliun! Hoxha: Situatë absurde
FRONTLINE/ Kur zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkojnë drejt finishit, Report Tv dhe instituti "Piepoli” publikuan sot (24 prill) sondazhin e tyre të pestë, ku objektiv ishte anketimi në qarqet Shkodër dhe Tiranë
-
VIDEO
Berisha: Paga e mësuesve minimalisht 1500 euro, objektivi ynë kryesor, s’do ketë mesatare për të rinjtë në universitet
Kreu i PD Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, në qytetin e Gjirokastrës, u ndal edhe tek arsimi.
Ai tha se paga e mësuesve minimalisht 1500 euro do të jetë objektiv i PD.
‘Ne do rivendosim arsimin si kusht që të rinjtë shqiptarë të shkollohen në shkolla të mira. Respekti ynë, i të gjithë këtyre qytetarëve për mësuesit dhe mësueset është i pakufishëm. U garantoj se vendosja e mësuesit në piedestal, pagesa e tij minimalisht me 1500 euro, do jetë objektiv që do mbahet si kusht për të ngritur arsimin. U garantoj ju se brenda 4 viteve, nuk do ketë klasë në Shqipëri me më shumë se 25 nxënës. Nuk do ketë turne. Po vij nga Saranda, shkollat me dy turne. Kudo. Nuk ka sepse arsimi dhe shëndetësia, rrugët u bënë objekte të vjedhjeve më të papërmbajtura. Ndaj dhe vetëm duke rivendosur arsimin në piedestalin e vet, Shqipëria, Gjirokastra do ecin në rrugën e madhështisë. Të rinjtë, nuk do ketë mesatare për në universitet', tha ai.
-
VIDEO
Berisha nga Gjirokastra:Rama beson se me batuta do mbulojë vjedhjet! Popullsia është shpopulluar
Kreu i PD Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, në qytetin e Gjirokastrës, hodhi akuza ndaj qeverisë se u ka vjedhur shqiptarëve paratë e taksave të tyre.
-
VIDEO
‘Mos lejoni që t'a kthejnë rrotën e historisë ku ishte’, Rama nga Elbasani: 71 mandate i kemi të garantuara, por na duhet një fuqi më e madhe
Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Elbasanit, nga ku tha se në 11 maj synohet më shumë se 71 mandate.
Rama kujtoi edhe vitin 2017, kur opozita protestonte në çadër para kryeministrisë kundër reformës në drejtësi.
‘Jo 71 mandate në 11 maj se ato as nuk diskutohen, populli socialist na i ka garantuar në zgjedhjet e kaluara, por na duhet një fuqi më e madhe, sepse negociatat bëhen në Bruksel dhe bihet dakord për çdo gjë dhe duhet që të vijmë në Tiranë që ti bëjmë këtu dhe duhet që të kemi fuqinë që ti bëjmë. Thonë ca është kjo punë sa herë ka fushatë shpik ndonjë gjë, ju kujtohet kur ju thosha më jepni timonin për një drejtësi që të shoh drejtë ishte fushata e vitit 2017 ishte koha kur ata që sot kërkojnë besimin e shqiptarëve që s’kanë për ta marr kurrë ishin në çadër poshtë zyrës sime, se nuk donin krijimin e institucioneve të drejtësisë dhe sot thanë në 12 maj do të shkrijnë SPAK.
Por shqiptarët na e dhanë timonin dhe ndodhi përpjekja e parë në histori për barazinë para ligjit. Kurrë nuk ishte thirrur një pushtetar nga një gjyqtar. Drejtësia ishte e dobët me të fortit dhe e fortë me të dobëtit dhe kjo sot po ndryshon, sot për sot garantët e këtij ndryshimi jemi ne, drejtësia duhet të bëjë punën e vet. Që nesër mos të dal dikush që ti marr koka erë dhe ta kthejë rrotën e historisë ku ishte, sepse ka ndodhur kjo gjë’, tha ai.